Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > Eshte i nevojshem denimi me vdekje ne Shqiperi apo jo ?
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

Citim:
Po citoj ato që tha jimmy84
Demokratja: Nuk po diskutoja drejtesine e regjimit por rreptesine e ligjit ndaj rasteve te vrasjes. Persa i perkte rastit te motres perseri do te doja qe ai te vuante sa me shume jo qe te vdiste se keshtu per mendimin tim do te vuante me pak.

Isra: Varet nga lloji i fese. Ne fakt shumica e feve e ndalon marrjen e jetes.



Jimi84 dhe une per Rreptesine e ligjit kam folur besoj!!Ligji bente regjimin dhe anasjelltas ne ate kohe. Nejse ashtu e kupton ti!! Une perseri jam e mendimit qe :Ata persona qe kryejne akte kriminale duhen denuar me vdekje. C'FARE BEJNE DUHEN SHPERBLYER..

p.s Angel vertet nick qe ke te lejon te mendosh ne ate menyre. Qeveria nuk do quhej kriminele ,por do ishte nje stabiluese e paqes shoqerore, nese do merrte nje vendim me vdekje. Per veten tende do shfarosje dhe lagjen?!!CUDITEM !!Sic mendon per veten duhet menduar dhe per dhimbjen e dikujt tjeter edhe pse nuk e ndjen.Nuk duhet gjykuar gjerat vetem atehere kur te prekin telat ty. Nje kriminel , Kriminel do ngelej gjithe jeten ,prandaj gjeja me e mire do ishte zhdukja nga faqja e dheut e tij.

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2005 20:36
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
darma
Heshtje

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 747

Une jam pro denimit me vdekje ...peme pa kokrra nuk kane ci duhen shqiperise apo shqiptareve....
Kam thene shpesh here se ne usa eshte i domosdoshem pasi ketu jo vetem krime por ka dhe kanibalizma.....jeta puna me lidh pak a shume me situata te tilla dhe te them te drejten eshte nje tmerr i vertet te mendosh se c'fare ndodh ne kete bote mizore....por kurre nuk me kishte shkuar ne mendje se gjera te tilla ndodhnin edhe ne shqiperi....mendoja se shumica e njerzve atje vdesin per nje cope toke apo gjaknxehtesia ....por kam vertetuar para disa viteve se dhe atje kisht njerez makaber te ulet qe benin gjera nga me te poshtrat dhe te them te drejten njerez te tille nuk e meritojne te na zene qelite e ftohta te burgjeve shqiptare as ate tas me groshe nuk ja vlen ta harxhosh ne plera te tilla....
Pro denimit me vdekje edhe ne shqiperi

__________________
Pasqyra ku shoh veten
Ndodhi perhere e thyer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Tetor 2005 03:44
darma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darma (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darma Shto darma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

DENIM ME VDEKJE per te gjithe ata qe bejne vrasje me koshience dhe me paramendim. Dermokracia e shtypit shqiptar na beri te njohim fatkeqesisht edhe situaten makabre te Shqiperise. JO FALJE.

NUK KAM PERDORUR ASNJE PRESJE QE TE MOS BEHEN GABIME NE DENIM.

Per nje presje dikujt ju pre koka pa dashje.

"Falje e pamundur, te vritet." ne vend te "Falje, e pamundur te vritet."

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2005 15:15
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
vdiqa_per_raki
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: Ku te me zeri nata...
Mesazhe: 35

Mendimi juaj per denimin me vdekje

Jam i sigurte se kjo teme eshte diskutuar shume here. Megjithate nje shkrim tek Gazeta Shqiptare e dates 2 Prill 2006 ma rikujtoi kete teme.
Ja ku eshte shkrimi me poshte:


SHKODER

Deri tre javë më parë konsiderohej i paprekshëm. Lëvizte nëpër qytet i armatosur dhe me makina të blinduara. Vetëm dje Mehdi Ivzikut i është komunikuar në qeli akuza e vrasjes së biznesmenit, Sandër Gjeka. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të Ministrisë së Brendshme. Vrasja ka ndodhur 10 majin e vitit 2002, në mes të Shkodrës, në një nga pikat më të populluara të saj, te “Parruca”, dhe policia pohon se shkak ka qenë një femër. Ndonëse ngjarja pati dëshmitarë të shumtë për vetë faktin se ndodhi në pikun e lëvizjes së kalimtarëve, policisë do i duheshin katër vjet të vinte në pranga të dyshuarin. Një punë e gjatë operative e oficerëve të antikrimit të policisë së qytetit veriperëndimor do të finalizohej më së fundi me një arrest të konsideruar si tepër të rëndësishëm. Ivziku, cilësohej mjaft i rrezikshëm dhe me lidhje të fuqishme në zonë. Oficerët i trembeshin faktit se ai mund të mësonte se ishte kthyer në objekt hetimi dhe do të largohej. Në 7 shkurt, skuadra e antikrimit të Policisë së Shkodrës, improvizoi arrestimin e tij për armëbajtje pa leje. Por nuk ishte e lehtë të vije në pranga Izvikun. Ai është ndaluar brenda lokalit të mikut të vet, Shkëlqim Cafi. 35-vjeçari është arrestuar me pistoletën e mbushur, kurse policia bllokoi edhe një automatik të pronarit të lokalit. Për herë të parë në ambientet e komisariatit përfunduan makinat e blinduara të dy të fortëve të lagjes Kiras.
Vrasja
Në afërsi të barit “Lira”, në trotuar, Sandër Gjeka u qëllua nga katër plumba pistolete. Autori i dinte mirë lëvizjet e biznesmenit, madje ka pritur pranë lokalit ku ai pinte kafe çdo pasdite. Kafeja e fundit është pirë pikërisht në verandën e bar “Lirës”. Në momentin që ai ka dalë, një automjet tip Benz iu afrua trotuarit. Autori ka dalë nga automjeti, në mënyrë që Gjeka ta shihte mirë njeriun që i qëllonte. Plumbat janë qëlluar nga afër, dhe ndërsa biznesmeni rrëzohej në tokë, autori ka hipur sërish në makinë dhe është larguar. Katër plumbat që kishte marrë në trup e bënë të kotë çdo përpjekje të mjekëve për të shpëtuar jetën e biznesmenit.
Akuzat
Izviku, ndodhet aktualisht i siguruar në ambientet e paraburgimit të burgut të Lezhës. Krahas akuzës së armëmbajtjes pa leje, që e mban atë pas hekura, organi i akuzës do i bashkangjisë edhe atë të vrasjes me paramendim. Në rast se kjo akuzë do t’i provohet, Izviku rrezikon nga 15 deri në 25 vjet burg.
--------------------------Fundi i shkrimit te Gazetes------------------------------------


...15 deri ne 25 vjet burg!!?? Nuk e di per ju, por ky denim maksimal qe parashikon ligji per dy akuza me duket shume minimal. Nese personi i dyshuar dhe avokati i tij bashkepunojne me drejtesine atehere dhe arrijne te perfitojne gjykim te shkurtuar, qe do te thote uljen e 1/3 te denimit. Pra, nga 25 vjet burg "katandiset" ne 18, hiq edhe ndonje ulje te mundshme denimi per shkak te ndonje amnistie, sjellje te mire e te tjera si keto dhe del qe autori i nje vrasjeje te paramenduar ben vetem dicka me teper se 10 vjet burg, ndoshta 15.
Une nuk po them qe ky person meriton Karriken Elektrike apo injektimin; ne rradhe te pare ende nuk dihet me saktesi a eshte vertet fajtor per ato qe akuzohet apo jo, pasi gjykata duhet ta shpalli fajtor, por edhe nese ai eshte athere ai nuk rrezikon aspak nje denim te merituar; me e pakta qe mund ti jepet nje personi te tille (nese eshte fajtor) eshte denimi me burgim te perjetshem, pa pasur asnje mundesi ulje te denimit.
Pra, si mendoni a ju duken ligjet shqiptare shume te buta dhe qe lene shume shtigje per kriminelet qe t'iu shpetojne drejtesise...a ju duket se pezullimi i ligjit te denimeve me vdekje po i sjellin me shume dem sesa dobi Shqiperise dhe shoqerise shqiptare, apo anasjelltas...!!!??
Mua me duket si nje faktor teper i rendesishem per jeten e shoqerise shqiptare, qe ka te beje me qetesine dhe rendin dhe qe shtrihet me tutje se kaq, ne aspektin ekonomik dhe ne ate te zhvillimit te shoqerise...

...si mendoni...?????

__________________
Si i behet per ca raki rrushi!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2006 13:27
vdiqa_per_raki nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė vdiqa_per_raki Kėrko mesazhe tė tjera nga: vdiqa_per_raki Shto vdiqa_per_raki nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto vdiqa_per_raki nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRANI I QESHUR
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/03/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 634

Sigurisht qe denimet per vrasje me paramendim jane qesharake deri ne ate shkalle qe nuk i bejne frike jo krimineleve te lindur, por as edhe atyre qe vrasin per gjakmarrje.

-Personalisht jam kunder vendimit me vdekje ,por jam ne favor te denimit me burgim te perjetshem (pa te drejte apeli 25 vitet e para te burgimit).
Ky lloj denimi do ishte mjaft efikas dhe i drejte.
Ta mesojne ata qe nuk e vleresojne jeten e tjetrit, qe ne momentin kur i marrin jeten nje njeriu ,kane vulosur denimin e tyre me burgim te perjetshem.
Gjithashtu mendoj se nje denim i tille do te ishte mjaft efikas edhe kunder fenomenit te gjakmarrjes.

-Tek e fundit duhet pranuar se nuk eshte e lehte per familjaret e nje te vrari,qe pas nje burgimi qesharak(normalisht 10-15 vjet) te shikojne vrasesin e njeriut te tyre ti rikthehet jetes normale.
Por nqs autori i krimit denohet me burgim te perjetshem(pa te drejte apeli 25 vitet e para te burgimit) nuk mbetet arsye qe te justifikoje apo ushqeje ndjenjen e gjakmarrjes.

__________________
"Nuk e di se si,por gjithmon e kam ditur se c,do hap te jetes time,e kam bere per te arritur tek ti"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2006 13:55
SHKODRANI I QESHUR nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRANI I QESHUR Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRANI I QESHUR (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRANI I QESHUR Shto SHKODRANI I QESHUR nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRANI I QESHUR nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

mendoj se eshte i nevojshem!

personalisht jam pro vendimit me vdekje sepse nese ai person e ka kryer me qellim nje krim duhet te ndeshkohet per te...une shof shembujt ketu ku po rri per momentin ne itali qe njerezit masakrojne familjet dhe i nxjerrin per paaftesi nga burgu....ama per ti gjuajtur 30 here nenes dhe vellait e ka pasur aftesine!
para pak ditesh 2 raste qe bene buje ketu ishit te nje djali qe masakroi familjen e vet sepse tha qe kishte bere nje pakt me djallin dhe se nese e vriste familjen do ti jepte lumturi dhe pasuri,si dhe rasti i nje femije te rrembyer qe mbrem ja gjeten rrembyesin qe tha se e kishte vrare femijen sepse qante...ketody raste perfundojne me nje burg me 20 vjet ose me nje denim te perjetshem...nuk jane denime keto...denime do te ishin nese personi torturohet deri ne fund per ate qe kreu dhe te denohet me vdekje...vetem kjo do te ishte drejtesi per ato krime qe kryen,dhe do te ishte drejtesi edhe epr viktimat.

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2006 15:15
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
luledele
spring

Regjistruar: 03/03/2006
Vendbanimi: Firenze, It
Mesazhe: 258

Nuk jam pro denimit me vdekje.

Sepse denohen edhe persona te cilet nuk e kane kryer krimin.Dhe me pas pas egzekutimit dalin prova qe ai nuk ishte fajtor.Edhe ta ngjallim prape ate?
Pastja e drejta ne jete eshte e drejte natyrore.Njeriut ate ja dhuron ZOTI(jo shteti) dhe vetem ai ka te drejte tja mari.
Denimi me burgim te perjetshem(por jo dallaveret e shqiptraeve qe nga burg te perjetshem fal fal fal e del me 10 vjet burg) Me mire te rrine gjith jeten ne burg e te vujne peshen e fajit .

__________________
~~~~~~~Buzeqesh sepse eshte gjeja e dyte me e bukur qe mund te besh me buzet e tua~~~~~~~~``

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2006 00:45
luledele nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė luledele Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me luledele (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: luledele Shto luledele nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto luledele nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
LIS
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 12/03/2005
Vendbanimi: ne nje cep te botes pa shqetesuar njeri
Mesazhe: 71

Miq!
Eshte e vertete se askujt nuk duhet ti merret jeta por kriminelet e mendojne valle kete ?!
Cdo shtet ne bote ka amnistite e veta , qe do te thote pakesim i viteve qe i eshte privuar liria pra me pak fat nje kriminel nuk ben as 10 vjet burg , dhe lind pyetja jeten e atij qe u vra kush e kthen mbrapa ?!
Shqiperia eshte nje vend ku njerezit kur vendosin te bejne dicka nuk e marrin parasysh ligjin , pra shteti eshte i pafuqishem te mbroje shtetasit e vet dhe si i tille eshte i deshtuar , pra kur do te qyteterohemi ne!?

__________________
!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Prill 2006 11:32
LIS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė LIS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me LIS (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: LIS Shto LIS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto LIS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erland
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 07/04/2006
Vendbanimi: toka
Mesazhe: 41

nuk do te me pelqente ,por ...per situaten ne te cilen po kalon vendi yne ,patjeter,
dhe nese gjerat rregullohen atehere ashtu sikurse miratohet le te sh`fuqizohet si ligj,nga parlamenti.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Prill 2006 15:13
erland nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erland Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erland (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erland Shto erland nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erland nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eyesight
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 13/04/2006
Vendbanimi: Diku atje tej, atje ku ti nuk me arrin dot...
Mesazhe: 390

Jam pro

Personalisht jam pro denimit me vdekje. Nese do te ekzistonte ky denim dhe do te aplikohej ne menyren e duhur do te ulte ne mase rastet kur kete vendim e marrin njerezit e thjeshte (e kam fjalen per rastet e vetgjygjesise qe ne Shqiperi mbeten akoma te shpeshta). Ne emer te zemerimit, dhembjes, fyerjes se nderit apo sic percaktohet shpesh "ne baze te kanunit" njerezit po shtyhen te bejne vete ate qe duhet ta marre persiper shteti. Nuk i justifikoj aspak njerezit qe bejne veprime te tilla, por nese ata do te kishin te pakten besimin se shteti do te vendoste drejtesi, rastet e siperpermendura do te ishin shume here me te pakta.
Mbetet gjithashtu fakti se denimet qe jepen aktualisht per krime qe eshte e pakta ti cilesosh si makabre, jane larg asaj qe duhet te jepen faktikisht (permend rastin e babait qe vret te bijen se kaloi naten jashte. Po sikur te vepronin te gjithe baballaret keshtu? Ne fund te fundit justifikime gjen sa te duash per veprime te tilla (kanuni, nderi etj). Denimi qe iu dha atij... shume pak... Nuk eshte e drejte, veprime te tilla duhet te ndalohen. Nese per te arritur kete duhet te vendosesh nje denim me vdekje, atehere le ta vendosim.

__________________
The greatest thing we'll ever learn is just to love and be loved in return

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2006 12:17
Eyesight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eyesight Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eyesight (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eyesight Shto Eyesight nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eyesight nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:24 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Diskutime Shoqėrore > Probleme Sociale > Eshte i nevojshem denimi me vdekje ne Shqiperi apo jo ?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.