Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Si e pranoi Enver Hoxha piraterinė e Televizionit Shqiptar
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Si e pranoi Enver Hoxha piraterinė e Televizionit Shqiptar

Ish drejtori i përgjithshëm sjell fakte e ngjarje mbi piraterinë televizive shqiptare nga kanalet e RAI-t në sistemin e kaluar


Reagimi i ambasadorit italian në Tiranë lidhur me “vjedhjen” e programeve të televizioneve të vendit të tij

Marash Hajati

Javët e fundit po vërehen mjaft përplasje në mes të mediave elektronike, operatorëve televizivë, kryesisht të kryeqytetit për mënyrën, kohën dhe problemet që kanë dalë në zbatimin e vendimeve të KKRT-së, të korrikut 2003, mbi piraterinë në programet televizive në territorin e vendit tonë. Lidhur me këtë temë, që nuk është e re, ajo ka rreth gjysmë shekulli që endet nëpër dritaret e informacionit shqiptar, e quajmë të arsyeshme të paraqesim fakte e ngjarje që nga rrugënisja e këtij fenomeni të piraterisë e deri në ditët e sotme. Ndërkohë që pirateri është bërë edhe në kohën e Enverit. Si piraterohej atëherë dhe ku ishin vendosur përsëritësit e sinjaleve të kanaleve televizive. Incidenti me meshën e Papës për Krishtlindje dhe telefonata në televizion e Hoxhës, që kërkonte llogari për një veprim të tillë. Si merreshin programet e RAI-t dhe reagimi i ambasadorit italian në Tiranë për të. Përgjigjja që i dha ish-drejtori i RTSH, duke cituar fjalët e Enver Hoxhës. Të gjitha këto dhe debatet pro dhe kundër brenda stafit për piraterinë.

Shqipëria, edhe pse e varfër në vite dhe pa ndonjë zhvillim të veçantë, gjithmonë ka qenë e etur për kulturë e arsim, për informacion. Gati mund të quhemi popull shumë kurreshtar që, edhe pse ndoshta nuk dimë aq shumë për vete, për të tjerë duam të zbulojmë gjithçka. Natyrisht, mundësia e informimit në vendin tonë, ka qenë shumë e kufizuar. Që nga çlirimi i Shqipërisë e deri nga fundi i viteve “50-të, radiomarrësit numëroheshin me gisht. Këto radio importoheshim nga Gjermania Lindore apo Bashkimi Sovjetik. Për vite të tëra, derisa është përfunduar elektrifikimi i vendit në të gjithë Shqipërinë, ishin shpërndarëradio me llamba vajguri, që vendoseshin në shtëpitë e kulturës apo në ndonjë sektor të kooperativës e aty organizoheshin dëgjime kolektive, siç bëhej në atë kohë edhe leximi kolektiv i shtypit. Një herë me Xhafer Spahiun, një burrë babaxhan, ish- zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave, kemi bërë një raport të gjatë për mundësinë e shtimit të radiove me llamba vajguri në Qytetin Stalin (sot Kuçovë), meqenëse aty nuk mungonte asnjëherë lënda e parë për ato lloj radiosh. Natyrisht, radioja ishte e preferuar, sepse veç lajmeve, fjalimeve, rubrikave, kishte edhe emisione muzikore e sidomos, muzika e kërkuar me letra nga dëgjuesit. Nga fillimet e viteve “60-të e në vazhdim, mbi vendin tonë “fryu” një erë liberalizimi, sidomos e lidhur kjo me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik e disa vende të kampit socialist. Nënteksti i kësaj hapjeje nga bota Perëndimore, natyrisht të kufizuar e të kontrolluar, lidhej me idenë se prishja me Lindjen nuk na izolon. Ne kemi botën tjetër edhe më afër e më të civilizuar. Pikërisht në këtë kohë filluan të ngrihen edhe radiostacionet e fuqishme (i ndërtonin kinezët), në Fllakë (Durrës), Cerrik, Dajt etj. Këto qendra të mëdha radiofonike ishin më shumë të destinuara për transmetim jashtë Shqipërisë. Ato kishin fuqi të vendosur me 100-500 e mbi 1000 kilovat. Dikur Perëndimi i ka paraqitur ato në opinionin e atëhershëm ndërkombëtar si rrezikun e madh shqiptaro-kinez të ndërtimit të bazave për lëshimin e raketave. Vendit iu garantua në atë kohë mbulimi i plotë dëgjimi përmes stacionit të Kasharit, Cerrikut dhe katër radiove lokale përafërsisht me nga 50 kilovat fuqi transmetuese.

Si u ngrit televizioni i qeverisë së Hoxhës
Në fillimet e viteve “60-të u ngrit edhe Televizioni Shqiptar, një stacion modest eksperimental, me dy kamera jashtë mode edhe për kohën, vendosur në një sallë të vogël në katin e parë të Radio Tiranës së sotme. Në atë kohë, Shqipërinë e mbulonin sinjalet televizive italiane, që ato vite, konform shtrirjes gjeografike i kishin përllogaritur për veten e tyre. Në disa zona të Shqipërisë Perëndimore, sidomos Lezhë, Shkodër, Durrës, hynin në transmetime edhe valët e Televizionit të Beogradit e të Malit të Zi, gjë për të cilën ata, jugosllavët, kishin ngritur një stacion të fuqishëm diku në krah të Ulqinit. Në Jug të vendit kryqëzoheshin sinjalet e televizionit grek, sidomos nga antenat e ngritura në Korfuz. Deri në fillimet e viteve “70-të, kjo bashkëjetesë me televizionet e huaja përmes antenave të rastësishme, gjoja edhe në heshtje, u pranua nga partia, bile u ngrit edhe një përsëritës për marrjen e RAI-1 dhe RAI-2 të Italisë për Tiranën. Kjo u motivua për nevojat e inteligjencies së kryeqytetit për t’u informuar jo vetëm për lajmet ndërkombëtare, por edhe për zhvillime të shkencës e të artit në Botë. Në realitet, ishte më shumë një kërkesë e familjeve të Bllokut, sesa dëshira për një shërbim tjetër. Por kjo lidhej me rrezikun e paktë të këtyre sinjaleve, ku aparatet televizivë në gjithë Tiranën, llogariteshin jo më shumë se 200 copë. Kur bëheshin ndeshje ndërkombëtare në atë kohë, ata që posedonin televizor, i nxirrnin ata në bahçet e shtëpive tiranase, ku mblidheshin deri në 100 telespektatorë të lagjes. Në atë kohë pranë këtyre aparateve televizivë, filluan të shtohen shumë fëmijët, që ndiqnin emisionet e bashkëmoshatarëve të tyre aq bukur të organizuar. U shtuan ndjeshëm edhe gratë, sidomos ato shtëpiaket, që u thoshin shoqeve kur i takonin në pazar: “Po kënaqemi me puntatat italiane”. Ishte fjala për ndonjë film serial. Nga mesi i viteve “70-të, situata ndryshoi në dy drejtime. E para, partia e kapërceu stadin e frikës nga reagimi për izolimin. Gjendja e brendshme në drejtim të ideologjisë ishte stabilizuar e shtrënguar. Këtë e ndihmonte lidhja totale me Kinën, e cila kishte marrë mbi vete ta furnizonte Shqipërinë me gjërat më të domosdoshme pa pasur nevojën për ndihmë nga askush, pra të qëndronte shkëmb graniti në Evropë. E dyta, filluan të shtohen ndjeshëm aparatet e televizorëve në rrugë nga më të mundshmet. Bile deri edhe dhurata nga Amerika kanë ardhur, pa thënë se filluan të shiten edhe në Shqipëri televizorë me autorizime. Në këto kushte situata filloi të bëhej alarmante.

Goditja e drejtuesve të televizionit
Në realitet, është koha kur partia i shpalli luftë qëndrimeve liberale të mjaft drejtuesve të partisë e ndikimeve të huaja kapitalisto-revizioniste në shoqërinë shqiptare, që u godit më pas në plenumin e 4-të të KQ i mbajtur në qershor të vitit 1973. Në atë kohë u zbuluan edhe grupet armiqësore dhe u ndërprenë të ashtuquajturat ndikime borgjeze përmes valëve të televizioneve të huaja, përmes literaturës, depërtimit të mallrave etj. Me kthimin e ekipit të vjetër në drejtimin e Radiotelevizionit Shqiptar të kryesuar në atë kohë nga Thanas Nano, e me largimin e Todi Lubonjës dhe të Fadil Paçramit, u bënë ndryshime të mëdha, sidomos në fushën organizative, duke sjellë drejtues të rinj pothuaj në të gjitha institucionet kulturore, letrare, artistike e kryesisht të propagandës.

Pirateria, si i shihnim televizionet italiane
Në këtë kuadër edhe përsëritësit e Dajtit, të ngritur për programet e televizionit italian, pothuaj u nxorën jashtë loje. Tani e tutje do të hapeshin me orar të caktuar dhe kryesisht për lajmet e drekës dhe të darkës. Simbas porosisë së Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë, përsëritësit do të komandoheshin nga drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit. Veç lajmeve, vetëm me porosinë e tij do të hapej ndonjë emision shkencor apo kulturor. Tekniku i Dajtit ngarkohej me përgjegjësi shumë të madhe në zbatimin e këtij urdhri, për të cilin u hartua edhe një rregullore e daktilografuar. Me gjithë këto masa, drejtuesit kryesorë të partisë, ishin të shqetësuar për përmbajtjen e lajmeve. Çështja doli se si gjatë transmetimit të evitoheshin gjithë kronikat me ceremoni mbretërish, presidentësh e sidomos atij amerikan, por në mënyrë të veçantë nuk duhej të dilte Papa. Kjo punë kaq e vështirë iu ngarkua, si proces teknik, komanduesit të antenës në malin e Dajtit. Dhe prapësitë nuk vonuan të vijnë. Pothuaj çdo natë, nga kronikat, që duhej të transmetoheshin për çështjet ndërkombëtare, herë duhej lënë një president apo një kryeministër i një vendi që të dukej në lajmet e herë duhej hequr, sepse nuk pëlqeheshin deklaratat e tij. Po hajde ta zgjidhte këtë punë tekniku! Atëherë, kur e linte të lirë pamjen e deklaratën, duhej ta hiqte. Atëherë kur e hiqte, duhej ta linte. Për këtë nuk pushonte telefoni i veçantë me tre shifra në Drejtorinë e Përgjithshme të Radiotelevizionit.

Enveri tërheq vëmendjen për natën e Krishtlindjeve
Mirëpo, lidhja me Dajtin ishte shumë e ndërlikuar në atë kohë, funksiononte vetëm sistemi i radiove, që e vështirësonte dhe e vononte shumë zbatimin e këtyre urdhrave. Kulmi i acarimit në atë shteg të lidhjes me botën e huaj, ka arritur në dhjetor të vitit 1975. Ka qenë koha e Krishtlindjeve. Ato ditë mbahej dhe Festivali i Këngës në Radiotelevizion. Të gjithë drejtuesit e institucionit ishin zhvendosur në Teatrin e Operas e Baletit, sepse atje ishte dhe rreziku më i madh për vërejtjet që mund të vinin nga udhëheqja. Mirëpo, “djalli”, atë natë, nuk kishte ardhur në sallën e shfaqjes mes këngëve e melodive, por kishte vajtur e ngulur në majën e gurtë të Dajtit, ku ishte përsëritësi i televizionit italian. Në orën 20 të asaj nate të Krishtlindjes, RAI-1 e kishte filluar “Telexhiornalen” me përshëndetjen e Papës. Shoku Enver, që kishte ngulur sytë në ekranin për lajmet, priti që sinjali të ndërpritej. Priti një minutë, katër, pesë, dhjetë, Papa vazhdonte meshën. Atëhere u xhindos. Së pari, mori Thanas Nanon, drejtor i Përgjithshëm. Dezhurni ushtarak, që nuk e dinte kush ishte në anën tjetër të receptorit, i tha ta merrte më vonë se mbase kthehej nga festivali. Pastaj, shoku Enver me ndihmën e adjutantëve i rrahu të gjithë telefonat e drejtuesve të Radiotelevizionit me radhë, por si të kishte rënë flaka, askush nuk përgjigjej. Si u sosën durimet, një nga shoqëruesit se si nxori një numër telefoni nga ata të redaksisë së informacionit në televizion. Shoku Enver e mori receptorin i xhindosur e duke thirrur kërkoi ndonjë nga shefat. Dikush dyshoi se ishte Enver Hoxha, por asnjë nuk e besonte se ai mund ta ngrinte zërin në mënyrë aq të përçudnuar. E në fakt kishte të drejtë, sepse Papa akoma nuk ishte larguar nga ekrani. Për fat, në atë kohë, e mori në dorë receptorin shefi i redaksisë së informacionit, Kozma Skarço, i cili sapo tha emrin e detyrën, në anën tjetër u dëgjua: “Unë jam Enver Hoxha! Aty duket jeni çmendur, ka mbi 20 minuta që Papa thotë lutjet në televizion e ju të gjithë bëni sehir. Ku janë drejtuesit? Urgjentisht të mbyllen lajmet. Më kuptove!”. Kozmai i gjorë, kur dëgjoi Enverin aq të revoltuar, i ndërroi ngjyra e fytyrës. Sa nuk i ra receptori nga dora e iu kthye punonjësve që të mbyllnin programin. Ata e sqaruan se bëhej fjalë për lajmet e RAI-t që vinin nga Dajti e dilnin edhe aty në aparaturën qendrore. Në realitet, sinjali u shkëput e Papa u largua nga ekrani, por jo nga ne. Me sa dukej, ndonjërit nga ata të sigurimit i kishte vajtur ndërmend të lidhej me pikën e policisë pranë stacionit të Dajtit dhe gjithçka përfundoi. Përfundoi! Po çfarë ndodhi në Radiotelevizion! Dy javë mbledhje e analiza. Kritika e autokritika. Cili ishte tekniku e kush e kishte sjellë në Radiotelevizion. Nga lart, drejtorit të Përgjithshëm iu dha vërejtje me paralajmërim, katër drejtorë të tjerë vërejtje me shënim në dokumente, ndërsa tekniku i Dajtit, që në vend të ndiqte lajmet e RAI-t, shikonte një ndeshje futbolli, u pushua nga puna dhe u dërgua për riedukim.

Reagimi i ambasadorit italian për piraterinë
Mbas disa muajsh, kur të huajt e sidomos punonjësit e ambasadës italiane, shikonin se si po masakroheshin lajmet, herë mbyll e herë hap, ambasadori i Italisë, kishte kërkuar takim të veçantë me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për t’i kërkuar shpjegime lidhur me lajmet e stacionit kryesor të Italisë, RAI-1, që merreshin nga një burim teknik pirat shqiptar e që nuk dihej se mbi çfarë baze ligjore e bënte këtë veprim, duke i transmetuar ato për Tiranën e Durrësin e aq më keq duke i censuruar simbas dëshirës. Përfaqësuesi ynë e kishte dëgjuar me qetësi dhe i kishte thënë se do të informohej nga burimet përkatëse e do të përgjigjej në kohë. E kush të përgjigjej për këtë pirateri, për këtë vjedhje si i thonë ditën për diell! Miku im, Miti Tona, shef i sektorit të shtypit në KQ, më tregoi me intimitet, se askush nga funksionarët e ministrisë apo të aparatit të KQ nuk kishte formuluar ndonjë përgjigje të saktë ndaj asaj çeshtjeje. Për gjithë çfarë thamë më lart, iu referua Enver Hoxhës një informacion i shkurtër.

Përgjigjja që i dha Enver Hoxha
Në përgjigje Enveri kishte porositur që të thirrej në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadori italian e t’i komunikohej verbalisht kjo përgjigje: “Zotëri i nderuar! Para se të bëjmë prezent përgjigjen tonë për lajmet e transmetuara nga televizioni italian, pa u mbështetur në ndonjë marrëveshje, sinjalet e televizioneve tuaja mbulojnë mbi 50 për qind të vendit tonë. Ne nuk e kemi ngritur këtë problem, nisur nga fakti se valët është vështirë të disiplinohen, por nëse ju e shihni veten të shqetësuar me veprimet tona, mund t’i ndërprisni transmetimet e paligjshme tuaja në zonën shqiptare, aq më tepër që ne nuk ua kemi kërkuar ato në hapësirën tonë. E për më shumë, na lind e drejta të kërkojmë largimin e sinjaleve tuaja nga territori ynë dhe kjo është e mbështetur në ligjet ndërkombëtare. Mbetet vetëm për të bërë ne kërkesën, se kur mund të ndodhë kjo”. Ishte krejt e kuptueshme se as italianët, as grekët, e aq më pak jugosllavët, nuk kishin ndërmend të shqetësoheshin për marrjen e emisioneve të tyre, as për regjistrim e as për transmetim. Ata këtë donin e ku ta gjenin, por, me sa u duk, diplomatët italianë e bënë këtë më shumë për të tatuar pulsin, nëse mbas kësaj ngjarjeje do binin dakord për ndonjë marrëveshje me shkrim në këtë fushë, çka do të ishte një sukses nga ana e tyre që do të quhej penetrim në Shqipërinë komuniste me tërë atë korracatë të blinduar që mbante ngjeshur. Faktet e mëvonshme dëshmuan qartë se ata kërkonin një shans që nuk u doli, por kurrë më nuk u interesuan që të na pengonin për lajmet e transmetimin e tyre. Mbas kësaj ngjarjeje, çështjet e ndryshimit disi të programeve tona në televizion, njohën një farë larmie. Kjo për faktin se e njohëm disi piraterinë pa probleme në raport me programet e huaja. Televizioni Shqiptar nga fundi i viteve “70-të e fillimi i viteve “80-të, atëherë kur emetoi në një përqindje të ndieshme të emisioneve me ngjyra (në vitin 1981 u blenë pajisjet) çështja e plotësimit të programeve me prodhimin në vend të emisioneve dhe me blerje filmash dhe programesh nga jashtë, përsëri larmia do të ishte edhe më e pakët po të mos ishte ajo pirateria masive që bëmë nga televizionet italiane. Me vendosjen e radioreleve direkt nga Dajti me zë e figurë, çdo ditë një sektor i veçantë, simbas një plani, që hartonim nga programet javore e ditore të RAI-t, regjistronte filma serialë, emisione të veçanta, intervista të ndryshme. Më pas këto emisione përpunoheshin nga redaksia e filmit dhe e dokumentarëve, përktheheshin, titroheshin dhe transmetoheshin. Teleshikuesit mbajnë mend se këtyre filmave iu hiqej sigla e prodhimit, bile u hiqeshin edhe titrat e fillimit e të fundit, hiqeshin emrat e artistëve dhe të prodhuesve. Në një farë kohe për të hequr siglën e huaj është përdorur dhe ngushtimi i ekranit, duke lënë jashtë me shirit të zi “RAI” apo diçka tjetër. Por “hataja” më e rëndë, kjo nga ana jonë, si një kulm i një piraterie masive e të paparashikuar, që habiti të gjithë kryeqytetin, ka ndodhur diku nga fillimi i verës së vitit 1981, kur për dy-tri ditë me radhë janë lënë hapur repertitorët që transmetonin programet e Italisë, gjë për të cilën do të njiheni në numrin e ardhshëm...

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 17:58
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

shume interesante amoxil, presim pjeset e tjera te materialit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 19:23
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė wydra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: wydra Shto wydra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto wydra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

Sa me fat kena qene ne ne Durres, apo ne pergjithesi ata qe ishin ne bregdet, pasi shihnim jo vetem RAI-n, por dhe MKB e Shkupit. Madje me kujtohet qe daja im duke qene marinar kishte blere nje pajisje per perforcim te sinjalit dhe na e jipte dhe ne per perdorim, per te mos folur per faktin qe nga ish UEM- Uzina Elektro-Mekanike (ku prodhoheshin tv Lura, Iliria dhe Butrinti), dilnin pajisje ilegale per perforcim sinjali, shume te zgjut ne durrsaket, apo jo

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Gusht 2005 21:46
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Sa me fat kena qene ne ne Durres, apo ne pergjithesi ata qe ishin ne bregdet, pasi shihnim jo vetem RAI-n, por dhe MKB e Shkupit. Madje me kujtohet qe daja im duke qene marinar kishte blere nje pajisje per perforcim te sinjalit dhe na e jipte dhe ne per perdorim, per te mos folur per faktin qe nga ish UEM- Uzina Elektro-Mekanike (ku prodhoheshin tv Lura, Iliria dhe Butrinti), dilnin pajisje ilegale per perforcim sinjali, shume te zgjut ne durrsaket, apo jo


Kurse ne në Tiran bënim antena me zhivë dhe me 7 elementa...

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2005 01:23
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Demokrate4ever
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2005
Vendbanimi: Eastern Seaboard
Mesazhe: 4434

ahahahahahaha po grupin ku e harrove ?a ti merrte mire kanalet ?

__________________
I say there're no depressed words just depressed minds.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2005 01:45
Demokrate4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Demokrate4ever Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Demokrate4ever (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Demokrate4ever't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Demokrate4ever Shto Demokrate4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Demokrate4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
ahahahahahaha po grupin ku e harrove ?a ti merrte mire kanalet ?

Grup përdornit ju andej nga veriu, më duket se dhe në jug përdornin grupe.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2005 04:30
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil

Grup përdornit ju andej nga veriu, më duket se dhe në jug përdornin grupe.



heheheheh nostalgjia e electric blue nga jugosllavi.

kohe te bukura,

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2005 08:59
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Citim:
Po citoj ato që tha oliinter


heheheheh nostalgjia e electric blue nga jugosllavi.

kohe te bukura,





Ahhh, alamet dokumentarësh ishin, të rrim shtremët e të flasim drejt dmth.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2005 16:37
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Re: Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil


Kurse ne në Tiran bënim antena me zhivë dhe me 7 elementa...




Kjo pune e zhives ishte me dobicllek , nje here e provova edhe ua bllokova valet tre pallateve reth e qark , plasen hetimet kush e vuri
Nejse e pashe qe sishte gje edhe iu ktheva edhe une kanaces se grupit
Sa te forta ka pasur :p

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2005 18:19
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Re: Hmmm

Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Sa me fat kena qene ne ne Durres, apo ne pergjithesi ata qe ishin ne bregdet, pasi shihnim jo vetem RAI-n, por dhe MKB e Shkupit. Madje me kujtohet qe daja im duke qene marinar kishte blere nje pajisje per perforcim te sinjalit dhe na e jipte dhe ne per perdorim, per te mos folur per faktin qe nga ish UEM- Uzina Elektro-Mekanike (ku prodhoheshin tv Lura, Iliria dhe Butrinti), dilnin pajisje ilegale per perforcim sinjali, shume te zgjut ne durrsaket, apo jo


Admiral ke shume te drejte, sepse edhe une kur kam qene e vogel, i kam pas pare te gjitha kanalet italiane, jugosllave, plus qe kisha dhe xhain qe punonte ke UEM-i, kalonte c'do gje pa inventar...

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Gusht 2005 00:04
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:18 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Kinematografia > Si e pranoi Enver Hoxha piraterinė e Televizionit Shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.