DARDAN
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51
|
NDRYSHIM APO VAZHDIM
Tashme PS-ja drejtohet nga nje lidership i ri.Dhe sipas mediave,priten ndryshime thelbesore ne rrugetimin 64- vjecar,te partise me te madhe opozitare.Realiteti qendron krejt ndryshe,sepse trashigimnia e PP-se nuk mund te flake resurset qe e ngriten deri ketu.Edhe pas zgjedhjeve te fundit ne partine e komunisteve te dale boje(roza eshte ngjyra e tyre).Pervec fasades nuk eshte nderruar asgje tjeter,sepse ne te kundert do te kishim shuarjen perfundimtare te pasardhesve te diktatures qe masakroi dhe shkaterroi cdo gje te mire te kombit tone.Socialistet e Rames dhe Majkos,jane te njejte me ata te Nanos dhe Rucit,kesisoj vazhdimesia e antishqiptarizmit do te vazhdoje te mbetet synimi i duetit ortodoks,te bekuar skutave te erreta te "kuzhines" shoviniste se fqinjeve tane tokesore.Dihet tashme nga te gjithe se PS-ja,trashigimtarja e PP-se dhe PK-se do te mbetet vazhduese besnike e teorive bizantine leniniste,duke i mbuluar ato me modernizmat banale te Rames dhe seriozitetin e shtirur te Majkos.Magazina e socialisteve,qe vazhdojne te perdorin fjalen "shok",perbehet nga fanatike te diktatures,mafioze te inkriminuar deri ne qelize,individe qe synojne pushtetin sepse nuk i kane realizuar enderrimet e tyre individuale dhe servile pa moral qe ndryshojne sipas ererave qe fryjne brenda partise.Rama ka fituar jo mbi Nanon,por mbi dyzinat e plangprishesve qe donin te gllaberonin cdo gje deri ne antihumanizem.Edvini serish do te vazhdoje te fuqizoje klane dhe grupe te reja kriminale brenda PS-se,ne menyre qe te ringjaje Nanos.Deshirat e kryetarit te ri jane ne te njetat pershkallezime si dhe te te vjetrit,por tashme me nje egersi perverse,karakteristike kjo e Rames.Ne fjalimin e fundit ne kongresin ku u zgjodh,vazhdimisht nga goja e kryetarit te ri dilnin fjalet "pune",dhe si per te rikujtuar te pranishmit se e kaluara nuk mund te harrohet por duhet respektuar.Lidhjet e Rames me "Hakmarrjen per Drejtesi" jane te pazgjithshme,dhe keshtu synohet te shtrohen te pashtruarit e te largohen te pabindurit.Organizata kriminale,qe tashme ka bere buje dhe ne Europe,po krijon nje mburoje te re politike brenda klaneve mafioze roze duke u munduar te behet ne te ardhmen baza e shtetit shqiptar.Kriminelet e llojit te Shyteve apo tere shpura e organizuar nga ish drejtues te sigurimit te shtetit,kane vene nen kontroll te rrepte tashme kupolen e PS-se duke administurar me dore te hekurt cdo levizje apo opozicion brenda kesaj force politike.Nese Nano ishte pijetar i pakuptueshem ne drejtimin e partise,Rama synon te kthehet ne nje lider,i egruar nga mungesa e potencialeve natyrore.Keshtu kete lloj mangesie,"magjistari",qe synon te riktheje PS-ne ne pushtet,do ta kompesoje me "gonxhen" e zemres dhe lidhjet e vjetra ne Athinen e tanishme.Prandaj cdo iluzion per nje PS te ndryshme nga kjo e sotmja do te mbetet i tille,deri ne shkaterrimin e plote te qarkut Ramizist,qe vazhdon te pengezoje deri ne krim shqiptaret.Pa u shkaterruar strategjia e Katovices nuk mund te presim progres ne segmentet e jetes shqiptare sepse diktatura ka treguar se eshte akoma e forte,per te asgjesuar cdo nisme qe eshte ne favor te kombit tone.Atehere duhet te presim,por jo perjetesisht.......
__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|