Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Nuk shikoj lidhjen. Eshte si te besh speca te mbush pa hapur specat.
Firmat, bizneset dhe asgjensite jane shprehje e shoqerise, kshu qe reflektojne mentalitetin dhe nevojat e saj. Mentalitetin klanor yhyyy sa gjera duhet ta zhdukin:
1. Te dobesohet koncepti i familjes.
2. Te forcohet koncepti i shtetit.
3. Te kete nje boom ekonomik.
4. Te bjere kriminaliteti i organizuar.
5. Te hiqen vizat, shqiptaret te qarkullojne.
6. Te kete fluks madheshtor turistesh.
7. Te kete investime nga jashte, po shume shume ama.
8. Te luftohet tradita shqiptare shekullore.
Me pak fjale, Shqiperia ne thelb eshte klan, nuk mund te luftosh thelbin pa tjetersuar natyren e saj. Te gjithe keta qe duan Shqiperine (sidomos ne mergim) duan pikerisht natyren e saj, traditen nga vijne, pra duan te mos ndryshoje. Shqiperia dashurohet keshtu, monobllok si pjese e klanit tend.
Veç ne vensh ne pune llogjiken pastaj, dhe kerkon ndryshime. Por llogjika me dashurine nuk shkojne bashke.
Modifikuar nga Fajtori datë 05/04/2010 ora 19:51
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|