tawheed
Anetar i ri
Regjistruar: 07/01/2015
Vendbanimi:
Mesazhe: 1
|
Islami me dy tri fjalë
Islami me dy tri fjalë
1. Myslimanët e adhurojnë All-llahun, i cili është një dhe
i pashoq, dhe i cili i ka emrat më të bukur dhe cilësitë më të
larta.
Kështu që qëllimet dhe aspiratat e muslimanit janë të
përqëndruara te Zoti dhe Krijuesi i tij; ai i mbështetet Atij dhe prej
Tij kërkon ndihmë, durim dhe përkrahje; ai beson se All-llahu
është i mundshëm për të bërë çdo gjë, dhe nuk ka nevojë për grua
apo djalë. All-llahu i krijoi qiejt dhe tokën; Ai jep jetë dhe vdekje;
Ai është Krijuesi dhe Mbajtësi prej të cilit robi kërkon furnizim. Ai
është Gjithëdëgjuesi i Cili i përgjigjet lutjes së robit të Tij, dhe prej
Të Cilit robi shpreson përgjigje. Ai është i Gjithëmëshirshmi dhe
Falësi, të Cilit robi i drejtohet me pendim kur bën ndonjë mëkat
ose kur ka mangësi në ndonjë adhurim. Ai është i Gjithëdituri dhe
Gjithëshikuesi, i cili i dinë qëllimet dhe atë që e fshehin njerëzit në
zemër.
Robi turpërohet të bën mëkat duke e dëmtuar vetveten ose të
tjerët, sepse Zoti i tij e mbikqyrë atë dhe e sheh çka vepron ai. Ai e
din se All-llahu është i Urti, i cili e sheh të padukshmen, prandaj
beson se ajo që All-llahu e urdhëron është në dobi të tij, edhe nëse
ai nuk mund ta kuptoj urtësinë e saj.
2. Efektet e adhurimit në zemrën e muslimanit
përshijnë këtë:
Namazi e mban robin në kontakt me Zotin e tij; nëse ai e bën
atë me përulje dhe koncentrim, ai do të ndihet i qetë dhe i sigurtë,
sepse ai e lut një Përkrahës të Plotëfuqishëm, që është All-llahu,
qoftë i Lavdëruar dhe i Lartësuar.
Për këtë shkak, Pejgamberi i fundit, Muhammedi, sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, e kishte zakon të thoshte “të qetësohemi me
namaz”. Nëse diçka e shqetësonte atë, ai do të nxitonte për tu
3
falur. Cdokush që përballet me shqetësime dhe sprova në namaz
do të gjej fuqi, durim dhe ngushëllim sepse ai është duke i recituar
fjalët e Zotit të vet, të cilat nuk mund të krahasohen me fjalët
ngushëllese të ndonjë krijese. Nëse fjalët e një psikologu mund të
ofrojnë një ngushëllim të vogël, çka mendon për fjalët e Atij i cili e
ka krijuar psikologun
Zeqati e pastron shpirtin nga kopracia dhe egoizmi, dhe i
mëson njerëzit që të jenë zemërgjërë dhe tu ndihmojnë të varfërve
dhe atyre që kanë nevojë. Kjo do të sjellë shpërblim të madh në
Ditën e Ringjalljes, njashtu sikurse format e tjera të adhurimit.
Zeqati nuk është i rëndë (ngarkesë), sikurse taksat e vendosura nga
njerëzit; por është vetëm 2.5%, të cilën muslimani i sinqertë e
paguan me gjithë dëshirë dhe nuk mundohet që ik prej saj, apo të
pres derisa dikush ta ndjek atë.
Agjërimi do të thotë përmbajtja nga ushqimi dhe nga
marrëdhëniet intime. Ai është një formë e adhurimit, dhe një
mënyrë për ta shijuar urinë e atyre që janë të provuar me te. Ai
poashtu na përkujton begatitë e Krijuesit, dhe sjell shpërblim
shumë të madh.
Haxhi është vizita e shtëpisë së shejtë të All-llahut, e cila është
ndërtuar nga Ibrahimi, alejhis-selam. Me kryerjen e haxhit ne e
çojmë në vend urdhërin e All-llahut dhe thirjen për të ardhur dhe
për ti takuar muslimanët nga e gjithë bota.
3. Islami urdhëron çdo gjë të mirë dhe ngalon nga çdo
gjë e keqe.
Ai nxit për sjellje të mirë dhe trajtim adekuat ndaj të tjerëve. Ai
i urdhëron karakteristikat e mira si: sinqeritetin, durimin, maturinë,
butësinë, përulësinë, modestinë, mbajtjen e premtimeve, dinjitetin,
mëshirën, drejtësinë, guximin, dashamirësin, mjaftueshmërin,
pastërtinë, sjelljen e mirë, tolerancën, besnikërin, mirënjohjen ndaj
dhuratave dhe vetëpërmbajten në kohën e hidhërimit.
Islami e urdhëron muslimanin që ti përmbush obligimet e veta
ndaj prindërve dhe ti mban lidhjet familjare, ti ndihmon atij që ka
nevojë, të jetë i mëshirshëm me të vegjëlit dhe ti respekton të
moshuarit, të sillet mirë me robërit dhe kafshët, ti largon gjërat e
dëmshme nga rruga, të fletë fjalë të mira, të falë në kohën kur ka
mundësi të hakmeret, të jetë i sinqertë me shokët e tij musliman, t’i
4
plotëson nevojat e muslimanëve, ti jep borxhliut kohë për ta
shpaguar borxhin e tij, t’u jep përparësi të tjerëve, ti ngushëllon të
tjerët, ti përshëndes njerëzit me fytyrë të buzëqeshur, ti viziton të
sëmurët, ta përkrah atë që është i shtypur, t’u jep dhurata shokëve,
t’i nderon mysafirët, të sillet më gruan e tij mirë dhe të shpenzon
për atë dhe për fëmijët, ta përhap selamin dhe të kërkon leje para
se të hyn në shtëpinë e tjetërkujt, që të mos sheh diçka private që
ai nuk don ta sheh.
Disa jobesimtarë mund ti bëjnë disa nga këto vepra nga edukata
dhe sjellja e mirë, mirëpo ata nuk kërkojnë me këte shpërblimin e
All-llahut dhe shpëtimin në ditën e Gjykimit.
Nëse i shikojmë gjërat që Islami i ka ndaluar, do të vërejmë se
kjo është në dobi të individit dhe gjithë shoqërisë. Të gjitha këto
ndalesa shërbejnë që të mbrohen relacionet në mes robit dhe Zotit
të vet, dhe relacionet e tij me vetveten dhe shokët e tij.
http://www.islamhouse.com/s/9507
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|