Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > Lindja e Rock-ut, influencat e tij ne muzike e ne shoqeri
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Nga rrënjët, te Rock

(te gjitha materialet ne vijim jane pregatitur nga G.M)

Jehonat e brezit Beat përshkruajnë të gjitha format e tjera alternative të kundër-kulturës që po lindte pas Luftës së Dytë Botërore – hipitë, artistët “progresivë”, më tej ekstremistët e punk-ut e deri tek Hip-hop. Brezi Beat mund të shihet si nën-kultura e parë, madje në gjithë Kulturën Perëndimore.

Së brendshmi, historia e Rock-ut ka një cilësi mistike sepse flet për diskriminimin racial dhe “përleshjen” që po ndodhte midis dy rrymave – stilit afro-amerikan dhe muzikës së të bardhëve në Amerikën e viteve 50-të. Megjithë rezistencën negative të të bardhëve për invazionin e kulturës së “zezë”, nuancat e muzikës afro-amerikane, të cilat kishin rrënjë më të thella shpirtërore, po dominonin në periudhën pre-Rock, të pas-luftës. Shumë të bardhë filluan ta admironin këtë muzikë të re, pavarësisht nga diskriminimi social që shoqëronte“muzikën racore”.
Nga gjiri i të bardhëve doli një rrymë që e përqafuan aktin e krijimit të Rock-ut – rrymë që ecte paralel me atë burimoren. Ky brez lindi si një ndasi midis dy brezave, si protestë apo rebelim i adoleshentëve ndaj prindërve të tyre që preferonin të dëgjonin stilin e dalë mode Tin Pan Alley, në dallim me të rinjtë që ishin të joshur nga muzika racore e mbarsur me nota ndjellëse seksuale dhe clirimtare të qenësishme.

Rock’n’roll-i i viteve 50-të do të ndryshonte muzikën folk/popullore përgjitmonë. Në mars të 52-it Alan Freed nga Cleveland dha koncertin e parë të rock’n’roll-it, ku audienca përbëhej nga një përzierje racash. Në fund të dhjetëvjecarit që pasoi, Rock-u ishteshpërhapur në mbarë botën, deri në Australinë e largët. Ishte po Alan Freed që e emërtoi rock’n’roll për të përshkruar më mirë muzikën “argëtuese” Rhythm & Blues të të zinjve.

Termi rock’n’roll është i gjerë, me kufij të shtrirë, shpesh të papërcaktueshëm – nga shtrati zanafillor kanë dalë shumë rryma bijëza: muzika soul, heavy metal, punk-u, rock-u progresiv, rock-u alternativ, rock-u klasik, instrumental, madje dhe hip-hop.

__________________
,

Modifikuar nga Tulipani datë 01/06/2008 ora 17:19

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:00
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rockabilly

Ka shumë debate se cili nga muzikantët e kohës regjistroi hitin e parë të Rock-ut. Disa nga kandidatët janë: Bill Haley me këngën e famshme Rock Around the Clock, Chuck Berry apo Fats Domino, të dy të zinj, Louis Jordan apo Benny Carter – për të përmendur disa prej pionierëve të parë. Rock Around the Clock ishtë një risi që trazoi skenën muzikore, duke arritur vendin e parë në klasifikimin Amerikan, si dhe u bë disku më i shitur për kohën e tij.
Në gjithë historinë e zanafillës së Rock-ut muzika afro-amerikane luajti një rol të rëndësishëm. Chuck Berry u quajt si “poeti laureat i lëvizjes së Rock-ut, i cili bashkë me përfaqësues të tjerë të Blues dhe Rhythm & Blues shtroi rrugën për një duzinë artistësh që përshtatën elementë të muzikës country.

"Nëse do të gjeja një të bardhë që të këndonte si i zi, nga kjo do të fitoja një mal me para”.






Nga viti 1954 një yll i Rock-ut filloi të debutonte, për t’u bërë një nga më të ndritshmit e yllësisë. Amerika kishte nevojë për një hero të bardhë, dhe ky ishte Elvis Presley, që në fillimet e karrierës së tij u prezantua me hitin That’s all Right Mama. Presley lindi si kundërpeshë e famës së muzikantëve me ngjyrë, të cilët në atë kohë shiheshin me armiqësi, dhe shpesh dhunoheshin në forma të ndryshme nga publiku i bardhë. Elvis-i interpretoi një përzierje Rock-u me country, që u quajt rockabilly, duke u bërë kështu një nga muzikantët më të famshëm të kohës.

Rhythm & Blues e përfaqësuar nga Fats Domino dhe Johnny Otis, të cilët i dhanë një ritëm më të fortë dhe një stil agresiv, fitoi popullaritet në publik dhe ndikime të fuqishme pjesën tjetër. Po ndërkohë muzika me ngjyrë ende ishte një tabu që nuk transmetohej në shumë radio. Shpesh thuhet se muzika afro-amerikane e shpëtoi shoqërinë e bardhë nga mërzia ose të paktën, amerikanët e bardhë i janë borxhlinj atyre për pasurimin kulturor që morën nga amerikanët e zinj.

Tema e rebelimit rinor ishte e pranishme midis heronjve të parë të Rock-ut, të cilët imponuan një gjuhë dhe vetëdije të re sociale. Rock’n’roll-i i krijoi mundësi të rinjve që të protestonin kundër konformizmit të kohës, mendësive konservatore të brezit të vjetër, dhe ky mbeti lejtmotivi që do të frymëzonte brezat që do vinin.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:06
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u britanik

Rock-u amerikan do të kishte një efekt zinxhir, të menjëhershëm në mbarë botën, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar ku ekzistonte një mjedis i përshtatshëm kulturor, rinor, dhe pa probleme të mprehta të dallimeve raciale. Shumë prej të rinjve britanikë dëgjonin dhe ishin tifozë të Rock-ut dhe muzikës Rhythm & Blues nga përtej oqeanit. Disa syresh filluan të krijonin grupet e para sipas një modeli origjinal, duke u bërë shpejt qendra botërore e Rock-ut që pasoi dyndjen britanike nga 1958 deri më 1969.

Në vitin 1958 tre të rinj krijuan një grup Rock-u, dhe e quajtën Cliff Richard and the Shadoës. Grupi incizoi këngën Move It duke shenjuar fillimin e një tingulli ndryshe, atë të Rock-ut britanik me disa elemente të reja si psh. prania e kitaristit kryesor dhe atij bas. Grupi frymëzoi shumë të tjerë duke paraprirë kështu epokën e Beatlemania ose manisë për grupin Beatles.

Nga fillimi i viteve 60-të, grupet britanike po dominonin skenën botërore të Rock-ut. Fillimisht ata ripërshtatën meloditë amerikane, për të kapërcyer në kompozime të reja që do të revolucionarizonin thellësisht thelbin origjinal. Më të shquarit midis tyre ishin The Beatles që u bënë të vetmit dhe më ndikuesit në historinë vijuese të Rock-ut. The Beatles sollën një frymë të re duke pleksur imazhe, stil muzikor dhe personalitet individual dhe grupor. Pas suksesit të menjëhershëm në Mbretërinë e Bashkuar, grupi u drejtua për nga Amerikë ku u prit nga një publik i dalldisur, fenomen që shpejt do të quhej Beatlemania.
Pas Beatles pasoi një nga grupet legjendarë britanikë që u hodhën në Amerikë për të korrur sukses, këta ishin The Rolling Stones, që përcmuan anëtarët e grupit The Beatles si djem mamash të krehur me kujdes. Ata paraqitën një imazh më të errët dhe agresiv. Shumë shpejt u krijuan grupe po aq legjendarë si: The Animals dhe The Yardbirds.
Përgjatë viteve 60-të Amerika dukej se ishte mahnitur nga Rock-u britanik. Me Rolling Stones dhe Beatles u bashkuan grupe të reja si The Ëho dhe The Kinks që paraprinë dallgën e dytë të dyndjes britanike drejt Amerikës në fund të viteve 60-të.
The Beatles dhe grupe të tjera të Rock-ut që pasuan zbuluan një mënyrë të re të krijimit të muzikës ku e tëra, në një fuqizim sinergjik, ishte më e madhe se shuma e pjesëve përbërëse. Grupet e Rock-ut përfituan nga talentet individuale të cdo pjestari duke krijuar një njësi krijuese, të ndërthurur, ku cilido kontribuon në kompozimin e cdo kënge.
Të punoje sëbashku kësisoj, do të thoshte të bije dakort mbi disa qëllime themelore dhe vlera artistike që duheshin arritur. Pastaj, dhe simpatia midis anëtarëve të grupit kishte një rol të rëndësishëm në cilësinë e produktit dhe në jetëgjatësinë e grupit.
Prania dhe puna në grup ka të bëjë me temën e ngahershme të lirisë së Rock-ut. Në këtë rast bashkëpunimi në grup krijonte një mundësi për t’u cliruar nga izolimi dhe për të ndjerë një formë komuniteti.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:07
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Bob Dylan dhe Rock folk-u

Ndërsa dyndja britanike e udhëhequr nga Beatles ishte në pikën më të lartë, një rrymë tjetër autoktone e iniciuar nga Bob Dylan po fillonte të dukej në Amerikë. Rreth vitit 1963, njëzetedy vjecari Dylan kishtë përshtatur disa stile të muzikës vendase, duke krijuar një zhanër të ri që shpesh njihet si: rock-folk. Ndikimet e tij të hershme ishin Buddy Holly, Little Richard, Ëoody Guthrie apo Robert Johnson, si paradigmat ku do të projektohej heroi më i ri në historinë e Rock-ut.
Dylan dhe disa të tjerë e shikuan fenomenin Beatles në një këndvështrim komercial, po natyrisht duke vlerësuar meloditë origjinale, stilin energjik dhe popullaritetin e tyre. Më 1963 Dylan nxorri albumin The Times They are A-Changin (Kohët ku ata po ndryshojnë), i cili ishte një cast vendimtar në lindjen e një rryme të re në Rock, me lirika poetike dhe bashkëshoqërim idealesh me më të mëdhënjtë e brezit Beat.

The Beatles e dëgjuan këtë album pareshtur – mbresat nga këngët e albumit i cuan ata përtej temave romantike, ndërpërsonale të krijimeve të tyre, të mëparshme. Dylan, ndërkohë futi një lloj ritmi novator dhe instrumenta elektrikë – e tërë kjo risi kulmoi në superhitin Like a Rolling Stone (Si Gur në Rrokullimë), që e shtyu Rock-un në zona të reja, të lirikave pasionante dhe strukturave eksperimentale, të cilat do t’a ndryshonin rrënjësisht panoramën në të dy brigjet e Atlantikut.

Bob Dylan bashkëpunoi edhe me artistë që nuk ishin muzikantë të mirëfilltë, por mbase më shumë se aq. Shkrimet dhe poetika e Brezit Beat patën një ndikim të pamasë në krijimtarinë e Dylan, që me imazhet dhe transhendencën ndryshoi cilësisht traditën e muzikës së mëparme.
Kjo ishte puna e një artisti të vërtetë e të realizuar – aftësia për të krijuar një zonë ndarëse midis gjendjes së brendshme të vetëdijes dhe asaj të jashtme, objektive apo realitetit të jashtëm.

“Krijimtaria ka të bëjë shumë me përvojën, vëzhgimin dhe përfytyrimin, dhe nëse njëri prej këtyre elementeve mungon, nuk ecën. Tashmë është e pamundur për mua të vëzhgoj dicka pa qenë i vëzhguar”.Bob Dylan

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:08
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Lindja e një nën-kulture (1967-1974)

Si pjesë e procesit shoqëror që po ndodhte në Amerikë dhe Europë, Rock-u solli ndryshime në shumë rrafshe të dukshme dhe të padukshme.
Nga viti i viteve 60-të, imazhi i rock’n’roll-it fitoi një dimension të ri nga format e tjera të mëparshme të artit. The Rolling Stones njihen si grupi i parë që në skenë vishnin lloj-lloj rrobash të cuditshme, gjë që ngjalli shumë reagime në publik. Flokët e tyre ishin të gjata dhe të shpupurisura – kjo mënyrë e re e paraqitjes ishte një thyerje e traditës bashkëkohore të grupeve të hekurosur dhe të kostumosur.

Por më 1967-ën, një album do të sillte një shtysë thelbësore për Rock-un: Sgt. Pepper's Lonely Hearts Club Band i Beatles nuk ngjante me asnjë album tjetër që kishte dalë më parë. Ishte e qartë se horizonte të reja ishin hapur për të ardhmen e Rock-ut.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:09
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u psikedelik

Muzika kishte arritur një nivel të lartësuar të vetëdijes shoqërore – nuk bëhej më fjalë për kërcim apo tundje-e-shkundje, por arena u shtri edhe në drejtësinë sociale. Kundër-kultura që po shpalosej dhe rinia e asaj kohe, e përshtati Rock-un për të protestuar ndaj ngjarjeve politike të kohës p.sh. lufta në Vietnam, si dhe për të eksperimentuar me drogat e larmishme nga marijuana tek LSD.
Në Amerikë kjo rrymë muzikore u quajt Rock-u psikedelik me përfaqësues te tillë si: Jimi Hendrix, Jefferson Airplane, Iron Butterfly dhe Grateful Dead. Forma më ezoterike të kësaj rryme u zhvilluan dhe në Britani si psh: Canterbury Sound, Pink Floyd dhe Soft Machine. Pink Floyd u shtynë më tej duke hyrë në zonat e një tjetër rrymë që pasoi: Rock-u progresiv.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:10
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u progresiv

Rock-u ishte zgjeruar si kurrë më parë duke u bazuar mbi skemën kitarë-bas-bateri; kishte dhe disa grupe që kishin përdorur saksofonin dhe tastierën si p.sh. The Beach Boys dhe The Beatles. Shumë grupe shkuan përtej skemave klasike duke eksperimentuar me këngë të gjata, duke sofistikuar akordet që deri atëherë ishin të kufizuara në Jazz dhe pop-n e orkestruar.

Duke kuturisur në truallin e klasikes, të Jazz-it, elektronikës dhe muzikës futuriste, disa artistë të Rock-ut zbuluan atë që quhet Rock-u progresiv. Rock-u progresiv mund të jetë i harlisur dhe i mrekullueshëm, apo dhe jo harmonik në formë, por shumë kompleks – në shumë raste të gjitha këto që përmendëm ndodhin brenda një kënge të vetme. Këto vecori e bëjnë rrymën në fjalë të mos ngjajë me Rock-un prej të cilit derivoi. Disa nga më të njohurit janë: King Crimson, Genesis, Gentle Giant, The Nice, Yes, Emerson Lake & Palmer, Magma, Can dhe Faust.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:11
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Lindja e Heavy Metal-it

Një dallgë e dytë e artistëve dhe grupeve britanike fitoi mjaft popullaritet në këtë periudhë – këto grupe ishin frymëzuar më shumë nga blues-i amerikan, sesa nga paraardhësit të orientuar kah pop-i. Këto grupe binin në sy për kitaristët që luanin një rol qendror të tillë si: Cream apo Led Zeppelin që u ndoqën nga të tjerë më të rëndë: Black Sabbath dhe Deep Purple. Ky stil i vecantë do të njihej si muzika heavy metal apo metal i rëndë.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:12
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Rock-u klasik shfaqet

Rock-u klasik si koncept u promovua nga disa stacione për të përcaktuar muzikën e grupeve që ishin krijuar nga fillimet e viteve 60-të deri në fund të 70-ës. Struktura e grupeve klasikë të Rock-ut përbëhej nga një këngëtar dhe kitarist kryesor, një kitarë bas dhe bateristi. Në disa grupe ndodhej dhe një muzikant në tastierë.
Ndër shembujt e parë janë katër albumet e Pink Floyd, midis tyre: The Ëall dhe Dark Side of the Moon. Dy operat rock të grupit The Ëho: Tommy dhe Quadrophenia. Disa nga grupet më të shquar të Rock-ut klasik janë: Led Zeppelin, Queen, The Ëho, Queen, the Rolling Stones, AC/DC, dhe The Doors. Grupe si: INXS, Mötley Crüe dhe Soundgarden, shpejt mund të bëhen pjesë e panteonit.
P.sh. albumi i Peter Frampton, “Frampton Come Alive”, shpejt kapi vendet e para në klasifikim duke u bërë një best seller me këngë si Shoë Me The Ëay dhe Baby, I love Your Ëay. Kënga himn e grupit Aerosmith Ëalk This Ëay u bë shumë popullore midis të rinjve dhe studentëve të shkollave. Ishte koha kur të dyja zhanret e Rock-ut të butë dhe atij të fortë bashkëjetonin në harmoni. Emblemat më të ndritura ishin superhite si: Stairëay To Heaven e Led Zeppelin dhe Bohemian Rhapsody e Queen.

Rock-u klasik është një term që ka të bëjë me një lloj të vecantë zhanri që kombinon muzikën klasike me muzikën Rock – zakonisht kur Rock-u përpunohet dhe interpretohet nga orkestra simfonike. Disa nga shembujt janë albumet e prodhuara nga Orkestra Simfonike e Londrës në vitet 70-të, të cilat u bënë shumë popullore me tingullin e pranueshëm për një spektër të gjerë dëgjuesish.

Ajo që quhet klasike nuk është se i përket një kohe tjetër – është muzika që dëgjohet dhe kuptohet në ditët e sotme. Ngjashmërisht, Rock-u klasik preferohet dhe pranohet nga brezat e rinj.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:13
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
daedal
.

Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310

Disko, Punk dhe Dallga e Re

Ndërsa muzika funk u bë pjesë e skenës së Rock-ut në fillim te viteve 70-të, kjo gjë i parapriu disa këngëve me një ritëm të kërcyeshëm. Modeli disko u zhvillua nga grupe si: K.C. and the Sunshine Band, MFSB, The Three Degrees, The O'Jays, Barry Ëhite, Gloria Gaynor, Chic, dhe The Trammps.Befas shumë hite u bënë të njohura në diskoteka, jo vetëm në Europë, por dhe në Amerikë.

Grupi më i shquar i epokës së Diskos është The Bee Gees, muzika e të cilëve u bë kolona zanore e filmit Saturday Night Fever. Shumë grupe qendrore të Rock-ut, duke përfshirë The Rolling Stones, Rod Steëart, Queen dhe Grateful Dead ndërfutën elementë të ritmeve disko në muzikën e tyre, dhe shumë radio filluan të përshtasnin formatin disko.

Nga fundi i 70-ës u përhap një lëvizje anti-disko; gjë që coi madje edhe në një përleshje në Cikago në verë të 1979-ës, midis dy grupimeve që mbronin dy ide të ndryshme.

__________________
,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Qershor 2008 00:14
daedal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të daedal Kërko mesazhe të tjera nga: daedal Shto daedal në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto daedal në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Muzika > Video Muzikore > Lindja e Rock-ut, influencat e tij ne muzike e ne shoqeri

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.