daedal
.
Regjistruar: 07/10/2007
Vendbanimi: .
Mesazhe: 310
|
Nga rrėnjėt, te Rock
(te gjitha materialet ne vijim jane pregatitur nga G.M)
Jehonat e brezit Beat përshkruajnë të gjitha format e tjera alternative të kundër-kulturës që po lindte pas Luftës së Dytë Botërore hipitë, artistët progresivë, më tej ekstremistët e punk-ut e deri tek Hip-hop. Brezi Beat mund të shihet si nën-kultura e parë, madje në gjithë Kulturën Perëndimore.
Së brendshmi, historia e Rock-ut ka një cilësi mistike sepse flet për diskriminimin racial dhe përleshjen që po ndodhte midis dy rrymave stilit afro-amerikan dhe muzikës së të bardhëve në Amerikën e viteve 50-të. Megjithë rezistencën negative të të bardhëve për invazionin e kulturës së zezë, nuancat e muzikës afro-amerikane, të cilat kishin rrënjë më të thella shpirtërore, po dominonin në periudhën pre-Rock, të pas-luftës. Shumë të bardhë filluan ta admironin këtë muzikë të re, pavarësisht nga diskriminimi social që shoqërontemuzikën racore.
Nga gjiri i të bardhëve doli një rrymë që e përqafuan aktin e krijimit të Rock-ut rrymë që ecte paralel me atë burimoren. Ky brez lindi si një ndasi midis dy brezave, si protestë apo rebelim i adoleshentëve ndaj prindërve të tyre që preferonin të dëgjonin stilin e dalë mode Tin Pan Alley, në dallim me të rinjtë që ishin të joshur nga muzika racore e mbarsur me nota ndjellëse seksuale dhe clirimtare të qenësishme.
Rocknroll-i i viteve 50-të do të ndryshonte muzikën folk/popullore përgjitmonë. Në mars të 52-it Alan Freed nga Cleveland dha koncertin e parë të rocknroll-it, ku audienca përbëhej nga një përzierje racash. Në fund të dhjetëvjecarit që pasoi, Rock-u ishteshpërhapur në mbarë botën, deri në Australinë e largët. Ishte po Alan Freed që e emërtoi rocknroll për të përshkruar më mirë muzikën argëtuese Rhythm & Blues të të zinjve.
Termi rocknroll është i gjerë, me kufij të shtrirë, shpesh të papërcaktueshëm nga shtrati zanafillor kanë dalë shumë rryma bijëza: muzika soul, heavy metal, punk-u, rock-u progresiv, rock-u alternativ, rock-u klasik, instrumental, madje dhe hip-hop.
__________________
,
Modifikuar nga Tulipani datė 01/06/2008 ora 13:19
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|