Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kundershtaret e pare te brendshem.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Kundershtaret e pare te brendshem.

Nder te paret anetar te kryesise se PD qe ka deklaruar se humbja e zgjedhjeve eshte nje pergjegjesi e Berishes,eshte Omer Stringa.
Ndoshta mendimeve te tij i bashkohen nje pjese e mire e kryesise per ti vene fshesen "njeshit" te PD, LIUT.


Stringa: Humbja e PD-së, përgjegjësi e Berishës dhe qeverisë.

Partia Demokratike i ka humbur zgjedhjet e 18 shkurtit, pasi ajo ka humbur në bashkitë e mëdha të vendit. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Omer Stringa, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se koalicioni i djathtë rezulton të jetë humbës në këto zgjedhje, pasi ka humbur në bashkitë e mëdha ku qarkullojnë edhe kapitalet më të mëdha njerëzore, intelektuale dhe ekonomike.

Për këtë humbje ai bën përgjegjës kryetarin e PD-së, Berisha, i cili sipas Stringës e shndërroi këtë fushatë nga lokale në politike.

Si i vlerësoni zgjedhjet e 18 shkurtit, si humbje apo fitore për PD-në?
Unë mendoj se duhen pritur rezultatet përfundimtare për të bërë analizën formale të zgjedhjeve. Megjithatë, rezultatet e deritanishme do më jepnin mundësinë të jap disa gjykime. Për të vlerësuar zgjedhjet administrative në humbje ose fitore, ndryshe nga zgjedhjet politike që kanë vetëm një kriter të pranuar nga të gjithë, unë do të thosha se edhe pyetja: “Kush fitoi në njësinë administrative X?” do të ishte një problem mjaft i komplikuar, sepse do të kërkonte mjaft analiza. Meqë këto ditë kjo pyetje është bërë e modës, unë do të përpiqem t’i përgjigjem duke u bazuar në dy kritere, pa pretenduar se ato janë të vetmet kritere që mund të përdorin individët. Kriteri i parë i fitores është fitorja në Tiranë dhe në qytetet e tjera të mëdha si: Shkodra, Durrësi, Korça etj. Kriteri i dytë është fitorja në listën proporcionale. Plotësimi i dy kritereve të mësipërme do të ishte padyshim për mua një fitore. Do të dëshiroja të theksoja se në një vend me kulturë demokratike, plotësimi i dy kritereve të tilla do të ishte një fitore, por jo një fitore politike. Ndërsa, padyshim në një vend të politizuar si i yni, për shkak të mjaft faktorëve dhe sidomos të lidershipit politik, plotësimi i dy kritereve do të ishte patjetër një fitore e madhe politike. Nga rezultatet e deritanishme përgjigjen mund ta bazoj vetëm në kriterin e parë. Në gjykimin tim kriteri i parë është më i rëndësishëm, sepse është më cilësor nga informacioni politik, ekomomik e social që përmban. Dihet se në Tiranë dhe në qytetet e mëdha të vendit qarkullojnë padyshim kapitalet më të mëdha njerëzore, intelektuale, kulturore dhe financiare të vendit. Rezultatet e deritanishme konfirmojnë atë që sipas kriterit të parë është fituese e majta. Humbja jonë në qytetet e mëdha është padyshim një humbje politike, e cila do të duhet të lexohej me shumë vëmendje nga ana jonë, pavarësisht rezultateve që lidhen me kriterin e dytë të fitores.

Berisha ka folur për një fitore plebishitare. Si e shikoni? Si e vlerësoni reagimin e Berishës, i cili duhet thënë se nuk e ka pranuar asnjëherë humbjen?
Mendoj se deklarata e zotit Berisha mund të jetë nga të paktat deklarata të imponuara nga mentorët servilë informalë, të cilët e rrethojnë atë në çdo kohë dhe aq më shumë në kohë fushatash. Zakonisht këta mentorë gjykojnë siç gjykon zoti Berisha, por siç duket këtë radhë humbja i rëndon më shumë ata se të tjerët. Në qoftë se do të mendoja ndryshe, besoj se do të ofendoja inteligjencën time dhe të zotit Berisha. Gjithsecili ka të drejtë t’i lexojë shifrat me kriteret që vendos, por mendoj se këtë radhë kriteret e përdorura nga zoti Berisha janë mjaft subjektive dhe nuk kanë fuqinë e argumentit për të mbështetur fitoren tonë dhe humbjen e kundërshtarëve. Unë e kuptoj zotin Berisha pse e ka mjaft të vështirë të pranojë humbjen tonë, pasi ishte ai që ndërtoi modelin e kësaj fushate, të cilën me vullnetin e tij të plotë e kaloi nga një fushatë zgjedhjesh administrative, në një fushatë politike. Akoma nuk e kam të qartë pse duhej ta bënte këtë, pavarësisht nga dilemat që kam, për të cilat nuk kam argumente. Ishte zoti Berisha që jo vetëm vendosi karakterin politik të fushatës, por ishte po ai që e personalizoi këtë fushatë në dëm të vetes dhe të maxhorancës. Në të gjitha fushatat, qofshin politike ose lokale, zoti Berisha i ka personalizuar më shumë se sa i takon një kryetari, ndërsa në këtë fushatë ai e personalizoi shumë më tepër se të parat. Mund të mendohej me të drejtë nga qytetarët që në këto zgjedhje nuk ishin kandidatë zoti Olldashi, zoti Teliti, zoti Boçi, por ishte zoti Berisha. Fjalitë kryesore të zotit Berisha në çdo miting gjatë fushatës ishin: Unë ju jap fjalën se…, Unë do të bashkëpunoj me…, Unë do të ndërtoj me…, Unë do të jap fonde për… dhe mjaft fjali të tjera të tilla, si për t’i thënë qytetarëve se ata duhet të votonin zotin Berisha e jo kandidatët dhe se ky ka në dorë gjithçka që ata kërkonin.

Si e komentoni humbjen e PD-së në bashkitë kryesore. Çfarë ka munguar në qeverisjen e PD-së?
Humbja e PD-së në qytetet e mëdha mendoj se ka ardhur nga një mori faktorësh, por unë do të përmend disa prej tyre. Së pari këto zgjedhje morën karakter politik. Ne vetë e ndërtuam këtë situatë dhe po ne u bëmë viktimë e saj. Rezultati i zgjedhjeve në qytetet e mëdha qe më shumë një protestë e qartë ndaj qeverisjes sonë dhe vetë kryeministrit. Së dyti, njerëzit janë zhgënjyer nga performancat e qeverisjes, sepse ata e shikojnë të pamundur realizimin e premtimeve elektorale të korrikut. Për qytetarët qeveria është mjaft larg premtimeve dhe mjaft larg reformave thelbësore që do të krijonin realitete premtuese. Përveç disa arritjeve të kohës dhe të vullnetit politik, asgjë nuk është krijuar në ndërtimin e strukturave që do të garantonin reforma performante. Lufta kundër korrupsionit është kthyer në qëllim në vetvete dhe jo mjet për përsosjen e sistemit. Kjo ka ardhur pasi mendimi i gabuar se korrupsionin e luftojmë ne dhe jo institucionet është bërë dominant. Ne harruam se qyteti është më afër propagandës dhe e zbërthen atë. Qytetet tona kërkuan më shumë realitet edhe më pak propaganda. Së treti, mënyra e ndërtimit të fushatës vetëm në aspektin mohues ose vetëm në aspektin pohues, pra në atë që ne jemi më të mirët edhe më të zotët, ndërsa kundërshtarët tanë politikë janë më të këqijtë dhe më të paaftët, besoj se ka influencuar në mënyrë të konsiderueshme në votën e qyteteve të mëdha. Ne duhet të ishim më fleksibël në propaganda, duke pohuar dhe mohuar kundërshtarët tanë politikë dhe do të duhej të argumentonim se ne do të ndryshonim për më mirë ritmet dhe kostot e zhvillimit.

A duhet të pasohet kjo humbje me një analizë të forumeve të partisë? Çfarë presupozon analiza?
Unë kam qenë gjithmonë i mendimit që pas çdo fushate zgjedhore, pavarësisht nga fitorja ose humbja, do të duhej të kishte analiza serioze. Tradita e PD-se lë shumë për të dëshiruar dhe për këtë edhe unë mbaj përgjegjësitë e mia, pasi nuk e kam ngritur zërin në institucionet e duhura. Në qoftë se do të dëshironim të qeverisnim të plotë mandatin, analizat do të duhet të ishin elementi i parë i domosdoshëm dhe sa më shpejt. Analizat politike dhe ato formale me dëshirën për të përmirësuar qeverisjen e vendit dhe partinë do të duhej të ishin të afërta. Çdo vonesë e qëllimshme ose e paqëllimshme nuk do t’i shërbente mirëqeverisjes dhe jetëgjatësisë së maxhorancës sonë. Në gjykimin tim, në analiza do të duhej të hiqnim dorë nga sindromi që: kur del djalë merita është e njëshit dhe kur del vajzë faji është i të tjerëve, ose e thënë ndryshe uji nga burimi del i pastër gjithmonë dhe në qoftë se turbullohet është turbulluar poshtë. Zoti Topi deklaroi se përgjegjësia është e të gjithëve, gjë që edhe unë e pranoj, por do të desha t’i shtoja kësaj fjalie: Përgjegjësia është e të gjithëve, por në raporte të ndryshme me pushtetet që kanë në vendimmarrje. Të gjithë ne e dimë se ku janë përqendruar pushtetet reale dhe pushtetet formale në parti dhe qeveri. Kjo nuk na justifikon, por ne duhet të përgjigjemi, sepse kemi lejuar përqendrime të tilla pushteti në duart e një individi.

Ky kabinet a përfaqëson grupin fitues të zgjedhjeve të 3 korrikut apo ka shmangie?
Padyshim që qeveria ka qenë një nga faktorët më të rëndësishëm të humbjes. Qeveria do të duhej të përfaqësonte maxhorancën fituese të 3 korrikut në ide dhe vlera. Ne, maxhoranca e sotme përfaqësojmë forcat liberal demokrate. Vendimet e qeverisë dhe të maxhorancës janë mjaft larg ideve liberale demokrate si: liberalizimi i tregut, liberalizimi i pronës, liberalizimi i ideve, si dhe aspak në forcimin e shtetit ligjor. Gjithashtu ne nuk po krijojmë një ambient ku të lulëzojnë vlerat e individit, një ambient ku konkurrenca e lirë të zhvillohet në çdo fushë ekonomike, politike dhe sociale. Kjo qeveri nuk rrezaton atë që kërkonin zgjedhësit e 3 korrikut.

A do të ketë rrokadë me kryeministrin Berisha apo vetëm zëvendësim të ministrave?
Në shtypin e ditës lexova se zoti Topi kishte thënë shumë kohë më parë se: “Në qeveri janë ministra apatikë që nuk ecin me ritmin e reformave” dhe pastaj zoti Berisha qe përgjigjur me ironi se: “ministrat nuk janë apatikë, por simpatikë”. Do të desha që pyetjes suaj t’i përgjigjesha duke analizuar thënien e mësipërme. Ministrat para se të rendin pas reformave duhet t’i konceptojnë, formalizojnë dhe strukturojnë ato. Këtë detyrë e ka qeveria, pra ministrat dhe kryeministri. Ndoshta ministrat nuk kanë se pas kujt të vrapojnë. Gjithashtu unë nuk i njoh aftësitë e shumicës së ministrave, por një pjesë të vogël të tyre e njoh dhe mendoj se kjo pjesë nuk është e paaftë. Dy nga parimet e mirëmenaxhimit janë: i pari është, shpërnda pushtet dhe përgjegjësi dhe i dyti, vendimmarrja duhet të jetë produkt i shumë mendjeve që do të duhet ta realizojnë atë dhe jo vetëm e një individi, sado i zoti qoftë ai, sepse vetëm kështu është mundësia më e madhe për t’u realizuar. Siç duket zoti Berisha nuk i ka zbatuar asnjëherë këto parime, pra ai nuk ka deleguar asnjë pushtet real tek ministrat, si dhe gjithmonë vendimmarrja ka qenë produkt i tij, prandaj dhe i ka pas justifikuar vartësit e tij me humor. Unë jam i sigurt se ministrat zoti Berisha i lëviz kur të dojë, sidomos ministrat e dalë nga PD-ja, ndërsa sot për sot me aq sa njoh mund të them se zoti Berisha lëviz vetëm nga zoti Berisha.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Modifikuar nga Bledumi datė 02/03/2007 ora 21:49

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 21:39
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Qeka tu e honger ky. Perjashtrim nga partia. Armiku i popullit dhe institucioneve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 21:48
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

S'besoj fajtoro. Por edhe po ndodhi ashtu nuk humbet ndonje gje te madhe profesori, ai qe humbet eshte Liu.
Puna eshte qe si Prof.Stringa te kete nje dore te mire ne PD qe pergjegjesite t'ja caktojne atij qe duhet dhe jo te tjereve.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 21:53
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ndersa une jam dakort me ate qe shkruante B.Kopliku kohet e fundit, qe eshte disi e pamundur qe te "hidhet" Berisha nga lart. Pavaresisht zerave si ai i Stringes, Ngjeles, Topit etj, Berisha (si c'do udheheqes tjeter partie) ka vene njerezit e tij ne postet kyce te partise.

"Sulmin" kunder Sales duhet ta filloje baza e PD-se, aktivistet, simpatizantet, te djathtet e vertete. Jane ata nga poshte qe duhet te arrijne ti "kerkojne llogari" kesaj udheheqejeje e cila c'do gje mund te perfaqesoje por jo interesat legjitime te te djathtes shqiptare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 22:36
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

E hoqi Belin nga KESH-i sot. Vendosi Gjergji Bojaxhiun.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 22:57
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

...

Per tani e kishit lene mbledhjen e celules more?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 23:06
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

I terheq ato qe thosha me siper. Me "baze" si Varka ashtu sic eshte do ngelet  PD-ja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 13:30
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
I terheq ato qe thosha me siper. Me "baze" si Varka ashtu sic eshte do ngelet  PD-ja.


Edhe nje shaka te besh nuk te lini?Paskeni qene te tmerrshem.
Cudi o varka pse ja kane kaq shume friken ketij politikani ''malok..
Mos kujto se i duan te miren PD-s,kerkojne ta heqin qafe doktorin ,sepse e kane hale ne sy.
Nehat Kulla ne burg,i vellai ne burg,Zani ne burg,Kernajat u shuan e plot te tjere trima te PS are behind bars.Kush do ta ''vrasi,, doktorin.Edhe Namik Hoti vdiq me gjithe blete,ky Namik Dokle Gorani s'ja thote per dyfek.

PS:@@Po te jete nevoja ai do te zere nje shpelle ne Dragobi dhe do te luftoje si Bajram Curri e nuk dorezohet@@ Keni inat ju.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 17:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

IQVlora dhe un i (gjori) kam qen nje demokrat i semur deri ne 96,po e pash qe sishte ashtu si e mendova (demokracin e PDs apo PSs),u ktheva ne shqiperi ne 90 se thash do behet me mir,e henga ate mu*,von e kuptova se nuk ishte ashtu si duhet te ishte kur po vija re gjerat qe beheshin brenda PDs,po mendohesh vetem per paren $$$ se euroja skishte dal akoma,flas per xhepin e tyre,shum bukur flitesh neper TVra po ne te vertet ishin perralla apo genjeshtra,dihet se ne fillim populli yn nga qe ishte i vuajtur nga komunizmi voten do ja jepte PDs edhe sikur nje derr te vinin kandidat prap ai do fitonte,do kisha qef te takoja dhe te flisnim per gjerat qe di un per ata trimat qe ti i mbron me fanatizem,per poshtersit qe akoma bejne,di baba shum gjera edhe pse jam shum shum larg nga ju,nuk eshte ashtu si mendon ti dhe shum te tjer per ate PD,ne PD ka 2 klane,nje i Berishes dhe nje kundra Berishes,tani ata qe jan kundra Berishes jan me te fort se me par,deri dije kan pasur (frik) te flisnin por sot po flasin nje nga nje,prit dhe pak dhe do shikosh ndryshime ne ate parti ,po spati ndryshime ska gje ne vije,PSja e beri ndryshimin ne kohen e duhur,dhe PDja duhet ta bej se nuk eshte shum vone,respekte IQ Vlora,(nje mik i vjeter)..besoj se dhe pa Berishen pDja fiton zgjedhjet e ardhshme...

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 03:06
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
PS:@@Po te jete nevoja ai do te zere nje shpelle ne Dragobi dhe do te luftoje si Bajram Curri e nuk dorezohet@@ Keni inat ju.



Te pakten Tosit ne Bence te Tepelenes ja conin nga nje qengj te pjekur ne qeli, por kam frike se Salen do ta lene pa buke andej nga Dragobia

Gjynaf qe s'ka shpella andej nga Lazarati, kush do ishte si Sala pastaj  

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 09:06
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kundershtaret e pare te brendshem.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.