Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Grupet mafioze shqiptare
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

E perseris, ne po flasim dhe nuk kuptohemi mor djale. Duhet para se gjithash te komentoj dy fraza te shkrimit tend:

Citim:


Shume nga ju pretendojne se 3 milione banore nuk mund te krijojne rrjete kriminale ose mafia.




E shef Fajtor qe nuk kuptohemi? Asnje nga ne (te pakten une) nuk ka mbeshtetur tezen e mesiperme. Ka rrjete kriminale edhe ne vende me dhjetera mijera banore  (p.sh.Luksemburg). Eshte ajo qe te thashe me lart, c'do popull ka te vetet/at. Jo me kot edhe kisha thote qe femijet e Eves u bene nje i mire dhe nje i keq, prej kesaj lind edhe fjala popullore "pyll pa derra s'ka".

 Por:

1) Ne rradhe te pare (ka nje perdorim te pasakte te termave nga ana jote) tjeter eshte mafia, tjeter eshte rrjeti kriminal, tjeter jane bandat kriminale. Natyrisht gazetat e huaja, kur nuk eshte fjala per "te vetet" e perdorin me kujdes kete term (ose te pakten duke e theksuar ndryshimin) ndersa por per te huajt e perdorin termin pa shume "delikatese". I fusin te gjithe ne nje thes "mafiose".

2) Per vete kuptimin qe ka fjala mafie, dhe per si eshte e konceptuar ajo nga vete populli (une jetoj ne Italia dhe e di c'do te thote mafie), PERSONALISHT BESOJ SE NUK KA MAFIE SHQIPTARE.

3) Tjeter gje jane rrjetet kriminale. Ato jane segmente te caktuara te krimit te cilat shpeshhere bashkepunojne me njeri tjetrin dhe te tilla SHQIPTARE duhet te kete (mund te futet ne kete rast edhe shembulli i Lezhjanit, ose i asaj goces 22 vjec ne Amerike)

4) Bandat. Si keto ka shume shqiptare, nuk e mohon njeri. Por jane as me shume as me pak se gjithe bandat e komuniteteve te tjera emigruese (nuk mund te jete ndryshe sepse nje popull nuk mund te jete me kriminel se nje tjeter).

E pra, duke qene se, shpresoj, i sqaruam keto une do te them. NUK ESHTE E E VESHTIRE QE NJE POPULL TE KETE/PRODHOJE RRJETE KRIMINALE (sic e ke kuptuar ti).

AJO QE NUK BESOJ UNE ESHTE QE ESHTE STATISTIKISHT (per te mos folur historikisht, dolem ne shqiptaret me 15 vjet emigrim/kriminalitet qe te "sundojme" "t'jua kalojme" gjithe rrjeteve kriminale te tjera me histori dhjetravjecare ne kriminalitet) E PAMUNDUR QE KRIMINALITETI SHQIPTAR TE SUNDOJE/DREJTOJE/KOMANDOJE KRIMINALITETIN NE GJITHE ZONEN BE-USA-KANADA.

Citim:


Atehere si ka mundesi qe ne internet 727.000 faqe bahskojne fjalen mafia me fjalen albanian? 




Ta them une perse? Ka dy arsye:

1) Ne shqiptaret kemi kriminele shume "bastarde" qe vihen ne dukje me "bemat" e tyre. E shpjegoj kete me nje gje qe me ndodhi me nje mikun tim para ca kohesh kur vinte nga shqiperia,

ai ......... "e morre vesh qe e vrane X-in?"

une ...... "mire ja bene, po kush e vrau?"

ai .......... "e vrau Y-ni"

une ........."po ti nga e di?"

ai ............." e tha vete Y-ni, po mos ta thoshte qe e vrau ai c'kuptim kishte ta vriste?"

Te njejtat gjera i bejne edhe te tjeret ketu ne itali, vrasin edhe nigerianet (psh) prostituta "qe nuk u binden" ose "per tu dhene mesim te tjerave", por VETEM VRASIN pa bere shume buje, ndersa ne shqiptaret, si ne rastin e atij Y-nit po nuk beme pak buje c'kuptim ka qe te vrasim?

2) Si rrjedhim i shembullit te mesiperm, dhe ketu i kthehem sondazhit tend te bere ne Google, ndodh qeqe gazetat shkruajne me shume per ne dhe per krimet tona. Aq i pakuptimte/arsyetueshem eshte ai sondazh qe ben ti sa une po te sjell vetem nje shembull:

Ti e di rastin e Erika dhe Omar ne Itali, por po e tregoj perseri per ata qe nuk jetojne ne Itali.

Ne nje vile ne nje qytet te Italiase u gjenden te vrare barbarisht nene e bije (9 vjec) me nja 99 thika. E bija e saj qe "shpetoi" nga masakra, tha "ishin shqiptare". Per tre dite me rradhe gazetat italiane folen per kriminelet shqiptare qe bejne vrasje te tilla. U organizua edhe nje "gjah ndaj shqiptareve". E pra, pas tre ditesh policia zbuloi (i pergjonte me mikrofona) se nene e bije i kishin vrare vete e bija tjeter me te fejuarin e saj.

Sa nga ato artikuj te shkruar kot kunder shqiptareve o Fajtor kane "mbushur" rradhet e artikujve antishqiptare qe ka ne sondazhin tend ne Google?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 09:10
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ne fakt edhe po te kuptohemi nuk vihemi dot dakort. Ti thua se nuk ka nje popull me kriminel se nje tjeter. Une them se ka qe c'ke me te. Napoletanet per shembull jane me kriminele sesa fiorentinet. Sicilianet po ashtu.

Kur krimi hyn ne kulturen popullore dhe behet pjese e jetes atehere duhet ti vesh emrin qe ka dhe jo diference kulturore. Ne te njejten menyre shqiptaret jane popull i korruptuar, pra kriminel, perderisa sistemi i shendetesise (por edhe i arsimit dhe rendit) jane shume te korruptuara. Shumices se njerezve i duket normale te marre ose te jape leke ne keto poste. Atehere ku arrijme me kete diskutim....?

Arrijme ne piken qe "varet cfare quhet krim". Popujt kane diferencat e veta qe c'ke me te. Jo per te bere nje diskutim racist por ekzistojne natyrisht diferencat ne kulture dhe jete. Nese keto diferenca kthehen ne krim atehere krimi behet normal.

Lajmet qe transmeton Mediaset-i i di fare mire dhe natyrisht ka patur tendenca. Megjithate krimet qe shqiptaret bejne realisht nuk mund te justifikohen me lajmet e televizorit. Shqiptaret jane bere famoze sepse bejne krime. Per pasion ose per biznes kjo pak rendesi ka. Ne kete teme po tregohen raste evidente, kush nga Vlora, kush nga Italia, kush nga Anglia, kush nga SHBA. Dhe megjithate faktet nuk perbejne interes. AriLabi thote mediat genjejne (njesoj sic thone disa qe Shoah nuk ka ndodhur). Arturm thote se popujt jane njesoj. Per sa po diskutojme prej ditesh tashme eshte shume veshtire qe nje popull te pranoje krimin brenda vetes.

Para disa ditesh tek emisioni "Parla con me" kishin ftuar nje polic qe mori pjese ne ndjekjen dhe arrestimin e Bernardo Provenzano-s, i cili kerkohej prej 40 vjetesh. Polici ka shkruar nje liber mbi kete rast dhe spjegoi dicka shume interesante. Ne Sicili mafia eshte fenomen kulturor, mafiozet kane autoritet dhe kur ndodh nje padrejtesi shkojne tek mafiozi per te kerkuar drejtesi dhe jo tek shteti. Qe te zhduket mafia duhet te ndryshoje kultura, te krijohen vende pune etj etj. Me pak fjale i ra rreth e rrotull dhe nuk e tha troc qe sicilianet kane mentalitet kriminal. E njejta gje ndodh edhe ne Napoli, ku femrat shkulin floket kur i arrestojne burrat. Ne disa lagje napoletane policia nuk hyn dot te arrestoje njeri sepse banoret bejne kryengritje. Pra, mos bejme pergjithesime dhe barazi mes popujve, cdo popull ka vecantite e veta. Ju toleroni vrasiet pasionale ose korrupsionin e mjekeve, nje popull tjeter toleron strukturat mafioze. Ama ne te dyja rastet krimi eshte brenda dhe eshte ne zgjedhjen e popujve ta luftojne ose ta justifikojne. Kjo eshte e gjithe historia dhe kot te kapemi tek mediat dhe Mediaset-i.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 13:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

E kupton apo jo qe keto qe mbeshtet ti, pa dashur, jane teza raciste?

Kam degjuar edhe teori te tjera si kjo jotja, qe ne aparence duken te menduara, por qe ne thellesi jane tezat me raciste qe xhirojne neper qarqe te ndryshme sot ne bote. Nje nga keto, psh, eshte ajo qe popujt sa me lart te ngjitesh ne veri aq me te zgjuar jane. Kjo "shpjegohet" me faktin qe sa me ne veri te ngjitesh, aq me shume rriten kerkesat per jeten (ben me ftohte, etj) dhe si rrjedhoje njerezit "detyrohen" te jene me inteligjente. Por kjo eshte teze kryekeput raciste Fajtor, dhe ngjan me "shpjegimin" tend per Siciline.

Fajtor.

Njerezit jane kafshe qe kane nevoje te jetojne ne grup, ne komunitet. Nuk mund te jetojne vecas nje komuniteti ku duhet te bejne pjese. Kjo sepse shume probleme te jetes i "zgjidh" komuniteti. Natyrisht komuniteti ka krijuar struktuat e veta per te zgjidhur nevoja te ndryshme te pjesetareve te vet.

Atehere, duke pare arsyetimin e mesiperm, sicilianet (apo napoletanet etj) kane nevoje per nje "mbrojtje" dhe struktura qe duhet tua ofroje kete mbrojtje eshte (dhe duhet te jete shteti). NQS SHTETI MUNGON I DASHUR FAJTOR ESHTE ME SE HUMANE QE NJEREZIT DO TI DREJTOHEN TE PARIT QE GJEJNE NE RRUGE DHE I OFROJNE KETE SHERBIM. Dhe ne ato rajone te italiase ai qe te ofron kete sherbim, dmth zevendeson shtetin, eshte Mafia. Mafia eshte me e forte se shteti dhe prandaj  "e zevendeson" ate. Ky eshte nje muhabet krejt tjeter nga ai qe ben ti "qe sicilianet duan mafien".

JO MOR FAJTOR, ASNJE NJERI NE BOTE NUK MBESHTETET TEK ILEGALJA NQS DO KISHTE ME KOLLAJ TE MBESHTETEJ TEK LEGALJA. Nuk i Ofrohet legalja, pa i shtrin doren Ilegales.

Nejse po me "lodh" kjo teme dhe me duket se nuk po arrijme asnje rezultat.

Psh.

P.s. Sipas teorise tende o Fajtor ne cfare grupi hyjne gjermanet, kriminele apo jokriminele? Do te te pyesja edhe per shume popuj te tjere qe "here" kane qene kriminele dhe "here" te ndershem por nuk ja vjen ta vazhdojme me.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 14:08
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ah ....... harrova

Po ti vete o Fajtor, cfare je? Kriminel apo i ndershem?

Psh, dhe mundohu te reflektosh mbi tezat qe te servirin (jam i sigurte ne "buona fede-n" tende.

 

P.s. E di si perkthehen ne matematike keto tezat e tua?

A=B B=C => A=C

Por fenomenet shoqerore nuk arsyetohen me llogjike "matematikore".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 14:19
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

UNE U LODHA....NDERSHMERISHT PO FLASE...
ne itali qe ne shqipetaret po i kopjojme jashte mase ne menyre te ekzagjeruar..(.por kjo eshte nje histori tjeter...)qe nuk dine me ca filmash te bejne ,dhe mbeten duke bere filma te shpifur me njerz te shpfiur... me mfioz.. qe keto duke i pare cdo dite te behen nje rutine..e pashmangeshme...CDO NJERI PREJ NESH KA HISTORI I VENE NDERMEND NGJARJE NGA ME TE SHEMTUARAT... POR DOJA TE THEKSOJA ASNJE PREJ NESH NUK BEHET INDIFERENT KETYRE NGJARJEVE... POR LE TE SHPRESOJME ME RRITJEN E E KONOMISE.. DUKE ZBATUAR DHE LIGJE TE FORT TE MOS INDETIFIKOHEMI SI MAFJOZ.. KOT ME KOT-... PASI KEMI NJE TE MIRE QE NUK E BEJME DOTE KULTURE ..per mendimin tim.. kemi ate te mos organizimit... ju faleminderi.. pershendetje te gjitheve...QIELLI IM ESHTE GJITHMON BLU..

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 14:26
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Po anashkaloj diskutimin me arturm. Nuk ka njeri 100% te paster e te ndershem. Edhe une kam bere gjerat e mia. E megjithate duhet cituar ajo qe tha leopardi tek tema tjeter. Racizmi eshte dukuri natyrale qe lind qysh me lindjen e nje komuniteti. Mund te pakesohet dhe te dobesohet nga nje shoqeri multi-etnike, por eshte hipokrizi te thuash nuk kam asnje ndjenje raciste. Sigurisht qe mua s'me pelqen racizmi, por nuk genjehem kollaj nga teorite e barazive mes popujve. Cdo komunitet ka karakteristikat e veta. Shembulli mbi sicialianet dhe napoletanet ka kuptim nese merr per baze sistemin republikan dhe jo ate mafioz. Nese ti thua eshte normale te kesh mafian une e pranoj, per sicilianet eshte normale, por nga pikepamja legale nuk eshte. Dhe krimi ka nje kontekst legal dhe jo vetem social. Per keto aresye napoletanet dhe sicilianet kane tendenca te mbrojne krimin dhe ta fusin ne kulture (ashtu sic neve na duket normale te korruptojme doktoret).

Ajo qe me duket me interesante eshte kjo qe tha AriLabi: "neve nuk jemi te organizuar". Kjo mund te duket pozitive ne aspekt kriminal, por eshte tragjike per shtetin. Nese nuk dime te organizohemi domethene qe nuk dime te bejme as shtet. A thua te jete e pamundur te mesojme te organizohemi pa e shtrire kete aftesi dhe tek krimi domosdoshmerisht?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 16:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Persa i perket korruptimit ne shqiptaret kemi shok veten.Une di tri kater raste kur shqiptaret kane arritur te korruptojne edhe punonjes te Home Office te cilet jane kapur dhe denuar.Vitin e kaluar nje shqiptar korruptoi nje mesuese te gjuhes angleze e cila punonte per H Office.Ata i denoncoi nje i huaj nga Afrika. Te gjithe ata qe behen British Citizen duhet te permbushin disa terms & condition.Nje nga ato eshte te flasin dhe te shkruajne gjuhen angleze te nivelit te trete elementar. Kete duhet ta vertetojne me nje dokument nga nje kolegj ose te bejne nje provim.Pikerisht mesuesja e korruptuar per nje dokument te leshuar merrte se bashku me korruptuesin 700 paunds.Por krimi ketu i ka te shkurtera kembet.Mijra cecen besoj se nuk do te arrijne te marrin nje pasaporte britanike.Provimet tani behen prane zyrave te H Office.
Thuhet se mafia eshte krijuar ne Kalabri dhe me vone u cvendos ne Sicili e Napoli me kamorren e ndregaten.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2007 22:12
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Akoma me mafian ju??????????
Mafia shqipetare para 8 vjetesh donte te rrembente victoria bekam dhe femijen e saj ,na cane trapin mediat per nje jave te tere, shqipetaret keshtu e shqipetaret ashtu, dyqind artikuj mbi mafian shqipetare,ne fund fare na doli qe e gjith historia ishte kot fare e montuar nga gazeta e Murdokut.Para nje viti perseri na cane menderen gazetat britanike per nje muaj rresht flisnin per nje operacion te madh te policise britanike dhe goditjes te madhe qe ju dha mafias shqipetare si rezultat.Ne nje zone te Shefild arrestuan disa prostituta shqipetare dhe disa tutor,para disa ditesh te gjithe kane dale nga burgu,dhe gjykatesi i ceshtjes tha qe policise duhet ti vij turp qe ben gam gam kot , u denuan vetem me pune komunitare prostituat sepse i kapte ligji i fitimit nga profesion jo i ligjshem,nje arrestim i cili nuk vihet gati kurre ne fuqi ne kete shtet,prostitutat ne angli nuk arrestohen kurre ,vetem se polici ka te drejte ta arrestoje.Ata mafiozet,tutoret doli ne fund qe asnje nga ato vajzat nuk ishte e detyruar te punonte si prostitute dhe ata u denuan se i kapte ligji i emigracionit.

Sic THA ATEHERE AI QORRI,MINISTRI I BRENDSHEM BRITANIK MBAS KETIJ OPERACIONI NE MEDIA,

DUHET TA DINE MIRE BARONET E SKLLAVERISE MODERNE, QE NE BRITANI NE DO TI GODASIM FORTE.keshtu tha ai miku,dhe vuuuuuuuuuuu mediat duke bere krahasime midis skllaverimit te bere nga kolonizatoret dhe skllaverimit te punojsve te seksit nga ana e shqipetareve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Prill 2007 12:34
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Grupet mafioze shqiptare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.