Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Si kan harruar Veken
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha KOTA_97
jo halle e drejt per drejt... eshte kushurira e pare e tim eti.. po halle me bie


lale ku eshte kenga dhe kush e kendon..

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 03:40
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Po ju trgoje nje ngjarje reale e me emra te vertete.
Jam ndodhur ne nje gjyq ne Vlore ne vitin 1975.Aty gjykatesi me shtrig qe kishte Vlora,i quajtur Gaqo Sheshi denoi me 15 vjet heqje lirie me nenin 55 Faik Lamaj nga fshati Treblove.Pse do te thoni ju?
Ai kish qene ne nje dasem ne Lushnje dhe kishte ngritur nje dolli per deshmoret e ballit Kombetar,por dikush e kish spiunuar dhe ai e hengri.
Dasma ishte ne shtepine e nje kulaku dhe gjithe dasmoret ishin kulak.Kush ishte spiuni?Pra ishte nje kulak edhe ai.
Besoj me kuptoni.Mos u zini bese shume fjaleve qe thone @kulaket@



mosssssssss,thoshin qe ata qe shkonin ne gjyqe ne kohen e Vekes ishin deshmimtare :p mosss valle ???????
IQVLORA mos me zhgenje te lutem...

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 03:42
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

ypso... kliko atje te linku ku kam thene.. eshte nga mezi kenga

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 05:13
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha ypsiloni


mosssssssss,thoshin qe ata qe shkonin ne gjyqe ne kohen e Vekes ishin deshmimtare :p mosss valle ???????
IQVLORA mos me zhgenje te lutem...





ypsyloni gjer tani nuk kam qene deshmitar ose i paditur ndonjehere,por per te kaluar kohen shume te papune shkonin dhe degjonin ndonje gjyq ,i cili behej me dyer te hapura.Keshtu edhe une i dashur ypsylono me cuan kembet tek gjykata vetem sa per te kaluar kohen.Po te them se kisha lene punen per arsye sepse do te shkoja te kryeja sherbimin ushtarak.Keto qe deklaroj i them me nderin qe ka nje burre i moshes sime,sepse tani burra nuk ka me por meshkuj.Thellohu pak se ku qelloj une,mos ja fut nga barku thote arilabi.Jam ruajtur si djalli nga vetetima nga pislleqe te tilla,prandaj e kam koken larte ne shoqeri e miqesi.Nqse te vjen keq per ndonje qe kerkon te hedhi balte mbi njerezit me te cilet ne shqiptaret krenohemi,vertet po me zhgenjen ypsilono.Degjoi mire kemboret per ke bien!
Po ke deshire mund t'i prezantohemi njeri tjetrit me emrat tane real dhe je i lire te pyesesh per mua ke te duash.
Ato qe kam shkruar ,pra jane realitet dhe nje rastesi per mua,te cilen nuk do ta harroj kurre.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 16:46
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA




ypsyloni gjer tani nuk kam qene deshmitar ose i paditur ndonjehere,por per te kaluar kohen shume te papune shkonin dhe degjonin ndonje gjyq ,i cili behej me dyer te hapura.Keshtu edhe une i dashur ypsylono me cuan kembet tek gjykata vetem sa per te kaluar kohen.Po te them se kisha lene punen per arsye sepse do te shkoja te kryeja sherbimin ushtarak.Keto qe deklaroj i them me nderin qe ka nje burre i moshes sime,sepse tani burra nuk ka me por meshkuj.Thellohu pak se ku qelloj une,mos ja fut nga barku thote arilabi.Jam ruajtur si djalli nga vetetima nga pislleqe te tilla,prandaj e kam koken larte ne shoqeri e miqesi.Nqse te vjen keq per ndonje qe kerkon te hedhi balte mbi njerezit me te cilet ne shqiptaret krenohemi,vertet po me zhgenjen ypsilono.Degjoi mire kemboret per ke bien!
Po ke deshire mund t'i prezantohemi njeri tjetrit me emrat tane real dhe je i lire te pyesesh per mua ke te duash.
Ato qe kam shkruar ,pra jane realitet dhe nje rastesi per mua,te cilen nuk do ta harroj kurre.



IQVlora mos u merzit se un nje pyetje bera,po qe se je merzitur na fal,jo per gje po je imadh dhe kot nuk thon ( plakut po*** mos ja degjo po fjalen degjoja) shendet,,,Kota do ta shikoj prap ,flm

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 17:38
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

Nuk mendoj qe duhet te na japesh shpjegime per veprimet e tua. Jam i bindur, me sa te njof virtualisht, qe cfaredo ke bere dhe ku do e ke bere eshtre bere me ndergjegje te plote dhe e arsyetuar mire prej teje.

Psh dhe respekte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 21:21
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Faleminderit arti dhe Ypsyloni!Me ka karakterizuar gjithmone ndershmeria ne jeten time dhe keshtu do te vdes.Gjer me sot nuk i kam borxh(nuk eshte fjala per pare) askujt.Prekem shume kur dikush me "akuzon"padrejtesisht.Patjeter qe ju kerkoni ta ngacmoni plakun,i cili zemren e ka te mbushur me dashuri per ju djemte dhe vajzat shqipetare.

Respekt per djemte tane te mrekullueshem!
Ju perqafoj te dyve!
IQVlora

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Prill 2007 20:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Në 1993-in, eshtrat e tij u gjetën pa kafkën në periferi të
Beratit, njeriu që bëri krimin dëshmon: "Kisha urdhër"

Diku në rrethinat e Beratit, në verën e vitit 1993, një grup familjarësh arritën të gjejnë vendndodhjen e një varri të përbashkët, ku në korrikun e vitit 1945, ishin pushkatuar dhe groposur pesë kundërshtarë të komunizmit. Mbasi u gjendë vendndodhja e varrit të humbur për gjysëm shekulli, filluan gërmimet dhe eshtrat e të pestëve filluan të konturohen pak e nga pak. Por, tek pesë skeletet e gjetura mungonin krejtësisht kafkat e kokës.

Të nesërmen e asaj dite, nga gërmimet e tjera, rreth gropës së madhe, disa metra larg saj u gjetën dhe kafkat që mungonin nga skeletet. Kush ishin ata të pestë dhe pse ishin pushkatuar? Përse eshtrat e trupave gjendeshin në një gropë të përbashkët dhe kokat e tyre të prera më tej? Pas ekzaminimeve të bëra, nga të afërmit u zbulua se midis tyre ishte dhe Abaz Omari. Ky ish avokat i njohur, ishte nipi i numrit Një të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës (djali i vajzës së xhaxhait) dhe katër të tjerët shokë dhe bashkpuntorë të tij.

Kush ishte Abaz Omari?

Abaz Omari kishte lindur në qytetin e Gjirokstrës në vitin 1906 dhe fëmijria e tij kishte kaluar tek shtëpia e Hoxhatëve, pranë gjy@#%$ të tij Hysen Hoxhës. Në këtë shtëpi të madhe Abazi i vogël luante me shokun dhe kushëririn e tij Enver Hoxhën që ishte vetëm dy vjet më i vogël nga ai. Ai në fillim shkoi në shkollë aty në qytetin e lindjes së bashku me Enverin, për të vazhduar më tej mësimet në Leçe të Italisë. Pas kthimit nga Italia, Abazi dërgohet nga familja për të vazhduar mësimet në Liceun Francez të Korçës dhe pasi e mbaron shkëlqyeshëm atë, fiton një të drejtë studimi për në Paris dhe Grenobël të Francës. Abazi pasi u diplomua në shkencat Juridike në Montpelje në vitin 1939, kthehet në Paris ku studjoi dhe mori leksione në një kurs të gjatë për Histori Arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura të këtij qyteti. Gjatë atyre viteve të qëndrimit në Paris, Abazit i erdhi në dhomën ku banonte, kushëriri i tij Enver Hoxha i cili kishte qenë për studime në Montpelje. Abazi me Enverin përveç shkollës fillore në Gjirokastër, kishin studjuar bashkë dhe në Korçë në Liceun Francez. Arsyeja e vajtjes së Enverit për tek Abazi në Paris, ishte sepse në Montpelje ku kishte studjuar për gjashtë muaj, qeveria shqiptare ja kishte prerë bursën pasi ai nuk kishte mundur të shlyente dot asnjë provim. Abazi e mbajti Enverin për disa muaj në dhomën e tij, ku të dy jetonin vetëm me kursimet që ai kishte lënë mënjanë gjatë atyre viteve që studjonte në Paris. Lidhur me këtë gjë në kujtimet e tija vite më vonë Enver Hoxha do të shkruante:"…Pasi kishim ngelur në një gjendje të vajtueshme bashkë me kushëririn tim Abaz Omarin, shkonim në restorante kineze të Parisit dhe hanim vetëm pilaf." Duke parë gjendjen e keqe financiare në të cilën kishte ngelur Enveri pas prerjes së bursës, Abazi për ta ndihmuar sadopak, ndërhyri tek Eqerem Libohova, (Ambasadori i Mbretërisë shqiptare në Francë) që ishte miku i ngushtë i Bahri Omarit. Ambasadori shqiptar Libohova e rregulloi studentin gjirokastrit Enver Hoxhën, që të fillonte punë si sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel. Konsulli që ishte një milioner hebre-belg, e mbajti Enverin për disa muaj në punë dhe më pas e përzuri. Pas kësaj Enveri i ngelur pa asnjë mjet jetese në gjendje të mjerueshme, si ngeli gjë tjetër veçse të kthehej në Shqipëri.


eri në Fier për të eleminuar Abazin

Në vitin 1939 pasi Abaz Omari përfundoi studimet dhe u diplomua në Francë, u kthye në Shqipëri ku filloi punë si Jurist në Ministrinë e Financave. Pasi punoi për disa muaj në Tiranë, ai u kthye në qytetin e Fierit ku ishte vendosur familja e tij pas shpërnguljes nga Gjirokastëra. Me të vendosur në këtë qytet, Abazi u lidhë me disa nga intelektualët e njohur antifashistë që kishin filluar të grupoheshin. Lidhur me këtë Veli Frashëri përkthyesi (anglishtes) i Mithat Frashërit në kujtimet e tija dëshmon:"Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier, ne formuam grupin e rezistencës kundër pushtuesëve italianë që në vitin 1939. Në këtë grup, përveç Abazit bënin pjesë dhe Myzafer Trebeshina, Tefik Cfiri e ndonjë tjetër. Grupimi ynë i rezistencës kishte ide dhe program social-demokrat dhe më vonë ne u bashkuam me grupin e Vlorës që drejtohej nga Skënder Muço". Pas formimit të Grupit të Rezistencës në qytetin e Fierit, me iniciativën direkte të Abazit u krijua çeta e parë antifashiste e Mallakastrës e përbërë prej 7-8 vetësh. Veli Frashëri, Abaz Omari dhe Nexhat Peshkëpia, (burri i motrës së Abazit) në vitin 1942 u lidhën dhe me Skënder Muçon në Vlorë dhe formuan një grupim social-demokrat që një vit më vonë në 1943-in arritën ta kristalizonin si parti. Asokohe ata nxorrën në Fier dhe numrat e parë të gazetës së tyre "Zëri i Lirisë" të cilën e drejtonte intelektualja e njohur Musine Kokalari (ishte lauruar në Romë për Filozofi) ku shkruanin Prof. Jusuf Luzaj, Abaz Omari, Skënder Muço etj. Në shtatorin e vitit 1943, Enver Hoxha u nis për në qytetin e Vlorës. Qëllimi i atij udhëtimi sipas kujtimeve të mëvonëshme të Hoxhës, ishte "likujdimi i grupit franksionist të Xhepit e Qorrit" Anastas Lulës dhe Sadik Premtes në qarkorin e partisë së Vlorës. Gjatë atij udhëtimi për në Vlorë, Enver Hoxha qëndroi disa ditë në qytetin e Fierit duke u strehuar në shtëpinë e Llaz Sukut. Gjatë atyre ditëve në shtëpinë e Sukut, Enver Hoxha u informua rregullisht për të gjithë veprimtarinë e Abaz Omarit dhe grupimit social-demokrat që vepronte në atë qytet.

Dëshmitarë të asaj kohe pretendojnë se atëhere ka pasur dhe një plan të inicuar nga Enver Hoxha për eleminimin e Abaz Omarit. Lidhur me këtë gjë, Mërkur Omari vëllai i Abazit (partizan, ish ekonomist i lartë i internuar për vite në fshatrat e Lushnjes) dëshmon: Në shtëpinë e Llaz Sukut ku ishte strehuar, Enveri thërriti Rakip Kryeziun një gjirokastrit shumë i varfër që ishte komandant i Njesiteve Guerile të Fierit, të cilit i parashtroi planin e eleminimit të Abazit duke i thënë se ajo ishte "porosi e udhëheqjes së partisë". Në mbremjen e asaj dite teksa po rrija para shtëpisë më thërriti Rakip Kryeziu dhe më tha që të shkoja në shtëpinë e tij se do të më jepte një porosi për Abazin. Unë pa dyshuar e ndoqa prapa dhe kur shkuam në dhomën e tij, ai së bashku me një tjetër që ishte aty, më thanë që atë darkë ta lija portën e shtëpisë të hapur pa çelës, pasi ata do vinin për ta marrë Abazin për një problem që kishin. "Të japim fjalën e komunistit se Abazit nuk i bëjmë asgjë", më thanë ata. Unë kisha ngelur i shtangur dhe nuk pranoja, kurse Rakipi më kërcënonte me një revole që kishte në dorë dhe më thoshte se po ta bisedoja me njeri atë gjë, isha i dënuar me vdekje. Unë portën nul e lashë të hapur dhe nga frika atë natë nuk i thashë gjë Abazit. Të nesërmen i tregova gjithshka dhe ai mori masa për tu mbrojtur. Pas tre ditësh ata e kuptuan se unë i kisha treguar Abazit dhe na dërguan fjalë se ishim të dënuar nga partia me vdekje të dy. Pas dështimit të këtij plani, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Abazit, Enver Hoxha mori masa që gjithshka të mbetej e fshehtë. I vetmi njeri që mund ta dekonspironte atë aksion ishte Rakip Kryeziu, i cili ato ditë u rrethua në një shtëpi në periferi të Fierit nga forcat balliste të Bajrush Kosovës dhe u vra prej tyre si shkak për aksionin e rrëmbimit të Abazit."


Enver, incidenti në shtëpinë e Omarit

Në kohën që Enveri qëndroi në Fier për të eleminuar Abazin, lidhjet me të i kishte ndërpreë që pas ardhjes nga Franca. Në fakt për herë të fundit ata ishin takuar në Tiranë në shtëpinë e Bahri Omarit aty nga fundi i viti 1941.Lidhur me këtë takim në librin e tij "Kur hidheshin themelet" Enver Hoxha dëshmon:" Jam zënë keq njëherë me Abaz Omarin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por dhe i yni sepse xhaxhai im Hysen Hoxha e kishte nip (djalin e vajzës) Njiheshim që fëmijë, kur ishim të rinj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Edhe ai kishte bërë Liceun e Korçës dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të jatit. Më vonë ai mori një grua me prikë (pasuri) të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë e mori diplomën në Drejtësi dhe erdhi e u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, sa një ditë pas pushimit e gjeta tek motra ime Fahrija. U puthëm e u ngalasëm dhe e urova e pas bisedave të zakonëshme filluam ato politike. Mbaja mënd se dikur Abazi shfaqej si antifeudal demokrat i majtë. Por ç` të shihja, kur fola për luftën, për domosdoshmërinë e saj, na doli se Abazi nga i majtë na ishte bërë i djathtë, nga demokrat na ishte bërë një mbrojtës i madh i të pasurve, me një fjalë kishte ndërruar lëkurën. U grindëm e kushedi se si do të kishte mbaruar grindja, po të mos kishte ndërhyrë në mes motra ime Fahrija. Më nuk e pashë këtë njeri që u bë një qen zinxhiri i Ali Beut (Këlcyrës) e u bë ballist e bashkpuntor i gjermanëve". Por sot pas kaq vitesh njerëz të afërt të Enver Hoxhës japin version tjetër nga ai episod që shkruan ai. Këtë gjë e konfirmon dhe Mërkuri vëllai i Abazit. Në atë darkë Bahriu kishte ftuar dhe Nexhat Peshkëpinë dhe Abazin. Gjatë darkës Enveri filloi të bënte propagandë komuniste dhe ende pa mbaruar fjalën, Abazi i kthehet atij:" Si s` të vjen zor që flet në këtë mënyrë, ti je përzier më një grup aventurierësh antishqiptarë e vagabondë, që kudo që shkoni bëni propagandë bolshevike". I prekur rëndë nga fjalęët e Abazit, Enveri nxehet keq dhe i` a kthen:" Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t`iua presim kokën ju mutistëve". Fjalët që tha Enveri i shoqëroi dhe me xheste të duarëve. Pas kësaj, Abazi mori një pjatë dhe qëlloi drejt Enverit i cili largoi kokën dhe pjata u thye në mur. Darka u prish dhe Nexhat Peshkëpia e mori me vete Enverin në shtëpinë e tij për të mbyllur sherrin. Ky ishte dhe takimi i fundit që patën dy kushërinjtë, të cilët ndonëse ishin rritër në një shtëpi, kishin mësuar në të njejtat shkolla, kishin ndjekur drejtime të ndryshme në jetë.


Enveri: Ekzekutoheni

Në fillimin e vitit 1944, Abazi vjen në Tiranë dhe në një takim që Balli Kombëtar bëri me intelektualët e Tiranës në Kinema "Kosova" , pas Abaz Ermenjit e mori fjalën dhe ai ku midis të tjerave tha:"Nëse komunizmi vjen në vatrat tona, meritë e tij do të jetë mjerimi dhe për popullin uria. Njerzit do të vihen në rresht për një copë bukë. Kam jetuar shumë vjet në Francë. Atje librat për komunizmin mbeten rrugëve se nuk i lexon njeri. Këtu njerzit të gënjyer nga disa aventurierë po përkrahin komunistët. Ata do të kujtojnë Siberinë ruse me kampet e përqëndrimit që do hapin" Në vjeshtën e 1944-ës kur komunistët ishin afër triumfit, shumë nacionalistë u grupuan në Shijak për tu larguar me anë te detit nga Shqipëria. Në një takim të madh që u mbajt atje, Abazi ju bëri thirrje atyre që të mos largoheshin, por ta vazhdonin luftën deri në fund. Pak ditë pas atij takimi Omari arrestohet nga partizanët në Shijak së bashku me shokun e tij Qazim Shehun të cilët i sjellin në Tiranë në një shtëpi që ishte kthyer si burg pranë rrugës "Qemal Stafa". Pasi u mbajt për tre muaj aty, Abazi u dërgua në Berat për të dalë në gjygj. Një muaj pas arrestimit, motra e tij Ferro, (gruaja e Nexhat Peshkëpisë) bashkë me vëllanë e vogël Mërkurin, shkuan dhe trokitën në shtëpinë ë Enver Hoxhës (vila e Shefqet Vërlacit) i cili pasi u lajmërua në telefon i ftoi të hynin brenda. Pasi ata hynë në shtëpi, Enveri që po hante bukë i priti shumë ftohtë. Ferro me Mërkurin duke parë atë situatë nuk e hapën fare muhabetin e Abazit. Enveri rëndë rëndë ju drejtua Mërkurit:"Hë mor ballist, si i ke punët sikur ta kam lexuar emrin në gazetë?" Mërkuri ngeli i habitur e nuk dinte se ti përgjigjej (në fakt Mërkuri kishte qenë partizan). Në atë kohë në shtëpi hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të pa i përshëndetur dy kushërinjtë. Pas disa ditësh Ferro shkoi dhe njëherë tek shtëpia Enverit i cili ja preu shkurt:"Abazin ne do ta dënojmë, se nesër mund të vritet djali yt". Ferro u largua nga ajo shtëpi pa e kuptuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve fatale që i tha kushëriri i saj dhe njëkohësisht Kryetari i shtetit Shqiptar, i cili i kishte arrestuar vëllanë dhe priste ta ekzekutonte.

Sipas fjalës që i tha kushërirës Ferros, për vëllanë e saj, më 7 korrik 1945 gjashtë muaj më vonë, Enver Hoxha do e mbante "premtimin". Në një radiogram, dërguar Gjykatës Ushtarake të Korpusit të IV-të në Berat ai shkruante:" Në përgjigjie të shkresës suaj nr.140. dt.7.VI.1945 aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë. Na lajmëroni datën e ekzekutimit". Komandanti i Përgjithshëm Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Pas pak ditësh ajo Gjykatë Ushtarake me Prokuror M.Bllaci. e gjygjtar M. Karafili, F. Bedeni e N. Lekdushi, sipas porosisë së Komandantit zbatuan detyrën. Pas pushkatimit një dorë e stërvitur (K.D. nga Kallarati i Vlorës) me një sëpatë të rëndë ju preu kokat duke i groposur në një gropë të veçantë pak më larg trupave. Vetëm 48 vjet më vonë ai njeri do të pohonte :" Kisha urdhër, po të mos j`ua prisja unë, bashkë me kokat e tyre do shkonte dhe e imja".

---------------------------------------------

Ehhh si iknin ato koka , priteshin si te ishin bageti?///

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Prill 2007 15:23
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:48 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Si kan harruar Veken

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.