Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Animal
Writer i 1 story pa fund

Regjistruar: 03/09/2005
Vendbanimi: ne shkelqimin e syve te saj...
Mesazhe: 428

Re: Djali i Dulles ka te mesmen

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola
Dikush plasi dicka qe nuk kishte te bente fare me temen;”"Nëse do të dish mendimin tim për Fatos Nanon është ky. Ne te vërtetë unë do të desha që vendin tim ta perfaqesonte një personalitet i tipit te Fatos Nanos, me kulturëëëëëëëëë, diplomat, politikan, ekonomist, njohes i disa gjuhëve te huaja. Mik personal edhe i disa personaliteteve te huaja, njeri i dëgjuar nga audiencat e huaja."
Ishte M, e diplomuara e filizofise qe me rast dhe pa rast na i "ndricon" mendjen me fjale te mencura nga te popullit grek.
Pasi nuk bera aspak humor duke thene se , "A do të ndjeheni fajtore ne se dikush do të vdiste për shkakun e te qeshurave nga ato që juve keni shkruar” pyeta ne se mundej te argumentonte ate c’fare kishte pretenduar. Pas shume insistimeve te mija erdhi argument, se i “shumendrituri” ka mbaruar per ekonomi politike.
C’fare……? Ekonomi politike….?
Pra njerez shihet qarte se po behen perpjekje per te ricikluar Djalin e Dulles ne politike dhe ka llafe se duan ta na i bejne edhe president.
I mire i keq-deklaroi Nano ne Zvicer-Enveri eshte babai yne.
Djali njesoj si Dulla, jo vetem ne ideale por edhe ne diploma, qe te dy me te mesme.
Ekonomi politike o njerez do te thote shkolle e mesme,. Si bicimi i diplomave te Gramoz Rucit i thone kesaj fjale. Ekonomi politike do te thote nje zero me xhufke. Domemethene as ekonomi as politike, as mish dhe as peshk. As ekonomist dhe as politikane, por vecse nje papagall. Ato c’ka beheshin ne ate dege te ekonomikut (ekonomise politike) mesoheshin ne Shqiperi qysh nga kopshti me dreke dhe deri ne shkollen e mesme.
Dhe jo vetem kaq o njerez por po te beje nje udhetim me autobus nga Saranda ne Tropoje dhe te lexoje parrullat per Partine, Enverin, marksizem-leninizmin nuk kishe nevoje te lexoje as librat e ekonomise politike. Ate lende e kishe te marre dhe me note te mire biles.
C’fare…..? Ekonomi politike…..? Hahahahaha...
Petrit Kola

mencura nga te popullit grek


mos mos me fol ti ore....po ai tjetri doktor oborri!
qe i mbante oturakun enverit...aman mos me hap barkun..
po dhe politikan dhe ekonomist ore djale...se pser politik shikoje nanon dhe shiko te tjeret..
po nejse ato jane bindje personale dhe ju qe kthyet shqiperine 20 prapa vetem me dru merrni vesh se ashtu ju rriti enveri....
nejse e leme se dolem jashte teme....

per mua veme plloshtanin president...

__________________
para se gjithash perpiqu te jesh njeri....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2006 07:48
Animal nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Animal Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Animal (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Animal Shto Animal nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Animal nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Re: Re: Djali i Dulles ka te mesmen

Citim:
Po citoj ato që tha Animal
mencura nga te popullit grek


mos mos me fol ti ore....po ai tjetri doktor oborri!
qe i mbante oturakun enverit...aman mos me hap barkun..
po dhe politikan dhe ekonomist ore djale...se pser politik shikoje nanon dhe shiko te tjeret..
po nejse ato jane bindje personale dhe ju qe kthyet shqiperine 20 prapa vetem me dru merrni vesh se ashtu ju rriti enveri....
nejse e leme se dolem jashte teme....

per mua veme plloshtanin president...



...dhe une jam per Ploshtanin President. Do ta beje 100 mije here se kromat qe, sepse Plloshtani eshte njeri me karakter.
Sa per ate tjetrin, doktorin shiko postimet e mija tek ky forum ose tek http://vertet.blogspot.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2006 23:05
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

re

o petrit po lexoja ca emra per president po me acaronin nervat .. o nuk kan iden e politikes o nuk e di ...por sot per sot duhet te jet ismail kadre

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2006 13:19
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

O Labi, Keputi nje te lexuar kesaj...

“Korani i Myzeqesë“- “fshesari” televiziv i Ismail Kadaresë

Friday, 17 November 2006

Nga Kastriot Myftaraj - Është një anekdotë se njëherë Sulltani i Turqisë shkoi për vizitë në një vend europian, ku porsa ishte ndërtuar nevojtorja-ja allafrënga me shkarkues uji. Pasi sulltani e përdori nevojtoren-në i zoti i shtëpisë filloi t’ ia lavdëronte shumë këtë shpikje dhe e pyeti sulltanin se ç’ përshtypje i kishte bërë.Sulltani, duke dashur të lartësonte vendin e vet i tha se kjo shpikje ishte shumë mbrësëlënëse, por nuk ishte gjë para asaj që ishte bërë në Turqi, ku vërtet në nevojtore allaturka nuk kishte shkarkues uji, por atje kishte një mekanizëm që ta fshinte prapanicën pasi kishe mbaruar punë. Mbreti europian u habit shumë nga kjo shpikje saqë pas disa kohësh njoftoi se sulltanin se do t’ i kthente vizitën. Atëherë ky i fundit urdhëroi që të ndërtohet një nevojtore allaturka e posaçme, ku brenda kanalit, në anë të birës kishte një platformë të posaçme të vogël, ku rrinte një shërbëtor me një fshesë të posaçme në dorë që kishte detyrë që porsa të merrte shenjën ta fshinte prapanicën e njeriut që po kryente nevojën. Mikut europian i thanë se pasi të kryente nevojën dhe të donte të shërbehej me fshirjen e prapanicës, ai duhej të tërhiqte lehtë një zinxhir të ngjashëm me atë të shkarkuesit të ujit dhe atëherë mekanizmi i fshirjes do të vihej në punë. Zinxhiri në fakt qe i lidhur pas këmbës së shërbëtorit që rrinte poshtë dhe ishte vënë që ta sinjalizonte këtë të fundit se duhej të bënte punën e vet. Miku europian pasi urinoi bëri siç i thanë, pra tërhoqi zinxhirin, duke pritur gjithë kuriozitet se çfarë do të ndodhte. Atëherë shërbëtori ngriti fshesën e posaçme dhe i bëri një të fshirë të mirë prapanicës së tij. Kjo e habiti aq shumë mbretin e huaj sa zgjati fytyrën në qenef, siç i thonë turqisht, që të shikonte poshtë se çfarë ishte ky mekanizëm kaq i çuditshëm. Por shërbëtori që rrinte poshtë në errësirë, e mori fytyrën për prapanicë dhe kujtoi se mysafiri i lartë donte të shërbehej përsëri, prandaj i hoqi dhe një goxha të fshirë në fytyrë me fshesën që këtë herë qe e përlyer, duke ia bërë fytyrën për “ibret“, siç i thonë në turqisht. Kjo anekdotë m’u kujtua kur pash një debat televiziv për Ismail Kadarenë në një emision ku nga emri supozohet që të bëhet “opinion-bërje“, por që është shndërruar në altari i Shën Ismail Kadaresë. Drejtuesi i këtij emisioni prej kohësh ka marrë përsipër që të bëjë në favor të Ismail Kadaresë punën që sulltani i kishte ngarkuar shërbëtorit të vet në raport me mbretin europian që i kishte ardhur mik. Është qesharake ta dëgjosh drejtuesin e emisionit kur e pyeste para disa javësh ish-drejtorin e SHISH Fatos Klosi se a ka pasur Sigurimi i Shtetit një dosje survejimi për Ismail Kadarenë, kur “fshesari“ televiziv e dinte mirë se Fatos Klosi e dinte që “fshesari“ televiziv ka një dosje spiuni me pseudonimin “Korani i Myzeqesë” (pseudonim që vjen me sa duket ngaqë ndonjë shef Sigurimi me shpirt poetik do të jetë frymëzuar nga fakti që djaloshi me origjinë nga bregu i Liqenit të Pogradecit ku rritej korani i famshëm, por që peripecitë e luftës së klasave e patën bërë të lindte në Myzeqe). Ismail Kadareja duhet ta kuptojë se ky lloj pastrimi i bërë nga një “fshesar televiziv“ me këtë të shkuar vetëm sa e përlyen më tepër. Në emisionin e fundit të “fshesarit televiziv“ të Ismail Kadaresë ku debatohej për Ismail Kadarenë, “fshesari” televiziv, i cili kishte thirrur për ndihmë dhe dy “fshesarë” të tjerë të llojit të vet, e përlyen më keq se çdo herë tjetër Kadarenë, që me siguri kishte afruar fytyrën në ekran të shikonte se si funksiononte mekanizmi i çuditshëm i pastrimit që i kishte premtuar “Korani i Myzeqesë”. “Fshesari” më i zellshëm në këtë emision u tregua ish-bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Masoviku”, por edhe “Ushtari”, i cili tashmë paraqitet si ithtar i madh i Alcide De Gasperit. Duke treguar zell të madh në përdorimin e “fshesës” ai, mori përsipër ta mbrojë Kadarenë edhe për ato gjëra për të cilat ai nuk e merr mundimin vetë që mbrohet, pra se me idenë e qendresës në veprën e vet ka letrarizuar, me alegori historike, idenë e Enver Hoxhës të Shqipërisë komuniste si “kështjellë e revolucionit proletar“ dhe “shkëmb graniti i marksizëm-leninizmit“ në mes të oqeanit të tërbuar imperialisto-revizionist. “Masoviku” u shpreh se Kadare duke paraqitur këtë ide në fakt ka menduar integrimin, për të cilin ne po flasim sot. Hë më i lumtë operativit të “Masovikut” se burrë të zgjuar ka peshkuar. Sipas kësaj logjike edhe Enver Hoxha, fjalimet e të cilit ka letrarizuar në këtë rast Kadareja, del si pararendës i procesit të integrimit euroatlantik të Shqipërisë, në Bashkimin Europian dhe në NATO! “Masoviku” kur foli për Janulla Rapin përdori një logjikë që po të zbatohet edhe për Ismail Kadarenë jep konkluzione shumë kompromentuese për këtë të fundit. “Masoviku” u shpreh se shpjegimi që dha Janulla Rapi se pas kthimit nga internimi ajo u emërua shitëse në rrugën e ambasadave në Tiranë me ndërhyrjen e dy shoqeve të saj, nuk besohet as nga fëmijët, duke aluduar se ky emërim mund të bëhej vetëm nëse ajo ishte bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit. Interesante do të ishte nëse zbatohet kjo logjikë e “Masovikut” mbi disa episode të errëta të jetës së Kadaresë. Kështu, Kadare e ka pranuar në një emision të hershëm të “Koranit të Myzeqesë” se ai në kohën kur ka qenë nxënës në Gjirokastër ka qenë arrestuar një herë nga policia për falsifikim monedhash në bashkëpunim. Kadare e quajti këtë çështje “marrëzi të rinisë”, por e vërteta është se kjo çështje bëri që Kadarenë mos ta çonin me studime të larta në Moskë, në vitin 1953 kur mbaroi shkollën e mesme, siç e meritonte ngaqë ishte shquar duke shkruar poezi shumë të ndjera për vdekjen e Stalinit. Kjo ndodhi se ishte një orientim nga Moska që nga vendet e tjera mos të silleshin në Rusi si studentë njerëz me precedentë penalë. Dhe vërtet që Kadare nuk bëri burg për falsifikimin e monedhave si shoku i tij i ngushtë, pasi për të ndërhyri Liri Belishova, por dihej se ai qe fajtor. Kështu Kadarenë e çuan për studimet e larta në Tiranë. Por megjithatë në vitin 1958 Kadare u çua për studime pasuniversitare në Moskë, në Institutin shumë të pëlqyer “Gorki” ku specializoheshin shkrimtarët. Çfarë ndodhi që u shkel rregulli? Kjo shpjegohet vetëm me gëlltitjen e “lugës së çorbës së prishur” për llogari të “kuzhinës sekrete” të Tiranës dhe Moskës. E vërteta doli indirekt kur në një emision televiziv francez për jetën e Kadaresë që u emetua dhe në TV Klan u panë pamje filmike të jetës së Kadaresë në Moskë të regjistruara me një kamera televizive që ky i fundit e pati blerë kur qe student në Moskë. Kadare tha se këtë kamera e pati blerë me honorarin e librit me poezi që iu botua në Bashkimin Sovjetik. Ky është një shpjegim qesharak se libri i Kadaresë u botua në vitin 1960, vit kur ai u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe logjikisht honorari jepet pas botimit. Duke qenë se pamjet filmike që u paraqitën ishin të periudhës së thuajse gjithë jetës studentore nënkuptohet që Kadare u pajis me kamera me të shkuar në Bashkimin Sovjetik. Ku i gjeti Kadare paratë për të blerë kamera televizive, kur në vendet komuniste këto gjëra ishin sende superluksi dhe qenë të rralla dhe shumë të shtrenjta, edhe për pagën e një qytetari rus të mesëm dhe jo për bursën e një studenti? Një njeri që në atë kohë ka studiuar për pilot në Rusi dhe që është mbrojtës i Kadaresë, e pranon me sinqeritet se edhe ai me bursën e studentit ushtarak për pilot që ishte shumë më e lartë se e të tjerëve, nuk ishte në gjendje që të blinte një kamera televizive. Pastaj çështja është se në vendet komuniste kamera televizive, edhe kur ishte në shitje në dyqan nuk i jepej kujtdo pasi shihej si një mjet që mund të përdorej për spiunazh, prandaj për ta blerë atë duhej të pajiseshe me leje të posaçme dhe kuptohej se kush i jepte këto leje, KGB-ja. Sigurisht për një student të huaj shqiptar kjo bëhej nëse ai i ishte rekomanduar nga shërbimi sekret shqiptar për punë të ndryshme. Atëherë në Bashkimin Sovjetik studentët që kishin kamera televizive, veçanërisht të huajt shiheshin si njerëz të KGB-së pasi detyra e tyre ishte të regjistronin jetën e kolegëve të tyre sovjetikë dhe të huaj për t’ ia vënë në dispozicion KGB-së për të gjetur atje atë që në gjuhën e saj quhej “material komprometues”. A mund të na shpjegojë “Masoviku” se kur Ismail Kadare pretendon se për romanin “Dimri i vetmisë së madhe” në 1973 u sulmua nga ministri i brendshëm (shefi i Sigurimit të Shtetit), Kadri Hazbiu (“Dyzet faqe lexova nga ky libër dhe dyzet herë pështyva?» Ismail Kadare, Denis Fernandez Recatala: «Kohë barbare», «Onufri», Tiranë 2005, f. 69-70), si e shpjegon ai që pas një viti po ky ministër i jep Kadaresë privilegjin të shkruajë parathënien e volumit të parë të korpusit të librave «Heronj të heshtur» (parathënia e volumit të parë shërbente për të gjithë korpusin prej nëntë volumesh), me jetën e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit të rënë në luftën e klasave, një libër që mban shënimin “Botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme”? Në këtë parathënie Ismail Kadare i bën një himn të vërtetë Sigurimit të Shtetit, duke e nxjerrë veprimtarinë e tij sikur: “është pjesë e pandarë e kronikës së lashtë të vendit tonë, ashtu siç janë armët e diktaturës së proletariatit, siç është arma e Sigurimit të Shtetit,- ‘kjo armë e dashur dhe e mprehtë e partisë’-siç e ka karakterizuar udhëheqësi i partisë dhe i popullit shoku Enver Hoxha, është pjesë e pandarë e revolucionit”. (“Heronj të heshtur”, Botim i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Tiranë 1974, Vol. I, f. 5) Kur “Masoviku” pretendon në librin e vet për Nexhmije Hoxhën se Enver Hoxhën e ka ndihmuar shërbimi sekret francez, kuptohet në interes të Serbisë, atëherë ai ka detyrimin që të bëjë edhe një hipotezë se kush ka qenë ndërmjetësi sekret i Enver Hoxhës me Parisin, proskeneti, ose më saktë një nga ndërmjetësit kryesorë. Duke qenë se Enver Hoxha kopjonte në çdo gjë Stalinin dhe ky i fundit përdorte si një nga proskenetët e vet kryesorë një shkrimtar, Ilya Ehrenburgun, atëherë duket se Enver Hoxha ka krijuar “Ehrenburgun” e vet, Ismail Kadarenë, i cili i ngjan proskenetit të Stalinit Ehrenburgut, nga fakti se ashtu si ai udhëtonte shumë shpesh në Francë. Kështu, Ismail Kadare qe për Enver Hoxhën, ashtu siç qe Ilia Ehrenburg për Stalinin, një lloj ambasadori personal, kumtet e të cilit, të përpunuara nga regjimi, duhet të dukeshin sikur bartnin edhe opinionin e inteligjencës së vendit. Edhe kritikat që iu bënë Kadaresë në 1982 u bënë për të maskuar faktin që ai kishte rënë shumë në sy si proskenet gjatë viteve 1980-1981, kur ndodhën ngjarjet në Kosovë dhe eliminimi i Mehmet Shehut, për të cilat Enver Hoxha praktikisht me Tablonë Sinoptike që bëri për “komplotin e Mehmet Shehut“ akuzoi si fajtore CIA-n, çka i pëlqente shumë Francës, Serbisë, por edhe Rusisë. Për të gjitha këto nuk duhet pritur një përgjigje nga “Masoviku”, i cili ka qenë fjalimeshkrues i Hekuran Isait. Të them të drejtën në këtë emision prisja të merrja një shpjegim për atë si është e mundur që në 5 qershor 2006, në gazetën “55“, f. 1-7 është botuar një artikull i Ajet Zenelit me titull “gjeniu Ismail Kadare dhe At Zef Pllumi në një libër të jashtëzakonshëm-palimpsest“, kuptohet duke iu referuar faktit që Ismail Kadare është autori i parathënies së librit të Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”. Në faqen 330 të librit thuhet se kapiten Ajet Zeneli ka qenë shef i Sigurimit të Shtetit për zonën e Dukagjinit në kohën që Zef Pllumi ka qenë meshtar në Shosh. Në artikull Zeneli thotë se e ka njohur At Zefin dhe se për të ka pasur rekomandime prej shokëve të tij nga Shkodra si një njeri tepër i vlefshëm (???) dhe se ka bashkëpunuar me të dhe se i bëhet qejfi që këta burra, Kadare, Pllumi dhe botuesi i librit po punojnë bashkërisht pasi kanë punuar veç e veç me shumë rezultate(???). Artikulli mbyllet me perifrazimin e çuditshëm të titullit: “Rrno vetëm për me u turpnue”! Sit a shpjegojmë këtë çudi përveçse me teorinë e “fshesarit” të zellshëm? Pasi “Masoviku” e përdori mirë e mirë “fshesën” përlyese në fytyrën e “gjeniut të letrave shqipe”, atë ia rrëmbeu nga dora “fshesari” tjetër i zellshëm, i ftuar në këtë emision, njeriu nga “shtëpia me gjethe”, qendra e përgjimeve akustike të Sigurimit të Shtetit, i cili pasi e kreu ushtrinë në kohën e komunizmit, në një repart që varej nga Drejtoria e Zbulimit në Sigurimin e Shtetit, doli me gradën e nënoficerit të Sigurimit të Shtetit nga shërbimi ushtarak dhe më pas, duke vazhduar të shërbente part-time tek “shtëpia me gjethe”, arriti deri në gradën e oficerit rezervë të Sigurimit të Shtetit. Ky njeri më zbaviti aq shumë me ato që tha saqë këtë herë do t’ ia kursej trishtimin që do t’ i sillte përmendja e pseudonimit të tij. Fakti që një prej dy mbrojtësve të Kadaresë ishte njeriu nga “Shtëpia me gjethe“ ishte shumë kompromentues për Kadarenë, në sensin e “fshesës së përlyer“. Njeriu nga “Shtëpia me gjethe“ e përdori “fshesën e përlyer“ e përlyer po aq me sukses sa “Masoviku“ duke paraqitur tezën e çuditshme se: “Ismail Kadare nuk ka qenë disident, por vepra e tij ka qenë disidente“. (?!) Ky mendim i shprehur për veprën e Kadaresë, është një kompliment unik në llojin e vet, meqë del nga “Shtëpia me gjethe”. Por, o Zot, ç’ marrëzi! Por nëse dikush ka shkruar gjëra disidente a nuk është ai disident? Çfarë tjetër është disidenti? Teza të tilla, aq më tepër kur dihet se nga goja e ç’ njeriu dalin, kanë efektin që e bëjnë Kadarenë qesharak. Nga njeriu i “Shtëpisë me gjethe” ishte pritur që ta mbështeste tezën e vet me argumente nga fusha e profesionit të vet konfidencial në kohën e komunizmit, duke thënë p.sh. se Kadare kur bën fjalë për “çjetinçit” (mikroaparatet përgjues) në kinë, ose për përgjuesin e Polit të Veriut tek “Koncert në fund të dimrit” ka ndërmend “Shtëpinë me gjethe” në Tiranë. Por, duke qenë se ai e kishte “mizën nën kësulë”, siç thuhet nuk e bëri këtë gjë. Dhe meqë ra fjala, Kadare me historinë e “çjetinçive” letrarizon atë që thotë Enver Hoxha në librin e vet “Shënime për Kinën” se Zyra e posaçme e komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ose Sigurimi special nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Mao Ce Dunit bënte përgjime me aparate të posaçme. “Korani i Myzeqesë” në emision shkelte vazhdimisht rregullat e deontologjisë profesionale, duke bërë pyetje sugjestive të llojit: “Nëse ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ është një vepër pro regjimit komunist pse lexohet kaq shumë në Perëndim?” O zoti “Koran myzeqari”, ku janë shifrat për tirazhin në të cilin janë botuar veprat e Kadaresë në botë dhe posaçërisht ky roman, meqë të është fiksuar? Pse i mbani sekret si dokumentet e vilave pa leje që keni në Golem së bashku me “gjeniun e letrave”? Dhe “Korani i Myzeqesë” duhet ta ngulë në mendje një herë e mirë se Kadaresë nuk ia japin çmimin “Nobel” se ka pasur një të shkuar prej shkrimtari komunist, siç e pranon “Korani” nën zë në tavolina. Çmimin “Nobel” e kanë marrë dhe komunistë të deklaruar si Shollohovi, madje edhe stalinistë si Pablo Neruda. Kadaresë nuk ia japin çmimin “Nobel” se nuk është një shkrimtar i rangut botëror, edhe pse “fshesarët” kërkojnë ta paraqesin si të tillë.

marre nga "Sot"

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2006 20:54
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

re petrit.

o petrit po me lodhe o burri i dheut po ku i gjen keto broshura o njeri? o petrit ku jeton ti ?kam ca provime tani ne janar ne tiran ku rri ti te shkembejm ca ide politike... o burr do jesh ne shqiperi?

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2006 14:45
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Labi,

Me duket se e kam shkruar se nga e kam marre dhe i kujt eshte artikulli.

Takohemi kur te duash ne Tirane.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2006 21:30
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Serenidita
Gazetare

Regjistruar: 18/11/2005
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 86

presidenti

Ciao,
Per mua roli i presidentit ne Shqiperi nuk eshte kush e di se cfare, per vete sistemin tone juridik. Keshtu qe me thoni cfare ndryshimi do te perbente per Shqiperine, nese vendosej kadare apo pinko palino?

best Sere
www.hermesnews.org

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Dhjetor 2006 18:47
Serenidita nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Serenidita Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Serenidita (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Serenidita't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Serenidita Shto Serenidita nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Serenidita nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Po lexoj keto dite ne shtypin e perditshem qe po perflitet kandidatura e Bamir Topit si President.

Jam i bindur qe nqs e djathta e mbeshtet totalisht Topin ne kete kandidature do dali edhe ndonje deputet i majte qe do ta votoje.

Personalisht do me behej shume qejfi nqs do arrihej te zgjidhej Topi si President.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 22:05
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Besoj se eshte thjeshte nje thashethemnaje per te fituar kohe deri ne zgjedhje, dhe per te zbutur Bamirin.
Sa per Bamirin, nuk e ka filluar akoma karrieren qe ta mbylle si President.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 23:07
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha juve
Sa per Bamirin, nuk e ka filluar akoma karrieren qe ta mbylle si President. [


O Juve, leri batuta te tilla dreqin se kush e degjon Varken pastaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 13:27
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 43 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Cili do te jete Presidenti i ri Shqiptar

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.