Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Per mendimin tim ti Fajtor duhet te kujdesesh per lirine e fjales dhe peshen e saj me shume se sa per figuren e ndonje pseudopolitikani...
Jemi tek nje nenteme qe ka lidhje me politiken dhe vete politika ne fund te fundit eshte pasion. Se po mos te ishte pasion nuk do te arrinin te benin karriere politike ato figura qe jane ulur siper nesh...

Fajtor, mendoj qe ka ardhur koha te delegosh pushtetin qe ke mbi kete forum. e jo si cben kryeministri yne me emra fantazem po ta shperndash realisht ate...Vetem ne kete menyre do te kesh nje fryme demokrate ketu ne FH...
Me ikjen e Petritit me kujtove diktaturen e cila ndeshkonte inteligjencen. Te njejten fryme solli dhe Berisha me ardhjen e tij. Ai hoqi nga puna te gjithe kuadrot me preteksin "reforme ne administrate"...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2007 18:34
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Ksenia, demokracia nuk eshte anarki. Ka te drejta dhe detyrime. Nuk e di nese i lexon shkrimet e Petritit. Nqs shumica e anetareve nuk do i injoronin, ketu do behej qameti. Duhet rregull, duhet respektuar shumica. C'taksirat kemi ne te tjeret. Hyjme ketu per te diskutuar me llogjike, per te kaluar kohen, jo per te lexuar budallalliqet e dikujt. Pastaj Faja do qe te ruaje nivelin e forumit. Nuk ka faj.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2007 19:21
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Rrebesh
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/07/2005
Vendbanimi: In a Cell
Mesazhe: 122

Dakort me Ksenian!

Nuk shoh ndonje te keqe nqs Petriti ofendon politikanet perderisa frenohet te ofendoj anetaret e forumit.

Ka patur mbase raste ku ka ofenduar ndonje jo me grek apo Janulla por mendoj se eshte thjesht zjari i debatit, po te ishte per ofendime kam lexuar posta ketu ku fjalet me te ndyra apo banale jane perdorur kunder nje anatare te forumit dhe nuk eshte bere gje.

Gabim, ......megjithate them se Fajtori eshte moderator i drejte dhe shpresoj qe do tja rikthej perseri te drejten Petritit per te postuar.

__________________
Beloved corpses, you that once
Were the hope of my Homeland,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2007 19:45
Rrebesh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrebesh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrebesh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrebesh Shto Rrebesh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrebesh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Me vjen keq vertet qe petro slejohet te shkruaje me ketu.Per mendimin tim petroja eshte pozitiv megjithese nganjehere e tepron.Ne shkrimet e tij vihen re ide te vlefshme dhe nivel i kenaqshem jo sida shkrime sporadike ketu ne fh.Nqs se dikush nuk i pelqenin shkrimet e petros mund ta vinte ne ignore dhe skishte pse i vinin permanent ban.Me shume demokraci ne forum............

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2007 21:19
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E me, po u bene shume njerez qe e kishin ne injorim. Pastaj puna nuk eshte aty. Edhe teprimi ka nje kufi, shaj majtas, shaj djathtas, shaj shkrimtare, shaj presidente, shaj anetare... Tani, nuk do i shkojme prapa secilit sikur te ishim prinder. Kush di te diskutoje eshte i mirepritur. O eshte tolerant ky forum o s'ka.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2007 23:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
northwest
derri do plumb

Regjistruar: 28/04/2006
Vendbanimi: mbrapa PC tende :)
Mesazhe: 362

Popull do na thoni ndo nje gje per Ramen dhe Olldashin,se u beh kohe qe spo shikoj ndo nje shkrim,tema thot kush do fitoj,un mendoj se do fitoj ndo nje i tret :p

__________________
If you can make life better for others and you fail to do so,you are wasting your time on earth..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shkurt 2007 23:41
northwest nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė northwest Kėrko mesazhe tė tjera nga: northwest Shto northwest nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto northwest nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

 Motivet që favorizojnë rotacionin në bashkinë e Tiranës 

Duke analizuar teresine e faktoreve qe karakterizojne fushaten per zgjedhjet vendore ne Tirane, jam i bindur se z.Olldashi do te dale fitimtar sepse: Z.Olldashi perfaqëson nje koalicion me te gjere se Z.Rama. Ne koalicionin e djathte përfshihen 10 parti, qe i perkasin te majtes, te qendres dhe te djathtes. Ato perfshijne nje spekter me te gjere te interesave te elektoratit ne pergjithesi, e vecanerisht te elektoratit te Tiranes. Keto interesa perfaqesohen ne programet dhe ne angazhimet e ketyre partive. Partia Demokratike dhe aleatet e saj ne qeverisje kane zhvendosur majtas qendrën e gravitetit te programit te tyre por pa harruar interesat e te djathtës. Kjo eshte diktuar nga gjendja konkrete e popullsise, varferia e tejskajshme qe krijoi qeverisja socialiste prej 8 vjet ne qeverisje. Në kete kuptim ajo ka marre disa vendime për rritjen e rrogave, rritjen e pensioneve, uljen e taksave te sigurimeve shoqërore, uljen e taksave te biznesit te vogel, liberalizimin e universiteteve, kompensimet per energjine elektrike, rimbursimin e disa ilaçeve dhe ne tërësi ka hartuar një skeme te plote per uljen e shkalles se varferise. Perveç ketyre, kunder vullnetit te te majteve, hartoi dhe po zbaton ligjin e legalizimeve e te kthimit te pronave. Me kete ligj bëhen pronare qindra mijera banore, çka do te thote qe rritet numri i atyre qe do te votoje koalicionin e djathte. Po me kete vendim nuk lene jashte vemendjes edhe ish-pronaret sepse atyre do tu kthehen pronat ose ne vlere ose ne kompesim. Mund te them qe qeveria kënaq dy palët: ata qe behen pronarë dhe ata qe pothuajse e kishin humbur pronen. Edhe per te denuarit e te perndjekurit politike eshte planifikuar buxheti per shperblimet. Pra me masat qe jane marre e vendimet qe po zbatohen nga qeveria e te djathtes, z. Olldashi eshte me i mbrojtur sepse ka ç’te ofroje popullit me çka eshte bere deri tani dhe për zotimet qe do te marre për t’i realizuar ne te ardhmen e per rrjedhoje ai do te jete me i votuar se konkurrenti i tij. Vertet z. Rama përfaqëson ne keto zgjedhje 5 partite te majta por 5 prej tyre s’kane ndonje elektorat te konsiderueshem. Ato ekzistojne si parti parlamentare vetëm ne saje te makinacioneve dhe marrëveshjeve te tipit “Dushk”. Ndërsa PS e LSI ndajne ne mes tyre pjesën tjeter te elektoratit te majte. Por ky elektorat vazhdimisht ka ardhur duke u tkurrur jo vetëm nga masat qe ka marre e po merr e djathta por kryesore është se kur këto parti ishin ne pushtet qendror apo lokal, nuk mbajtën premtimet e dhena, e zhyten vendin ne varferi te thelle e ne korrupsion. Objektivi kryesor qe ka vendose Olldashi per t’u kthyer Tiranen qytetareve, eshte drejtimi i duhur ku duhet te perqendrohet puna e bashkise se Tiranes per 4 vitet e ardhshme. Eshte fakt qe Tirana per 6 vjet qeverisje te z.Rama ka nje disnivel te theksuar zhvillimi. Realisht puna e bashkise dhe pjesa me e madhe e investimeve jane perqendruar ne qendër e rreth saj, ndersa pjesa tjeter ka mbetur sikur te mos ishte pjese e Tiranes. Ky disproporcion ka ardhur per shume arsye por arsyeja kryesore lidhet me korrupsionin e punonjesve te bashkise, e vecanerisht te drejtuesve te saj. Aktiviteti qe te bie ne sy ne kete zone eshte ndertimi. Aq shume ndertime jane bere ne kete zone te "perkedhelur" sa s’ka mbetur zone e pazënë. Kryesore eshte se keto ndetime nuk jane bere mbi bazen e nje plani rregullues, sepse per Tiranen nuk ka nje te tille, por sipas ligjit te xhungles: ai qe ka paguar me shume ka zënë vendin me te mire. Para 4-5 vitesh per te marre nje leje ndertimi ne zonen kryesore sipas te dhenave duhej paguar 100.000 euro, ndërsa me vone vlera u rrit shume me teper. Nje biznesmen ndërtimi para ca kohesh ne nje takim me Z. Olldashi deklaroi se për një leje ndertimi punonjesit e bashkise i kane kerkuar 1 milionë Euro. Rryshfetet marramendese qe jepen per ndertimet ne Tirane kane rritur çmimet tej çdo norme. Me 1999 një m2 ndertim afer bllokut kushtonte rreth 400 $, ndersa tani shkon ne 1500 euro. Permes ndertimeve pastrohen parate e pista, kuptohet jo pa dijenine e shefave ne bashki. Keto tashme dihen nga te gjithë, qe nga menyra se si behen tenderimet dhe kush i merr perqindjet me te medha, prandaj kryetari aktual i bashkise dhe stafi i tij me kot përpiqen – nje ditë do do te pergjigjen para ligjit. Nje problem tjeter natyrisht qe lidhet me te parin eshte ndertimi pa plan. Jo pse ska pasur mundesi te behet nje plan rregullues por eshte neglizhuar me qellim. Ndertimet pa plan kane shkaterruar perfundimisht mundesine per te ndertuar ambjente çlodhëse ne mes grup pallatesh, per te pasur lulishte, vend per lojërat e femijeve, kopshte, parking etj etj. Kjo është ndër masakrat qe eshte bere ne Tirane, sidomos ne zonen me te preferuar te saj. Perqendrimi i punes vetem ne kete zone ka edhe nje arsye tjeter: z.Rama ka alergji nga te ardhurit nga rrethet e tjera. Ai i perbuz ata, i perçmon prandaj qellimisht i ka lene jashte vemendjes dhe kujdesit te bashkise. Ne pjesen me te madhe te Tiranes pothuajse s’jane bere investime prandaj kot shkon atje te kerkoje voten se s’ka ç’te thote perveç se akuzon qeverine qe paska penguar dhe 'harron' se ai po qeverise prej 6 vjetesh ne bashki ndersa partia e tij qeverisi per 8 vjet, pra “harron” te thote kush jane shkaktaret e vertete te kesaj gjendje. Duke denoncuar keto veprime shkaterruese te z.Rama, z.Olldashi ka percaktuar objektiva konkrete per çdo zone si per infrastrukturen, planin rregullues, pastrimin, sherbimin urban, punesimin, ndertimin e shkollave, kopshteve, çerdheve, kinemave,uljen e taksave per biznesin e vogel, permiresimin e tregut, permiresimin e rrjetit te ujesjellesit, decentralizimin etj. etj. Zbërthimin e ideve te reja per Tiranen z.Olladashi po e ben jo ne menyre akademike por duke takuar njerezit per çdo zone e per çdo grupmoshë e çdo grup shoqeror. Edhe ne kete drejtim z. Olldashi ka shume avantazhe ne krahasim me z. Rama i cili te vetmen gje qe nuk e harron pa e thene eshte ta mundim Berishen, eshte koha per ndryshime per qeverisje te re. Nje tjeter avantazh per z.Olldashi eshte fakti se ai eshte kandidati me i zgjedhur jo vetem i PD por i krejt bllokut te djathte. Ai eshte zgjedhur me konsensus te plote dhe ka mbeshtetjen e tyre. Ne Tirane ai mbeshtet nga deputete dhe stafi i tij, por ka edhe nga te gjitha strukturat e partive te koalicionit te djathte. Ne mes tyre nuk ka medyshje e divergjenca si ne bllokun e majte ku z.Rama jo vetem nuk e ka konsensusin e mbeshtetjen e te gjitheve por ka kundershtar edhe drejtuesit e bazave te partise se tij.
-Zgjedhjen e z. Olldashi e favorizon edhe fakti se pushtetin qendror e ka PD dhe aleatet e saj. Ky fakt ka jo vetem efekt psikologjik por edhe praktik. Edhe qytetari me i thjeshte e kupton se punet ne bashki apo komuna do te shkojne me mire kur drejtuesit e tyre te jene krahu politik me ate te pushtetit qendror.
-Kerkesa e z. Rama per te kandiduar per te treten here si kryetar bashkie ne Tirane nuk eshte pritur dhe nuk do te perkrahet sic mendon ai gjate votimit. Z.Rama eshte provuar e tejprovuar ka dhene maksimumin e tij veçanërisht gjate dy viteve te para per pastrimin e Tiranes nga kioskat e ndertime te tjera rreth qendres e buze Lanes e me pas puna e tij ka rene sepse eshte zhytur ne korrupsion. Pervec kesaj z. Rama eshte kryetar edhe i PS dhe si i tille pas dy vitesh do te paraqese kandidaturen e tij per deputet. Ne keto kushte ai do terhiqet si kryetar bashkie qe do te thote se ne rast se zgjidhet kryetar bashkie ne Tirane atehere pas dy vitesh do te kete perseri zgjdhje per kryetar tjeter gjithmone nese ai ka shansin te jete i tille. Dhe kjo eshte nje arsye tjeter ne favor te z.Olldashi i cili e shikon perkushtimin e tij te plote si kryetar i tërhequr nga detyra te tjera.
-Nje arsye tjeter qe garanton fitoren e z. Olldashi ka te beje me figuren e tij si intelektual, si drejtues, si qytetar me moral te larte dhe si familjar shembullor. Z.Olldashi eshte prezantuar si politikan me kulture te gjere. Me punen qe beri ne krye te Ministrise se brendshme per te luftuar krimin dhe korrupsionin tregoi se ka aftesi te medha drejtuese e organizuese. Me qendrimet qe ka mbajtur deri tani tregon se eshte njeri i ligjit, i gjithanshem dhe shume i komunikueshem ne shoqeri. Ishte ministri me shembullor ne qeverine Berisha. Per te gjitha keto cilesi ai eshte superior ndaj z. Rama i cili paraqitet si nje njeri jo i komunikueshem, destruktiv, karrierist ekstremist dhe dashakeqes ndaj atyre qe nuk jane te lindur ne Tirane e cili nje dite do te duhet te perballet me drejtesine per te gjitha akuzat qe jane bere kunder tij prandaj qytetaret e Tiranes me siguri do te dine te bejne zgjedhjen me te mire, z. 01ldashi.

Ibrahim Dizdari   

------------------

Peshendetje  

   



















   

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 13:48
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
durrsak
INXHINJER LULESH

Regjistruar: 17/11/2004
Vendbanimi: USA Arizona
Mesazhe: 1455

Me sa kam pare une, ndryshimet ne Tirane jane merit e Edi rames. Tirane eshte rregullu goxha shume.
Po te shikojm punen e moralit prap se prap me cfar shikoj se si po ndertohet fushata per mua Edi po merr pike dhe Koli ja rrumpallos kot me me disa deklarata qe si shkojne nej kanditati per kryetar partie.
Persa i perket respektimit te ligjit meqenese kam kaluar vite ne Perendim e di se si zhvillohen fushatat dhe Edi Rama nuk ka ngjitur asnje poster ne vendet publike duke respektuar ligjin dhe ai Olldashi edhe ne banjot e qendrave te biznesit ka depertuar me posterat "surratin e ri te Tiranes".
E majta po perpiqet qe te bej nje fushat dhe zgjedhje pa hile dhe te djathtet sajojn emra pleqsh per ti hequr ndonje vote kundershtarit. Tashi vetem po qe qorr edhe shurdh qe te mos gjykosh...

Tashi per fansat e Olldashit do thoja se kam krahasuar fotot origjinale me ato qe jan neper Tirane dhe te gjitha fotot jan retushuar, hunda edhe buzet duken mjaft bukur, shume me bukur se origjinalet. Ndoshta kjo eshte arsyeja e motos, "surrati i ri i Tiranes"


une them se me merit e fiton rama ndersa me vjedhje fiton olldashi.

__________________
The game of life is hard to play, I'm gonna win anyway....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 15:14
durrsak nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durrsak Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durrsak (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durrsak Shto durrsak nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durrsak nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
[B-Nje arsye tjeter qe garanton fitoren e z. Olldashi ka te beje me figuren e tij si intelektual, si drejtues, si qytetar me moral te larte dhe si familjar shembullor. Z.Olldashi eshte prezantuar si politikan me kulture te gjere. Me punen qe beri ne krye te Ministrise se brendshme per te luftuar krimin dhe korrupsionin tregoi se ka aftesi te medha drejtuese e organizuese. Me qendrimet qe ka mbajtur deri tani tregon se eshte njeri i ligjit, i gjithanshem dhe shume i komunikueshem ne shoqeri. Ishte ministri me shembullor ne qeverine Berisha. Per te gjitha keto cilesi ai eshte superior ndaj z. Rama i cili paraqitet si nje njeri jo i komunikueshem, destruktiv, karrierist ekstremist dhe dashakeqes ndaj atyre qe nuk jane te lindur ne Tirane e cili nje dite do te duhet te perballet me drejtesine per te gjitha akuzat qe jane bere kunder tij prandaj qytetaret e Tiranes me siguri do te dine te bejne zgjedhjen me te mire, z. 01ldashi.

Ibrahim Dizdari   

------------------

Peshendetje  

   

Deri dje nje nga akuzat qe pozita e sotme i bente Nanos ishte se ishte pijanec. Ky djali siper nuk e ditka qe Koli ia thot pijes aq sa edhe Tosi? Luftoi bandat, duke u lene dore te lire Shijaksve qe e mbeshteten ne fushate. (dukuni nje here nga durresi ti shikoni).
Ai biznesmeni qe i jane kerkuar 1 mln dollare, pse nuk e ka denoncuar bashkine? Per te hedhur akuza ne ere, te gjithe mund ta bejne (sala ka experience te madhe ne akuzat ndaj Tosit qe me vone dolen si "elektorale"). Po per te paraqitur prova, nuk e ben asnjeri.

















    [/B]

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 15:36
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

dy nga akuzat me te reja qe rendojne mbi ish kryetarin e bashkise jane se ka dhene leje ndertimi mbi nje rruge dhe mashtrimi qe beri me kinema partizanin.....Juve ke ndonje pergjigje?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 15:43
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.