Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Akuza? Vetem dy? Te tilla ka patur me qindra, po vendime gjykate, nuk ka patur asnje. A di gje ti per ndonje? Jo per gje po tani nuk keni me justifikim pasi keni pushtetin qendror.
Dhe ketyre akuzave u bie vlera fare po te kesh parasysh justifikimin e Sales per akuzat ndaj Tosit si "elektorale".

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 16:42
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Dhe meqe ra fjala tek vendimet gjyqesore, duhet ta kesh marre vesh besoj se per ceshtjen e Zogut te Zi, per te cilin u thane sa e sa "akuza" ndaj kryebashkiakut te tanishem, doli qe kishte te drejte. I mori njeri mbrapsht ato akuza? Di gje ti?

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 16:46
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Ore nese nuk e doni Berishen edhe ne qeverisjen vendore votoni per Ramen...
Nje gje eshte e sigurt qe Olldashi do jete vetem si emer ne krye te bashkise, Berisha do te jete ai qe do te dirigjoje (sic po ben me te gjitha institucionet perfshi ketu edhe ato qe nga ana kushtetucionale jane te pavarura)...

Se cfare krimi shfalosi deputeti i shijakut per keto muaj ne krye te rendit kete vetem Berishianet e shohin... Une njesoj e ndjej klimen...Ata kriminele qe iu vune prangat u kapen nga interpoli dhe ishin ne listen e te kerkuarve per me shume se 5 vjet...

Amon mos u merrni me muhabete kafesh, jo pi jo e dredh etj etj...Vleresoni ate qe punon nje here te vetme o shqiptare dhe ky eshte vetem Edi Rama.

I vetmi qytet qe ndryshon cdo dite eshte Tirana...Me thoni nje qytet te Evropes Lindore qe ndryshon me hapa kaq gjigande sa Tirana...

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 21:03
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ksenia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ksenia Shto ksenia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ksenia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Olldashi dhe vetem Olldashi...

Ksenia per kuriozitet a mund te me shpjegosh perse keta kriminel nuk u kapen perpara se te vihej zoti Olldashi si minister .Apo interpoli kishte pune te tjera dhe vetem kur Olldashi u be minister atehere pa dashur u kapen te kerkuarit.Nejse une nuk e diskutoj aspak qe Rama ka punuar per Tiranen por nuk mund ti hedhesh meritat qe ka Olldashi per punen ne ministrin e tij.Gjithsesi shpresoj te fitoj Olldashi sepse ka qene kryetari im kur kam qene tek forumi rinor i PD dhe eshte me te vertet njeri i zoti...


Forca PD (te marsha te keqen :p )

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 21:54
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diabolic Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė diabolic't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: diabolic Shto diabolic nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diabolic nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Re: Sh lepuri tha

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA




Kota
ne ato kohe besoj do kesh qene ne Mavrove,Gumenice ose Lapardha ,prandaj mundohesh te na besh llogo.Ti edhe ndonje tjeter duhet te dish se mua nuk me ka prekur asnje fije floku ai zagar.Ndryshe do ta kish pesuar keq.Evgjitet e tij bene nje shaka me nje djale te lagjes 1 Maji(lagje fqinje e Coles).Perfundimi, 4 bandite te vrare dhe i vellai(Balili) i plagosur ne kembe, e para dhe e dyta, nuk kish me leje te kalonte kufirin midis dy lagjeve sepse e priste vdekja.Ndersa me mua nuk u kruajt sepse e dinte se do kish te bente me nje fis me 500 burra e djem te armatosur.Per asnje dite nuk jam larguar nga shtepia ime ne Cole.
Ai beri pislleqe edhe me njerez te thjeshte.Edhe me bisnesmenet beri shume kujdes te madh.Ai vrau ish volejbollistin dhe bisnesmenin Foto Kola ,i cili si grek frikacak qe ish e ushqente ate me para dhe ushqime .Duhej ushqyer Frroku Cupi,S Qenushi,A Malaj,S Brokaj e te tjere apo jo.Njehere qe ai nuk ju bind e pesoi.
Ti nuk e di besoj,por po ta them une se ai deklaroi se do te vendoste kandidaturen per deputet te PS per Colen.
Une e urrej ate si cdo shqiptar i ndershem e patriot,per krimet e kryera ne bashkpunim me armiqte e vendit tim.
Te kam thene nje here nje shprehje popullore,besoj te kujtohet.
Ty nqse te dhimbset mund t'i dergosh ndonje cek me para nga Amerika.
Nuk ta jap dot kenaqesine,qe ai te me kete prekur sado pak edhe pse jam shkembyer disa here me te dhe banditet e tij rrugeve te Coles ne ate kohe.
Pyetjet e tua provokuese me lene te kuptoj shume gjera.

Sa per Edvinin do t'ju thosha simpatizanteve dhe militanteve te shikojne ne tv shqiptare.Ne reklamat kunder tij shihet shume qarte se ky njeri eshte i lene nga mendja.Ai ulerine si kafshe e terbuar dhe pranon qe eshte hajditi nr 1.Ai shihet rrugeve te Tiranes me sepate ne duar tamam si ata te pavionit Nr 17.Ai ka nevoje te shtrohet ne spital e te kurohet nga trute e kokes,pastaj te kandidoje per kryebashkiak.



iq vlora.. un ne ate kohe skam qen as ne mavrove, as ne lapardha e as ne gumenice.. se un jam na kota sjam na keto tre fshatra.. e para kjo..

e dyta pasi jo te gjith shqiptaret e dine se cfare ka bere zani dhe scfare ska ber...

tani ti me le te kuptoj un qe ka pas perplasje qe shfryn si dem ketu.. se ndryshe ska kuptim ( mos te ofendohesh...)

Te thuash... qe zani ka pas frik te leviz neper vlore.. kjo eshte qesharake.. sepse ai e ka zotruar nga ure mifolit deri ne kufi me pilurin..

e treta.. te thuash qe ai i ka ren ne qaf popullit dhe kjo prap eshte qesharake.. se ishte aipopull qe vente zgjidhej te ai..

e katerta : po thua qe ai kidhte lidhje me grek etc etc... dhe kjo eshte e pa vertete.. sepse sdo ish ne burg tani nga ata pisat qe ngriti ne pushtet.. do ishte n egreqi ne ndonje vile buze detit.. pra mos beni demagogji te tilla te pa verteta..

e gjashta : po ke pare gjyqet e zhvilluara per te.. me thuaj nje qytera vlonjat qe ka deshmuar kunder tij.. pervecse biznesmenve qe ropen popullin..

e shtata: mos flisni si per xhaxhi qofte largun kur i nderrua sistemi..

kush eshte burr flet sy me sy.. jo pas krave!

p.s

per sa i perket edi rames... i shef ato ne top channel ti ? domsdo qe i shef.. se po thu aeshte i cmendur...

qe eshte tirana ashtu sic eshte sote eshte merite atij dhe stafit te tije...

po ke pare analistet se ca thone.. mundohu te perballesh me realitetin dhe jo me ego pro fashitsve si sala me shoke..

edi rama ky qe eshte sot eshte nga vetja e tij dhe jo nga merita e ndonjerit.

ai thot si burrat : ska burr nene the bir k*rve qe ti kerkoj apo te vej njeri ti rremoj xhepat... dhe kur thot jam hajduti nr1 i shqiperis.. shife mire sie thone dhe cfare tonacioni perdor..

per bertimat.. ai eshte vertet luan dhe si luan flet dhe sala me shok kur i degjon ato reklama tremben e dridhen.. se shife se shpejti do ket dhe zgjedhje te parakohshme.. do bej dhe nje kongres te jashtzakonshem brenda partis se tij qe te heq ata plerat qe kan ngel.. si f.nano , g.ruci etc etc ..

eshte i vetmi kryetar partie ne shqiperi qe e ka ber: me humbj ete zgjedhjeve kryetari jep dorheqen si kryetar partie.

ai eshte njeri i projekteve dhe jo i llafeve...
3 vjet ju desh te prishte tiranen.. nga ndertimet pa leje te brojkes e kush ishte para brojkes.. e per 3 vjet e ka ber kjo tirane qe eshte sot..

ciao dhe po mendon per shqiperine.. fol realitetin dhe prekrah njerzit qe punojne.. jo kusaret.

bye bye

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2007 22:02
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Olldashi u pagua 2 milione dollare

Autori i Lajmit:
Mo.Ro.
Nga 1 milionë dollarë për secilin. Kjo është shuma që brenda PD flitet se është marrë nga Olldashi për të siguruar rikandidimin e kryekomunarëve të Farkës e Kasharit

Tiranë- Zbardhet një pjesë e burimeve të financimit të fushatës për kandidatin demokrat për bashkinë e kryeqytet, Sokol Olldashi. Paratë janë siguruar brenda për brenda Partisë Demokratike, por aspak për arsye solidariteti me kandidatin e Tiranës dhe as për zemërgjerësi. Flitet se motivet kanë qenë krejtësisht të tjera.

C'thuhet në PD dhe stafet e sekserëve
Brenda Partisë Demokratike janë të fortë zërat që konfirmojnë një pazar të vogël të kryetarëve të komunave të Kasharit dhe Farkës. Moszgjedhja e tyre sërish nga strukturat dhe forumet e partisë për të rikandiduar, ka bërë që kryekomunarët të provojnë tundimin dhe joshjen me 1 milionë dollarë secili. Thuhet se personi që i kanë bërë ofertën ka qenë pikërisht kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, mbase duke përfituar nga dëshira e këtij të fundit për të siguruar sa më tepër para për fushatë. Flitet se shuma e ofruar ka qenë bindëse për kandidatin dhe ky më pas ka ndërhyrë më lart, për të siguruar mbështetjen e krerëve si dhe të kryesisë për rikandidimin e kryetarëve të komunave të Kasharit dhe të Farkës.

Nuk u rikandiduan nga strukturat
Kryetari i komunës së Kasharit, Faik Fejzo dhe kryetari i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku nuk janë zgjedhur nga strukturat e Partisë Demokratike për të rikandiduar për një mandat tjetër. Brenda partisë thuhet se më shumë se vullnet i strukturave, ky ka qenë një vendim që është marrë nga sipër për të ndikuar edhe tek nëndegët e PD në Farkë dhe Kashar. Madje flitet se vendimi ka qenë i prerë nga ana e vetë kryetarit të partisë, në kohën kur nisi përzgjedhja e kandidaturave për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Korrupsioni qe shkaku
Abuzimi me tokat, por edhe lejet e ndërtimit dhe një sërë shkeljesh të tjera kanë patur për autorë pikërisht dy kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit. Madje në këto vite rastet kanë qenë kaq të shumta dhe të denoncuara, por asnjëherë nuk janë marrë masa kundër veprimtarisë së jashtëligjshme të tyre. Rastet e shpeshta të abuzimeve ia kanë kaluar madje edhe problemit që pak kohë më parë u denoncua edhe në komunën e Golemit, ku një tjetër përfaqësues demokrat i pushtetit vendor përfundoi i arrestuar në flagrancë për abuzim dhe shpërdorim të detyrës. Pikërisht këto raste të korrupsionit, të denoncuara edhe në komunat e Farkës dhe Kasharit, kanë cuar kryesinë e Partisë Demokratike në marrjen e vendimit për të mosrikandiduar më emrat e kryetarëve aktualë.

Asnjë kontroll për dy komunat
Edhe pse janë përfolur për raste korrupsioni, shkeljesh dhe abuzimi me ligjin, as komuna e Farkës dhe as ajo e Kasharit që kanë disa mandate që qeverisen nga përfaqësues demokratë nuk i janë nënshtruar për asnjë herë të vetme një kontrolli. As që nga nisja e qeverisjes kundër korrupsionit, sic thuhet se është ajo e Berishës. Madje ky i fundit mori vendim për të ndalur masakrën urbane që po bëhej në komunën e Dajtit, e cila gjithashtu qeveriset nga PD, por nuk mori përsipër të bënte dot asgjë për komunën e Farkës dhe Kasharit. I bindur se në këto dy komuna ka shumë pak për t'u bërë për të vënë në zbatim ligjin, pas gjithë atij korrupsioni ku janë zhytur dy kryetarët aktualë.

U gjet Olldashi
Nëse nuk do të kishte qenë kandidati për bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi dhe nevoja e tij për të bërë sa më shumë para për fushatë, mbase kryetarët e komunave të Farkës dhe Kasharit nuk do të ishin në listën e kandidatëve për drejtues të pushtetit vendor për një mandat tjetër. Të paktën kjo flitet nëpër stafet e sekserëve që pohojnë të sigurt se shuma prej 1 milionë dollarësh që i ka dorëzuar secili prej tyre Olldashit, kanë bërë që ky i fundit të thotë një fjalë të mirë tek kryetari i partisë, që ky të përfshijë në listën e kandidatëve këta emra. Dhe skema ka funksionuar në mënyrën më të mirë.

Kryesia e PD vendosi e fundit
Edhe pse kryesia e Partisë Demokratike duhet të ishte e para ajo që do të vendoste për emrat e personave që do të kandidonte apo rikandidonte nëpër bashkitë dhe komunat e vendit, në rastin e komunës së Farkës dhe Kasharit është bërë një përjashtim i vogël. Zëra brenda kësaj partie dhe pranë edhe shtabit elektoral të Olldashit thonë kryesia e PD ka vendosur e fundit për emrat e këtyre dy kryekomunarëve, për t'u dhënë një mundësi tjetër për të rikandiduar. Jo duke shpresuar në një përmirësim të mënyrës së tyre të qeverisjes, por sepse dy kryetarët kanë kaluar më parë në sportelin e fushatës së Olldashit ku kanë paguar shumat e majme. Flitet se këto do t'i bëjnë shumë punë kandidatit për bashkinë e Tiranës, i cili ka bërë jo pak shpenzime deri më tani dhe fushata ka akoma ditë deri në përfundimin e saj.

Fushata e Olldashit,milione USD shpenzime

Tiranë- Fushata e kandidatit demokrat për bashkinë e kryeqytetit, Sokol Olldashi ka kushtuar shumë deri më tani dhe fatura duket se nuk është mbyllur akoma. Të paktën jo deri në ditën e zhvillimit të zgjedhjeve, zyrtarisht. Vetëm posterat dhe spotet nëpër mediat vizive mendohet se i kanë kushtuar rreth 2 milionë dollarë Olldashit. Një shumë kjo që flitet se është kompensuar shpejt e shpejt tek paratë e shpenzuara të kandidatit dhe këto thuhet se kanë mbërritur pikërisht nga dy kryetarët e komunave të Kasharit dhe të Farkës, që kanë zgjedhur të bëjnë një "xhest solidariteti" për Olldashin, por që kishte për qëllim më shumë se kaq. Financimi i fushatës së tij, u ka siguruar të dyve rikandidimin, për të cilin ishin humbur shpresat për shkak të modelit të keq të qeverisjes së tyre, pasqyrë e Partisë Demokratike. Ndërsa Olldashit i ka siguruar kthimin e disa milionave të shpenzuara.

Pse nuk ka ujë të pijshëm në Tiranë?!

Tiranë- Përgjigjet me siguri që nuk mund t'i presim nga kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, edhe pse ky për ditë të tëra ka folur për ujin e pijshëm dhe strategjinë e famshme që na e prezantoi vetëm dje. Në të vërtetë, pse nuk ka ujë të pijshëm në Tiranë këtë e shpjegon vetëm aktkontrolli i bërë nga Departamenti i Berishës tek Ujësjellësi.

Vjedhje dhe abuzime i udhëheq Xhelal Mziu

Tiranë- Zbulohet i plotë akt-kontrolli i mbajtur në datë 18.10.2006 nga inspektorët e Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave. Ne do ta sjellim në vazhdim raportin që denoncon drejtorin e Ujësjellës sh.a, Xhelal Mziu si përgjegjësin për vjedhje dhe abuzime me faturë miliona lekë dëm qytetarëve dhe buxhetit.  

--------------------------------
 


 


 

 
 
 
 
 


 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2007 17:49
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Mo.Ro eshte garip hone

PERRALLA SOCIALISTE ME MBRET E SHTRIGA

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2007 19:36
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Sarandaebukur

Here tjeter para se te sillni artikuj te tille ketu llogjikojini nje here me mendjen tuaj a ja vlejne apo jo.
Sigurisht une nuk jam nje simpatizant i PD (ose me mire te themi simpatine time per PD-ne e kushtezon shume leadership-i i saj) e megjithate mendoj qe artikuj te tille jane absurde dhe, te me falesh per sinqeritetin, vene ne dyshim edhe inteligjencen e kujt i sjell ketu.
Qe ka shume kandidate qe kane paguar per kandidaturat e tyre eshte me se e vertete. Ky eshte nje fenomen trasversal si nga e majta dhe nga e djathta.
Por te besosh qe "kandidatura" e komunave te Kasharit e Farkes vlen 1 milion USD eshte jashtmendsh. Po te besh pak llogari i bie qe keta kandidate kane investuar 1 milion USD per te nxjerre si minimum 2 milion USD (1 milion per te mbuluar "shpenzimet" dhe 1 milion tjeter "fitim", ndryshe nuk dalin me qarin, apo jo?). Po ti Sarandaebukur a ke qene ndonjehere ne Kashar apo Farke?
Te me thoshe qe kandidatet e Durresit, Vlores, Shkodres o ndonje qyteti tjeter te madh edhe mund ta besoja sepse nje leje ndertimi vlen dy apartamente, por per Farken e Kasharin ???????!!!!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shkurt 2007 21:53
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
everlast
kurvar

Regjistruar: 11/02/2004
Vendbanimi: spaē
Mesazhe: 56

Nuk duhet te bejm gabimin qe sa here bejm nje hap para kthemi perseri mbrapsh duke bere dy hapa mbrapa .Te votosh per Ramen eshte nje hap mbrapa ,eshte te kthehesh perseri ne llogoren socialiste me konfliktet e paevitueshme pozit-opozit dhe gjithcka qe lidh dy partit kryesore ne shqiperi.Cuditem kur degjoj te flitet per Ramen si njeri me ide perendimore i larguar nga klanet dhe idet post komuniste qe rrethojtne partine socialiste.Habitem kur me thone qe Rama nuk eshte nje njeri qe eshte i lidhur me Klanet mafioze qe partia socialste ushqeu gjithe keto vite pushtet.A eshte Rama ndryshe ? A eshte Rama nje njeri i paster si figure politike aq sa te kete konfirmimin e trete per Kryetarin e bashkise se tiranes ? Per mua jo.Nese doni votojeni por do te jete nje gabim nese Rama do te behet perseri kryetari i kryeqendres shqiptare.

Forca Olldashi...

__________________
kujton se jam piktor...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Shkurt 2007 17:38
everlast nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė everlast Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me everlast (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: everlast Shto everlast nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto everlast nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Citim:
Po citoj ato që tha everlast
Nuk duhet te bejm gabimin qe sa here bejm nje hap para kthemi perseri mbrapsh duke bere dy hapa mbrapa .Te votosh per Ramen eshte nje hap mbrapa ,eshte te kthehesh perseri ne llogoren socialiste me konfliktet e paevitueshme pozit-opozit dhe gjithcka qe lidh dy partit kryesore ne shqiperi.Cuditem kur degjoj te flitet per Ramen si njeri me ide perendimore i larguar nga klanet dhe idet post komuniste qe rrethojtne partine socialiste.Habitem kur me thone qe Rama nuk eshte nje njeri qe eshte i lidhur me Klanet mafioze qe partia socialste ushqeu gjithe keto vite pushtet.A eshte Rama ndryshe ? A eshte Rama nje njeri i paster si figure politike aq sa te kete konfirmimin e trete per Kryetarin e bashkise se tiranes ? Per mua jo.Nese doni votojeni por do te jete nje gabim nese Rama do te behet perseri kryetari i kryeqendres shqiptare.

Forca Olldashi...



Kot per kuriozitet, ne c'aspekt eshte me i mire Olldashi? Per c'arsye eshte me i paster, me i pa lidhur me krimin e klanet e Sales? Apo se i ka ndenjur pas b***s per 17 vjet.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2007 02:38
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « E parė ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.