Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Rama ne Itali, merr mbeshtetjen e te majteve

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërpret fushatën për takime në Romë
Rama kërkoi impenjimin e partive simotra në kuadër të internacionales socialiste për monitorimin e imtësishëm të zgjedhjeve në Shqipëri. Fasino shprehu të gjithë gatishmërinë për të asistuar dhe monitoruar nga afër zgjedhjet, nëpërmjet monitoruesve ndërkombëtarë afatshkurtër, që do të vijnë në Shqipëri ditën e zgjedhNga ana e tij, D'Alema i konsideroi zgjedhjet vendore si një provë të jetësishme për demokracinë shqiptare duke theksuar se firmosja e MSA i imponon Shqipërisë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme në respekt të standardeve europiane. D'Alema theksoi se komuniteti ndërkombëtar është tërësisht i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri, sidomos në këtë fushatë elektorale dhe në procesin zgjedhor.  Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndërprerë fushatën elektorale për të zhvilluar takime të nivelit të lartë në Romë, Itali. Kështu, Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, D'Alema. Takimi ka zgjatur rreth 40 minuta gjatë të cilave Rama dhe D'Alema kanë preferuar të diskutojnë kokë më kokë për çështjet më të rëndësishme të dy vendeve.
Rama i ka shprehur D'Alemës të gjithë shqetësimin e PS dhe të opozitës për zgjedhjet e ardhshme vendore duke theksuar problemet e njëpasnjëshme që kanë shoqëruar procesin përgatitor dhe fushatën elektorale në tërësi. Rama ka theksuar vendosmërinë dhe angazhimin e PS dhe opozitës së bashkuar për të garantuar standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke mbyllur përfundimisht kapitullin e politikës së vjetër të zgjedhjeve të kontestuara ku vullneti i votuesve nuk vlen më shumë se i atyre që i numërojnë votat.
Nga ana tjetër, Rama i ka kërkuar D'Alemës angazhimin e komunitetit ndërkombëtar për të monitortuar nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri me qëllim parandalimin e çdo nisme apo tentative për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme.
 
D'Alema
Nga ana e tij, D'Alema i konsideroi zgjedhjet vendore si një provë të jetësishme për demokracinë shqiptare duke theksuar se firmosja e MSA i imponon Shqipërisë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme në respekt të standardeve europiane. D'Alema theksoi se komuniteti ndërkombëtar është tërësisht i vëmendshëm ndaj zhvillimeve në Shqipëri, sidomos në këtë fushatë elektorale dhe në procesin zgjedhor.
Ai konsideroi domosdoshmërinë që kanë të gjitha institucionet dhe aktorët politikë për të zhvilluar një proces zgjedhor të ndershëm dhe demokratik, në përmbushje të standardeve europiane. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe situata e rëndë energjitike në Shqipëri si dhe ndihma e ndërsjelltë midis dy vendeve. Një temë po kaq e rëndësishme ishte edhe çështja e Kosovës dhe zhvillimet e pritshme për përcaktimin e statusit përfundimtar të saj.
Fasino
Rama zhvilloi edhe një takim me sekretarin e DS, partisë më të madhe të mazhorancës në Itali, Fasino. Rama kërkoi impenjimin e partive simotra në kuadër të internacionales socialiste për monitorimin e imtësishëm të zgjedhjeve në Shqipëri. Fasino shprehu të gjithë gatishmërinë për të asistuar dhe monitoruar nga afër zgjedhjet, nëpërmjet monitoruesve ndërkombëtarë afatshkurtër, që do të vijnë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve.
Rama dhe Fasino theksuan nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve ndërpartiake si dhe në kuadër të SI, shkëmbimin e eksperiencave pozitive midis ekspertëve që do të asistojnë PS në përpunimin e programit të saj politik. Fasino përgëzoi Rama për punën e tij të deritanishme si kryetar i Bashkisë, Tiranë duke arritur që në një kohë të shkurtër të mobilizonte energji pozitive që i ndryshuan fytyrën Tiranës.
Gjithashtu, Fasino përgëzoi Ramën edhe për punën e tij si kryetar i PSSH duke arritur të përfundonte me sukses një projekt të madh siç ishte ai i bashkimit të së majtës. Gjithashtu, Rama zhvilloi edhe takime të tjera me senatorë dhe deputetë të parlamentit italian. 
E Djele 30 janar 2007
Koha Jone

  

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 01:24
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Rama ne Itali, merr mbeshtetjen e te majteve

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërpret fushatën për takime në Romë


Kjo eshte gfabim, pasi takimi me italianet eshte pjese e fushates. Cdo politikan shqiptar ka deshire te tregohet me mbeshtetje nga jashte, sepse populli nuk do te jete i izoluar si dikur. Aq me teper qe e majta ne Itali eshte ne pushtet dhe Rama nuk eshte takuar thjesht me D'Alemen e Fasinon, por me ministra. Gazetaret e Koha Jone shkruajne ndonjehere si ne kohen e qepes. "Takimi kaloi ne atmosfere te ngrohte dhe miqesore".

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 10:22
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Rama-Dalema:Zgjedhjet rendesi per integrimin


Data e Publikimit: 29/01/2007

Autori i Lajmit:
A.K.
Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama, është shkëputur për pak kohë nga fushata elektorale e opozitës së Bashkuar, për të kryer një udhëtim drejt shtetit fqinj të Italisë. Në vizitën e tij në Itali, lideri socialist, njëkohësisht edhe kreu i bashkisë më të madhe në Shqipëri, Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me krerë të lartë të politikës italiane, përfshirë këtu me personalitete të nivelit te larte, në qeverinë italiane, në koalicionin e qendrës së majtë. Takimi me i rëndësishëm që është zhvilluar dje në Italinë fqinje, gjatë vizitës së Ramës, ka qene ai me ministrin e Jashtëm Italian i cili është njëkohësisht edhe kreu e Partisë Demokratike të majtë, Masimo D'Alema. Në takimin që është zhvilluar mes Ramës dhe D'Alemës, takim i cili ka zgjatur më shumë se 40 minuta kokë më kokë, sipas zëdhënësit të Partisë Socialiste është folur për një sërë çështjesh të ndryshme, që e shqetësojnë vendin tonë në këtë prag zgjedhjesh dhe njëkohësisht për çështjen shumë të rëndësishme në rajon që është çështja e Statusit të Kosovës. Duke përmendur në këtë takim edhe situatën e rënduar energjetike në Shqipëri dhe zgjedhjet lokale gjithashtu, bëhet e ditur se kreu i PS, Rama ka falënderuar ministrin e Jashtëm D'Alema, për vëmendjen e Romës, ndaj procesit zgjedhor, duke i shprehur atij, gjithashtu, edhe shqetësimet, për parregullsitë e mundshme, qe mund te ndodhin, para dhe gjate ditës se zgjedhjeve. D'Alema në këtë takim është shprehur, se vëmendja e Italisë dhe BE, ndaj këtyre zgjedhjeve dhe ndershmërisë se tyre, do të jetë maksimale. Në momentin kur në takim është folur, edhe për krizën energjitike, dhe mundësite e bashkpunimit, në këtë sektor. Duke patur parasysh se D'Alema, është edhe ministër i Jashtëm, një vend te rëndësishëm, në bisedën me Edi Ramën ka zënë, edhe çështja e Kosovës, dhe çështja e zgjidhjes së Statusit të saj.

Fassino:Vemendje te vecante zgjedhjeve

Zeri i popullit

----------------------------

O cun i nones kush genjen me shume nga keto dy gazetat

peshendetje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 13:22
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Per te perndjekurit, strehim dhe arsim

-ELJONA BALLHYSA 
30 Janar  Olldashi vazhdon marshimin rural, duke denoncuar mungesën e infrastrukturës në një sërë zonas

Kandidati i PD-së paraqet platformën për strehimin e banorëve të kryeqytetit

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Sokol Olldashi, ka bërë publik dje programin e tij elektoral për shtresën e ish të përndjekurve politikë. Gjatë një takimi të zhvilluar në Muzeun Kombëtar me përfaqësues të Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë Antikomunistë të Shqipërisë dhe Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Olldashi ka premtuar politika strehimi, punësimi dhe stimulim ndaj kësaj shtrese.

Premtimet

Sipas Olldashit, prioritet i platformës së tij për ish të përndjekurit do të mbetet ndërmarrja e politikave të strehimit. “Së pari, ne do të fokusohemi në politikat e strehimit. Bashkia e Tiranës do t’i japë fund situatës 6-vjeçare në të cilën nuk është investuar, qoftë edhe për një apartament të vetëm për të pastrehët e këtij qyteti dhe do të stimulojë me të gjitha mjetet financiare dhe me të gjitha potencialet e veta politika të qarta për strehimin, nga të cilat një përfitim të ndjeshëm do të ketë kontigjenti i ish të përndjekurve”, është shprehur Olldashi, duke kritikuar drejtuesin aktual të bashkisë së kryeqytetit. Një tjetër objektiv i programit të tij do të jetë punësimi i kësaj shtrese, hapja e vendeve të reja të punës. “Bashkia duhet dhe do të ndërmarrë politika të qarta sociale punësimi dhe stimulimi për bizneset që mund të hapin persona që i përkasin shtresës suaj: stimulim taksash, stimulim në mënyrën e funksionimit dhe licencimit”, ka bërë të ditur kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit. Olldashi është shprehur në këtë takim se, Bashkia e Tiranës ka nevojë të marrë një fytyrë njerëzore, duke ndërmarrë politika të qarta sociale për të gjitha shtresat e margjinalizuara të këtij qyteti. “Nëse flasim për shtresa që kanë nevojë të mbështeten nga qeverisja, të parët jeni ju. Pak kohë më parë kam kaluar në zonën e ish-Shkollës së Partisë. Është e turpshme për këtë qytet që të vazhdojë të mbajë në geto njerëz që kanë vuajtur për dekada me radhë. Unë do t’u ftoja t’i bashkoheshit rrugës sime”, është shprehur Olldashi .

Konstatimi

Po gjatë ditës së djeshme, kandidati demokrat ka ndërmarrë një inspektim në rrugën "Mine Peza" dhe "Don Bosko". Këtë shëtitje, Olldashi e cilësoi "Marshimi ynë rural", pasi rrugët e pashtruara të linin përshtypjen se nuk ndodhej në kryeqytet. I shoqëruar edhe nga deputeti i zonës, Bamir Topi si dhe nga kandidati për këtë njësi bashkiake, Ramazan Këllezi, kandidati Olldashi u takua me banorë dhe me tregtarët e vegjël, që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë rrugëve "Mine Peza" dhe "Don Bosko". "Rrugëtimi i sotëm mund të cilësohet ‘marshimi ynë rural’, për shkak të mungesës së infrastrukturës që gjendet mes këtyre blloqeve të pallateve”, është shprehur kandidati demokrat. Gjatë pasdites së djeshme, Olldashi ka prezantuar në njësinë bashkiake numër 10 kandidatin Gerti Bogdani.

Metropol Online

---------------------------

Fjal shume e pun pak

pershendetje

 

 
  
 
 
 


 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 13:42
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

SHqiperia nuk ka rene.Ende i drojtur,si ne muziken e Ravelit,ndihet nje motiv i kundert,me ate te mosdashurise.Ndersa mafiozet shqiptare ushqejne acarimin kunder kombit qe i perkasin,nje tjeter armate,ajo e femijeve shqiptare,anekend Shqiperise e shkollave te botes,zgjon nderimin e ,bashke me te ,dahsurine.Ne kete ndeshje,qe te kujton luften midis bishes dhe qengjit,ashtu sic jepet ne shkrimet e shenjta ,qengji ,ai qe ka te ardhmen,do te fitoje.

Shqiperia pr shumekend eshte sot nje peme errezuar,prej seciles,ashtu si thote proverbi,te gjithe mund te bejne dru.Shqiperia e ka ulur kryet vertet,por ,per fat te mire,nuk ka rene.Ata qe mezi presin ta shohim pertoke ,eshte mire te kthehen e te shohin mjerimin e ngazellimit te tyre meskin...........


Shqiperi atdhe i dashur

Ne s"te leme ty te varfer.....

"Ju vendin tim e shperfillni,por lavdi Zotit eshte nje shenjtor qe ju nderoni........Ajo eshte nga vendi im............. Shqiperia do te behet sepse per ate kan derdhur gjakun njerez fisnik............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 15:33
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

arturm

Pak a shume ne biem dakord per shumicen e problemeve.Te tjerat jane pikpamjet e sejcilit ose nga c'fare kendveshtrimi i sheh sejcili nga ne problemet.
Po te sqaroj merakun tend duke te treguar ngjarjen:
Kur kam emigruar ne v 1999 kisha pasaporta me viza te rregullta shengen.Ne France trafikanti qe me ndihmoi te kaloja La Manshin me tren me tha qe duhet t'i lija tek ai sepse do te kisha probleme.Une do t'i postoj ne Shqiperi ne adresen tuaj me tha.Ja besuam atij,por ai nuk i dergoi ,ndofta i perdori per te fituar prseri.Keshtu kur shkova ne Shqiperi u interesova per te nxjerre nje pasaporte shqiptare.Por ishte shume raskapitese dhe teper e merziteshme.Gjeja e pare qe duhet te beja ishte te nxirrja certifikata.Ndejta mbi 4 ore ne radhe.Njerzit shtyheshin e ulerinin ne piskun e vapes.Shume njerez i merrnin ato nga dera dhe jo nga sporteli,ose lehtesisht ua conin sekseret ne shtepi.Pothajse radha nuk ecte.Me iku truri i kokes.Me se fundmi ne oren 12:40 u ndodha perballe punonjeses se gj civile.
-C'fare kerkoni me tha punonjesia me nje ton prej harbuteje dhe po shihte nga dera.
-Kerkoj te me paisni me dy certifikata ju lutem-i thashe.
Ne ate kohe hyri nje burre me nje tufe me disa letra dhe ja dha punonjese duke i peshperitur dicka ne vesh.Burrin e kisha pare te hynte e te dilte disa here.Dikush me tha eshte sekser.
_Ju lutem mbaroni njehere me mua ,pastaj me ata qe hyjne nga dera.
=Ajo veshtroi oren duke me thene se tani ishte ora ta mbyllte zyren.
-Jane edhe 20' i them,pra keni kohe te mjaftueshme ndofta edhe per dy te tjere.
-Ate e di une me tha me harbuterine e saj.
-Por une kembgula dhe ajo me pyeti per gjeneralitetet e familjes sime.
Mbasi ja thashe me nr regjistri,bile edhe me faqe ajo u bind ta hapte regjistrin.
Mbasi mbushi du certifikatat une i zgjata nje 1000 lekshe te re.
Me dha certifikatat te cilat po i mbaja ne duart e futura brenda hekurave.
-Zonje te lutem i thashe me ktheni reston.
-Cfare resto kerkon me tha?
-Ju me detyroheni 900 lek i thashe.
-Pak se te sherbeva jashte orarit,por ti na beke edhe naze.
-Nuk ka shkuar akoma ora 15 i thashe,por reston te lutem.
-U cua dhe kapi kanatet e dritares per ta mbyllur,por une nuk e lejova.
Keshtu sy me sy doni te me vidhni.T'ju vije turp.Shkembyem disa fjale me te,por c'te shoh nga mbrapa me kap nje dore egersire dhe me largoi me force nga dritarja.
-Hiqini duart ju lutem zoti polic i thashe.
-Polua nje derr injoranti,nje dhiar me thote e di se cfare te beje une.
-I thashe e di se te shoh se kush je, por hiqe doren te lutem dhe degjome.
-Ja tregove problemin me qetesi,duke i thene se punonjesja me ka vjedhur.
-Shoqen ..... e kemi punonjese shembullore tha polici.
_Me kerkoi adresen ku banoja.I tregova adresen e shtepise time.
Nuk te kam pare ne lagje me tha.
-Po i thashe nuk me ke pare,por hiqe doren dhe thuaji hajdutes te me ktheje kusurin.
Pasaporten me tha,ose do te shoqeroj per ne komisariat.
-Nuk kam ,prandaj erdha te marre dy certifikata.
-Do te vini me mua tha ne komisariat dhe nuk po me leshonte nga kemisha duke u drejtuar nga nje rrugice e ngushte tek ish fabrika e Ekstrakt taninit.
-Nuk vij ne kembe i thashe mund shkojme me makinen time.
-Kur po shkonim drejt makines u kujtova qe kisha pasaporten e huaj me vete.(Kisha qene tek nje notere per te bere kontraten e shtepive qe kisha bler,por edhe ajo me tha se te duhet pasaport shqiptare per te bere hipotekimin).Kjo ish edhe arsyeja qe shkova ne gjendjen civile.
Tek dera e makines ja tregova policit.
Ai e mori ne dore dhe me tha mua:po ti a derbardhe,qenke jashte shtetit dhe u beke per 9000 lek.
-Jo i thashe nuk e kam problem ,por kam inat kur ato pare mi mban per qorrllek.Eshte njesoj sikur m'i ha nje qen.Muk mund te lejoj askend te me vjedhi sy nder sy.Une do t'i kisha falur dicka dikujt qe e meriton me sjelljen e tij.Zonja nuk me beri ndonje favor,sepse une qendrova ne radhe per 4 ore.Ajo nuk e meriton dhe nuk ja fale.Ajo eshte nje hajdute e pafytyre.
-Ja marre une me tha polici dhe u kthye tek zyra.
Ne solli reston duke me thene se a mund ta coja deri tek shtepia e tij.
-Ku banon i thashe duke menduar brenda Vlores.
-Ne nje fshat afer Selenices me tha.
-Nuk mundem i thashe.
Po nje birre do me japesh tha.
-Po i thashe pi nje birre te freskosh trute e kokes.
Shkova edhe ne komisariat por edhe atje ishte nje radhe e gjate.
Me duhej te humbisja ditet e pushimeve ne radhe.E lashe pasporten pa nxjerre.Vitine kaluar nuk i bera pushimet ne Shqiperi,mbase do te jete me lehte kete vit.Shpresoj qe te mos me ndodh si para 2 vjetesh!
Une nuk e perdor shpesh,fjalen pasaport e huaj,por te kam treguar ty nje realitet,sepse nuk kam patur asnje mjet identifikimi nga vendi mi.Shkoja atje mbas 6 vitesh dhe nuk e di nese kane me vlere ato qe mora para 2 vjetesh. Une krenohem me origjinen time i dashur,pavaresisht se me cfare syri na shohin te huajt.Besoj se u sqarove.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 16:45
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQVLORA

Nuk ka asnje problem, une bera vetem nje batute.
E besoj plotesisht ngjarjen qe me the edhe sepse kam pare vete ne Fiks Fare nje sherbim te njerit prej kronisteve te Fiks-it per leshimin e certifikatave ne Vlore. Nepunesja e zyres se gjendjes civile (nuk e harroj fytyren e saj, ishte nje "bjonde") i ka folur gazetarit me nje ton te tille qe te frikesonte. Nuk e kuptoje a ishte burre a ishte grua. Dhe kur ajo perpara telekamerave ben keshtu e imagjinoj shume mire se si mund te sillet kur nuk jane ato.
Nje situate e tille (me sekseret) me ka ndodhur nje here ne Ministrine e Jashteme ku behet legalizimi i firme s per certifikatat per jashte shtetit.
Me erdhi turp qe isha shqiptar, por edhe une vetem nga inati nuk u dhashe nje 500 leksh seksereve por bera rradhen. Shpeshhere jemi vete ne qytetaret qe i ushqejme fenomene te tilla. Po te mos u drejtohej njeri nuk do ekzistonin edhe sekseret.
Psh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 20:29
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: IQVLORA

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
vetem nga inati nuk u dhashe nje 500 leksh seksereve por bera rradhen 


Ouuu? Do kesh qelluar ne dimer, se ne vere ka aq shume njerez saqe rradha kthehet ne grusht. Brenda dy oresh nuhat aq djerse sac nuk ke nuhatur gjithe jeten. Bile mund te behesh sommelier po zgjati rradha me shume se 2 ore

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 21:04
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Per mua fiton Akile Rama, 74 vjec, tirons puro, dembabadem qe ne kohe te Sales. Kandidon nen siglen e Ballit Kombetar Demokrat....

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Janar 2007 21:42
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shenjtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Shenjtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shenjtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

shenjtori

Paraqitja e plakut A Rama si kandidat eshte nje provokim, te cilen do ta krahasoja me ate qe i bene italianet Zidane ne ndeshjen finale te kupes se botes vitin e kaluar.
Sa per ate qe thua se eshte denbabaden tiranas qe ne kohen e Sales je gabim.
Shtepia qe kish A Rama ishte nje shtepi private e vjeter tironse dhe ai e ka ate shtepine e vet denbabaden.
Kurse Edvini eshte tirons puro denbababden,sepse ka ardhur n'Tiron ne kohen e merhumit enver hoxha.Thuhet se A Rama ka bere vite te gjata burgu dhe shtepine ja kishin rrembyer komunistat.
Per nje gje ke te drejte,sepse shtepia i eshte kthyer te zotit ne kohen e Saliut.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Janar 2007 10:13
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.