Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Burracaku Berisha
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Burracaku Berisha

Duke parathene se jam 100 per 100 dakord me cfare thote Nano ne kete artikull dua te shtoj edhe rastin e zgjedhjeve te tanishme ku Berisha "skarikoi" shpejt e shpejt Olldashin per hubjen kur te gjithe e dime mire qe ne rast fitoreje merita do ishte totalisht e berishes.

 
Berisha, një burracak që mbjell frikë

Mustafa Nano
Tash një vit e kusur prej ditës që Berisha ka riardhur në pushtet, ka qëlluar shpesh, që miq, kolegë, dashamirës, lexues të vëmendshëm të shkrimeve të mia e ndjekës gjithashtu të vëmendshëm të kuturisjeve të mia nëpër studio televizive e nëpër beteja publike, të më këshillojnë të bëj kujdes e të jem më i përpjesëtimuar në qortimet e kritikat e mia ndaj Sali Berishës, pasi "atij, dhe bandës së tij, nuk u zihet besë". Kanë dashur të më thonë me këtë, se unë duhet të ruaj kokën. Dhe merret vesh, që koka mund të ruhet ose duke e qepur gojën, ose duke dhënë opinione të rrumbullakosura, të cilat as nuk shpojnë, as nuk ngjisin.

Të them të drejtën, bezdisem sa s‘ka ku të shkojë nga kjo këshillë. Bezdisem së pari, ngaqë e di që te kjo sindromë kolektive, Berisha sheh të konkretizuar bash atë që ai ka planifikuar në mënyrë metodike të mbjellë me sjelljen e tij publike e politike. Dhe, me ç‘duket, ia ka arritur qëllimit. Sidomos brenda Partisë Demokratike, ku nuk pipëtin asgjë në asnjë rrethanë. Bezdisem së dyti, ngaqë kjo sindromë është një lethal weapon për energjitë civile të shoqërisë. E di që apatia e shoqërisë së sotme civile në Shqipëri shpjegohet më së shumti qoftë me faktorë të tjerë endemikë e tradicionalë, qoftë me përpëlitjet e shumë aktorëve të saj në luftën për të siguruar "kotheren e bukës" për vete e për familjen e tyre (kjo përpëlitje, në mos është korrupsion, pjell korrupsion), por edhe kjo klimë frike luan një rol jo të vogël për ta mbajtur këtë shoqëri të çmobilizuar e vështirësisht të mobilizueshme.

Ndonjëherë, përballë atyre që janë më të sigurt tek ajo që thonë, gjë që e demonstrojnë duke më rrëfyer dëshmi të dëgjuara nga gojë miqsh, apo gjëra që i kanë hequr vetë mbi kurriz, e lë shtirjen mënjanë, dhe pohoj zëplotë, se po, edhe unë e besoj që berishianët e kanë qejf dhunën ndaj kundërshtarëve të tyre, por jemi në vitin 2006, dreqi ta hajë, dhe gjatë gjithë këtyre viteve, ata duhet të kenë mësuar ta latojnë disi instinktin e tyre të dhunës; me këtë dua t‘u mbush mendjen bashkëbiseduesve, se Shqipëria e sotme, e cila është shumë e ndryshme nga Shqipëria që la Berisha e të tijtë në vitin 1997, në mos i shkurajon këta mujsharë, i bën të jenë sidoqoftë - pa dëshirë - më të sofistikuar në ushtrimin e zejes së tyre; dhe kjo do të thotë se janë të detyruar t‘i vënë disi fre tundimit për të marrë me të mirë e për të ledhatuar pulsionet e tyre të egra; kjo do të thotë më në fund, se do t‘u duhet të mendohen mirë përpara se të derdhen me grushte mbi një gazetar të njohur.

Në të vërtetë, kjo është ajo që kam menduar. Dhe thellë-thellë, ajo bezdia, që provoj pas këshillës që më japin të tjerët për t‘u ruajtur e për të qenë më i kujdesshëm, vjen edhe prej faktit që ata më ngacmojnë një "plagë të hapur". Unë, si të gjithë ata që kanë guxuar të jenë të zëshëm me kritikat ndaj Berishës, kam frikë gjithashtu. Po si e kam mundur këtë frikë? Në të vërtetë, nuk është se e kam mundur; unë bashkëjetoj me të prej vitesh. Nëse them diçka më shumë e më fort se ca të tjerë, këtë e bëj, ngaqë nuk mund të mos e them. Nëse do të heshtja, nëse do ta mbaja veten peng të kësaj frike, nuk di pse mendoj se do të sëmuresha. E di që, ndërsa nxjerr e ngre zërin, frika është aty, brenda meje, por dobare nuk sëmurem. Kaq e thjeshtë është puna. Dhe do të ishte për të qeshur, nëse lexues të mi do të merrnin për qëndrim heroik atë që në të vërtetë nuk është gjë tjetër, veçse një zgjedhje "pragmatike" në të mirë të kararit tim të brendshëm.


* * *


Frika është një nga gjërat më njerëzore. Të gjithë - duke përjashtuar nga njëra anë një pjesë të sëmurësh mendorë, e nga ana tjetër një pjesë fanatikësh të dendur me dogma e me ideale - kanë frikë. Por kjo s‘do të thotë amĆ”, se nuk ka njerëz që janë më shumë apo më pak frikacakë se të tjerët. Fjala vjen, Sali Berisha, në kundërshtim me ç‘mund të mendohet prej atyre që e rrethojnë, është një burracak par excellence. Ai është para së gjithash e mbi të gjitha një burracak. Është i tillë edhe ngaqë bën çmos ta fshehë që është i tillë. Në një intervistë, që i kam marrë për televizionin A1, në prag të zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, pyetjes sime se "a mendoni ndonjëherë për vdekjen? Çfarë mendoni?", ai iu përgjigj me një frazë, që ta rrëqeth mishin më keq sesa vdekja vetë. "Është gjëja që më shqetëson më pak se çdo gjë tjetër", tha ai. Edhe një kamikaz, që ikën me bujë e vullnetmirë nga kjo botë, pasi i janë shpëlarë trutë prej një didaktike të urrejtjes për jetën tokësore, me siguri nuk i ka të rregulluara për fare e mirë hesapet me vdekjen. Është e zorshme të besosh, se kamikazët ikin nga kjo botë të zhveshur krejt prej mundimit ekzistencial, i cili - sido që t‘i vijmë rrotull - lidhet kryesisht me vdekjen. Ndërsa Berisha thotë, se "(vdekja) është gjëja që më shqetëson më pak se çdo gjë tjetër". "Çfarë kafshe heroike!", do të thosha për të në rast se do ta besoja. Mirëpo, ata që i njohin pozat e tij shtinjake, e kanë shumë të lehtë të thonë: çfarë burracaku! Nuk di pse burracakët i përfytyroj gjithëherën si njerëz të mbërthyer prej makthit konstant të vdekjes, të cilin (makthin) ata tentojnë ta mundin duke mos folur për të (vdekjen). Burracakët janë të terrorizuar prej vdekjes. Ndoshta, edhe të poshtrit.

"Kish frikë prej vdekjes, tamam sikur të ish i poshtër" - kjo është një thënie balzac-iane, të cilën shkrimtari i madh francez e shtie në punë për të karakterizuar një prej personazheve të tij. Më ka mbetur aq shumë në mendje kjo frazë, me përmbajtjen e së cilës jam dakord edhe sot e kësaj dite (nuk më kujtohet tani në cilin libër të tijin e kam hasur), sa gjatë gjithë kohës, në mënyrë gati instiktive, e kam parë veten në grackën e çalltisjes për të gjurmuar e matur frikën te të gjithë njerëzit e poshtër, që kam njohur. Dhe pothuaj në të gjitha herët kam konfirmuar atë që ka paralajmëruar Balzac-u: njerëzit e liq janë përveç të tjerash edhe burracakë.

Vini re: nuk po them që frikacakët janë njerëz të liq. Po them bash të kundërtën: njerëzit e liq janë frikacakë. Nëse shfaqen ndonjëherë si njerëz që fqinjërojnë më lehtë e më shpesh se të tjerët me vdekjen, kjo nuk ndodh ngaqë janë trima e të guximshëm, por ngaqë jeta që bëjnë mes lakmish e gjakimesh të shpërpjesëtimuara e të pakontrolluara nuk u lë shans tjetër, veçse të fqinjërojnë lehtë e shpesh me vdekjen. Dhe në këtë mes nuk e kam fjalën vetëm për njerëz të poshtër që i janë futur botës së krimit; e kam fjalën edhe për njerëz të poshtër, të cilët gjakojnë pushtet me çdo kusht e me çdo çmim, e të cilët nuk duan t‘ia dinë për asnjë parim e ideal (prandaj janë të poshtër) në përpjekjet për ta fituar këtë pushtet.

Sali Berisha është njëri syresh. Ka mbi dhjetë vjet që nuk guxon të shkelë në vendin e tij të lindjes, ku trembet, se - po të shkonte - do ta prisnin guerilas të motivuar prej politikës së tij sektare. Është kjo politikë e tij sektare - përveç të tjerash - që e shndërroi në target të këtyre guerilasve vrastarë edhe Azem Hajdarin, udhëheqësin e lëvizjes studentore të vitit 1990. Kryeministri shqiptar është i lirë të shkelë në çdo qoshe të Shqipërisë, të Evropës e të planetit, por ai nuk mund të shkelë atje, ku ka lindur e ku është rritur. Mund të hyjë pa asnjë problem në çdo bastion të së majtës shqiptare, ku do të gjenden se s‘bën njerëz që do ta presin të papenguar nga askush me bujë, me lule e me tam-tam-e, por nuk mund të hyjë në zonën e Tropojës, banorët e së cilës janë në shumicë dërrmuese mbështetës të tij. Në fakt, duke e marrë me mend se ç‘e pret atje, ka të drejtë të ketë frikë (dhe në këtë pikë, duhet mirëkuptuar), por është absurde të mendosh që ne shqiptarët kemi për kryeministër një njeri, i cili nuk shkel dot në vendin e tij të lindjes; nuk shkel dot, ngaqë i duhet të ballafaqohet me përthyerje të dhunshme të politikës së tij sektare.

Kjo është arsyeja, që e bën atë të jetojë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh i rrethuar me roje të shumta trupi. Të gjithë udhëheqësit e tjerë politikë e shtetërorë të Tiranës mund t‘i shohësh të rravgojnë si njerëz të thjeshtë nëpër rrugët e Tiranës, të hyjnë fillikat nëpër kafenĆ© apo të shkojnë diku vetëm me njerëzit e familjes, ndërsa Sali Berisha as që e ka çuar në mendje ndonjëherë të luajë qoftë dhe për një gjysmë ore rolin e një qytetari të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë. Çuditërisht, kjo gjë ishte më e papërfytyrueshme në periudhën 1997-2005, në të cilën ai ishte një opozitar "qyqar". Në këtë periudhë ai ishte i terrorizuar nga pushteti, të cilin e etiketoi gjatë gjithë kohës "vrasës", ishte i terrorizuar nga policia e nga shërbimet sekrete shqiptare, nga shërbimet sekrete të huaja, nga grupe terroriste kinse të sponsorizuara nga e majta në pushtet, të cilët ai i denonconte pareshtur në konferencat e përditshme për shtypin.

Zhurma që bënte - sa kohë që ish në opozitë - mbi pushtetin "vrasës", nuk ishte gjë tjetër, veçse një mënyrë për të mbuluar frikën, që e ndjente nga drejtime të tjera. Në fakt, nëse ka pasur një shqiptar të mbrojtur në mënyrë të posaçme nga pushteti "vrasës" i të majtëve, ai ishte Sali Berisha, të cilit qenia në krye të Partisë Demokratike i jepte një impunity të plotë. Fatos Nano, më shumë sesa veten mbronte Berishën e sulmuar nga lloj-lloj paranojash. Kur ky i fundit mori vendimin për të vizituar qytetin e Vlorës, ku nuk kish guxuar të shkonte për tre vite me radhë pas vitit 1997, u mobilizua e u vu në mbrojtje të tij e gjithë policia e Republikës. E Berisha hyri në Vlorë e doli nga Vlora, pa harruar të stiste e propagandonte anën ngadhënjimtare të këtij gjesti. Në fakt, e gjitha ishte "vepër" e Kryeministrit Fatos Nano, i cili së pari, nuk donte t‘i jepte asnjë casus belli kryeopozitarit prore të kreshpëruar, së dyti - në emër të nonchalance-ës së tij prej mejhanexhiu urban - nuk bëhej merak për pozat heroike të rivalit të tij. Berisha e ngrinte gjithë "trimërinë" e tij mbi këtë shkujdesje hedoniste të Nanos, të cilin megjithatë nuk ka ngurruar ta etiketojë kot më kot si vrasës të shumëfishtë (edhe si vrasës të Azem Hajdarit). Duke mobilizuar të gjithë makinën e tij mediatike e propagandistike në funksion të krijimit të idesë, se kryeministri e pushteti ishin vrasës, ai e kish më të lehtë të shiste për trimëri të gjitha akuzat gjëmimtare kundër pushtetit, të cilat i bënte çdo ditë ku të mundte e si të mundte.

Por punët ndryshuan, kur socialistët zgjodhën për kryeministër Ilir Metën. Dalëngadalë, Berisha u bë si pulë e lagur. Po ndjente se përballë kryeministrit riosh e rishtar, që guxoi e shkeli Tropojën nën breshëritë e armëve të guerilasve berishianë, nuk e kish më atë impunity, që "ia kish falur" regjimi nonchalant i Fatos Nanos. Vizita e Metës në Tropojë, e cila u filmua nga kamerat televizive, e zgërlaqi për fare "malësorin trim mbi trima". Pak më pas, Meta u shty edhe më tutje: policia një ditë prej ditësh bëri ndalimin për disa orë të Berishës. Në rrethana të tjera, pas një gjesti të tillë, Berisha do kish tentuar të ngrinte më këmbë gjithë mbështetësit, të cilët një urdhër i tij i bën të dalin me vrap nga shtëpitë e të derdhen nëpër rrugët e sheshet e Tiranës. Por, atë radhë, Berisha nuk u ndje. Shqiptarët patën rast të bënin sehir ca kohë, se si contest-i politik i dominuar gjatë gjithë kohës nga xanxari Sali Berisha zuri të dominohej nga xanxari Ilir Meta. Nuk e vranë mendjen kushedi se çfarë, që po lindte një mujshar i ri, i cili po njësoj s‘donte t‘ia dinte për rregulla loje e për shtet të së drejtës. Ndalimi për disa orë i Berishës dhe shoqërimi i tij në një prej rajoneve të policisë ishte bërë në fakt, jo thjesht me dijeninë, por me urdhrin e Kryeministrit Meta. Ishin ditë të trishta për Berishën, por ishin gjithashtu ditë të trishta për pjesën civile e civike të shoqërisë shqiptare, teksa po kuptohej se një mujshari të politikës mund t‘i vihej kufiri te thana, jo prej qasjeve ligjore të shtetit e prej repulsionit moral të shoqërisë, por prej një mujshari tjetër.

Në mos, prej ndonjë njeriu me pamjen e namin e një bounty hunter-i. Një ditë të tetorit 2006, ndërsa Berisha lëshonte breshëri sharjesh e akuzash nga foltorja e Kuvendit në adresë të deputetëve të opozitës, u pa dikush të linte ndenjësen, të çohej më këmbë e të merrte rrugën serbes-serbes drejt Kryeministrit, i cili e kish lënë foltoren tashmë e kish zënë vend në poltronën e vet mes ministrave. Ishte Paulin Stërkaj, një ish-polic i regjimit të Berishës I (1992-1997), sot socialist pa dashje e deputet me dashje. Kamerat që filmonin live skenën, sillnin në ekran shtatin e ngjeshur rrondokop, shpatullat e gjera dhe hapin e tij të qetë drejt tribunës, gjë që krijonte përshtypjen se deputeti ish i sigurt në atë që po bënte. Zuri t‘i drejtohej Berishës me fjalë që nuk dëgjoheshin pa u çuar ende nga vendi, e sa më shumë afrohej, aq më i rënduar bëhej gjestikulacioni i tij. "Bo, bo, tani do ta godasë Kryeministrin", kanë menduar të gjithë ata që e njohin Stërkajn. Berisha vuri maskën e murrëtyer, dhe u pa të mblidhej e të bëhej një grusht. Nuk bëzajti atë copë herë, në harkun e së cilës Stërkaj përshkoi rrugën nga fundi te kreu i sallës së Kuvendit, dhe në momentin që e pa veten të mbrojtur nga gardhi i oficerëve këmbëshpejtë të sigurisë, u rigjallërua si me magji, u ngrit më këmbë, dhe zuri t‘i hakërrehej deputetit "të fortë". Kureshtja u shua disa orë më pas. Berisha i trimëruar prej rojeve të trupit, që i rrinin si parzmore, i kish drejtuar Paulin Stërkajt një lumë fyerjesh e sharjesh, dhe në fund fjalët: "Ta çaj kokën! Bir bushtre!" Hajde Kryeministër, hajde! Si lum ne për të!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2007 21:20
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sqarim mbi M. Nanon

Mustafa Nano eshte nje nga kritikuesit me te forte te Berishes. Militantet do mendojne se ka bindje te majta, por pakush e di se Mustafa Nano ka qene anetar dhe mbeshtetes i PD-se ne vitet e para te saj. U largua nga Shqiperia kur PD ishte ne fuqi te plote dhe iku ne Napoli, ku beri pune krahu per disa vjet. Me pas u kthye serisht ne Shqiperi.

Rezultati: Mustafa Nano e njeh Berishen me shume nga c'mendojne njerezit, ka patur te beje me te edhe personalisht. Keto qe shkruan nuk i vijne nga fantazia, por e ka studjuar ate njeri deri ne detaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Shkurt 2007 21:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Ore parafoles po s"late te zi pa hedhur mbi shqiperine dhe institucionet shqiptare.Po si sju vjen turp dhe si skuptoni qe ne kete menyre godisni dhe veten tuaj te paren.Harroni qe berisha me te mirat dhe te keqijat eshte zgjedhur me shumicen e votave te popullit.
Fajtor forumi tend jo vetem qe nuk eshte i panshem por eshte kthyer ne nje organizate partie ashtu sic jane shume media ne shqiperi qe sju dihen burimet e financimit.
Personalisht dyshoj qe ti dhe forumi yt financohet nga segmente te partise socialiste .
Ti artum je vetem nje vegel qore je nje gur shahu

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 00:19
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Red face

Po normal mer Varka, se deri para zgjedhjeve ishte e kunderta dhe s'po thoshte gje njeri. Tani qe Berisha humbi zgjedhjet dhe jane rritur kritikat nuk te pelqen ty.

Leri keto Varka dhe lexo temen. Mustafa Nano nuk eshte i rrjedhur dhe nuk besoj se mund te vihet ne diskutim nga anetaret e PD-se qe adhurojne prijesat e tyre totemike. Aq me teper duhet pare nga vijne leksionet. Ti hyn cdo dite dhe shkruan ne cdo teme 1 rrjesht ne mbrojtje te klanit tend partiak dhe ke kurajo te japesh leksione per paanshmeri. Meso te diskutosh me dy rrjeshta njehere pastaj ec e analizojme bashke cfare eshte politika e paanshme.

P.s. Nuk me habit aspak qe ve ne dyshim forumin dhe financimet. Eshte metode klasike per te perdhosur dicka qe nuk pelqehet. Dhe nuk eshte as hera e pare qe paturpesia e segmenteve militanteske perballet me realitetin e internetit duke aplikuar te njejtat koncepte manipuluese qe shikohen ne partite ku ti mund te kesh qene anetar. Ose se paku ne sistemin politik ku je mesuar te luash me forma partiake.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 00:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Leri keto Varka dhe lexo temen. Mustafa Nano nuk eshte i rrjedhur dhe nuk besoj se mund te vihet ne diskutim nga anetaret e PD-se qe adhurojne prijesat e tyre totemike. Aq me teper duhet pare nga vijne leksionet. Ti hyn cdo dite dhe shkruan ne cdo teme 1 rrjesht ne mbrojtje te klanit tend partiak dhe ke kurajo te japesh leksione per paanshmeri. Meso te diskutosh me dy rrjeshta njehere pastaj ec e analizojme bashke cfare eshte politika e paanshme.

Mesohu ti japesh vleresimet nga vlerat dhe jo nga sasia .Une nuk shkruaj ketu ne forum per te mbajtur gjalle shpirtin e kundershtimit sepse duket qarte kjo e fundit mungon.Une sdi te bej lojra fjalesh por e kuptoj qe kritika jote perkthehet lehte ne nje deshire megjithate qe te mos i jap ngjyra personale po ti kthehem dhe njehere kesaj teme .Ti me thua qe te degjoj mustafain per gjera qe une i kam jetuar pesonalisht.Po te jap nje shembull konkret nga shkrimi i mesiperm:
mustafai
Kjo është arsyeja, që e bën atë të jetojë prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh i rrethuar me roje të shumta trupi. Të gjithë udhëheqësit e tjerë politikë e shtetërorë të Tiranës mund t‘i shohësh të rravgojnë si njerëz të thjeshtë nëpër rrugët e Tiranës, të hyjnë fillikat nëpër kafenĆ© apo të shkojnë diku vetëm me njerëzit e familjes, ndërsa Sali Berisha as që e ka çuar në mendje ndonjëherë të luajë qoftë dhe për një gjysmë ore rolin e një qytetari të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë. Çuditërisht, kjo gjë ishte më e papërfytyrueshme në periudhën 1997-2005, në të cilën ai ishte një opozitar "qyqar". Në këtë periudhë ai ishte i terrorizuar nga pushteti, të cilin e etiketoi gjatë gjithë kohës "vrasës", ishte i terrorizuar nga policia e nga shërbimet sekrete shqiptare, nga shërbimet sekrete të huaja, nga grupe terroriste kinse të sponsorizuara nga e majta në pushtet, të cilët ai i denonconte pareshtur në konferencat e përditshme për shtypin.

E kupton tani qe ky person eshte verbuar nga urrejtja qe ka per kryeministrin.Sbesoj qe ka shqiptar te paanshem qe do te besoje qe sali berisha del gjithmone me roje te shumta edhe kur ishte ne opozite ,une kam qene sdudent ne tirane dhe gjithmone eshihja berishen gjithmone me kembe te shoqeruar nga politikane te tjere dhe pa roje.95-00
mustafai
Pak më pas, Meta u shty edhe më tutje: policia një ditë prej ditësh bëri ndalimin për disa orë të Berishës. Në rrethana të tjera, pas një gjesti të tillë, Berisha do kish tentuar të ngrinte më këmbë gjithë mbështetësit, të cilët një urdhër i tij i bën të dalin me vrap nga shtëpitë e të derdhen nëpër rrugët e sheshet e Tiranës. Por, atë radhë, Berisha nuk u ndje.

Ky mustafai i napolit duket qarte qe eshte merzitur me faktin qe berisha e perballoi me qetesi ate situate ( ne te cilen i ndodhur vetem me jozefina topallin ne benzin e tij dhe jo me shume truproja sic thote me lart autori,u tentua qe te ngrihej me vinch per ta cuar ne komisariat).Arrestimi i berishes ishte nje kurth i kompozuar per te perseritur nje 12 shattor te dyte.Fakti qe berisha veproi me gjakftohtesi sot gjykohet si frike , sbesoj se dhe ti fajtor je i nje mendimi me mustafain.
mustafai

Në mos, prej ndonjë njeriu me pamjen e namin e një bounty hunter-i. Një ditë të tetorit 2006, ndërsa Berisha lëshonte breshëri sharjesh e akuzash nga foltorja e Kuvendit në adresë të deputetëve të opozitës, u pa dikush të linte ndenjësen, të çohej më këmbë e të merrte rrugën serbes-serbes drejt Kryeministrit, i cili e kish lënë foltoren tashmë e kish zënë vend në poltronën e vet mes ministrave. Ishte Paulin Stërkaj, një ish-polic i regjimit të Berishës I (1992-1997), sot socialist pa dashje e deputet me dashje. Kamerat që filmonin live skenën, sillnin në ekran shtatin e ngjeshur rrondokop, shpatullat e gjera dhe hapin e tij të qetë drejt tribunës, gjë që krijonte përshtypjen se deputeti ish i sigurt në atë që po bënte. Zuri t‘i drejtohej Berishës me fjalë që nuk dëgjoheshin pa u çuar ende nga vendi, e sa më shumë afrohej, aq më i rënduar bëhej gjestikulacioni i tij. "Bo, bo, tani do ta godasë Kryeministrin", kanë menduar të gjithë ata që e njohin Stërkajn. Berisha vuri maskën e murrëtyer, dhe u pa të mblidhej e të bëhej një grusht.

O fajtor per mua ky eshte gjoja analist sepse eshte munduar te godase berishen aty ku berisha ka nja nga pikat e tij me te forta trimerine.Perpiqet mustafai te beje te paminduren te mundur por ky shkrim i tij eshte koke e kembe nje farse.Paulin sterkaj ka qene nje oficer madhor ne policine e shtetit ne 1994 1996 dhe jo nje ishpolic.Jo pa qellim mustafai jot i anashkalon faktet fajtor por meqenese shumica ketu se ka idene pa jau them une si eshte e verteta per paulinin.Paulin sterkaj ka qene drejtusi i operacionit ku u rrahen perkrahesit e ps ne sheshin skenderbej ne tirane 27 maj 1996.M e urdher te tij eshte bere masakra e pleqve perballe pallatit te kultures.Asnjehere su mesua perse ai e dha ate urdher por dihet boterisht qe ai pas disa ditesh u shkarkua me urdher te berishes.Qe prej asaj dite ai kaloi ne anen tjeter me ps persa i perkt revoltes se tij ne parlament ai u akuzua direkt nga sala si dhunues i votuesve qe ai perfaqson dhe si shkeles ligji.T ani sipas mustafait sala duhet te ishte perleshur me grushta po te ishte burre se burrat e vertete me sa po shikoj une vleresohen nga grushtat dhe organet seksuale.Persa i perket humbjes dhe fitores varet se nga cila pike referimi i shikon .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 02:15
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Keshtu dhe mund te diskutojme per temen. Personalisht nuk kam qene ne Shqiperi, por mendova se ato qe thote M.Nano ishin te bazuara ne fakte.


Citim:
Po citoj ato që tha varka
...por dihet boterisht qe ai pas disa ditesh u shkarkua me urdher te berishes.

A me spjegon dot si mund te heqe presidenti nje drejtor policie?
Arrij te mendoj vetem dy rruge. 1. Con urdher direkt ne ministri duke thyer ligjet. 2. I tregon kryeministrit dhe ministrit ne rruge informale cfare duhet te beje. Ne te dyja rastet ka shkelje. Ne njeren ligjore, ne tjetren demokratike.

A je dakort me kete pike? Nese kryetari i Partise Demokratike shkel demokracine ti si do e quaje?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 03:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Hajt jete te gjate burracakut Berisha ne politike per te miren Mustafes se keshtu sdo e shohim me emigrant ne pune krahu ne Napoli sepse se ka edhe moshen....

 

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 06:18
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha varka
Ti artum je vetem nje vegel qore je nje gur shahu


E thene nga ty Varka eshte kompliment, megjithate  M.Nano eshte ai qe i tha ne sy F.Nanos (perseris, Nanos jo Berishes) ne nje konference per shtyp tekstualisht:

"Zoti Nano, Enver Hoxha qendroi ne krye te PPSH-se per 45 vjet, ju po beni avash avash 15 vjet ne krye te PS, dmth 1/3 e Enverit, a nuk mendoni se ka ardhur koha qe te largoheni nga politika?" (nuk ka rendesi ketu pergjigja fodulle e Tosit qe ju apelua faktit qe "meqe populli me voton jam i detyruar ti sherbeje atij").

Kjo per te sqaruar qe M.Nano nuk eshte, sipas mendimit tim,  i njeanshem (natyrisht per kuptimin qe ka njeanshmeria ne Shqiperi).

Tjeter. Pse mor Varka une ofendokam Berishen nqs e quaj burracak? Per me teper, sipas teje, ofendoj instituzionet. Por a nuk eshte ai Berisha qe dite per dite flet per drejtues instituzionesh ne Shqiperi me fjalorin me vulgar qe mund te ekzistoje? Nuk te kam degjuar te "mbrosh" ketu ndonje Sollak, Mojsiu, Rama (edhe Rama eshte zgjedhur fresko fresko me votat e popullit), ose me mire institucionet qe ata perfaqesojne!!! Ato qe thua ti vlejne per Berishen por nuk na vlekan per te tjeret? Nuk ma merr mendja te jesh irrituar ti Varka kur Berisha quante (me te drejte sipas meje) frikacak Tosin qe iku ne Maqedoni me 14 shtator. Por te pakten Tosi eshte nje frikacak e kaq, ndersa Berisha eshte burracak, qe eshte me keq akoma.

Do me per Belulin zoti Varka?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 20:52
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Citim:
Po citoj ato që tha varka  
Paulin sterkaj ka qene drejtusi i operacionit ku u rrahen perkrahesit e ps ne sheshin skenderbej ne tirane 27 maj 1996.M e urdher te tij eshte bere masakra e pleqve perballe pallatit te kultures.Asnjehere su mesua perse ai e dha ate urdher por dihet boterisht qe ai pas disa ditesh u shkarkua me urdher te berishes.


Ne 27 Maj 1996 o Varka vellai, e kam pare vete ne Tv zv/ministrin e rendit Agim Shehu me shkop gome ne dore ne sheshin Skenderbej. Do te na thuash qe nje drejtor policie (pavaresisht se me sa di une ka qene komandant i forcave te nderhyrjes se shpejte dhe jo drejtor policie, por kjo s'ka rendesi) ka dale mbi zv/ministrin e rendit ne te njejtin vend dhe per te njejten situate? Keshtu ndodh andej nga Kanadaja?

27 Maji 1996 ka qene i drejtuar/organizuar nga trojka Shehu/Gazidede/Lezhja mor Varka dhe kete tani nuk e mohojne dhe vete ata (pavaresisht se mundohen ta kalojne si nje "gabim te vogel")

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Mars 2007 21:13
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Eshte e vertete se Muci ka qene teper i ashper edhe me F Nanon.Kete e kam verejtur ne disa konferenca shtypi te Tosit kur ishte primer.Tosi ka replikuar me te sikur te ishte ne pub jo ne foltoren e konferencave te shtypit.
Mendoj se Muci e ka teperuar ca me ato qe thote.Ne ato dite mars-prilli 1997 S Berisha qendroi ne Tirane dhe nuk udhetonte per ne presidence me autoblinde.Cfare kerkon Mustafai qe Berisha te dale rrugeve te Tiranes,pa asnje mbrojtje.Do t'ju kujtoja nje zonje te nderuar nga Suedia,ministren e jashteme Anna Lin.Nje here shkoi ne nje dyqan e pashoqeruar nga rojat e saj dhe u godit me thika nga nje serb duke gjetur vdekjen. Nuk eshte burracakeri te te shoqerojne rojat,duke qene lider i nje partie dhe drejtuesi kryesor i qeverise..Muci ja fut kot.
Nuk mund ta krahasosh nivelin intelektual te Berishes me trapa te till si Sterkaj,apo T Dedja.Perdorimi i forces eshte mungese arsyeje.
Saliu nuk eshte ngrites peshash,mundes apo karateist.
Simbas mendimit tim burracakeria eshte e lidhur ngushtesisht me friken.
Nuk e mendoj qe "maloket" jane frikacake e sidomos po te jete myslyman.
Mund t'i akuzosh per dicka tjeter me te drejte,por jo per burracakeri.
Artumi vertet Sollaku eshte drejtues i nje institucioni te pavarur,por dihet se drejtesia ne shqiperi eshte ajo pjese e shtetit qe nuk jep drejtesi por vetem padrejtesi.As populli nuk ka besim,por edhe bota i ka drejtuar kritikat me te fuqishme drejtesise shqiptare.Ne drejtesi nuk eshte bere asnje reforme.Edhe kur tentohet te behet nje president qe te jep pershtypjen e nje trungu me miza,behet pengese per nje reforme te domosdoshme.Ka qene i ngrohur edhe ai nga paret e Albatrosit si duket.
Nuk e di pse i ka hyre frika ne palce Mucit dhe si pasoje e kesaj ai bene sulme te paprincipta e te pabesueshme.Ne kohet e fundit shihet nje mbeshtetje e tij per Edvin Ramen.Kete e ka treguar ne disa biseda ne televizion te zhvilluara tani gjate zgjedhjeve.
Une e vleresoj si nje gazetar kurajoz,por te shohim se ku do t'i dal tymi nje akuze te tille qe nuk e beson askush.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2007 14:44
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Burracaku Berisha

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.