Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Burracaku Berisha
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Lexoje edhe kete o Varka dhe mbase na jep ndonje pergjigje (ta kam bere edhe me blu qe ta lexosh me me kenaqesi):

 

 
Negociata xhambazësh dhe qeveria "Berisha 2"

Mustafa Nano
Ka disa gjëra që nuk shkojnë në reagimin e mazhorancës parlamentare ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 18 shkurtit. Ndonëse numri një i kësaj mazhorance shpalli me të madhe fitoren e vet plebishitare, duke lënë syshqyer të gjithë shqiptarët, është ai i pari që po sillet si një humbës e që po kërkon të ndëshkojë fajtorët. Kjo duket te fakti që Kryeministri ka filluar një tour bisedimesh me aleatët, pas të cilave pritet të dalë qeveria "Berisha 2". Me sa duket, qeveria "Berisha 1" konsiderohet edhe nga brenda mazhorancës si një qeveri e dështuar. Dhe askush nuk ka pse të çuditet në këtë pikë. Çudia ka lidhje me diçka tjetër: konsiderohet e dështuar qeveria e nuk konsiderohet i dështuar Kryeministri, i cili i ka vënë vulën e vet të gjithë aksionit qeverisës. Në harkun e 500 ditëve të shkuara, qeveria ka pasur vetëm një protagonist, dhe ky protagonist e ka emrin Sali Berisha. Ka qenë ky i fundit që ka iniciuar kinse reforma, që ka shpallur nisma qeveritare e nisma ligjvënëse, që ka përfaqësuar çdo hallkë e strukturë të ekzekutivit, që ka përuruar vepra publike të nisura e të panisura, që ka mbajtur fjalime pa fund e që ka lënë në hije apo ka shtypur çdo personalitet të mazhorancës e të pushtetit. Madje, është po ky që s‘ka lënë rast (sidomos gjatë fushatës elektorale) pa na bërë me dije mbi sukseset e qeverisë së drejtuar prej tij.

Pyetja e parë është: Pse u dashka të ndërrohet një qeveri pas zgjedhjesh administrative, në të cilat "është konfirmuar mbështetja plebishitare ndaj po kësaj qeverie"? Në tentativën për t‘iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të na thonë se "fitorja plebishitare" ka qenë një rrenë e thjeshtë propagandistike, që s‘ka pasur të bëjë fare me të vërtetën. Dhe e vërteta është që mazhoranca ka humbur. Por këtu lind pyetja e dytë: Ǒjanë këta ministra, të cilët Kryeministri i emëron dhe i shkarkon pa një, pa dy, duke i bërë kurban në funksion të mbijetesës së vet? Si është e mundur, që këta njerëz e presin me gëzim si emërimin, edhe shkarkimin nga posti i ministrit (Jemin Gjana u dëgjua të thotë pak a shumë këto ditë, se është e drejta e Kryeministrit të bëjë ç‘të dojë me ne)? Si është e mundur që një kryeministër mund t‘i turpërojë deri në këtë farë feje këta njerëz? Si është e mundur që nuk ngrihet asnjë zë brenda mazhorancës, i cili të marrë kurajën për të theksuar, se dështimi i deritanishëm ngrihet mbi faktin, që ne kemi pasur kryeministër, alias padron, e nuk kemi pasur asnjëherë një qeveri? Si nuk ngrihet asnjë zë kundërshtues, teksa shohin se i gjithë aksioni i rikompozimit të kabinetit nuk synon ta zhbëjë këtë situatë, në të cilën ministrat do të vijojnë të jenë thjeshtra e gogla pa vlerë?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 13:40
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re index_2.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 65 herė.

O guri ndonje ide tenden personale do te sjellesh ketu se po me duket vetja si ne debat me mustafa nanon. Keshtu qe here tjeter perpara se te kerkosh pergjigje bej ndonje pyetje ......Megjithate populli ka nje fjale te urte "sipas kokes dhe festen" keshtu qe ja ku e ke dhe pergjigjen:


Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë thelluar në mënyrë të ndjeshme avantazhin në rezultatin e zgjedhjeve vendore të 18 shkurtit krahasuar me koalicionin e majtë. Të dhënat zyrtare të institucionit qendror të administrimit të zgjedhjeve tregojnë se koalicioni qeverisës ka fituar 65% të njësive të qeverisjes vendore nga 32% që ka fituar koalicioni i majtë. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, duke paraqitur këto shifra e cilësoi fitoren e koalicionit të djathtë të shtrirë në të gjithë territorin e vendit. "Është një fitore demografike, ku vihet re një shtrirje e ngjyrës blu në këto zgjedhje lokale", vlerësoi Topalli gjatë një konference për shtyp në selinë e Partisë Demokratike. Duke iu referuar rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 360 njësi të qeverisjes vendore, Topalli theksoi se Partia Demokratike ka fituar në 10 qarqe nga vetëm dy të tilla që ka fituar e majta, ose pesë herë më tepër. Më tej ajo theksoi se, për 235 njësi të qeverisjes vendore, ndërsa koalicioni i majtë vetëm 115 njësi. "PD dhe koalicioni i djathtë ka fituar në 235 njësi, ndërsa ai i majtë vetëm në 115. Me përqindje 65% i takon koalicionit të djathtë dhe 32% koalicionit të majtë, ose120 njësi më shumë atij të djathtë", u shpreh Topalli. Ndërsa, duke u ndalur në rezultatet për mazhoritarin, ajo theksoi se koalicioni i djathtë ka fituar 53% të votave, ndërsa koalicioni i majtë 47 përqind, duke nënvizuar se partitë e djathta qëndrojnë 6 përqind më tepër se koalicioni i majtë ose i lexuar me vota, 60 mijë vota në avantazh të koalicionit të djathtë. Ndërsa, duke u ndalur në rezultatet e proporcionalit, nënkryetarja e Partisë Demokratike theksoi se, edhe në këtë aspekt koalicioni i djathtë kryeson në mënyrë të ndjeshme me më shumë se 120 mijë vota. "Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë ka fituar 53 përqind, në krahasim me 43 përqind që ka fituar ai i majtë, ose me përqindje 10 përqind më shumë ai i majtë. I përkthyer ndryshe, 120 mijë vota më shumë koalicioni i djathtë nga ai i majtë", deklaroi Topalli. Ajo saktësoi se, Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë kanë fituar gjithashtu edhe përsa i përket numrit të këshilltarëve. "PD dhe koalicioni i djathtë ka fituar 741 këshilltarë, në krahasim me 584 që ka ai i majtë, ose i lexuar me përqindje 53 përqind ai i djathtë, me 42 përqind të së majtës. Pra, janë 160 këshilltarë të djathtë më shumë se ata të majtë. Në përqindje, është mbi 11% në avantazh koalicioni i djathtë nga ai i majtë", nënvizoi Topalli.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 15:07
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Fajtori po te jap nje statistike per ngjarjet e '97-s.Ne qytetin e Vlores u vrane disa dhjetra djem (dhe nje nene duke i dhene gjoks femijes ne oborrin e shtepise se saj) te fese myslimane dhe gjithsejt tre kaur,megjithese jane gati 60 me 40 ne perqindje.
Historikisht ne Vlore vrasjet mbas shpine ose ne pusi nuk behen, por balleperballe.Edhe me 1997 vrasjet jane bere balleperballe.Ate pohimin e asaj vajzes e kam degjuar edhe une,but depend.Mund te jete budallallek,por ne i dalim armikut ballazi,ndersa dikush tjeter i bene dredha.Ne nuk jemi dredharak.Keto cilesi i kam te thena nga te vjetrit,por dhe te jetuara vete.Analizoni si te doni.Trima me llafe ka plot ketu ne internet.Po qe njeri qe nuk ja vlen qe te ballafaqohesh,ne te abandonojme.
Po te hidhemi tek tema.Per mua qofsh kush te duash,i majte apo i djathte nuk ka rendesi.Derisa une nuk jam i perjshtuar te shpreh mendimin tim per nje problem ne nje debat te caktuar, cdo gje eshte normale.Mendoj se FH eshte ne nje ecuri normale,sepse dikur o miku im varka ketu ishte si ne vitin 1985.Ishte nje lukuni moderatoresh e provokatoresh qe te kujtonin celulat e SIG te shtetit do t'i quaja.Por ''primer minister''beri nje reforme teper rezultative.As qe me bene pershtypje se shumica jane te majte dhe te tille jane.Eshte detyre e tyre qe edhe mizen ta bejne buall,sepse kane humbur dy here rresht ne harkun kohor te 18 muajve.Ne duhet te pranojme se ata nuk fituan sasi,por cilesi.Ata sipas kutit te tyre e quajne fitore.Edhe ne po te ishim ne vendin e tyre keshtu do ta konsideronim.
Fajtori PS & Nano ishin bere ne ate moment qe e kritikoi TOPCHANEL si burri i nenes(stepfather) per shqiptaret,ndersa tani eshte vene kryekeput ne sherbim te Edvinit.Kam shkruar edhe me pare por menyren se si i transmetonte lajmin gjat fushates. Ishte gjithmone e njeaneshme,ne disa raste edhe duke e censuruar.
Per ti dale ne ndihme Edvinit e quajti ardhjen e Doris Pack si mbeshtetje per Berishen duke e shoqeruar me disa komente teper bajate.
Topi eshte nje medja private,sulmoi Berishen do ta largojne nga Piramida.Tani drejtuesit e saj jane hedhur ne sulem te eger kunder Berishes.Sido qe eshte doktori me te metat dhe te mirat e tij,cdo Tv do ta kish per nder qe te ftuar te kish kryeministrin e vendit.Saliu nuk ua jep ate kenaqesi atyre.Der dje kur PS ish ne pushtet Klani e kish mire me Nanon.Nje kritike i beri Klani atij dhe ai e abandonoi ate,ndersa Klani si media e shikuar nga shumica e shqiptareve ju kthye atij me te gjitha baterite.Keshtu i kemi ne mediat te politizuara.
Artumi si e quani ju caktimin e bodiguardit nga Lesi per minister shendetesie?Akti i djegjes se Kohes me 1997 ishte nje krim,por duhet te dini se ne ato dite ajo gazete dizinformoi popullin me lajme te rreme.Ajo u be zedhenese e bandes se Zan Caushit.Ajo gazete e beri ate mut-muti sikur me qene Osama bin Laden sot.Ai dhe evgjito-gabelet e tij te udhehequr nga PS nuk kontrollonin as 1/5 e qytetit.Lesi dhe Koha kane ndihmuar ne djegjen e Shqiperise ne ate kohe.E kam lexuar rregullisht Kohen atehere,sepse vetem ajo dhe pacavurja,kurva ZP futeshin ne Vlore.
Skandalizohesha me mashtrimet qe shkruheshin nga gazetarja Zenepe (bitch) e paguar nga banda kriminale.Ajo gazete ju kalli daten popullit edhe ne Tirane me Z C.Krimineli u grind me nje djale te lagjes 1 Maji (lagje ngjitur me Colen) dhe i dergoi gabelet nen shoqerimin e shoferit te PS per Vloren te quajtur Vilson dhe vellait te tij Balilit.I vetem djaloshi edhe ky nje kriminel,vrau Vilsonin,nje gabel dhe plagosi ne kembe Balilin.Ndersa Gazeta e Lesit tha te kunderten.Me nje fjale gazeta e Lesit iu bashkua mediave nderkombetare per t'i vene flaken Shqiperise.Mire te huajt,po nje gazete shqiptare ku e conte mushka.Per meritat ne djegjen e vendit cifuti Sorros i akordoi nje grand prej 200 mij dollaresh Lesit.
Po bashkpunimin e Lesit me ''armikun'' Berisha si e quani ju artum dhe Fajtori?Berisha i beri nje nder te madh lehesit Lesi.Ai e shpetoi nga burgu ku Nano nepermjet vegles Sallaku do ta kish kredhur brenda.Pra me Saliun ai eshte i lare dhe bene mire ta qepi bucen.Nuk e mora vesh se cila gazete e ka botuar ate artikull.Ndofta prostituta 65 vjecare.
Per mendimin tim PD duhet te ndjeki shembullin e P Laburiste qe i tha Blair-it largohu mos na u beje pengese qe te fitojme perseri me 2009.Edhe PD duhet t'i thote doktorit ju lutem largohu ne nje moment te pershtatshem e mos na pengo sepse me ty nuk fitojme me.Deri me 2009 fshati do t'i harroj koqet e zbuluara te edvinit.
PS: PD & aleatet jane fitues.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 17:11
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

......... E ME GJITHATE...... KOHA DO TA TREGOJE.. SE SA I REDESISHEM I SHTE SALA....por nje gje ai eshte futur ne historin e...shqiperis.. me pozitiv nga nano...une nuk jam i dhathte..ahhaaaaaa

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 17:31
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

IQ

1) Artikullin e ka shkruar Lesi tek gazeta e vet (nuk e lexoj asnjehere ZP dhe PD)

2) Pavaresisht nga ato qe thua per Kohen ne '97, ma merr mendja se je dakord me mua qe nqs nje organ cfaredo shtypi ne "kushtet" per te cilat fole MBYLLET, nuk digjet.

3) Nuk gjykoj strategjite politike te Lesit, (ne fund te fundit politika eshte kurve thuhet nga anet tona) por mendoj qe, NE KUSHTET AKTUALE qe ndodhet politikisht zoti Lesi mund te evitonte ta bente kete shkrim, ose me mire para se ta shkruante, tu kerkonte te gjithe personave te barbarizuar qe permend ne artikull a ja kane falur Sales ata kete ndodhi apo jo (duke pare qe vete Lesi e ka falur).

4) Ate historine e Blair-it thuaja Varkes jo mua. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 20:46
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: IQ

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
nje organ cfaredo shtypi ne "kushtet" per te cilat fole MBYLLET, nuk digjet.


Me ke flet aman. Shqiptaret bejne vetegjyqesi, te gjithe ja dine te miren vendit. Prandaj vuajne akoma nga mungesa e institucioneve dhe balances politike. Nese gjermanet jane ekstremi i reskepektimit pa llogjike te institucioneve, shqiptaret jane ekstremi i mos respektimit dhe tolerances ndaj krimit. Ja pse sot arrin qe djegia e gazetes Koha Jone (gazeta me e shitur dhe me popullore ne ate periudhe) te tolerohet si pozitive.

Kriminelet qe sulmojne institucionet dhe mediat quhen nacionaliste, ndersa kush kritikon Salen eshte i majte. Hajde hajdeeeee. Si thoshte taksisti i Portokallise "Nuk behet Shqiperia me shqiptaret jo". Dru me preeee

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 21:27
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

O Varka, mire zonja Topalli qe per zanat duhet te beje ate qe ben po ti nuk arrin te gjykosh me mendjen tende? Po s’ka ndikuar fare ajo Kanadaja tek ty ore i uruar? Po pse ore njelloj eshte nje kryetar/keshilltar komune ne Zallbastar me ate ne Tirane? Pse e ka zyren ne Tirane Sala dhe nuk e ka ne Kashar? Zgjedhjet jane nje mekanizem sa i thjeshte aq edhe i komplikuar, shpresoj qe ta kesh kuptuar qe p.sh. nuk zgjidhen ne zonen e Dushkut 17 deputete por zgjedhjet ne ate zone percaktuan 17 deputete.  Ne politike jo gjithmone 2+2 bejne 4. 
  
Nje shembull: 

Shko ne faqen e KQZ dhe shif rezultatet e 2005:
http://www.cec.org.al/2004/Zgjedhej...ang%20vendi.pdf
 
E DJATHTA PARLAMENTARE (ne perqindje)
 
PD             7.67
PR            19.96
PDR           7.42
PBDNJ       4.13
PDK           3.26
BLD           1.06
 
 TOTAL     43.5 
  

E MAJTA PARLAMENTARE (ne perqindje)
 
PS               8.89 %
PSD           12.74
LSI              8.40
PAA            6.56
AD              4.76
PDSSH       4.25
 

TOTAL       45.6

Sipas llogjikes se zonjes Topalli, duke pare keto rezultate te 2005 Sala nuk duhet te jete legjitimisht Kryeminister i Shqiperise sepse ne popull e majta ka marre me shume vota se e djathta?

 

P.s. Megjithate e mbyllim ketu muhabetin. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2007 21:53
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

O guri po leri shifrat se ngaterohesh he te keqen xhaxhi varka.Iqvlora tha nje llaf mend qe pd fitoi shumicen por ps fitoi cilesine .Ne keto zgjedhje faktori dushk nuk ishte i pranishem keshtu qe ai krahasimi qe na dhe me lart nuk eshte me vend po megjithate une po ta marr te mireqene dhe po te them qe ti prape gabon se ti harron qe ato votat 6.56 votat e paa sjane me tek e majta keshtu qe 43.5+6.56 e djathta shkon 49.61 kurse e majta45.6-6.56=39.04 keshtu ti si djale me shkolle qe je e ben vete llogarine se kujt i takon te qeverise por nejse....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 02:27
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

E mbyllim Varka se une s'do zbraz timen per te mbushur tenden.

1- Batuten e Dushkut se paske kuptuar  (pikerisht sepse nuk hyn Dushku ne keto zgjedhje nuk nuk mund te te pretendohet se, "megjithate", u fitua ne proporcional). Te gjithe e dine, pervec Berishes, Topallit dhe ty, se zgjedhjet vendore jane cilesore dhe jo sasiore. Ka shume te djathte qe, per vete specifiken e zgjedhjeve vendore, mund t'ja japin Rames voten per Kryetar Bashkie por nuk do ja jepnin kurre voten PS (ne nivel nacional). E njejta mund te ndodhe me elektoratin e majte.

2 - Persa i perket PAA konfirmon tezen time qe nuk perdoret matematika e thjeshte ne keto raste, por nejse. Me 3 Korrik Berisha formonte qeverine ME ose PA xhuvelin (te thashe pavaresisht nga rezultati ne perqindje dhe kjo ka te beje me sistemin zgjedhor maxh+prop). Xhuvelin e morri per te arritur votat per presidentin dhe jo per qeverine, por nejse. 

Ok, une thashe timen, ti tenden, mendoj se u sqaruam per kete teme.

Psh.

P.s. Ah se harrova, nick-u im eshte Arturm dhe jo Guri (edhe ne te folur do imitosh Berishen o i uruar?). 

Modifikuar nga arturm datė 04/03/2007 ora 08:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 08:44
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Ore dini gje per ushtaret grek qe duan ti bejne zorret tona(dmth te ne shqiptarve)lidhese kepucesh dhe litare apo............zgjedhjet iken dhe do vine te tjera keshtu qe ju kot grindeni ,sa i ngrini nervat njeri-tjetrit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2007 08:56
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 [3] 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Burracaku Berisha

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.