Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kerkohet nga prokuroria te hap dosjen Gjalica
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Kerkohet nga prokuroria te hap dosjen Gjalica

Burri i Shemsije Kadrise i jep nje interviste tronditese TOPCHANEL ku hedh drite me dokumente per milione dollar te kreditoreve shqiptare.Njekohesisht thuhet se edhe parlamenti grek ka ngritur nje komision per te hetuar mbi fatin e milionave te depozituara ne bankat e Greqise.Ka dokumenta qe tregojne se Firma Gjalica ju ka dhene pare kesh disa firmave te huaja per te ndertuar objekte te ndryshme per llogari te firmes,por me falimentimin e saj keto objekte nuk u ndertuan kurre.Keshtu qe paret nuk u kthyen me mbrapsht.Farudin Arapi ka mbyllur shume nga keto ceshtje,por me e pabesueshmja eshte se qeverite e majata apo te djathta kane heshtur dhe po heshtin.
Burri i SH Kadrise kerkoi qe prokuroria te beje investigime dhe te hapen dosjet e Gjalices.
Eshte per tu pergezuar investigimi qe po bene TOPI.Ata kane kerkuar qe te intervistojne F Gerxhaliun,i cili mendohet se eshte njeriu qe di me shume per transaksionet e firmes.
Ndofta politikanet tane, duket se nuk ju intereson hapja e dosjes per Gjalicen.Thuhet se me riatdhesimin e ketyre pareve mond te 5 fishohet rikthimi per kreditoret.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga lezhjani-82 datė 27/03/2007 ora 00:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 15:05
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Dihet ai muhabet qe Gerxhalliu eshte personi qe i di te gjitha ato te gjallices,ne vlore tek kinemaja qendronte monumenti i deshtimit te gjallices, besoj se e ke pare iqvlora sa godine e shtrenjte qe ishte,kishte zera qe thoshin ajo do te behej banka e gjallices,kjo do te thosh pastrim i te gjitha parave,dhe hyrja ne loj e gjallices si nje banke brenda te gjitha ligjeve.Cfar ndodhi ,asnje nuk e di,pervec atyre qe e dine dhe jane te komplikuar,por Gerxhalliu tha ne nje interviste (mgjithese me vone tha qe ishte e montuar nga shik-u i Berishes) para se te futej ne burg qe firma deshtoi,thjesht tha qe ishte nje deshtim klasik, dhe kaq.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 15:13
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė HERO Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: HERO Shto HERO nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto HERO nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

E kam pare intervisten e tij ne TVSH dhe me kujtohen shume mire veshtrimet e tij gjithe frike duke pare nga e djathta e tij.Mendoj se ajo interviste eshte marre me pistolete tek koka dhe i eshte derguar televizionit ta transmetonte.Kam shprese se Gjalica do te haje koka politikanesh.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 19:42
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

SHUme e vertete iqvlora nje rihetim i gjallices do te nxjerre ne shesh shume te verteta dhe shume emra te degjuar te politikes te lidhur me firmat keshtu qe dhe populli te pakten te dije se kush jau vodhi parate shqiptareve.Pak rendesi ka se te cilit krah te politikes i perkasin e rendesishme eshte qe ai qe ka vjedhur duhet te denohet per ate qe ka bere dhe te behet shembull qe ne te ardhmen te mos shfaqen fenomene te tilla.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 20:07
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Ju besoni ne drejtesine shqiptare????

Kam qene ne Tirane kur u hapen keto firma dhe e pashe, e degjova me vesht e mi presidentin Sali Berisha ku foli ne televizor duke thene ; te keni besim te keto firma  qe do ti vijne ne ndihme popullit : E cte mire ku njerzit shiten shtepite dhe i vune tek keta bosa , e ju besuan nje cope kapter ushtrie dhe ca injoranteve te tjere. Nje komshiu im vuri 60000 mij dollare nga apartamenti qe shiti dhe nga stresi dhe merzitja ju be kancer dhe vdiq ketu ne New-York duke lene gruan dhr dy femije, e shume e shume te tjere.

Dhe tani me te vertete ju besoni te drejtesia shqiptare se do te nxjere fakte per politikanet e koruptuar dhe hajdute??????.

Pershendetje Sarandaebukur

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 21:40
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk do lodhem se perserituri se funksionaret e qeverise Berisha 92-96 nuk e shpiken vete konceptin e firmave priamidale, pasi me te njejten aresye u bllokua nje sistem i ardhur nga Rumania ne forme loje (me qender ne Austri). Pra fjalen "piramidale" e dinin fare mire. Ajo qe duhet diskutuar eshte vetem pse ky koncept nuk u aplikua per firmat famekeqe, por vetem per lojrat e vogla qe erdhen nga jashte. Thua mos e dinin funksionaret qe "piramidale" mund te ishin edhe vete firmat e medha, te cilat Berisha i perdorte si arme gjate fushatave elektorale. Per shembull firma VEFA i mbyti lajmet cdo dite me investime te reja dhe pulari. Por e njejta firme mbeshteste hapur PD-ne dhe Berishen.

Duke patur parasysh te gjitha keto, ku e gjejne te drejten morale PD-istet e sotshem qe quajne Berishen te pakorruptueshem. Apo korrupsioni tregohet vetem tek leket? Po perfitimeve politike si i behet?

E e kuptoni qe jo cdo gje perkthehet ne leke? Ketu kemi te bejme edhe njehere me moral. Ku eshte morali i firmave qe u zhduken, teksa lajmet transmetonin begatine e vendit?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 05:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Marre nga Gazeta Shqiptare shkruar nga Bashkim Kopliku

FMN, MASA DRASTIKE KUNDËR FAJDEVE, QË NË FUNDIN I VITI 1995
Situatën e fajdeve tashmë e ndiqja si deputet dhe si shef i departamentit të ekonomisë të PD-së-nuk isha më kryeministër, dhe Wei Ding i FMN-së, ishte transferuar nga Shqipëria. Sidoqoftë, nuk ishte më detyrë imja e përditshme, por e konstatoja se situata ndiqesh me këmbëngulje nga FMN. Bile, nga fundi i vitit 1995, delegacioni i FMN-së, e kishte lënë "me shkrim" marrjen e masave drastike për ndërprerjen e fenomenit, në të kundërt rrezikohesh ndërprerja e marrëdhënieve të FMN-së me shtetin tonë. Qe ky ultimatum, kjo këmbëngulje e FMN-së, që detyroi Kuvendin të miratojë Ligjin e ri për Bankën, nga fillimi i vitit 1996. Ky ligj ndalonte përfundimisht fajdetë, sepse ndalonte marrjen e parave borxh ne publik nga çdo lloj institucioni, përveç bankave të licencuara. Ligji i Bankës u aprovua, por Fajdetë vazhduan të zhvillohen pa i prekur njeri.
Kjo liri e thyerjes së ligjit justifikohej me shprehje të tipit "të mbarojnë zgjedhjet pa i rregullojmë". Fajdexhinjtë u bënë me më tepër bodigardë se Presidenti, filluan t'i merrnin me të mirë të gjithë politikanët e PD dhe PS. Nuk guxonte njeri t'i prekte se i mbronte edhe "Rilindja Demokratike" e PD, edhe "Zëri i Popullit" i PS. Natyrisht, FMN nuk urdhëron në Shqipëri, ajo vetëm këshillon, e nuk i do vënë faji asaj se ne shqipot nuk zbatojmë ligjin. Zgjedhjet e majit 1996 po afronin dhe kandidatët u lidhën ngushtë me firmat piramidale; e natyrisht më tepër kandidatët e partisë në pushtet, PD, se sa ata të PS. Krimi i serviloset më të fortit, e PD dukej më e forta. Natyrisht, për moszbatimin e ligjit mbante përgjegjësi Qeveria, që ngarkohej për ta zbatuar ligjin, e jo Banka e Shqipërisë, e cila sinjalizonte, por nuk ishte organ ekzekutiv dhe nuk kishte asnjë mundësi të vepronte kundër firmave piramidale, përveçse mos t'u jepte licencë banke. (Po e theksoj këtë fakt, që lexuesi të mos gënjehet nga zërat që ngarkojnë me faj që nuk i ka, Bankën e Shqipërisë. I vetmi faj që kishte është që nuk doli publikisht, që në fillim të vitit 1996, por doli vetëm "pas zgjedhjeve").
Zgjedhjet e 26 majit 1992, i fitoi PD-ja, me vjedhjen e madhe të tyre. Por asgjë nuk po bëhej për zbatimin e Ligjit për bankat. Fajdetë vazhdonin të bënin kërdinë. Përgatiteshin zgjedhjet lokale, të 20 tetor 1996, të cilat duheshin fituar "pa hile", se komuniteti ndërkombëtar e kishte marrë seriozisht të mos na lejonte të vidhnim më. Që votuesit të na jepnin votën, qeverisja e PD-së stimuloi në kulm aktivitetin e fajdeve. Por le të kthehemi tek FMN-ja, se këtu e kemi fjalën. Organizmi që "u çmend fare me qeverinë tonë" ishte FMN-ja. Delegacionet e saj venin e vinin, por qeveria jonë veçse i sorollaste.
ULTIMATUMI I SHTATORIT 1996
Prapë një ultimatum i FMN-së i shtatorit të 1996. FMN i dërgoi një raport Qeverisë shqiptare, ku i kërkon të mbyllen me urgjencë fajdetë. Ky raport filloi të depërtojë në publik vetëm nga tetori i 1996-s, e bile u kritikua si teorik, si "kundërshtar i zhvillimit të vullshëm të ekonomisë dinamike shqiptare, edhe nga qarqe e institute shkencore, që i serviloseshin pushtetit politik. Në këtë raport kërkohej prerazi që shteti shqiptar të merrte masa kundër fajdeve, se përndryshe do të shkatërrohej-kini parasysh se jemi disa muaj para fillimit të protestave anti-fajde, dhe kur fajdetë akoma nuk kishin arritur ato përmasa të tmerrshme që morën në tetor 1997, në prag të zgjedhjeve lokale.
Le të citojmë se ç'thuhej në raportin e FMN, të shtatorit të 1996.
"..Ka shumë pak të ngjarë që përqindje të tilla të dhëna nga institucione financiare jo zyrtare (firmat e fajdeve), të mund të realizohen vetëm nga veprimtari reale ekonomike dhe ka të ngjarë që pas tyre të ketë veprimtari ilegale, përfshirë [...] skemat piramidale".
Më tej: " kolapsi i skemave piramidale është i pashmangshëm dhe pasojat fiskale, për rrjedhojë ato makro-ekonomike, do të jenë tepër të ashpra". [...] Familjeve dhe ndoshta edhe disa bizneseve do t'u zhduken kursimet e tyre, gjë që do të rezultojë në një dëmtim të ndjeshëm të ekonomisë". [...] Qeveria duhet të nisë hetime zyrtare mbi këto skema [...] Ndryshe marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë janë në pikëpyetje. [...] Kolapsi është në prag. [...] Do të jetë më mirë, në rast se kolapsi ndodh sa më shpejt, pasi humbjet do të jenë më të vogla. [...] Kur të përmbysen këto skema, ato do të thithnin edhe kursimet"

Më troç nuk mund të flitet, por njeri nuk vinte vesh.
MINISTRI LËPIN PARALAJMËRIMIN QË U BËRI SHQIPTARËVE
Ministri i financave Ridvan Bode, kur u kthye nga Uashingtoni, ku ishte takuar me FMN-në, më 7 tetor 1996, doli në një intervistë televizive, dhe tha:
"Fitimet e ofruara janë aq të mëdha, saqë ato ngrenë dyshimet mbi kapacitetet e kompanive për të kthyer huat". [...] "Shumë shpejt ne do të përcaktojmë kontekstin ligjor për të mbikëqyrur këtë rrjet dhe për të zyrtarizuar atë, duke minimizuar rrezikun e falimentimit (potencial)"
Nga këto gjysma fjalësh, u çmend populli, por edhe qeverisja. E mbytën ministrin, që nga presidenti: "ky do të na humbë zgjedhjet lokale!". Të nesërmen z.Bode, si ushtar i bindur, doli prapë para publikut dhe lëpiu atë që kishte thënë, duke e "shpjeguar më mirë", duke e bërë zero paralajmërimin e tij të "një dite përpara":
"Më kanë keqkuptuar. Nuk ishte ai mesazhi që dëshiroja t'i transmetoja publikut. Intervista nuk është transmetuar e plotë", intervistë në këmbë".

Kjo u hapi rrugë firmave të fajdeve, që ta bënin ministrin aleatin më të fortë të tyre. Piramidalët morën revansh. Ja një kronikë e shkurtër e pasojave të lëpirjes së ministrit:
Më dt.. 8.10.96, Interesat e fajdeve shpallen në shtyp: 8 deri 25 përqind në muaj"; dt. 8.10.96, f.f. "Sudja": "Mos pyetni për FMN. Nesër do t'ju jap 6 përqind më shumë"; dt. 9.10.96, "Kamberi" e "Sudja" rrisin interesat në 10 dhe 16% në muaj!;
U sigurua që mos të dëgjohej porosia e FMN-së, dhe populli e fjeti mendjen: qeveria e siguroi se fajdetë janë të sigurta.
PARALAJMËRIMET E FMN NË NËNTOR 1996
FMN, edhe muajt në vijim, vazhdon të përpiqet, me delikatesën e mosurdhërimit të qeverive që asiston, t'i bëjë të reflektojnë qeveritarët tanë, por gjithnjë a i zëvendësuan ata, sepse kështu është mandati i FMN. Delegacioni i FMN ndenji disa ditë në Tiranë, bisedime sekrete me qeverinë. Kjo, gjatë javës së dytë e të katërt të nëntorit 1996.
Por ja reagimet e fajdexhinjve:
"Vefa," "FMN të na lërë rehat, nuk pastron dot as rrugët"
"Kamberi": "Këshillat e FMN kanë dështuar në lindje; Shqipërinë e bëjmë vetë"
Ja dhe reagimet e presidentit Berisha:
"Prononcimi për shtyp i presidencës mbron firmat: "firmat joformale kanë investime serioze në sektorë të rëndësishëm fitimprurës të ekonomisë"
Ja reagimi i ministrit të financave Bode, i cili kundërshton delegacionin e FMN, duke thënë se shteti është dorëjashtë në këtë aktivitet:
"Kur falimentojnë privatët, e mbajnë përgjegjësinë vetë privatë për mosmenaxhimin si duhet të aktivitetit të tyre"
Por ja dhe reagimet e vetë kryeministrit, pak më vonë, në një intervistë tek Gazeta Shqiptare, në prag të vitit të ri, më 29.12.96:
"Me një veprimtari të mirë investuese dhe prodhuese, ekziston mundësia që disa nga këto kompani [firmat e fajdeve-sh.BK] do të mund të vjelin aq të ardhura nga investimet sa për të kompensuar detyrimet ndaj depozituesve duke u konvertuar gradualisht në biznese normale"
TAKIMI IM ME FMN NË PRAG TË KOLAPSIT
Në atë kohë, delegacioni i FMN më ftoi për "një darkë pune" në restorant Piaza. Unë isha shmangur nga ministria e financave nga takimi me ta-isha kryetar i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Financave dhe të Privatizimit!-meqë unë isha kthyer në "armiku i partisë", sepse isha për masa drastike për fajdetë.
Anëtarët e delegacioni ishin krejt të prerë, ndjeheshin krejt të pafuqishëm, bile mundoheshin të mos gjenin ndonjë gjë racionale në qëndrimin e zyrtarëve shqiptar që kishin takuar, por ishte e kotë: "në Shqipëri nuk kishte përse të bënte vaki një çudi për herë të parë në botë?!"
Kërkuan mendimin tim, dhe ua dhashë prerazi: "Firmat piramidale duhen bllokuar, paratë u duhen shpërndarë njerëzve e së pari atyre që kanë futur nga pak, e që janë shumica, e pastaj duhen shitur të gjithë pasuritë e tyre dhe kthyer në para që edhe ato të shpërndahen. Nuk ka zgjidhje tjetër me situatën që vlon në popull. Në të kundërt, ka rrezik të shkatërrohet i gjithë vendi. ". Më shihnin të zgërlaqur, sikur donin të thoshin: "kjo qeveri nuk e bën këtë".
Mendoj se ata specialistë të financave të FMN-së, e kishin bërë të tyren, por ishte qeverisja shqiptare që nuk donte të dëgjonte. Megjithatë, FMN vazhdoi të bëjë presion mbi qeverisjen shqiptare për marrje masash për të shmangur kolapsin e plotë, por tashmë më kot: asnjeri nuk ia vinte veshin, relatat ishin pothuaj të prera.

Modifikuar nga arturm datė 24/03/2007 ora 08:56

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 08:49
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Ju lutem

Ju lutem miqve ketu ne forum te mos hapim "nen teme" (sepse e parashikoj nje tundim te tille) mbi kush eshte dhe pse eshte Bashkim Kopliku. Ai ka qene zv/kryeminister ne ate kohe dhe sjell DISA FAKTE (them FAKTE sepse te tilla ngelen duke qene se deri tani nuk ka dale asnjeri nga "te akuzuarit ne artikull" ti pergenjeshtroje ate) . Disa nga keto fakte, te pakten personalisht, nuk i dija ndaj mendoj se ky artikull eshte shume interesant per te kuptuar fenomenin fajde dhe administrimin e tij.

Duke qene se tema eshte aq madhore dhe delikate le te diskutojme mbi ato fakte, ju lutem.

Psh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 09:01
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Cfare dija dhe cfare nuk dija para artikullit

1) Fenomeni ka lindur qe me '92 dhe ka qene lejuar "me dijeni" si te Qeverise dhe te FMN. Arsyja ishte plotesimi qe i bente ky fenomen ne ate periudhe mangesise se legjislacionit per huamarrje/dhenien nga bankat dhe fakti qe behej ne "rreth shoqeror" kompensonte "garancite" qe kerkon banka per huate.

E DIJA

2) FMN filloi ne fillim te 96 te bente presion per mbylljen e ketyre firmave.

E DIJA (ose me sakte eshte folur per dhjetorin e 95)

3) Ligji per ndalimin e fajdeve ESHTE APROVUAR  nga Parlamenti ne fillim te '96.

NUK E DIJA (mendoja se nuk ekzistonte nje ligj i tille).

4) Governatori i bankes ka "lajmeruar" qeverine/presidentin per rrezikshmerine e fajdeve

NUK E DIJA (po shtoj ketu se kohet e fundit morrem vesh se edhe Gazidede e A.Shehu kane "paralajmeruar" qeverine/presidentin)

5) Shume here firmat kane akuzuar "mosdhenien licence" nga ana e bankes kombetare per banka private.

E DIJA (nuk dija, perkundrazi, qe sipas Bankes Kombetare NUK KA PASUR ASNJEHERE ASNJE KERKESE ZYRTARE nga ana e ndonje firme per hapje Banke Private)

6) Zgjedhjet ne '96 u vodhen

E DIJA

7) Ndalimi i fajdeve nuk u be direkt pas zgjedhjeve politike '96 sepse DUHEJ TE FITOHESHIN ME NDERSHMERI zgjedhjet lokale te '96 ne Tetor.

NUK E DIJA (mendoja se "shtyrjen" e mbylljes se firmave pas Majit 96 SALA nuk e beri per te te arritur ne Mars '97, per rizgjedhjen si President)

8) 70% e lekeve ne firma jane futur ne periudhen qershor-tetor/nentor 96

E DIJA

9) Pergjegesia politike e Ministrit Ridvan Bode eshte kaq e larte. Ka qene "rekomanduar" personalisht ne Amerike per mbylljen e fajdeve. Vjen ketu, ben nje "gjysem paralajmerimi" qe, pas presionit politik, e pergenjeshtron nje dite me pas.

NUK E DIJA (di nderkohe qe i njejti eshte Minister Ekonomie edhe sot)

10) Si do vente puna (ashtu sic vajti) po te mos zgjidhte ate krize ekonomike POLITIKISHT Saliu, e dinte, te pakten, c'do njeri qe jetonte ne emigrim dhe kish kuptuar minimumin e funksionimit te demokracise.

E DIJA (s'kish nevoje te ishe shume i mencur)

Keto ishin mendimet e mia mbi temen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 09:28
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

ARTUM me pelqen te diskutoj mbi fakte por rendesi te madhe ka edhe kush i sjell keto fakte .Keshtu meqenese ky zoteria me lart pretendon se kishte dijeni per gjithcka por nuk mund ti ndalonte ato sepse ishte dikush tjeter qe vendoste ( sala ne kete rast) dhe meqenese ky hiqet si shume i sinqerte shtrohet pyetja perse ky nuk dha doreheqje qe te mos behej pale me dicka qe sshkonte se jo per gje por tani eshte si shume vone qe inatet personale ti shfryje neper gazeta,.
Sa per dijenine tende se mbase nuk e di djali i ish zv kryeministrit bashkim kopliku eshte eshte denuar per korupsion ne 1995 ne kohen qe i jati i tij ka qene eksponent i larte i pd she shtetit.
Megjithate qe te mos dal jashte teme pak rendesi ka kush i krijoi kush i perdori kush i vodhi piramidat , rendesi ka qe fajin e kishte dhe i mbetet strukturave shteterore duke nisur nga ish presidenti ,kryeministri ministri i financave dhe te tjere ...
Me vjen keq qe qeveria socialiste (8 vjet) nuk denoi dhe nuk hapi asnje hetim serioz dh te vinte drejtesi dhe do te me vije akoma me keq qe kjo qeveri ta leje pas dore problemin e fajdeve ,,,, drejtesia vonon por nuk haron



ps. ndonje teme optimiste per shqiperine do te na hapesh se me duket se e ke shtuar dozen e helmit keto kohet e fundit po behesh si petroja ...-

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 15:47
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Kerkohet nga prokuroria te hap dosjen Gjalica

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.