Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Grupet mafioze shqiptare
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Grupet mafioze shqiptare

Urdhër-arreste për shqiptarët e "Kamorra"

Flamur Vezaj
23-03-2007 

 Dy prokurorë napoletanë sjellin në Shqipëri dosjet për shqiptarët e lidhur me organizatën mafioze italiane Të kërkuarit nga Shqipëria akuzohen se furnizonin me armë dhe drogë anëtarët e mafias

TIRANË- Dy prokurorë nga Napoli mbërrijnë në Tiranë me një numër të madh dosjesh në duar. Burime nga organi qendror i akuzës bëjnë me dije se vizita e prokurorëve italianë ka të bëjë me operacionin e pak ditëve më parë në Napoli, ku u arrestuan 199 persona të akuzuar si pjesëtarë të mafias "Kamorra". Burimet e rezervuara të gazetës "Shekulli" pranë Prokurorisë së Përgjithshme bënë të ditur se për këtë çështje janë ngritur akuza edhe për shtetas shqiptarë, që dyshohet se kanë furnizuar me armë dhe drogë klanet e mafias "Kamorra", por edhe për persona që mendohet se kanë vepruar si vrasës me pagesë për llogari të kësaj organizate mafioze. Dosjet pritet të përkthehen dhe të shqyrtohen nga pala shqiptare, ndërsa më pas mësohet se do të ndërmerren arrestime, për llogari të hetimit që ka filluar në Napoli të Italisë, ku janë prangosur anëtarë të njërit prej klaneve më të fuqishme të "Kamorra-s".

Operacioni

Organizata mafioze "Kamorra" është goditur 5 ditë më parë nga një aksion i përbashkët i karabinierëve, Guardia di Financasdhe policisë italiane, të cilët kanë arrestuar rreth 199 persona, mes të cilëve edhe gruan e njërit prej kapove të kësaj organizate. Sipas gazetave të vendit fqinj, operacioni përgatitej prej vitit 2002 dhe kishte në shënjestër dy klane të fuqishme të mafias napoletane. Nga të dhënat e bëra publike mësohet se është shkatërruar klani "Mazarela" (Mazzarella), i quajtur kështu sipas mbiemrit të bosit që ishte arrestuar dy vite më parë në Paris. Hetimi i nisur rreth 4-vite më parë ka vijuar përgjatë gjithë kohës, ndërkohë që klanet e "Kamorrës" iu rikthyen terrorit duke shkaktuar thuajse çdo ditë të vrarë në Napoli.


Njerëzit e "Kamorrës" akuzohen për veprat penale të "krijimit të organizatave kriminale", për qëllim "trafikun e drogës dhe municioneve luftarake". Pjesa më e madhe e të arrestuarve, prej të cilëve 31-gra, të cilat shpesh kanë role kyçe në organizatë, e kanë kundërshtuar akuzën gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët e çështjes. Operacioni që u vu në jetë në fillim të kësaj jave, u zhvillua gjatë dy ditëve dhe është cilësuar si një prej goditjeve më të mëdha ndaj organizatës. Ndërkohë, dy ditë pas operacionit, një prej anëtarëve të klaneve të goditura nga strukturat shtetërore italiane, është ekzekutuar. Krimi dyshohet të jetë vepër e grupeve të tjera, të cilat kërkojnë të marrin nën kontroll zonën e klanit "Mazarela", që sipas hetuesve shtrihet në qendrën e vjetër të Napolit në Itali.

Hetimi

Lidhja mes "Kamorras" dhe grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në Itali është denoncuar publikisht në vitin 2003, nga deputeti italian Lorenzo Diana, asokohe anëtar i grupit parlamentar kundër mafias dhe njëkohësisht një ndër njerëzit më aktivë në luftën kundër "Kamorrës". Sipas një deklaratë të Dianës të publikuar në të përditshmen "La Repubblica": "grupet mafioze shqiptare dhe nigeriane kanë bërë pakt me "Kamorrën", për shpërndarjen e drogës, trafikun e klandestinëve dhe shfrytëzimin e prostitucionit".
Diana fliste gjithashtu edhe për një hartë, ku tregohen edhe terrenet që Kamorra u kishte dhënë shqiptarëve ose nigerianëve. Sipas burimeve të rezervuara pranë prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se ditëve në vazhdim pritet zbardhja e dosjeve dhe lëshimi i urdhërarrestit për shtetasit shqiptarë që janë përfshirë në rrjetin e trafikut nga Shqipëria në Itali të drogës dhe armëve.

............................................................................

Aman o Zot c`bohet keshtu me keta shqiptare?///

Po kush fshihet mbrapa tyre?
















:

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2007 22:13
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Behet ajo qe akoma edhe njehere shqiptaret jane te zhytur ne krim dhe prape se prape ne rrime si nuse, duke degjuar copa lajmesh, ne vend qe te ndihmojme ne crrenjosjen e ketij mentaliteti. Si rrjedhoje shume veta do e lexojne kete artikull, por pak do nxjerrin nje fjale, pasi nuk e kuptojne tamam. Nderkohe grate dhe nenat e krimineleve do vazhdojne te hane te gezuara parate qe i fiton djali.

Kjo eshte pikerisht stema e mentalitetit kriminal shqiptar. Heshtni shqiptare heshtni, se vetem kete dini te beni para krimit. Rritini kamorristet e rinj brenda Shqiperise me shpresen qe do ja dalin mbane mos kapen nga policia. Hani buken e krimit se kush po pyet cfare impakti kane veprimet tona neper bote. Rendesi ka te shajme qeverine e te bejme politike kafanesh. Te rroje partia desh me thane, por ai kish mbarue... (perseri)...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 04:57
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

RE CAMORRA
...Natyrisht qe nji organizate mafioze si camorra mund te rekrutoje edhe shqipe ne gjirin e saj....
Un i rri gjithmone mendimit se sado kriminele mund te jene shqiptaret prap se prap mafioze nuk jane.
Po te ndjekesh grafikun e ecurise se krimit shqiptar psh ne Itali mund te faktohet fare mire se po shkon drejt fundit dhe se eshte ne gramat e fundit
dhe e gjitha kjo pse nuk jemi nji popull me mentalitet krimnal apo mafioz.
Eshte normale qe krimet e bera nuk duhen harruar
Po keshtu gjaku dhe lotet e atyre qindra mijra vajzave qe i genjyen dhe i shiten rrugeve te botes.
Un besoj se shum shpejt as qe do te flitet me per krim shqiptar.

Sa per dijeni desha ta pys Fajtorin sa nga keta 200 veta qe u arrestuan perfundojne ne burg si shqipet.
Nuk e di se ai njeke lajmet te ITA1 Fajtori; Si nuk e hapi gojen fare gazetarja per krimin e kryer nga italianet ne venezia por u kapen pas dy marokinve qe as kishin vra e as kishin pre kan. Rroft Italia uno ku ndjek lajmet ti se mu me eshte shpifur, shyqyr qe eshte Rai akoma gjall.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 13:33
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

flamue vezaj.. e njoh shume mire...- por dua te them se ne shqipetaret,... boll nje pale brek te vjedhim dhwe nami na ka shkuar me larg se ai qe ka vrare me qindra...tani persa perket asaj qe shkruat me larte...dihet se kamorristet eshte nje mafje qe mbeshtet vete nga populli napolitan.. dhe si e tille ajo ben tregeti jo vetem me individ shqipetare,, e thekesoj ketei individ.. sepse ne veprojme gjithmone jo ne grupe te organizuara..dhe ne shqiperi nuk ka pasur asnje here te tille por vetem ne periudha te shkurta kohore,nuk po i perseris pase nuk kemi nevoj sepse i dime..
por dihet shume mire qe kamorra...sakra korona.andrageda,dhe ajo siciliane e kane folene e saje ne politiken eshemtuar italiane.. dhe sipas saj ..politikes se saja.. kerkojne ti terheqin vemendje ne arene nderkombetare.. dhe brenda vendit.. te fusin dhe shqipetare dhe ne te njejten kohe .. kerkojne ose harrijne qe ne shqipetaret e paskemi ne duar kamorren.. kjo eshte nje nga budallalleqet qe qe mbizotron ne shqiperi dhe tek shqipetaret... pasi dihet qe shqipetaret cdo gje te keqe qe bejne e bejne per te perfituar por jo per te jetuar me te .. dhe per kete jemi i vetmi popull ne bote .. me nje vecori te tille.... napoilitanet shpesh here i kame degjuar te thone se ne shqiopetaret jemi njesha per armet injohim me mire se ndokush tjeter... keshtu qe ne qenkemi per arsyeja e qe kamorra vraska dite per dite ne napoli??'''''??????????????? boll ju lutem

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 13:55
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Natyrisht qe shqiptaret ishin vetem nje pjese e panorames se arrestimit te 200 personave, por mbetet fakti se ishin te implikuar dhe perbenin nje nga rruget e furnizimit me droge. Shqiptaret nuk kane si ta kene ne dore Camorren, sepse jane vetem ushtare ose partnere te tyre, por fakti qe edhe kesaj rradhe ishim brenda eshte shume negativ.

Italia1 dhe Mediaset kane patur gjithmone tendencen te bejne lojen e Bossit duke nenvizuar krimet e te huajve. Kjo eshte deridiku normale se kur te vret marokini ne shtepine tende e ndjen me shume. Nuk jetojme ne boten e perrallave; secili prej nesh do ndihej keq po ti vinte nje i huaj dhe te bente krime ne vendin tone.

Edhe une mendoj se grupet shqiptare nuk jane shume te organizuara, por varet cfare quan grup. Per ligjin italian mjaftojne qe 3 veta te bashkepunojne ne krijimin e nje trafiku apo veprimtarie kriminale per ta quajtur kriminalitet i organizuar (dhe per ti kaluar ne kompetence prokures se antimafias).

Megjithate....
Nese neve nuk kemi grupe te organizuara sic thote labi, atehere pse ankohemi per mafian shqiptare, per lidhjet e politikaneve me krimin etj etj? Pse Berisha e bazoi gjithe fushaten elektorale te 2005 tek lufta kunder krimit dhe akuzonte politikanet per lidhjet e tyre?

E keqja eshte qe shume gjera i kuptojme me vonese. Krimi i organizuar shqiptar eshte goxha me i organizuar sesa mendoni. Cdo trafik perfundon tek ndonje personazh misterioz ne Tirane. Mos i shikoni vetem si fantazi keto, sepse mund te dale ndonje i njohuri juaj apo imi kryetari i ndonje rrjeti mallistesh. Dhe mos harroni se te merresh me droge dhe me Camorren nuk eshte aspak si te vjedhesh nje pale breke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 14:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Prap Mafia
Nuk e di se ku jeton ti por ketu ku jetoj une te pakten prej dhjet vjetesh Shqiptaret qe njoh une as kan bere dhe mesa duket as kan ndermend te bejne krime. Un njoh te pakten nja njezet familje qe nga vlora berati tirana mirdita kavaja laçi e shkodra por ja kalojme mir sa her takohena.
Persa i perket grupeve te organizuara meqe nuk kam pasur fatin ti njoh nuk mund te them se ka. Them gjithnji se ka kriminele qe bejne krime por mafioze JO. dhe kjo eshte nje difernce e madhe sepse ka te beje me mentalitetin qe do t'thote se kriminelat mund ti eliminosh arrestosh etj por mafien jo i dashur.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 14:38
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Shqiptarët, vrasës me pagesë të Kamorras
Hetuesit italianë dorëzojnë në prokurori dosjen me emrat e grupit kriminal napoletan

Shqiptarë në Itali, pjesë e bandave famëkëqija, janë rekrutuar si vrasës me pagesë. Dyshimi vjen nga Prokuroria e Antimafies Italiane, ku disa krerë të saj kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda. Dyshohet se individë kriminalë shqiptarë janë të implikuar në grupin e "Kamorra"-s. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, hetuesit italianë kanë sjellë në prokurori një dosje voluminoze ku përfshihen disa individë, të cilët janë "eksportuar" nga Shqipëria në Napoli. Burimet tregojnë se dosja po përkthehet dhe më pas do të verifikohet. Nëse ka elementë të veprës penale, atëherë do të fillojë procedimi penal, ndërsa priten ndalime të të dyshuarve, që fshihen në vendin tonë. Antimafia Italiane dyshon se "Kamorra" ka vrarë rreth 3600 njerëz që nga krijimi i saj. Disa zona periferike të qytetit të Napolit, janë fortesa të mafies dhe atje policia nuk guxon të hyjë. "Kamorra", në fakt, ka një rrjet të sajin social, ndërsa në vitet e fundit dhjetëra shqiptarë janë rekrutuar, në rolin e ekzekutorëve me pagesë të rivalëve. Grupi mësohet se u ofron punë të llojeve të ndryshme të rinjve të papunë, shumica të lidhura me kontrabandë cigaresh, drogash apo edhe i nxit ata të kryejnë krime të vogla. Edhe gratë janë pjesë e kësaj strukture të fuqishme, e të fshehtë. Në pjesën më të madhe, "Kamorra" merr fuqi nga droga, mbi të gjitha nga heroina dhe kokaina. Por, është dhuna ajo që së fundmi ka pushtuar qytetin. Vrasjet mes klaneve rivale, janë gjithnjë e më të shpeshta në Napoli dhe jo rrallëherë, viktima të tyre kanë mbetur edhe të pafajshëm. Gjatë viteve ‘90, qyteti u duk sikur u pastrua disi, por mafia është ringjallur dhe qyteti është përfshirë sot nga kaosi. Një pjesë e mirë e anëtarëve të bandës janë shqiptarë, të cilët kanë emigruar pas viteve ‘90. Në qytet, sipas mediave lokale, janë të përditshme rrëmbimet e vjedhjet nëpër rrugë, si edhe vrasjet. Në vitet ‘92-‘98, në Napoli ishin dërguar 150 mijë ushtarë. Grupi "Kamorra" ka vënë në lëvizje edhe qeverinë italiane. Kryeministri i Italisë po shqyrton mundësinë e dërgimit të ushtrisë për të rivendosur rendin në Napoli, ku krimi u ka marrë jetën dhjetëra personave muajt e fundit. Duket se vendi ynë është "aleati" më i fuqishëm i "Kamorras", ku përveç furnizimit me drogë, anëtarët shqiptarë shërbejnë si vrasës me pagesë. Në disa raste, grupi famëkeq u lejon territore shqiptarëve për shfrytëzim prostitucioni, në këmbim të drogës dhe armëve.


 

Lexoni pak artikullin e mesiperm te marre nga Gazeta Shqiptare (pa autor).
Nuk kam as durim as nerva ta analizoj pike per pike (evidenzova vetem ndonje gje me te kuqe per ata qe njohin realitetin italian/kamorresk) pavertetesine/papergjegjesine e nje pacavurreje te tille gazetareske por me vjen keq qe kjo verteton qe ne shqiptaret jemi te keqijte e vetvetes.
Ne qahemi per Italia1 dhe Mediaset-in, por cfare presim nga ata kur VETE NE SHQIPTARET botojme artikuj te tille disinformues ne gazetat tona.
Te arrish te pohosh qe ne shqiptaret jemi "aleatet" me te fuqishem te Camorra-s do te thote qe gazetari ne fjale as qe e ka idene se cfare eshte Camorra dhe cfare jane INTERESAT e Camorres.

Asnjehere ne Itali nuk kam degjuar ne lajme qe ndonje italian neper bote (dhe jane 50 milion) ka vjedhur ndonje vile, vetem tek televizionet tona i shef keto gjera. Ose nuk ka ne bote ndonje italian qe vjedh vila, ose TV italiane me te drejte nuk i japin keto lajme absurde (cfare u intereson italianeve se ndonje bashatdhetar i tyre ka bere "stonzo-n" ne ndonje vend tjeter te botes), ose TV shqiptare jane cmendur (nga pikpamja gazetareske).

Ne fund te fundit kur tek ne deputetet e opozites votojne ministrat e qeverise, c'pret nga te tjeret???!!! 
 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 14:55
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Fajtor

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Behet ajo qe akoma edhe njehere shqiptaret jane te zhytur ne krim dhe prape se prape ne rrime si nuse, duke degjuar copa lajmesh, ne vend qe te ndihmojme ne crrenjosjen e ketij mentaliteti. Si rrjedhoje shume veta do e lexojne kete artikull, por pak do nxjerrin nje fjale, pasi nuk e kuptojne tamam. Nderkohe grate dhe nenat e krimineleve do vazhdojne te hane te gezuara parate qe i fiton djali.

Kjo eshte pikerisht stema e mentalitetit kriminal shqiptar. Heshtni shqiptare heshtni, se vetem kete dini te beni para krimit. Rritini kamorristet e rinj brenda Shqiperise me shpresen qe do ja dalin mbane mos kapen nga policia. Hani buken e krimit se kush po pyet cfare impakti kane veprimet tona neper bote. Rendesi ka te shajme qeverine e te bejme politike kafanesh. Te rroje partia desh me thane, por ai kish mbarue... (perseri)...



Te lutem na sqaro pak, me cilin e ke dhe cfare kerkon, dhe cfare duhet te bejme ne, sepse sinqerisht nuk te kuptoj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 15:02
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Arturm, kemi mendime te ndryshme. Krimet e shqiptareve duhet te jehojne neper mediat tona, te dime te gjithe kush jemi dhe cfare bejme neper bote. Ty kjo te bezdis dhe thua se nuk duhet te bejme reklame kalbesise tone, se ndoshta e kuptojme qe kemi pjese te kalbura.

Ja fillojme nga kjo. Sikur te flitej me shume, sikur te krijoheshin dokumentare me histori te kriminalistikes shqiptare ne Itali do e kuptonim pak me shume kush jemi dhe ku calon gomari. Shumica e shqiptareve nuk jane kriminele, por ajo pakica na mori me qafe. Une nuk kam ndonje taksirat te mbaj mbi supet e patriotizmit gabimet dhe interesat personale te pakices.

P.s. Edhe pse vertet duhen demigruar, kriminelet jane njerez normale me te cilet mund te flitet. Ka shume te burgosur shqiptare qe do i bente pune te kishte komunikim me jashte, qofte dhe me ne, qofte dhe me forumin. Ka website italiane ku letrat e te burgosurve shkruhen dhe vizitoret pergjigjen. Nder to ka dhe shume shqiptare.

Ja pra cfare kerkoj, te flitet, te komunikojme me njeri tjetrin dhe me ata, te dime cfare krimesh bejme si popull dhe kush po i gezon leket, te flasim me ata qe kane rene brenda ne menyre qe kur te dalin te ndihen akoma pjese e shoqerise.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 15:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Lexova pak me lart qe kriminaliteti shqiptar eshte ne renje..

nuk e di ne itali.. apo ne europ... por aktualisht ketu ne usa.. per sa i perket kanabis jan nr1 e shperndarjen e saj... ashtu keshtu kam nje person te njoftm ne radhet e detektive've ketu ku banoj.. dhe rastesisht e kam pyet nje here.. a ka shqiptar ne dosjet tuaja( dmth ne dosjet e detektive've)... ? dhe me tha.. almost 60% prej tyre jan ne dosjet tona.. per trafikim droge dhe armesh..

po lexoj qe krimi hqiptar seshte shum i organizuar... kur them krimi.. jo ai i kategoris per vrasje.. po per trafikim droge.. dhe armesh..

ti permbahemi realitetit dhe mos te jemi asnjanjes.. ne vlore apo me sakt ne lumin e vlores.. pasi aty ka qen baza e gjith vlores per blerjen perpunimin dhe paketimit.. ka qen me se i organizuar.. grupe jo qe i njof une.. po qe i kan njoft te gjith.. sepse ishte me se hapur.. sishte se vepronin ne fshehtesi.. numri tyre arrinte dhe ne 50-100 persona.. duke filluar na koka deri te me i fundit... skafistet vet.. te gjith skafistet pothuajse.. se 2-3 mund te ishin brenda na vlora... ishin nga fshatrat.. si: xhuerine, lapardha, mavrove, gjorem, velce, kote, drashovice.. etc..

kur u be nje operacion policor ne 2001 ne mos gaboj... ne fshatin Velce.. ne cdo shpi mund te gjeje na 10 deri ne 20 kuintal kanabis.. ku tokat e mbjellura ishin kanabis.. dhe kjo sishte nga kriminel apo ndonje organizat.. kjo ishte nga populli.. per te ushqyer se ishte bima e vetme qe te jepte nje dor lek.. dhe athere edhe pse firmat u moren leket popullit.. 1988-2001 prap ekonomia u rrit ne vlore.. sepse levrohej lek i madh

krimi ka lind kur ka lind njerzimi.. dhe do vdes kur mos te egzistoj me njerzimi.

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 17:57
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Grupet mafioze shqiptare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.