Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Gjyqesori dhe administrata
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Gjyqesori dhe administrata

I dashur IQVLORA!
Nuk dua te polemizoj per kahje politike te atyre gjykatesve por njera prej tyre di me siguri qe eshte gruaja e nje kryetari te PS ne nje qytet dhe bije e nje sekretari partie ne kohen e qoftelargut. Do te shkruaj emrin e saj dhe te bashkeshortit dhe babait qe te vertetohet kjo gje por sot nuk e kam me vehte. Kjo per ti treguar ARTURM qe ai ka te drejte kur thote se nuk duhet riperdorur BIOGRAFIA e shemtuar si trashegimi komuniste, por ne kete rast nuk besoj se kjo gjyqtare do te kishte votuar ne favor te BOGDANIT, pasi per shkaqe jo te prapambetjes sime, por te sajen, ajo eshte prirur per te qene gjenetikisht e lidhur me nje force politike dhe te veproje politikisht ne favor te saj. Te pakten ky rast eshte shume i dukshem, mund te kete edhe gjera te tjera me te fshehta te cilat ne nuk i dime se patjeter percapjet i kane bere ma do mendja te dyja partite, por cuditerisht ne perballje me gjyqesorin del gjithmone fituese PS ndaj PD.

Edhe dicka tjeter ne tere seancat qe ka zhvilluar Veizi shoqerohet nga administrata e saj qe punon ne minibashki, diten, naten, ne dreke e ne mengjes, punonjesit e minibashkise (minimumi 7-8) shoqerojne Mira Veizin. A punojne keta njerez? a i sherbejne komunitetit? ka 2 muaj qe i shoh ta shoqerojne kryetaren ne cdo hap, ne fushate, ne komisionet e QV ne numerim, ne seancat e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. a eshte i drejte nje pozicionim i tille? A eshte e drejte qe ne zyrat e Minibashkise punojne persona qe marrin pjese ne fushaten e Mires duke perdorur mjetet logjistike dhe dokumentet e minibashkise dhe kane akses ne cdo zyre te saj? Si mundet dikush qe nuk eshte punonjes administrate te hyje e dale lirshem duke hapur e mbyllur dokumente ne minibashki. Kjo eshte gjendja e momentit. Madje me pare shtabi elektoral i Veizit ka patur zyren e tij ne godinen e minibashkise. A eshte e drejte kjo?

Ndoshta duket pa lidhje qe une fola per keto gjera nderkohe qe po diskutohej qendrimi i Kolegjit Zgjedhor. Por, imagjinojme sikur te fitoje GERTI BOGDANI. Mendimi im llogjik do te ishte qe nese fiton ai duhet te heqe nga puna keta persona qe e kane luftuar me cdo mjet, kane lene pas dore punen e komunitetit dhe i jane perkushtuar vetem mbeshtetjes se kandidates Veizi. A mund te jene keta persona njerez te besuar te z. BOGDANI?

Por nese do te hiqen nga puna keta njerez do te shkojne ne gjykate dhe do te ankohen, dhe sic ka ndodhur rendom gjykata do t'u jape te drejte. Pra gjykata sheh vetem nje ane te medaljes kur deshiron dhe keshtu ndodh ne fakt. Por a kane te drejte qe keta persona te pozicionohen kaq shume politikisht e kaq hapur e me pas te mos marrin pergjegjesite dhe ndeshkimet qe dalin nga ky angazhim?

Une e kam te qarte qe ata i detyron Veizi te bejne nje gje te tille dhe ata per te ruajtur vendin e punes pozicionohen ne kete menyre, sepse ma merr mendja qe askush nuk do te donte t'u hynte telasheve pa patur ndonje perfitim por ama pse duhet te demtohet ai qe vjen pas Veizit ne drejtim (Bogdani shpresoj).

Fajin shpeshhere e ka politika qe perzien ne punet e saj fuqimisht punonjesit e administrates, por ama edhe vete punonjesit duhet te jene korrekt ne marredheniet me drejtuesit e jo te behen vegla te tyre (kjo vlen per dyja krahet).

Po per kete c'mendim keni?

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2007 15:11
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

I dashur Ami

Jashte teme:

1) Bere mire qe hape nje teme tjeter sepse sic ndodh shpesh ketu tema origjinale u deformua me "jashte teme".

2) Te me falesh qe po te pergjigjem ne menyre sintetike, por kam pak "qefmbetje" me ty. Zakonisht e kam zakon te perpiqem te pergjigjem ne menyre te artikulluar, dhe si pasoje, duke qene se temat qe ti zakonisht sjell jane impenjative, humbas shpesh mjaft kohe ti pregatis/parashtroj pergjigjet e mia. Ndersa kam vene re se nga ana jote jo gjithmone u eshte pergjigjur ketyre nderhyrjeve te mia me te njejtin dedikim. Natyrisht nuk e lidh kete me nje "ligesi" tenden, ndoshta eshte mungese kohe ose tjeter arsye e duartrokitshme, por edhe sjellja e temave te tilla impenjative qe kerkojne arsyetime te gjata, te menduara, etj kerkon edhe nje fare impenjimi personal tendin ne keto diskutime. Une nuk mund te pergjigjem/diskutoj me komande kur te kesh kohe ti, apo jo?

Te me falesh qe e mendoj keshtu dhe, perseris, nuk e lidh me ndonje "ligesi" nga ana jote, por kuptome mire te lutem, edhe une duhet te pergjigjem ne te njejten menyre (heren e "n-te") perndryshe do me dilte mundi kot.

Kthehemi tek tema:

1) E shikoj absurd vendimin e Kolegjit Zgjedhor per nje SHORT. Eshte absurde qe nje kryetar minibashkie te zgjidhet me nje dyleksh, megjithate ne Shqiperi kohet e fundit po shikojme nje demokraci "alla shqiptarce". Edhe pse (edhe per te mire te institucionit) Kolegji Zgjedhor nuk mund te mos dale me nje vendim per njerin apo per tjetrin, duke pare kete LLOJ vendimi duhet, per koerence, te perseriste zgjedhjet.

2) Akoma nuk jam dakort me "arsyetimin" tend drejt kesaj anetares se Kolegjit dhe risjelljen e biografive ketu. Kjo per te vetmen arsye qe provat qe sjell ti kunder votimit te saj jane VECANERISHT te ipotezuara drejt biografise se saj.

E di pse e them kete Ami? Edhe pse nuk hedh poshte mundesine qe ai individ te kete vepruar ashtu per ato arsye qe sjell ti, NE QE PRETENDOJME TE MOS FLASIM SI MILITANTE AUTOBUZASH DUHET (se s'ben) TE MENDOJME NDRYSHE.

Shiko Ami, une te dhashe urimet e mia per fitoren e Bogdanit ne KQZ. Kisha rezerva per mbledhjen e atij rasti ne KQZ (ku ti e di mire qe Clirim Gjata u cua dhe mbylli mbledhjen pavaresisht se koleget e tij kishin akoma per te thene, dhe po kap vetem nje aspekt), por ne fund te fundit duke qene se diferenca midis te dyve ishte (sipas versionit tend, qe po e mar per me te saktin) rreth 18 vota (shpresoj te mos gabohem) fitorja e Bogdanit ishte po aq e vlefshme sa mund te kish qene ajo e Veizit po te merreshin parasysh te dyja kutite e kontestuara. Ne kete pike, duke qene se me pelqente edhe fakti se ky Bogdani, sic thone shume prej jush (une nuk e njoh as ate as Veizin), eshte cun inteligjent dhe me prespektive, nuk shikoja ndonje "mosshprehje te vullnetit popullor" edhe po te shpallej fitues ai. Kaq.

Me mjaftoi KAQ per te te dhene urimet e sinqerta per fitoren e Bogdanit. Po te doja te militantizohesha mund te filloja edhe une te "arsyetoja" sjelljen e Cim Gjates ne ate seance me te kaluaren e tij (dhe te babait te tij, kujto '96) te pakten keto 17 vitet e fundit, por nuk me duket e arsyeshme (natyrisht ne funksion te arsyetimit te votes qe bera me siper).

Prandaj, nqs ke ndonje element konkret per voten e asaj gjykateses sille, por ato qe ke sjelle deri tani nuk vlejne (dhe ti e di mire kete).

3) Ke 1000 perqind te drejte per sa i perket sjelljes aspak profesionale te anetareve te minibashkise.

Natyrisht kjo vlen vetem nqs ata nuk mbulojne poste politike ne minibashki, perndryshe kane te drejte (bile e kane per detyre) te veprojne ne ate menyre.

Sic e shef prape u zgjata, me falni (forca e zakonit)

Psh. 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2007 17:31
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

I nderuar Ami

Une nuk mund te shprehem me fjale shume te zgjedhura por shume thjesht.Gjaku i shume njerezve eshte i infektuar me te shkuaren e hidhur komuniste.Tamam si uraniumi qe i duhet nje kohe shume e gjate per t'u kthyer ne metal pa rrezatim edhe keta njerez e kane shume te veshtire ne mos te pamundur te clirohen.Ne shqiptaret e dijme shume mire se drejtesia tek ne nuk ka dhene asnjehere drejtesi qe nga 1945 e gjer ne ditet e sotme,prandaj edhe njerzit nuk i drejtohen gjykatave por i zgjidhin problemet e veta me vetgjyqesi.Edhe avokatet ne Shqiperi bejne loje me te dy krahet nga t'ju dale me mire.Une di shume raste skandaloze nga nje shok i imi,kunati i te cilit eshte gjyqtar ne Vlore.
Une mendoj se per gjithcka jemi ne fajtor, populli pra.Ne gjithmone votojme si kope per partine pa pike gjykimi.Dale mor te kam rixha,vuri ne balance Miren militante dhe Gertin nje intelektual te mirfillte. Ai do te dije ta udheheq ate minibashki duke i trjtuar banoret e saj njesoj,pa dallim partiake.
Si perfundim dua te them se fati ju ra te ligjeve dhe njerzve qe nuk e kane as per fis as per sua te japin drejtesi.Eshte turp qe akoma drejtesine shqiptare e udheheqin famekeqet qe kane denuar shqiptaret me vdekje dhe me burgime te gjata.Dihet se ne juridik shkonin vetem femijet e nomenklatures fanatiko komuniste,te cilet tani jane kontigjente te se majtes shqiptare.
Ju thoni se zyrtarucet e Mires do te ankohen,po kujt ju be vone.Le te ankohen.Do t'ju japin asistence po qe se do te ngelen pa pune.Ata e meritojne nje pushim nga puna,sepse jane militante fanatike te asj krye te paaftes.Ne do te vuajme shume si popull,deri sa te eleminohet nga punet shteterore brezi 35 vjecareve deri tek 60 vjecaret.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2007 20:52
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Per ca behet llaf ketu? Mira eshte fituese zyrtare e zgjedhjeve.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2007 23:27
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ajo breke qelbura deklaroi para mediave se do te kerkonte riberjen e zgjedhjeve edhe nqse fitonte me short.Pse nuk i qendroi asaj qe deklaroi.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2007 15:17
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Gjyqesori dhe administrata

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.