Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Pushteti ka abuzuar me pronen e te tjereve
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Pushteti ka abuzuar me pronen e te tjereve

I munguar në seancën e paradites së Kuvendit, kryeministri Sali berisha ka marrë pjesë në seancën pasardhëse pas thirrjeve që deputetët e majtë i bënë që ai të rikthehej në sallë pas deklaratave që bëri një ditë më parë. Kryetari i ekzekutivit theksoi se gjatë 15 viteve të kaluara pushteti ka abuzuar me pronën e të tjerëve. “Në tërësi nuk bëhet fjalë për marrëdhëniet privat me privat sepse është shumë vështirë që një qytetar të ketë përjetuar abuzim me pronën e tij nga një qytetar tjetër dhe ai të mos ketë aktivizuar të gjitha mekanizmat ligjore për ti dalë zot pronës së tij. Ku qëndron çështja kryesisht? Ajo qëndron tek prona publike dhe abuzimi me pushtetin. Në këto kategori secili e ka të qartë që abuzimet janë të mëdha. Janë jo të pakta rastet kur pushteti në mënyrë të paligjshme mund të jetë përdorur për të cënuar pronën e privatit dfhe jo për qëllime publike por private, kur fuqia ekzekutive apo jo ekzekutive është përdorur qartësisht në dëm të qytetarëve shqiptarë. Këtu vetëm ndonjë që mbron parcelën e tij abuzive mund të mbroj një fakt të tillë.”.

Sipas tij, “Theksoj se për çdonjërin nga ju dhe ne është e qartë që pushteti është përdorur për të abuzuar me pronat. Dhe pronari mund të ketë mbyllur gojë. Mund të jetë përkulur nga pesha e pushtetit, fatalitetit i pa mundësisë për të zgjidhur të drejtën e tij. Në këtë kontekst do të ishte shumë absurde që ne të mos përpiqeshim në mënyrën më serioze ti japim një përgjigje këtij problemi. Askush nuk mund të mohoj se këto 15 vjet pushtete të ndryshme janë përdorur për të abuzuar me pronat e pronarëvë.”.

Zoti Berisha si problem të dytë madhor paraqiti fallsifikatorët që kanë vepruar siç kanë dashur gjatë viteve të kaluara. “Problemi i dytë madhor, se janë jo të pakta rastet kur falsifikatorë të përsosur në procesin e fallsifikimit kanë grabitur prona publike, të cilat kanë qenë qartësisht publike, për të cilat ka patur edhe dokumenta ose të cilat janë kthyer në kundërshtim me ligjin e vendit. Të kthesh një institucion shtetëror në kundërshtim me ligjin siç ka ndodhur me muzeun e Shkencave të Natyrës, unë mendoj se ky është abuzim i mirëfilltë.”- tha ai.

Për kryeministri Berisha, Reforma e pronësisë përmban në vetvete një rëndësi jetike. “Reforma e pronësisë është themeli i të gjitha refomave. Ju bëj thirrrje ta mbështesni këtë ligj. Janë marrë parasysh sugjerimet tuaja. Jemi të hapur për tekstin dhe fjalëzimin e tij, por askush nuk mund të mohoj se pushteti abuzoi me pronën publike.”- tha zoti Berisah teksa ju bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mbështesinin ligjin e paraqitur në parlament.

Ramadan Çipuri

Dazeta Start

.............................................

Erdhi dhe kjo dite ,ku prona do te shkoje tek i zoti.Zoti ja u shtofte inatin,

duhet bere kryq me dore te majte?????

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Mars 2007 13:09
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Pushteti ka abuzuar me pronen e te tjereve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.