Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 3.00.
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Lere-lere,se kendon bukur dreqi...dhe pak dhe do jete me i kerkuar se Shakespeare!
Eshte mesuar tere jeten me dhi e cjape.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Maj 2005 21:08
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ne qylymin e jetes time,ka kohe tashme qe shtoj fijet qe mbajne emerin tend,ka kohe tashme qe motivet duken me bukur fale atyre fijeve,ka kohe tashme qe syte me jane mesuar me ato ngjyra,sa kohe u be qekur ti more fijet e mia e une te tuat,i thurem ne ate forme saqe s’mund te shkeputen me pa u shkaterruar…sa shpejt kalon koha !
Cdo renie ne kontakt me mbeturinat e shoqerise shqipetare me ben qe te respektoj me teper,me ben te ndihem aq me fat,me ben te ndihem larg hipokrizise,me ben te ndihem e perzgjedhur.
Nje citim nga Plloshtani:
“Drejtesia dhe e drejta jane ide te kota. Kujt t'i djege, le ta mbaje per kujtim nga filozofia...Dhe kush ta kuptoje mire, te tjeret meshire”

Yeah,jane ide te kota per ato qe si njohin,jane si kafshet,njohin vetem dhimbje fizike si te djegurit.Te dija qe egziston nje Zot do thoja “ki meshire me to,jane prodhime te prinderve qe i kane nxjerrur ne erresiren e principeve,s’eshte totalisht faji i tyre”.

Serish thenia e Plloshtanit:
“Duhet te mendosh ndershem vetem ndershem, qofte edhe nese te gjithe ngriten kunder teje”
Jam munduar perhere te mendoj ndershem,te flas per ate qe mendoj lirshem,dhe kjo ne pranine e te njerezve qe ju perkasin gjerat,asnjehere mbas shpine.Eshte pikerisht korrektesia ime e te menduarit,e qendrimit ndaj te tjereve qe me coi ne suksese ne jeten time si ne ate private,ashtu dhe ne ate universitare.Ndershmeria…nje nga principet qe me dhe me vete ti “dyshi logel”.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2005 18:11
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Fajkoi dhe palloi

Nje here , nje pallua se c'po grindej me nje fajkua.
Jam e bukur, s'kam te share, qe te gjithe e shikojne me kujdesje
me kete bisht qe un kam, lart e mbaj dhe kam suksese
jam e ndershme,ti si thua se keshtu dhe une mendoj
je fajkua nuk e di se cfare mendon ti per palloj?
Nuk jam kafshe,por pallua,s'jam njeri,por thjeshte nje grua
kush me shane bukurine, une bej shpejt baterdine
une jam femer o fajkua dua shume bukurine
se pa te une nuk rroj dot,le te jem une tra la la
qe te gjithve u tregoj, bisht si imi asnje nuk ka
ne megjez edhe ne mbremje vec kte gje une mendoj
je fajkua, nuk e di se cfar mendon ti per palloj?

- O pallua - tha Fajkoi sy shigjete
shume fjale sot na the,bishtin tend si qender ke
se cdo qenie po u zgjua
kurre nuk do, te jete pallua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2005 18:56
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

rrefimet e nje mendjeje te heshtur

u futem ne nje salle e madhe qe kishte drita te forta ne piken qendrore.u afruam tek pacienti qe ishte ne shtratin e vetme qe ishte ne ate dhome.me qelloi te qendroja te koka.ai nuk fliste por vetem degjonte.nje heshtje qe te sillte trishtim...fytyra e tij fliste me shume se fjalet qe mund te thonte.nje fytyre e mbushur me rrudha...
nderkohe qe profesori filloi te shpjegonte,e kisha fiksuar ate fytyre dhe nuk po ia hiqja syte kur papritur degjova nje ze te zbehte dhe te ulet:
-he djale shoh qe me paske ardhur per vizite sot.dale te te shoh njehere!!!qeke cun i ri fare!me duket se nuk te kane rene dhembet e qumeshtit akoma.prit te ti shoh iher!!!
nje qeshje e shoqeruar me shume rrudha te tjera ne fytyre...
-me behet qejfi se kohet e fundit sme kane ardhur shume persona.se di pse!!!ndoshta infermjerja nuk i ka lejuar...e besoj!!!kush do te donte te shihte ne nje person ne gjendjen time...te fus friken apo jo!!!
kishte te drejte...me pare nuk kisha pare kurre nje person ne ate gjendje!!!
-se c'ndiej edhe pak ftohet kohet e fundit megjithse me kane mbuluar!!!ndoshta infermjerja do te kete lene hapur dritaren.i kam thene 100 here qe nuk e duroj dot ftohtin dhe ajo prap se prape ma le dritaren hapur!!!
ngrita syte por dritarja per cudi ishte e mbyllur...mosha ben te veten-mendova
-aaaa qenke edhe me shoket e tu.shifi pak!!! te cuditshem apo jo?asnje nuk e mendon se para tyre kane nje njeri qe po u meson dicka.jeni te rinj dhe akoma nuk jeni ne gjendje te kuptoni po ska gje se cdo gje do mesohet me kohen...ah koha...te te them nje gje:mendoja qe gjithmone per cdo semundje kishte sherim po koha vete me tregoi se nuk eshte e vertete kjo gje...ose te them me mire qe vjen nje moment qe refuzon te marresh ilacin dhe deshiron qe semundja te te marre me vete...jo per gje po gjith ato vuajtje durohen deri ne nje fare pike por edhe durimi i njeriut e ka nje limit apo jo?ai aty eshte profesori juaj?njeri i zoti duket!!!ca me rrudha ne fytyre,domethene jo sa une po ska gje.rrudhat formohen nga vuajtjet dhe ne kete bote nuk jane qe mungojne.pas te mbeten vetem kujtimet dhe fillon e ha veten me to!!!kam menduar shpesh se cmund te me hyjne ne pune keto kujtime:gezimet harrohen,hidherimet te lene shenja dhe nuk do ti kujtosh me...ne fund?asgje!!!kupton qe ke kaluar 70 vjet duke u cuar ne mengjes dhe shtrire ne darke!!!fillon te ecesh me 4 gjymtyre pastaj kalon me 2 dhe ne fund je me tre si thone ata te mocmit.gjith ai mundim per te jetuar kete jete dhe shih si perfundon...ne nje shtrat nga ku nuk ke me fuqi te cohesh...i varur nga mjeket!!!meqe ra fjala,ca na duhen mjeket?a na sherojne dot nga vdekja?jo!!!pyes veten per cfare na duheni!!!dini vetem te mbushni njerezit me genjeshtra,i ushqeni me iluzione...njerez qe dorezohen plotesisht per te jetuar dhe nje dite tjeter...cfare deshire pa kuptim...e per cfare te jestosh me teper?per te shtuar ndonje kujtim me shume...kujtime...nuk e di per cfare me duhen me!!!he me thuaj ti:a ke ndonje kujtim nga jeta jote deri tani qe ia vlen barra qirane qe ta besh mendjen te lodhet qe ta kujtosh?se besoj...per me teper kur pjesa me e madhe e kujtimeve jane hidherime...i kujton njehere,2 here,3....pastaj i thua jetes boll se te eshtembushur balli me rrudha nga deshperimi.per vete i kam hedhur ne qoshin me te larget te mendjes time dhe kane zene tym...nuk me duhen...e cfare paskemi qene!!!jashtezakonisht te forte megjithse ka gjera qe na perkulin...te te them dhe nje gje djale dhe kete ta kesh prej meje:njerezve mos u beso shume!do te shofesh nga cdo lloj tipi nga personi me i keq e deri tek ai qe te do perjete...keta te fundit jane shume te rralle...eshte si me kerku gjilperen klasike ne ate kashte...po e gjete mbaje fort dhe mos e le te te iki.mund te te kerkoje edhe sakrifica kjo gje por ia vlen nese kjo gje te kembehet.eshte ndjenje e ralle...si ta them une ty...nuk kam fjale te ta pershkruaj.do te hasesh me shume deluzione,do te zhgenjesh persona dhe do te zhgenjehesh nga persona...ate qe deri sot e ke mik neser te behet armik,kurse armiku po armik te mbetet...eshte me te vertete tragjike por ne fund si do qe te jete mbetemi vetem...te gjithe ikin kur ua ke nevojen...dhe ne fund te gjithe vdesim...qe me shume duket si vetvrasje...
kurre nuk kam dashur te bej keq por prape te detyrojne dhe ne fund e ndien veten ne faj megjithse nuk ka qene faji yt!!!
hej djale sa bote e keqe paska qene kjo.secili tregon nje pjese te historise dhe i le vendin tjetrit...nejse jane gjera qe ndodhin...te pakten njehere...u lodha duke folur.me duhet te qetesohem pak nese nuk e ke problem.fundja fundit e meritoj apo jo!nese nuk e ke problem kur te dalesh fiki pak dritat se kam pak probleme me shikimin.
-kur te dalesh fiki dritat...
-si?aaaa po po profesor.
duke dale kthej koken edhe nje here pas...
-faleminderit djale.dhe hajde te me vizitosh ndonje here tjeter.me duket se donin te me trasferonin...ne nje vend tjeter...se si ja thane emrin se e harrova...a kjo mendje e shkrete qe eshte bosh.dhe mos harro!!!nje dite do ta tregosh ti nje pjese te historise...une thjesht te dhashe nje mesim...i shtrire ketu ne vendin tim...thjesht do te plotesosh nje hallke te zinxhirit...

fika driten dhe ne dhomen e madhe ra erresira e ne mes te saj shihej vetem forma e nje trupi...qe nuk kishte folur...por heshtja e tij kishte thene mjaft...nje trup i vdekur...nje trup i heshtur...e per dy ore te tera kisha heshtur bashke me te...
mbylla deren dhe dola jashte ku me prisnin shoket e klases,te gezuar sepse kishte mbaruar leksioni...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2005 01:12
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Shtepia ime eshte shtepia e oreve por dhoma ime s'ka asnje ore te vecante brenda,TV-ja po,impianti po,celulari po,PC-ja po...por ore te vecante JO.Zbres ne shkallet prej druri ngjyre mjalti,faqet e murit gjitha me foto familjare te momenteve me te gezuara.Aq shume buzeqeshje,jane gjitha B&W ashtu si me pelqejne mua.Madje-madje dhe mbremja e fundit e …eshte nder te tjera e stampuar B&W ne leter.Zbres shkallen e fundit,dhe kthehem serish per te pare cdo cdogje nga poshte,me bie ne sy ora e madhe.
Shtepia ime ka eren e saje,ka eren e trendafilave te produkteve qe perdor mamaja per te pastruar drurin me kujdes.Era e drurit dhe e trendafilave…eshte era qe asnje shtepi parfumesh s’do mundte ta riprodhonte.
Hyj ne living,aty ku drita e catise gjysme te xhamte te sjell deshire jete,aty ku shija femerore e mamase time me orchideat e bardha nderthyret me pasionin e babit per oret.Nje,dy,tre…Nje nate ishte 4.00 po studioja dhe tik-taku i tyre i lehte s’po me linte te perqendrohesha,i mora dhe i vendosa ne guzhine,im ate kur i pa ne mengjes qeshi.Qeshi me pamjet e perfundimit te oreve te tija.

Me mungon,por njekohesisht je idhulli im ne jete: je ti ai qe “braktis”perkohesisht vendin tend ne aule per te vajtur ne ate vend te braktisur nga Zoti,per te dhene dicka qe te rimekembet,ndoshta-ndoshta per te me dhene shembullin mua…yeah,mua.Te dua babush.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2005 21:56
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Ne nje moment ndiej dike duke u hedhur mbi krevat,ngre koken dhe ashtu e pergjumur shoh hijen e saje ne ate pak ndricim qe kishte hyre en dhomen time.
"Do zgjohesh ti?Do zgjohesh?Me ka lene mami sot ke ju"
-"Zbrit se te lashe pa veshe,mjaft u hodhe mbi krevat,lerme te fle"i them duke u munduar te mbaja cike seriozitet,por me se koti,s'kam arritur asnjehere te ushtroj autoritet tek ajo,eshte pastertia femijerore qe te imponon fleksibilitet.
"Me tha teta te zgjoja se mjaft ke fjetur,do me marresh me vete me vone ke liqeni tha ajo"
Nderkohe isha ulur ndenjur ne krevat dhe po e shihja pa arritur te zgjohesha mire.
-"E meqe te tha teta,dil me teten,njesoj"
"Jooooo,do kendojme Schnappin ne,ajo s'di ta kendoje...oo E..,me ka blere mami varese si ti"
-"E mire,e mora vesh,zbrit poshte se erdha".

Dal ashtu ne rroba sportive,marr celesat e makines,kalamanin per dore dhe i drejtohem garage te shtepise te nxjerr makinen.

"Ta hapi une deren,e E..?e?"
-"Hape bubuzhel,hape.Por kujdes bubezhelat e tjere se jane fshehur aty"
Mbasi hapi deren e garage ne fillim e frikesuar(me ndihmen time),ngelet e habitur
"Ka harruar xhaxhi makinen ketu,si do veje ke gjyshi ai?"
-"Jo mi jo,se ka harru,ka vajtur me aeroplan."
"Pse?"
-"Sepse shkon me shpejt"
"Te marrim makinen e xhaxhit se asaj i hiqet çatia dhe hyn dielli brenda?"
E shikoj ne fillim e habitur duke pyetur veten se cfare po degjoja dhe pastaj plasa ne te qeshur.
-"çatia?hahahahaha...E mire,marrim makinen qe i hiqet catia hahahaha,por sheeet,kur te telefonoje xhaxhi mos ja thuaj.Sekreti jone i vogel,ndryshe do na shkul veshet mua dhe ty."

Marr CD-te nga makina ime,duke mos harruar Schnappin dhe nisemi per ke liqeni per te ju dhene zogjve per te ngrene.
Rruges po kendonte ajo me sa ze qe kishte kurse une po i mbaja ison aty me te lehte.

"Marrim xhaxhin ne telefon te degjoje tani si e kam mesuar tere kengen?"
-"Xhaxhin do e marrim ne darke se tani eshte ne pune atje larg "
"Po une dua ti flas tani."
-"Mos u llasto tani,do i flasim ne darke"

Kur mberritem ke liqeni,ajo mori qesken e ushqimit te zogjve dhe ju drejtua bregut duke i trembur.U ula aty afer dhe po shijoja diellin...ndiej celularin qe bie,ishe ti.Mbasi te tregova gjithe historine e mengjesit kerkon bubuzhelin qe ta pershendesesh.Ajo vjen me vrap,duke menduar qe ishe "xhaxhi",merr celularin nga dora ime dhe ulet perkrah meje duke biseduar sikur te ishte e rritur me ty.Po qeshja me vete...i afrohem lehte ke veshi bubuzhelit dhe ..."heyy,ju te dy,jam dhe une ketu".Ti qeshe duke i thene asaj "mos ja jep fare asaj celuarin se nuk e meriton.Flasim bashke ne te dy"...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 18:47
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Je nje nga njerezit e vetem qe deri tani arriti te mbaje peshen time femerore,me ne supe biblioteken plot me libra qe ndertova gjate viteve.Heem,ne momentin qe kuptova dicka te tille fillova te frikesohem tamam ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2005 10:16
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Nje dite para ne uni i kisha thene qe te nesermen do kaloja nga ora 8.00 nga rruga ku banonte ai pasi kisha pune ne nje qender aty.Ai,nje nga shoket e mi te ngushte i cili vjen nga nje qytet tjeter por qe banon ne nje studio studentesh me qera bashke dhe me nje mori tjeter studentesh ne te njejten ndertese.Me kishte kerkuar ti bieja ziles nese kaloja andej qe te kishim mengjes bashke meqe ishte heret(per ne studentet) por kisha refuzuar ngaqe s'doja ta shqetesoja ne ate ore.
Te nesermen parkoj diku aty afer,dhe rrugen qe kishte ngelur vendosa ta bej ne kembe meqe vetem aty ishte e sigurte qe do gjeja parking.Kisha vene dy canta krah-qafe ne forme X-i dhe po ecja rruges kur e shoh ate ulur ne shkallet e nderteses ku banon duke pire duhan.
Kur e pashe qesha,i bertas nga larg moton e nje kampanje sensibilizimi te zhvilluar nga studentet ne uni kunder duhanit.Ai qeshen duke me ofruar ne shaka nje cigare.
Me fton brenda por s'pranoj ngaqe s'kisha shume kohe,me rrihej aty ne shkalle,ai shkon shpejt brenda dhe merr jasteke per mua dhe dy filxhane te medhenj me caj me shije luleshtrydheje.E pyes se sa mire arriti ti shqepej nga krevati asaj cironkes.Ai me shikon me ca sy qe i qeshnin dhe ngadale me thote qe se ka te gjate me te,qe s'eshte tipi i tije.E pyes se cili eshte tipi i tije pasi qekur e njoh mendoja qe ai kishte ezauruar gjitha tipet.Me pergjigjet qe ka dhe horizonte te tjera qe s'ka ezauruar por qe ato horizonte tashme kishin sllaveruar horizonte te tjera shume me lart sec ishin te tijat.
Ai vazhdon duke bere nje krahasim me mua,duke perdorur po te njejten fjale qe perdora pak sec. me pare,"ezaurim",nderkohe une isha me "hunden" ne filxhanin e madh te cajit.Me thote qe mesa ka kuptuar,une arrij ti ezauroj njerezit ne nje bisede.E qe intuita ime arrin te zhvesh cdo kuriozitet ne pak kohe,gje qe shpesh me heq kuriozitetin per ti njohur ne forma ate tjera.E shoh nese e kishte seriozisht...por s'i them gje,e le te vazhdoje.
(e tere ajo qe tha me vone me dha shume material meditimi mbi vertetesine e asaj qe tha)
Thote qe ai njerezit i ezauron fizikisht e jo psikologjikisht.I them ne shaka qe pjeserisht fajin e kane ato qe lene veten te ezaurohen vetem nga dy sy te bukur.
"Ver nen xham te erret syte e tu ti,keshtu do besh me pak deme,ate bej ti"-thote duke qeshur.
Ngrihem ngadale ngaqe me duhej te ikja,i le filxhanin ne dore duke i peshperitur lehte qe eshte detyra jone te kurojme "ezaurimet" fizike dhe efektivisht jane te kurueshem,kurse ato psikologjike lene shenjat mbrapa ndaj sidoqofte ai dilte me i fituar se une.
"Mos e ler te te ftohet krevati T..."i them ne fund
-"Je djalli vete vajzo"
Ja bej me dore duke ju dhene flokeve sic ju jepte e ashtu-quajtura e dashura e tije sahere qe i fliste dikush.Ai s'mund te permbahej me nga e qeshura.Dicka eshte e sigurte,ajo femer na ka dhene shume momente te qeshuri me miqet

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 17:54
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Tulving:Le ta provojme dhe njehere pyetjen ne lidhje me te ardhmen tende.Cfare do besh neser?
(nje pauze 15 sec)
K.C : Qesh dobet,pastaj thote:" Se di"
Tulving:"E mban mend pyetjen?"
K.C : "Ishte ne lidhje me ate qe do beja neser."
Tulving:"Po.Mund te me pershkruash gjendjen tende emocionale kur mundohesh te mendosh per te ardhmen?"
(pauze 5 sec)
K.C. :"Bosh,me duket mua."

"Eshte njesoj sikur te isha ne nje dhome qe s'ka asgje brenda dhe nje burre hyn duke me thene qe mund te ulesha ne nje karrige,nderkohe qe aty s'ka gje".
-----------------------
Ishin fragmenta qe me shoqeruan gjate gjithe rruges per ne shtepi,fragmenta qe bene me te rende pritjen time ne trafik,fragmente te tilla librash & takime me keto njerez qe po trondisin keto dite te qenurit tim...eshte copetues fakti qe njerezit qe pershkruajne me bukur nje gjendje rastesore emocionale te ne njerezve "normale",jane pikerisht njerezit qe e jetojne 24h/7.
Imagjino sesi nje goditje ne vendin e gabuar,ne momentin e gabuar mund te fshinte cdogje ne lidhje me ty...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2005 19:38
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
...eshte copetues fakti qe njerezit qe pershkruajne me bukur nje gjendje rastesore emocionale te ne njerezve "normale",jane pikerisht njerezit qe e jetojne 24h/7.


...poaq copetues eshte fakti qe po kthehesh ne boshtin tim nderkohe qe deri tani kam qene boshti i vetes,e pavarur...Po fshin ngadale gjurmet e boshtit tim,duke e zevendesuar me veten(supozoj qe une po bej te njejten tek ti)rreth te cilit une mund te luaj rolin e nje lolite duke qene e sigurte qe do humbisja perhere ne sigurine e pjekurise tende.Po e njejta pjekuri qe nderthuret me nuancat e nurit te moshes te re.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2005 23:05
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:42 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 68 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Copeza jete nga e kaluara...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.