Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Allvanos
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Allvanos

Këndo o muzë zemërimin e Papuliasit! Sepse mund të gjesh vetëm arrogancë, intolerancë, mllef dhe kërcënim në gërmadhat e një vizite të prishur dy ditë më parë në jug të Shqipërisë. Janë këto bija të zemërimit dhe aspak pasiguria e pretenduar, që e çuan diplomacisë greke dhe vetë Presidentin e Greqisë, Karolos Papulias, në vendimin absurd dhe aspak diplomatik, për të ndërprerë vizitën në Shqipëri dhe për t’i kthyer pa asnjë respekt krahët presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, që kishte dalë ta presë gjithë respekt. Arrogancë, intolerancë dhe zemërim, sepse një grusht qytetarësh çamë kishin planëzuar të demonstronin paqësisht në prezencë të presidentit grek, për disa të drejta pronësore që ata besojnë se po iu dhunohen nga shteti grek. Dhe anë e prapme e kësaj medaljeje të turpshme të më të fortit është edhe shpërfillja e diplomacisë së “shtetit të madh, të pasur dhe të fuqishëm” për shtetin e vogël, të varfër dhe të dobët. Shpërfillja për një shtet që nuk ka forcë të reagojnë në mbrojtje të dinjitetit të tij. Shpërfillja për shtetin e “allvanos”-ëve.
Ka vite që emri allvanos (versioni greqisht i fjalës shqiptar) qarkullon nëpër Greqi me një konotacion pexhorativ. “Allvanos” është tashmë thuajse një damkë nëpër Elladhë. Aq sa edhe vetë allvanos-ët e shumtë që punojnë atje, përpiqen që ta fshehin që janë allvanos në mënyrë që t’i shpëtojnë paragjykimit, diskriminimit, talljes, poshtërimit dhe shumë telasheve të tjera të mundëshme. Ndërrojnë emrat apo përpiqen të flasin sa më pak gjuhën e allvanosëve (që është shqipja) në ambiente me grekë apo edhe në shkolla universitete. Mungojnë vetëm tabelat “ndalohet hyrja për shqiptarët”. Kaq e dallon Greqinë e sotme nga Afrika e Jugut e djeshme. Aparteidi me shqiptarët është i thellë. Eshtë në shpirt. Dhe nuk ka asnjë rëndësi se çfarë kontributi kanë dhënë tash e 15 vjet qindra e mijë shqiptarë në ngritjen e ekonomisë greke. Ashtu sikundër në demokracitë e Athinës apo Spartës skllevërit prodhonin gjithçka materiale, por megjithatë ishin të damkosur si skllevër, ashtu edhe Greqia moderne nuk mund të bëjë pa skllevërit e saj modernë me damkën “allvanos”. Dhe sikundër skllevërit e lashtë, ashtu edhe këta modernët nuk mund të kenë të drejta si të gjithë qytetarët. Ata madje mund edhe të ndëshkohen kur ta dojë “skllavopronari”. Mund të përzihen madje, në ndonjë rast edhe të vriten. Të gjitha këto janë vërtetuar prej vitesh edhe me skllevërit modernë të shtetit evropian grek, allvanosët. Ndoshta nuk do të vonojë që përsëri, allvanosët të vuajnë përsëri për këtë incident të pakëndshëm diplomatik mes dy shteteve fqinje. Ose më saktë, të vuajnë “fajin” e shtetit të tyre.
E megjithatë dihet, paragjykimet masive lindin në momente të caktuara historike në marrëdhëniet mes popujve të ndryshëm. E keqja është se në rastin e vizitës së anuluar të Papuliasit është vetë shteti grek që në vend të gjuhës diplomatike, po përdor zhargonin dhe përjetimet që rëndom mund të ndeshësh në buzuqet apo rrugët e Athinës. Çfarë është, diplomacia e një shteti evropian në kurthin e një psikologjie raciste? Sepse që presidenti i një shteti të ndërpresë një vizitë në një shtet fqinj dhe të refuzojë të kryejë një takim të premtuar me homologun e tij, është dukshëm një akt që rrëfen zemërim. Madje jo të vogël. Po përse u zemërua Papuliasi me Shqipërinë, me Moisiun? Vetëm sepse rreth 150 çamë po protestonin paqësisht për mohimin e të drejtës së shtetësisë dhe pronës nga shteti grek. “Unë nuk vij në takim, – raportohet t’i ketë thënë Papuliasi në telefon Moisiut, – nëse nuk largohen ata”. A ka kërkesë më absurde se kjo, kur dihet që qytetarët e një shteti demokratik i bëjnë protestat e tyre jo kur do qeveria por kur duan ata vetë? Si mund të zemërohesh dhe të fajësosh qeverinë e një vendi fqinj për protestën e një grushti qytetarësh të lirë? Në një deklaratë të presidencës greke shprehet keqardhja “për anulimin e takimit pas një sjelljeje të papranueshme të elementëve ekstremistë që këmbëngulin në një çështje që nuk ekziston”. Por edhe sikur të qe kështu, ç’lidhje ka qeveria, aq më pak presidenca shqiptare me këta “elementë ekstremistë” që me Kushtetutë gëzojnë të drejtën e protestës? Pastaj, përse kaq tërbim për “një çështje që nuk ekziston”? Frika se mos çështja “që nuk ekziston” apo më saktë që nuk të pëlqen, bëhet çështje? Dhe themeli i demokracisë është pikërisht kjo, që të pranosh atë që flet e proteston kundër teje, që mbron një çështje që nuk është e jotja. Po të mos pranonte protestën kundër demokracia nuk do të qe demokraci.
Por është e kotë të vazhdohet me argumente. Eshtë më se e qartë që përbuzja për “allvanos”-ët nuk është vetëm një dukuri që i përket “popullit”, por një psikologji që ka depërtuar deri në sferat e larta të politikës greke. Jo rastësisht, sepse ajo votohet nga ai popull, ndaj nuk do që të dalë kundër paragjykimeve të shumicës së tij. Kjo marrëdhënie populiste e mban të gjymtuar demokracinë greke me racizëm. Papuliasi dhe diplomatët grekë janë zemëruar që allvanosët e përbuzur dhe të përulur, guxuan të protestojnë, paçka se këtë herë allvanosët ishin në tokën e tyre. I dyti, në formën e një kërcënimi në deklaratën e presidencës greke ku ndër të tjera thuhet se ngjarja: “është një shembull i keq i një vendi si Shqipëria, që kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian”. Eshtë një mesazh thuajse primitiv që përpiqet t’i thotë Shqipërisë se integrimi i saj në Evropë kalon nga Athina. Një gjë që do të ishte e vërtetë vetëm në rast se BE nuk do të qe një bashkim demokratik dhe vullnetar popujsh, por një masoneri.
Protesta e komunitetit çam u shtua për shkak të një iniciative marrë në fund të tetorit nga prokurori i Përgjithshëm i Greqisë. Në fund të tetorit të këtij viti, ai i kërkoi Gjykatës së Lartë Greke që t’i japë të drejtë shtetit grek të drejtën të shesë pronat e çamëve të konfiskuara qysh në vitet ’40 të shekullit të kaluar me pretekstin qesharak, se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të nazifashistëve. Dhe i pëlqen apo nuk i pëlqen grekëve, shqiptarët janë të lirë të protestojnë jo vetëm kundër ndonjë vendimi të qeverisë së tyre, por edhe kundër vendimeve të qeverisë greke që dhunon të drejtat e shqiptarëve në Greqi, përfshirë ato të popullsisë çame. Madje, ata kanë të drejtë të protestojnë jo vetëm në Sarandë, por (ndoshta e ekzagjeruar për nivelin e demokracisë greke) edhe në Athinë. Ajo që ndodhi dhe njëherazi nuk ndodhi të martën në Sarandë, nuk ka të bëjë fare me mikpritjen. Ajo ka të bëjë me ekstremizmin. Veç jo me ekstremizmin çam, por me ekstremizmin grek që refuzon të njohë të drejtat e çamëve. Por, ndoshta jo vetëm kaq. Ndoshta dhe zhvillimet lidhur me pavarësinë e Kosovës i nxisin këto “strategji” të zemërimit. Gjithsesi, kjo e fundit është një hamendësim, i pasigurt si çdo hamendësim. E sigurt është që është primitive dhe jo evropiane, barbare dhe jo e qytetëruar, diktatoriale dhe jo demokratike, skllavëruese dhe jo liridashëse që të kushtëzosh një vizitë me dhunimin e lirisë së qytetarëve për të protestuar kundër asaj që ata besojnë se është një dhunim. Por sot, jo pak gjëra po iu serviren shqiptarëve “me kusht”. Kushte që gjithmonë përpiqen të dhunojnë atributet e lirisë nën maska nga më të ndryshmet. Në këtë rast u përdor edhe maska e “mikpritjes” e sjellë si argument nga Vangjel Dule që, megjithëse drejton një parti që mban emrin Partia e të Drejtave të Njeriut, duket se nuk e vret fort për të drejtat e dhunuara të çamëve apo të qindra mijë allvanosëve që rropaten në Greqi. Dhe e gjithë kjo po të perifrazojmë diçka nga deklarata e presidencës greke: “është një shembull i keq i një vendi si Greqia anëtare e Bashkimit Evropian”.

Andrea Stefani- Panorama

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2005 16:07
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Nje thike pas shpine...

do ta cilesoja misionin e Papulias...
Nje thike pas shpine do te quaja dhe veprimet e qeverise shqipatre per Kosoven dhe Camerine.
Sala ne deklaroi me shqetsim te madhe se te shkelqyera jane mardheniet me bosin e tije ne Shqiperi, Janullatos...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2005 02:26
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Duket se problemi i Kosoves dhe fillimi i bisedimeve per statusin e Kosoves ka qene shkaku kryesor i anullimit te takimit Papulias Moisiu ne qytetin e Sarandes.
Pas vizites se kryeministrit serb Koshtunica ne Greqi dhe mbeshtetjes qe ai more nga qeveria greke, ka qene kjo e fundit qe i ka sugjeruar Presidentit grek Papulias te anullonte takimin me presidentin Moisiu ne qytetin e sarandes. Burimet nga Athina bejne te ditur se per Serbine, vizita e Papuliasit ne sarande dhe takimi me Moisiun do te ishte kundervenie e qendrimeve te perbashketa midis Greqiase dhe Serbise. Nderkaq protesta e disa dhjetra cameve ka sherbyer vetem si pretekst i anullmit te vizites........

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2005 11:27
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Moisiu-Papulias, anullohet takimi i Sarandes. Papulias: Nuk ka siguri nga protesta e cameve. Moisiu: Anullimi i pajustifikueshem



SARANDE-TIRANE (1 Nentor)


Ora 17:00 Mediat greke fajesojne autoritetet shqiptare per mos sigurine e takimit Mediat televizive greke kane transmetuar si kryesor lajmin e anullimit te vizites se presidentit grek ne Shqiperi. Sipas mediave greke fajin per deshtimin e takimit mes dy presidenteve e kane pasur autoritetet shqiptare te cilat nuk kane marre masat e duhura per sigurine e kesaj vizite. Sipas mediave greke autoritetet policore te Sarandes nuk duhet t'i jepnin leje protestuesve ne diten e vizites se presidentit grek dhe te shmagnin problemet. Nderkohe ende nuk ka njoftime mbi kohen kur ambasadori grek ne Tirane do te dorezoje noten e protestes ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme greke, Jorgos Kumucakos ka deklaruar gjate nje interviste ne tv grek ERT se qeveria shqiptare duhet te mbaje qendrim ndaj "elementeve ekstremiste' duke lene te kuptohet per pjesmarresit e protestes.

Ora 16:00 Media greke citon nje deklarate te presidences se republikes se Greqise e cila e quan "te papranueshme sjelljen e organeve shqiptare gjate vizites se presidentit grek ne Shqiperi". Ndersa agjencia zyrtare e lajmeve ANA ka publikuar nje lajm sipas se ciles presidenti i Shqiperise Moisiu i ka telefonuar presidentit Papulias duke i kerkuar ndjese per incidentin dhe i ka kerkuar te lihet nje kohe tjeter per takimin. Po sipas mediave greke presidenti Papulias ka kaluar kufirin shqiptar ne 0ren 13:47 sipas ores greke ne drejtim te Janines. Nderkohe eshte bere e ditur se eshte goditur me gure makina e ambasadorit shqiptar ne Greqi, Bashkim Zeneli ne kohen kur kalonte perpara hotel "Butrinti" ne Sarande.

-Ora 15.00. Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise ka autorizuar ambasadorin grek ne Tirane per te paraqitur nje note proteste ndaj autoriteteve shqiptare. Sipas Ministrise se Jashtme greke autoritetet shqiptare nuk moren masat e nevojshme per sigurine e takimit Moisiu-Papulias dhe per te larguar elementet ekstremiste. Po sipas Ministrise se Jashtme te Greqise shprehet keqardhje qe vazhdojne te hidhen ne diskutim ceshtje qe nuk egzistojne. Sipas tyre ky eshte nje shembull i keq i nje vendi si Shqiperia qe kerkon te hyje ne BE.

Ora 14.40. Perfaqesuesit e Komunitetit Cam te Sarandes dhe Vlores kane nderprere protesten dhe jane larguar. Qindra perfaqesues te ketij komuniteti kane protestuar sot ne Sarande per ceshtjen e pronave te tyre ne prag te vizites se Presidentit te Greqise, Karolios Papulias. Sipas tyre protesta kishte per qellim sensibilizi9min e kesaj ceshtje qe anashkalohet nga autoritetet greke.

Ora. 14.35. Mustafaj i shqetesuar per anullimin e vizites se Papulias ne Shqiperi. Pas Presidentit shqiptar Alfred Moisiu i menjehershem ka qene edhe reagimi i Ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj. Mustafaj e ka cilesuar te nxituar kete veprim, duke shfaqur njekohesisht edhe shqetesimin e tij per incidentin. “Shteti shqiptar, tha kryediplomati shqiptar, mori te gjitha masat per protestat, qe te ishin paqesore”. Ndonese e ka vleresuar te pajustifikueshem anullimin e takimit Mustafaj ka bere thirrje qe incidenti te mos ndikoje ne marredheniet mes dy vendeve fqinje

Ora 14.10. Moisiu: Presidenti Papulias u nxitua. Vendimi per anullimin keqinformim. Protesta e cameve paqesore. Zedhenesi i Presidentit ka deklaruar menjehere pas anullimit te takimit te Sarandes mes zotit Moisiu dhe zotit Papulias. ”Presidenti i Republikes shpreh keqardhjen e thelle per kete vendim te nxituar dhe te pashpjegueshem te pales greke, bazuar mbi keqinformimin, megjithate sigurimet e pales shqiptare se kjo ishte nje demostrim paqesor ne permasa te paperfillshme dhe nen masa te plota sigurie”, tha zedhenesja e Presidentit Moisiu.

”Per habine e te gjitheve, gjate nje ndalese ne konsullaten greke ne Gjirokaster, pala greke vendosi te anulloje takimin duke komunikuar kthimin ne Greqi, e gjitha kjo nen pretekstin e pajustifikueshem te grumbullimit ne menyre paqesore te nje grupi te vogel te shoqates Cameria ne shetitoren prane hotelit ku do te zhvillohej takimi” deklaroi nepermjet zedheneses Presidenti i Shqiperise duke shtuar se ”Presidenti Moisiu deshiron te theksoje se megjithese ky perben nje incident te paprecedent dhe te padeshirueshem, Shqiperia beson ne marredheniet shqiptaro-greke, ajo ka qene dhe do te mbetet e angazhuar ne zhvillimin e panderprere te ketyre marredhenieve permes dialogut, besimit reciprok e tolerances ne interesin e te dy vendeve, te paqes dhe stabilitetit ne rajon”.
Zedhenesja e Presidentit Alfred Moisiu ka thene se takimi i sotem pasonte ate te Marsit te ketij viti ne Janine midis Presidenteve grek dhe shqiptar..

Ora 12.00. Papulias anullon takimin me Moisiun ne Sarande. Presidenti grek Karolios Papulias ka anulluar takimin me Presidentin shqiptar Alfred Moisiu ne Sarande. Lajmi e ben te ditur nje TV privat grek sipas te cilit Presidenti grek e ka anulluar takimin per shkak te protestave te qindra perfaqesuesve te komunitetit cam. Sipas ketij televizioni zyrtare te te dyja paleve kane diskutuar per ngjarjen qe po ndodh ne Sarande mbi protestat dhe kane vendosur me mirekuptim anullimin per shkak te sigurise. Takimi ishte programuar te behej ne oren 11.00 sot paradite ne Hotel "Butrinti" ne Sarande. Presidenti grek pritej te vinte ne Sarande nga qyteti i Gjirokastres pasi kishte udhetuar nga Janina ne drejtim te kufirit shqiptar. Ndersa Presidenti shqiptar Moisiu ndodhet ne Sarande por zyrtare te tij nuk jane prononcuar per anullimin e vizites.

Ora: 10:00.Komuniteti i Camerise ka dale ne proteste sot ne momentin kur presidenti shqiptar dhe ai grek do te zbrisninr ne qytetin e Sarandes per te zhvilluar nje takim mes tyre. Komuniteti cam kerkon qe te dy presidentet te diskutojne edhe per problemin e pronave te cameve.

Presidenti Alfred Moisiu dhe Presidenti grek Karolos Papulias, do zhvillojne sot takime me rastin e nje vizite informale njeditore ne Shqiperi te zotit Papulias me ftese te Moisiut. Nuk eshte hera e pare qe ceshtja e pronave te cameve shfaqet perpara takimeve te autoriteteve te ndryshme greke dhe shqiptare ne takimet e tyre, por ende nuk i eshte dhene nje pergjigje zgjidhjes se kesaj ceshtje. Ky eshte takimi i dyte i zotit Moisiu dhe zotit Papulias pas zgjedhjes se ketij te fundit ne postin e Presidentit. Takimi pare i tyre eshte zhvilluar ne Janine pak kohe pas zgjedhjes se Presidentit Papulias.

Ndersa dje perfaqesues te minoritet grek ne Shqiperi bene publik nje peticion i cili do t’I drejtohet Presidentit grek dhe autoriteteve shqiptare dhe greke per pakenaqesi ndaj qeverise aktuale te Shqiperise.

Karolos Papulias u betua si President i Greqise me 12 mars 2005, pasi u zgjodh me nje shumice votash, 279, prej 300 gjithsej ne parlamentin e vendit.

Shkaku i protestes se komunitetit cam, deklarimi i kryeprokurorit grek.
Kryeprokurori grek Dimitrios Linos ka deklaruar ne daten 21 tetor 2005 para trupes se Gjykates se Larte greke se shteti grek ka te drejte qe te shese pronat e cameve ne territorin e tij, te cilat i ka konfiskuar ne vitin 1940, pasi pronaret e ketyre pasurive nuk jane interesuar per to per me shume se 27 vjet. Ne daten 21 tetor, Kryeprokurori grek, deklaroi para te gjithe trupes se Gjykates se Larte greke se shteti grek ka te drejte te shese te gjitha ato prona te ashtuquajtura “Prona armike “ te grekeve, te cilet jetojne ne Shqiperi dhe kane nenshtetesi shqiptare (te vorio-epirioteve), perderisa vete shteti ka pervetesuar pronesine e tyre dhe perderisa pronaret e tyre kane mbetur pasive ndaj tyre per nje periudhe kohore mbi 27 vjet. Linos thekson se shteti grek ka te drejte te pervetesoje te drejten e zotesise se prones sipas Ligjit te Detyruar me numer 2636 ndaj atyre, qe ne te kaluaren jane quajtur si persona qe kane luftuar ose kane qene kundershtare te shtetit grek, apo kane qene ndermjetes te pasurive te ketyre kundershtareve. Pas ketij pervetesimi, shteti grek ka edhe te drejte qe t’i shese keto prona. Gjykata greke nuk ka marre asnje vendim aktualisht, por pritet qe ta shqyrtoje dhe ta aprovoje deri ne fund te muajit nentor.

Nga Daniela Bonollari/Elona Mamushi (NEWS24/Balkanweb)

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2005 11:30
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Impresionant vizioni i shkrimit te andrea stefanit te sjelle nga analistja...
sinqerisht

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2005 14:07
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shtojzovalle
Mjekėsi...

Regjistruar: 26/06/2003
Vendbanimi: Nė shpirtin dhe vargjet e Poetit..
Mesazhe: 383

greku injoron dhe denigron çdo gje shqiptare, nuk njeh shtet shqiptar, nuk njeh te drejta njerezore per shqiptarin


U knaqem e hajt me boten shqiptare te pambushur mend kurre.


ncncncncncncncncn

__________________
"Ec me kohėn"

Modifikuar nga Klodel datė 09/11/2005 ora 17:27

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2005 16:45
Shtojzovalle nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shtojzovalle Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shtojzovalle (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shtojzovalle Shto Shtojzovalle nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shtojzovalle nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Jo-ja greke dhe faji shqiptar


Gjergj Buxhuku
Shekulli

Jo-ja e çuditshme e presidentit grek, për të vazhduar vizitën në Shqipëri ishte rast kulmor, që bëri të mundur të shpaloste në publik edhe njëherë tjetër të vërtetat dhe problemet e mëdha dhe të rënda, të fshehuara me mjeshtëri për shumë kohë, që qëndrojnë ndërmjet dy popujve dhe vendeve. Jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij u përhap jehona e problemeve, që ekzistojnë ndërmjet vendeve tona. Si për të treguar se asgjë nuk është rastësi, përplasja e diplomatike u shoqërua me mohimet e zgjatura greke, për të mos lejuar furnizimin me energji elektrike të Shqipërisë në nevojë urgjente. Një “Jo”, që merr përmasat e pothuaj një embargoje të pashpallur. Duke uruar që rastësitë e mësipërme të jenë vetëm të tilla, ja vlen të shikojmë se çfarë do të fshehi politika greke me tregimin e forcës së mohimit.
Të lidhura me një fill të vetëm Kosova dhe Çamëria përbëjnë pa dyshim, shkaqet se pse Greqia vazhdon të dëshirojë të mos i shpëtojë asnjë rast, që të tregojë se është ajo, që bën ligjin në këtë pjesë të Europës, edhe kur nuk ka rast për të shfaqur sa më sipër. Por, kjo është pjesa që i takon asaj dhe që mbulon në fakt vetë frikën e madhe të politikës greke nga rrota e historisë, që tashmë po punon për shqiptarët. Në fakt prepotenca prej fshatari të prapambetur oriental të veshur me frakun e pasunarit të ri, kuptohet me paratë e Europës, në marrëdhëniet e saj me shqiptarët, buron edhe nga nënshtrimi i pafund i deritanishëm i vendimarrjes shqiptare. Ishte kuptimplotë heshtja e turpshme e gazetave partiake ndaj përplasjes së hapur dhe të paprecedent në konceptet dhe idetë e presidentëve respektivë për çështjet e mëdha të mësipërme. Siç duket politikanëve shqiptarë u është mbushur mendja top, se nuk mund të qëndrojnë dhe as të vinë në pushtet pa marrë aprovimin e Athinës. Mbase kanë edhe të drejtë, nëse do të shikojmë dhe vlerësojmë historinë dhe rrjedhjen e ngjarjeve në periudhën postdiktatoriale shqiptare. Aq më shumë nëse shikon se praktikisht marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të ngjashme me ato të një vasali të thjeshtë kolonial. Pikërisht këtu është edhe vetë problemi i vërtetë ndërmjet dy vendeve nga ku buron dhe arroganca e pashembullt greke. Dhe në fakt grekët zotërojnë praktikisht të gjitha degët strategjike të ekonomisë shqiptare duke filluar nga telefonia celulare, nafta, çimento, pijet e forta, cigaret, etj. Janë me qindra e qindra milionë euro, që çdo vit dalin jashtë Shqipërisë pa asnjë arsye, duke u drejtuar në arkat e Athinës. Me paratë shqiptare, që me aq mund dhe gjak sigurohen nga emigrantët tanë jashtë vendit dhe ndihmat e botës jo vetëm mbushen xhepat e monopolistëve grekë, pronarë të degëve strategjike të Shqipërisë, por dhe i krijohen vendit tonë probleme të panumurta me qëllimin e vetëm për ta mbajtur në mënyrë të përhershme në tension dhe në mungesë stabiliteti shoqëror. Mjafton të kujtojmë krijimin e problemeve të stisura të Himarës ku me paratë shqiptare të grabitura nga monopolet greke, praktikisht paguhen për tu emërtuar minoritarë banorët e saj, për të kuptuar sesa të fuqishëm janë pozitat e Athinës në Shqipëri. Nuk është vendi për të përmendur ngjarjet e 97’ për të mos ta ndërlikuar tej mase problemin.Të mos harrojmë se këto pozita janë siguruar në vite me paaftësinë shtetformuese shqiptare, mirëkuptimin e plotë të një pjese të konsiderueshme të politikës dhe deri në bashkëpunimin e hapur të kësaj pjese politikanësh me oligarkët grekë në rrjepjen e vazhdueshme të popullit të tyre. Padyshim, për të shkuar deri këtu duhet të përmendim se shteti grek në mënyrë sistematike dhe të organizuar ka vepruar për të kapur fillimisht ekonominë dhe më pas edhe politikën shqiptare dhe për ta detyruar të veprojë kundër interesave të qytetarëve të saj. Duke shfrytëzuar varfërinë shqiptare, mungesën totale të eksperiencës së ndërtimit të shtetit demokratik dhe korrupsionin masiv të vendimarrësve shqiptarë, u arrit që në vitet e para të rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri, të hidhen tentakulat ekonomike dhe financiare të përfaqësuesve të oligarkisë greke. Kryesisht këta të fundit ishin përfaqësues të minoritetit grek, por më pas edhe politikanë shqiptarë, që në skemën e pushtimit ekonomik u bënë bashkëpuntorë të të parëve. Zaptimi ekonomik u shoqërua me presione të forta politike ndërkombëtare, që edhe në disa çaste kur shteti shqiptar tregoi disa shenja vullneti të brendshëm se dëshironte të dilte nga dara e parapërgatitur greke, bënë që këto përpjekje të dështonin. Më pas erdhën ngjarjet e piramidave, që shënuan edhe shkrirjen e pushtetit ekonomik grek me atë politik në Shqipëri. Janë pikërisht përshkrimet e mësipërme, që mund të shpjegojnë se ku e gjen forcën presidenti grek për ti thënë “jo” të qartë dhe të prerë çështjes çame, megjithë shfaqjet e pazakonta teatrale në media.
Pavarësisht fuqisë greke frika e politikës shqiptare, të papërlyer në afera ekonomike, për të mos u shprehur dhe për të mos mbrojtur hapur interesat e qytetarëve dhe vendit, është e gabuar. Nuk kihet parasysh këtu se shqiptarët sot nuk janë shqiptarët e 15 ose edhe 8 viteve përpara. Emancipimi shoqëror i shqiptarëve ka bërë, që ata të mos kënaqen vetëm për mbijetesë fiziologjike. Punësimi, arsimimi dhe jetesa në vende të huaja kanë dhënë ndikimin e tyre pozitiv sidomos te rinia shqiptare. Ata e kanë kuptuar se ku qëndrojnë rrënjët e vërteta të varfërisë së tyre. Qindra e qindra milionë eurot para djerse dhe gjaku të tyre tashmë janë identifikuar se shkojnë në xhepat e monopolistëve greko shqiptare. Në kushte të tilla edhe reagimi i tyre tashmë nuk është i paorientuar. Në mjaft raste ata e kanë bërë të qartë se e dinë shume mirë se cilat janë problemet e vërteta ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Edhe ata e dinë se organizimi dhe shprehja e vullnetit të shqiptarëve do të bejë të mundur prishjen e sigurtë të qarkut të hekurt të zgjedhës ekonomike dhe politike greke në qafën e shqiptarëve. Të mos harrojmë se sot shqiptarët duhet të llogariten si një komb prej të paktën 7 milionë banorësh duke patur parasysh çlirimin e Kosovës nga zgjedha serbe. Forca e shqiptarëve për zhvillim është shumë më e madhe sesa më parë. Gjithashtu, edhe grekët e dinë mirë për sa më sipër, aq më shumë kur e dinë se tashmë interesat shqiptare janë të shkrira me ato të vendeve anglosaksone me SHBA në krye. Është e qartë se bashkë me heqjen e zgjedhës ekonomiko politike do të zhduken edhe privilegjet përrallore greke në Shqipëri. Nëse ne arrijmë të pasurohemi me paratë tona, atëhere grekët do ta kenë shumë të vështirë të thonë “jo”.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2005 18:08
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Re: Jo-ja greke dhe faji shqiptar

Citim:
Po citoj ato që tha analistja

Gjergj Buxhuku
Shekulli

Nëse ne arrijmë të pasurohemi me paratë tona, atëhere grekët do ta kenë shumë të vështirë të thonë “jo”.



Ndersa une te bej nje pyetje?

Une qe do te pasurohem kush ma jep mua garancine dhe sigurine qe toka qe une do te blej atje ne vendin tim per investime eshte e imja dhe jo e nje tjeter pronari te fshehur. Me duket se e keqja duhet pare me teper tek korrupsioni i brendshem sesa tek nderhyrja e jashtme, mbasi korrupsioni i brendshem ben qe te levrijne minjte nga jashte, qofte greke apo italiane.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Nëntor 2005 20:18
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Dua te shtoj qe greket nuk jane raciste vetem kunder shqiptareve por te gjithe fqinjeve te tyre perjashto serbet.Kjo tregon qarte qe sjemi ne problemi po jane ata .Ne duhet tu tregojme atyre se cilet jemi jo vetem me ane te ekonomise por edhe me ane te kultures traditave dhe politikess se jashtme mbi te gjitha,Dhe nqs kjo sdodh atehere shqiptaret mund te bejne te njejten gje sic bene dhe emigrantet ne paris per jave me radhe .Une nuk e di me saktesi se sa eshte nr i emigranteve shqiptare ne greqi po di qe forca e tyre do te bente qe greqia te njihte te drejtat e tyre dhe te respektonte me kete rast edhe shqiperine si shtet partner e jo si vasale ekonomike sic jemi deri tani.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 22:09
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Jo zoteri ka nje ndryshim ketu , midis grekut dhe frengut !
Nqs do kishin bere emigrantet shqiptare nje gje te tille , policet greke do ti kishin shtypur me kembe , do behej Kakavija me turne dhe nuk do ta njifte te drejten askush , dhe greket jane edhe me serbet racista , qellova vete kur nje i zi (polic) qellonte me shqelma nje serb 16 dhe e shante me rac e kuc
Pastaj , vijat politike te cdo qeverie shqiptare nuk do ndryshojn kurre ne lidhje me grekun , per derisa po ata politikan jane prezent ne cdo zgjedhje , vec ndrojne maskat dhe ngjyrat se ne nje stan han !

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 22:38
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Arkivi i Politikes > Allvanos

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.