Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Kerkojme Argumente??
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
el-Nino
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Po ata qe jetojne mbi rrethin polar, ku s'ka agim dhe perendim ne muajt e veres si do ia bejne? Te rrine 6 muaj pa ngrene thua??
* * *
Lum si ata mbi rrethin polar qe s'do te agjerojne asnjehere dhe zoti do t'i fale.


ata mund te agjerojne ne nje orar te caktuar te 24 oreve, duke u bazuar ne vaktet e namazit (perkatesisht Sabah dhe Aksham) qe ata falin... dmth qe ata ne pole do te agjerojne inshaAllah (megjithate me te diturit mund te jepnin nje pergjigje me kompetente)
p.s: ai me ate videon ne youtube, sado te vazhdoje te vrasi mendjen, po nuk pyeti me te diturit nuk do dale gjekundi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Korrik 2008 15:49
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė el-Nino Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: el-Nino Shto el-Nino nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto el-Nino nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

I gjithe nenteksti nuk ishte gjetja e zgjidhjeve (gati gati teknike) dhe mire-informimi i rrugedaljeve, por fakti qe te gjitha librat (pefshi edhe kuranin) jane shkruar nga njerez. Sepse nje zot i gjithdijshem dhe i drejte, s'ka pse te krijoje rregulla ku i ndan njerezit disa te nenes, dhe disa te njerkes. Vetem njerezit e paditur te asaj kohe qe s'e kishin idene sa e madhe eshte toka dhe si funksionon ajo mund te benin ligje te tilla.

Po nejse, kush jam une, nje cope njeri i mjere, me mendje imperfekte qe te gjykoj zotin thuaj.
Duhet ta pranojme me bindje dhe pa dyshime. Duhet t'ia pranojme te gjitha; si krijimin e njeriut, ashtu si edhe krijimin semundjeve te panumerta, termetet, tmerret e pafundme qe ka kjo bote. Po djallin pse e krijoi, se as kete s'e kam marre vesh mire?

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2008 18:08
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tolstoy86
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/04/2006
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 362

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Po nejse, kush jam une, nje cope njeri i mjere, me mendje imperfekte qe te gjykoj zotin thuaj.
Duhet ta pranojme me bindje dhe pa dyshime. Duhet t'ia pranojme te gjitha; si krijimin e njeriut, ashtu si edhe krijimin semundjeve te panumerta, termetet, tmerret e pafundme qe ka kjo bote. Po djallin pse e krijoi, se as kete s'e kam marre vesh mire? [/B]


Krijuesi jone, eshte edhe yti do zdo ti , ah po, sa te besosh se vertet ka nje te tille, eshte Ai qe te ka dhene aq zgjuarsi sa te kuptosh kufinjte e tu dhe per kete duhet te jesh me shume i lumtur se sa te ndjesh keqardhje.
Sokrati i madh, pranon pas shume kerkimesh te njerezve me te ditur se ai, se ai eshte me i dituri. Kete e argumenton duke shprehur qe vertet di shume pak, ose aspak, por te pakten e di kete, por 'dijetaret' te cilet njohu, nuk dinin asgje ama kujtonin se dinin shume. (Sokrati ne ndonje veper tijen a Platoni te 'Mbrojtja e Sokratit', nuk e mbaj mend mire)
Dija qe mund te arrihet ne kete bote, kjo eshte, pas kesaj vjen nje hap me tutje, kuptimi i madheshtise se Zotit, i dijes se pafund te Tij. Mbase kete mund ta bejne vetem njerezit modeste. Kjo eshte qe Ai kerkon prej nesh mes te tjerave, qe ne ta njohim Ate. Kete e thshe , i kenaqur nga shprehja modeste qe perdore ne fjaline tendet te pare, dmth komplimente
Po ashtu koka e besimtareve pranon cdo gje, semundjet e panumerta, termetet etj etj, por ndryshon komenti qe u ben. E njejta ngjarje, psh debora mund te jete gezim per dike, qe jeton ne shtepine e tij te bukur te ngrohte dhe fatkeqesi per dike qe nuk ka shtepi fare, me nje fjale perceptimet e njejta jane mbase te pamundura.
Kjo bote, ka tmerre te tilla per disa , aq sa ata ferrin e jetojne qe ketu, pavaresisht se ferri i kesaj bote mbetet loje ne krahasim me te vertetin, sipas besimtareve, dhe po ashtu kjo bote mund te jete parajse per ca, pavaresisht se parajsa serish, nuk ka te krahasuar me kenaqesite e kesaj bote. Besimtaret , mundohen te kapin dhe te perjetojne kuptimin e jetes, dmth detyrat qe u ka dhene Zoti, sprovat e kesaj jete jane te paralajmeruara, kjo bote per besimtaret eshte provim i veshtire, dhe te gjithe studentet me mend ne koke jane te ndergjegjshem qe pushimi vjen pas provimit, se periudha deri ne provim ka mund, ka pune..( por kurrsesi vetem keto, kjo te ndihmon te jesht i ekuilibruar, jo te jetosh kot, jo te merzitesh si merziten femijet nganjehere ne vere, se skan cbejne

Kjo bote nuk eshte parajsa
Kjo bote eshte sprove, dhe element i kesaj sprove eshte edhe djalli. Djalli ne islam, nuk eshte ndonje figure e superfuqishme, eshte nje xhind, krijese me e ulet se njeriu, nje mashtures i keq dhe armik i njerezve, qe nuk vret kend me doren e tij, por mashtron. Djaj ka edhe nga njerezit. Njeriu ne brendesi ka shpirtin dhe nefsin, nefsi do thote un pakashum,ndjenjat e tija kafsherore dhe deshirat per te keqen, po ashtu ne brendesi ka te miren.. djalli eshte nje ngacmues, sprova e njeriut qendron te komentet qe u ben ketyre ngacmimeve.
psh, e xeme se nje femer e bukur te ngacmon, (e zeme se kjo eshte haram, sipas islamit)..djalli te shtyn drejt asaj por personi ne fjale ka dy zgjedhje, te ndjeke kete keshille te keqe, dhe nefsi sic thame, eshte duartrokites i shtyerjeve te djallit, dhe mezi pret kete gje, po ashtu kemi zgjedhjen e dyte dhe te veshtire, largimin.
Largimi nga e keqja ka sevape, eshte e mire qe bejme dhe kjo na rrit shpirterisht, na rrit vetekontrollin, kjo eshte 'burreria' sipas islamit, kontrolli i deshirave qe nuk na ndajne dot nga kafshet, deshira qe nuk jane qellimi i krijimit.
Duke ju larguar djallit, ne rritemi shpirterisht pra, pa nje ngacmues te tille, pa stervitje dhe mund, nuk ecen dot perpara, pa mesuar si qeni nuk behesh dot doktor, pa veprim nuk ka kunderveprim... jane ligje te kesaj bote, ligje qe u jane veshur kesaj bote
Po ligjet perse..ceshte nevoja e gravitetit...sic e thash, kjo nuk eshte parajsa, eshte bota sprove, dhe te ndjente cdokush metafiziken, te mundnim te shikonim Zotin, sprova nuk do ishte e mundur..
Nuk do dallohenin dot guret nga zafiret, kesaj i sherben djalli

Njeriu eshte qenje me e larte se engjejt, pasi engjejt nuk bejne dot gjynafe, jane te krijuar ne menyre te atille, por njerezit kane dicka, sadopak ne dore, kane autonomine e te deshiruarit per tu udhezuar apo jo, largimi nga mashtrimet e kesaj bote, qendrimi brenda vijave te bardha te rruges se jetes qe ka vendosur Zoti per te miren tone, edhe te ruajne ne kete bote te mos besh aksident, edhe te ngre ne nje gjendje me te larte se engjejt, ja pse i duhet gezua dhe falenderuar si per cdo gje ekzistences se djallit.

Kete e kupton fare lehte, nqs e ke te lehte te kuptosh se pse dhimbja eshte nje e mire,meshire e Zotit qe sherben si alarm i kuq per nje 'zjarr' qe ke ne nje dhome te vogel te trupit tend, por qe ka aftesine te hedhi poshte gjithe ndertesen (qofsh gradacel 100 kg ) ne nje kohe te shkurter fare...
Ky eshte djalli, dhimbja qe i duhet kuptuar e mira, gjilpera qe nuk duhet zmadhuar, qe nuk duhet marrur seriozisht

Po mos te kishte dhimbje fare do ishte me mire... per te 10 here, kjo nuk eshte parajsa

Po dhimbjet, po humbjet e jetes etj etj..

Zoti sprovon cdokend, sipas kurrizit qe ka ai person, pa e ngarkuar me shume se forca e 'kraheve'..por qarramanet 100 kilesh mund ti zhdepin ne dajak ca shalhollte me by.. , kete e dime, nqs nuk gjen kurajon te perdori forcen qe ka, cdokush shembet.

Njoh besimtare, qe thone Te Zotit jemi, te Ai do shkojme, pas vdekjes, qe dikush tjeter e 'perballon' me gervishtje te fytyres..

Tani sinqerisht, nuk e kuptoj dot, si ka mundesi qe nje gur qe nuk dihet se nga ka ardhur, te rrokulliset, te rokulliset per shume kohe, dhe kur te bjeri ne fund te kete marrur forme perfekte, psh te kete formen e Skenderbeut mbi kale? E kam fjalen per gjithesine, ku ti nuk sheh perfektesi, per trupin tend, per cdo gje, per cdo gje, kur nje aminoacit mund te na leje pa njerin sy, kur gjeja e vogel NUK EKZISTON, kur cdo gje e vogel qe ne i themi e vogel, eshte nje bote e pafund dhe shume komplekse, po aq sa eshte e pafund gjithesia...si ka mundesi, qe te mos kete nje Krijues

Kur ne duartrokasim nje majmun qe furcen me boje, her e zhgarravit mbi telajo, se aq i kap koka budallait, here e fut ne goje, cne qe nuk na duket idiotesi krijimi i cdo gjeje nga vetja? Sinqerisht...

A mire, mrekullite mund te jene idiotesi per ty, e shume gjera te tjera, por ama jo nqs pranon si postulat ate qe kemi pranuar ne, dhe me zemre, ekzistencen e Zotit..cdo gje pas kesaj pike ka shpjegim.. postulati i pare qe thame, mbase do perdorur me teper zemren se koken per ta kuptuar. Por qe serish argumentohet

Po jobesimtaret ckane pranuar si fillim, dhe si e argumentojne? Ekzistencen e dickaje ne fillim, qe nga e cila erdhi cdo gje, pa nje rregull, pa nje llogjike, pa mendje.. nga dicka pamendje dhe aftesi per te menduar, u zhvilluam ne qe flasim sot bashke ne internet?

__________________
dita me e bukur: sot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Gusht 2008 13:20
tolstoy86 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tolstoy86 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tolstoy86 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tolstoy86 Shto tolstoy86 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tolstoy86 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86

.....
Po jobesimtaret ckane pranuar si fillim, dhe si e argumentojne? Ekzistencen e dickaje ne fillim, qe nga e cila erdhi cdo gje, pa nje rregull, pa nje llogjike, pa mendje.. nga dicka pamendje dhe aftesi per te menduar, u zhvilluam ne qe flasim sot bashke ne internet?


Shume shpesh pergjigja me e ndershme eshte "nuk e di" (s'me kujtohet se kush e ka thene)

Jo besimtaret s'kane pse, dhe s'ndjehen te detyruar te argumentojne cdo gje. Ata koke-ulur dhe pa presupozime argumentojne ate mund te argumentojne; pjeses tjeter i vene nje pikepyetje dhe e lene me aq (derisa te vije gjeniu i rradhes qe te argumentoje disa gjera me shume)

Fatkeqsisht s'mbaron ketu. Me vrap dhe arrogance (qe shitet si perulje ne fakt) vijne besimtaret qe me bindje te patundur "argumentojne" cdo gje te pa-argumentuar. Argumenti i tyre eshte vetem nje fjale: "zoti".

__________________
Walking the drunkard's walk...

Modifikuar nga lost_soul datė 12/10/2008 ora 05:07

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2008 04:56
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha tolstoy86

Krijuesi jone, eshte edhe yti do zdo ti ,


Me kujtove ne histori te fizikantit Bohr qe kishte varur mbi dere nje patko kali.
Kur nje miku i tij i habitur e pyeti "po ti sikur s'beson ne keto gjera" ai iu pergjigj "Me kane thene qe te sjell fat edhe sikur te mos besosh ne te". :p

S'ka zot tolstoi jo. Tregojeni ku eshte, mos u lodhni me pyetje "si ka mundesi kjo, si ka mundesi ajo". As librat me perralla nuk bejne pune.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2008 05:05
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
walker
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/11/2006
Vendbanimi: somewhere in jungle
Mesazhe: 122

pershendetje

S'ka zot tolstoi jo. Tregojeni ku eshte, mos u lodhni me pyetje "si ka mundesi kjo, si ka mundesi ajo". As librat me perralla nuk bejne pune. [/B][/QUOTE]      Mendja jote,mendja ime dhe e cdokujt tjeter nuk e perfshin dot Zotin.Zoti eshte Ai qe ka perfshire gjithcka me dijen e Tij.Te te jap disa shembuj praktike qe ingranazhet e mendjes tende te shkunden pak nga ndryshku dhe te fillojne punen.     Sic dihet nga praktika njerezore cdo gje eshte graduale dhe me shkalle.Nuk mund te arrish shkallen me te larte pa filluar nga me uleta,prandaj merri gjerat me shtruar,te kesh nje pikenisje.Nje pikenisje sic eshte dhe njeriu ne vetvete.Formohet nga lende te dobeta,formesohet me mish,me shpirt,lind i dobet pa fuqi.Rritet,rritet e rritet derisa ne nje moment vdes.Ti ske qene kurre me pare,dhe erdhe ne jete me lejen dhe deshiren e Tij,dhe ti thua:Hajde o Zot te matemi bashke!Jeta nuk eshte si ndodhi televizori,ti je ndodhi reale e jetes tende,pra gjykoje mire ate.Ti kekon te dish ku eshte Zoti.Ti nuk duron dot te shikosh diellin,por cfare do ishte nese do ta prekje ate!Kur ti nuk shikon dot diellin qe ne fund te fundit eshte nje krijese e Tij,cfare kerkon me tutje!?Perpiqu te jesh i perulur prane Zotit tend dhe jo kryenec se cdo kryenec ka qene dhe eshte i humbur para Tij.Eshte njesoj si me qeverine,po i shkele normat dhe ligjet ka burgje dhe pse jo dhe karrige elektrike.Nese je i rregullt dhe i respekton ligjet,je qytetar i nderuar dhe i respektuar.Nje fillim i mbare ka nje fund te mbare.

__________________
Fjalet e shumta jane fukarallek

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Nëntor 2008 10:26
walker nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė walker Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me walker (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: walker Shto walker nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto walker nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bblfree
Anetar i ri

Regjistruar: 05/11/2008
Vendbanimi: Mbi dhe per momentin
Mesazhe: 16

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul

Me kujtove ne histori te fizikantit Bohr qe kishte varur mbi dere nje patko kali.
Kur nje miku i tij i habitur e pyeti "po ti sikur s'beson ne keto gjera" ai iu pergjigj "Me kane thene qe te sjell fat edhe sikur te mos besosh ne te". :p

S'ka zot tolstoi jo. Tregojeni ku eshte, mos u lodhni me pyetje "si ka mundesi kjo, si ka mundesi ajo". As librat me perralla nuk bejne pune.




Sipas besimtareve Zoti nuk eshte i fshehur pas nje 'perdeje' por jane njerezit te mbuluar (kush me 'jorgan', kush me 'batanije') dhe nuk shohin dot Ate, u duhet pak perpjekje, me mendjemadhesine mbase apo me ndonje gje tjeter. Ai eshte i pranishem, I Vetmi i domosdoshem. Pa ty, pa mua dhe pa gjithe njerezimin do ishte mire e gjith natyra, te gjith kafshet. Ne vime, rrime ca, i bleme vetes nje cope toke e vemi aty ku kane shkuar gjith te tjeret. Kjo eshte historia persa i perket jetes se kesaj bote. Te shpjegoj se perse besoj nuk do hy shume ne pune, nuk i di gjith jobesimtaret idiote apo te pamoral, dhe nuk i di te gjithe besimtaret te ndritur dhe me moral te larte. Nuk di dot te gjej nje shpjegim se perse une besoj dhe ti jo, dmth nuk gjej shpjegim qe ty te mos duket 'perralle'.
Si dihet Losti, me ate qe pret ti te jete prova e besimtareve, nje 'vendodhje' e Zotit, apo e dickaje metafizike, mbase do ndodhi dhe mbase do besosh.
Cdo dite e me pak i besoj debateve 'logjike' dhe cdo dite i besoj me shume Kantit qe thote qe Zotin mund ta gjejme jo me pervoja logjike, por me vepra.

Tolstoy86

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2008 17:17
bblfree nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bblfree Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bblfree (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bblfree Shto bblfree nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bblfree nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Citim:
Po citoj ato që tha bblfree



Sipas besimtareve Zoti nuk eshte i fshehur pas nje 'perdeje' por jane njerezit te mbuluar (kush me 'jorgan', kush me 'batanije') dhe nuk shohin dot Ate, u duhet pak perpjekje, me mendjemadhesine mbase apo me ndonje gje tjeter. Ai eshte i pranishem, I Vetmi i domosdoshem. Pa ty, pa mua dhe pa gjithe njerezimin do ishte mire e gjith natyra, te gjith kafshet. Ne vime, rrime ca, i bleme vetes nje cope toke e vemi aty ku kane shkuar gjith te tjeret. Kjo eshte historia persa i perket jetes se kesaj bote. Te shpjegoj se perse besoj nuk do hy shume ne pune, nuk i di gjith jobesimtaret idiote apo te pamoral, dhe nuk i di te gjithe besimtaret te ndritur dhe me moral te larte. Nuk di dot te gjej nje shpjegim se perse une besoj dhe ti jo, dmth nuk gjej shpjegim qe ty te mos duket 'perralle'.
Si dihet Losti, me ate qe pret ti te jete prova e besimtareve, nje 'vendodhje' e Zotit, apo e dickaje metafizike, mbase do ndodhi dhe mbase do besosh.
Cdo dite e me pak i besoj debateve 'logjike' dhe cdo dite i besoj me shume Kantit qe thote qe Zotin mund ta gjejme jo me pervoja logjike, por me vepra.

Tolstoy86


Po te ndodhi do ta besoj. S'kam pse te mos.
Por duhet te kaloje proven e arsyes, gje prej se ciles nuk jam i gatshem te heq dore ne asnje moment.

Te them te drejten, nuk te kuptoj pse ti e ben kete (heqjen dore nga arsyeja) vetem e vetem qe te mos kesh asnje dyshim per zotin. (me korrigjo nese e kam gabim, por sipas kuranit a nuk eshte shume e denueshme dyshimi ndaj zotit?) Tolstoi ndonjehere me dukesh sikur ke ndjenja agnosticizmi brenda teje.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Nëntor 2008 22:48
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
landi1
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/09/2008
Vendbanimi: .
Mesazhe: 80

Citim:
Po citoj ato që tha bblfree

Cdo dite e me pak i besoj debateve 'logjike' dhe cdo dite i besoj me shume Kantit qe thote qe Zotin mund ta gjejme jo me pervoja logjike, por me vepra.

Tolstoy86



Difekti me i madh i filozofise ose me mire filozofive eshte te qenit tejet subjektive. Mbi kete fakt nisin edhe spekulimet e pashterrshme gati gati c'donjerit i lind e drejta te hamendesoje se Kanti psh, ne postulaten te tij ka hamendesuar shokun Enver.
brockulla. veprat per "te mberritur zotin" jane dhe duhet te jene tokesore. veprime dhe perjetime te tilla. mendoj se jeta nuk eshte nje hapsire e vogel kohore e individit ne kerkim te zotit. Njeriu mberrin atje ku e con e panjohura por duke tentuar te kuptoje dhe njohe cdo dite e cdo nate... por jo te kuptoje zotin por ate qe shohim, prekim degjojme. Pa logjike psh nuk do i jepej mundesia askuj te behej publicist amator nder miliona te tille. kete t'a mundeson nder te tjera forumi. Po forumi eshte ndertuar dhe mbahet ne kembe me nje logjike te caktuar madje shpesh logjika teknike eshte shume precize.

Bisedat me zot nuk mbarojne kurre.

une per vete besoj ne nje Perndi por as e kam frike e as i pergjerohem. tentoj te arsyetoj ne nje baze logjike qe le te themi e kam dhurate prej Perendise...por kurre mbi dhe rreth saje. Shume bajate eshte te kalosh kohen dhe te tentosh perfeksionin duke llomotitur rreth "te gjithepushtetshmit" i cili nuk ka nevoje te lartesohet e as te ulet nga ne tokesoret. Ai eshte ose s'eshte dhe pike.


Duket si nje figure gjeometrike shpesh me disa dimensione ku individi behet me zotin si tifozi me nje ekip futbolli. Ne ndryshim nga tifozi po te jeshe me zoton parimisht je me me te fuqishmin e qejve dhe "perhapja e fjales se tij te ben ne nje fare menyre "zedhenesin" e vetshpallur nder qindra mijra profesionisteve qe tentojne te arsyetojne qe te tjeret te gjejne "rrugen e perendise" nderkohe qe vete jane rrugetar te perkohshem.

Ndojeher lexoj ndonje shrim qe eshte bicim laksativi. Individe te vecante ne 10 fjali perdori 100 nocione dhe fjale parazitare te huazuara duke te dhene pershtypjen se kerkojne te ndrihen ne lartesi te koncentruar mendimi, qe te tjeret te mendojne : sa i thelle qenka ky x/y. perpjekje te njejte ben edhe ateisti qe kundershton ate qe te tjeret e quajne "Zot i qiejve" te kundershtosh dicka te tille me bindje empirike ose jo, padashur individi behet "fitimtar kundershtues" ashtu s'i lartesite e besimtarit te thekur qe ne epshin e vet te predikimit eshte gati te besoj (po ti thone) se eshte kusheriri i pare i Allahut/Perendise/Budes.

te gjithe, edhe une qe shkruaj, perpiqemi te lartesohmi mbi te tjeret me ato qe themi. Nese ajo qe themi duartrikitet dhe pershndetet...ndihemi te gjthpushtetshem...sepse mendojme...arsyetojme dhe nuk sjellim ne forum gjetje arkeologjike qe te flasim e interprtojme "si kau peles" sic do te thoshte IQVlora.

jemi te nrryshm dhe shpesh mendoj se diversiteti; edhe ai i mendimit, e ben jeten me te bukur...


Cest la Vie...have your leaves all turned to brown, will you scatter them around you...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2008 00:39
landi1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė landi1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me landi1 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: landi1 Shto landi1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto landi1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Argumenti kryesor qe bejne filozofet ateiste kunder besimit te nje Zoti eshte fakti qe Zoti nuk mund te jete omnipotent(i plotfuqishem) dhe mireberes ne te njejten kohe. Nese ai eshte mireberes, atehere te keqijat egzistojne ne kete bote se ai nuk ka fuqi t'i kontrolloje. Dhe nqs ai eshte i plotfuqishem, ai nuk eshte mireberes perderisa e keqja egziston ne kete bote.

Qe te besosh ne nje qenie te superfuqishme, atehere duhet te bindesh veten qe argumenti i mesiperm eshte fallsitet, dhe te gjesh nje menyre per te arsyetuar kunder tij.

Une nuk do te jetoja me ndergjegje te paster nese nuk do te kisha guximin te pyesja veten rreth besimit tim. Ata qe kane frike pyetjet, nuk njohin vetveten, por pranojne symbyllurazi nje besim qe iu eshte dhene qe ne lindje.

__________________
Bukė, kripė e zemėr tė mirė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2008 02:03
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Balerina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Balerina Shto Balerina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Balerina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Kerkojme Argumente??

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.