Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Neper internet
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Neper internet

Gjeta nje poezi. Si ju duket?


Fletërrufe * - Poezi nga Naser Aliu




«Ai pe ngon grujën»
«Ai dëgjon gruan» e vet pa pikë turpi
Merreni me mend këtë shkelje zakoni
Merreni me mend ju lutem: Gruan e vet dëgjon ai
Mozomakeq
Çfarë zhgënjimi për fisin!

Il écoute sa femme! Është dashuri e bashkëpërgjegjësi
Ascolta sua moglie! Është dashuri e bashkëndijesi
Er hört auf seine Frau! Është dashuri e bashkëpunim
Ata dëgjojnë njëri tjetrin
Ata thurin dashurinë, afshin e ngashërimin
Dhe, dëgjojnë zemrat e tyre ditën dhe natën

Mirëpo,
«Ai dëgjon gruan!» e vet është marre
Aty këtu edhe kundërvajtje!

(Dëgjo gratë tjera!
Apo gratë e huaja
Apo të parën, që takon në rrugë me taka të larta
Apo të dytën, të tretën me fustan të shkurtër e buzë të kuqe
Nuk është me rëndësi cilën
Jo tënden
Jo atë, që solle në shtëpi
Që braktisi vatrën...

S’ e jep burrëria!

Shtype, nuk ka nga t’ ia mbajë
E ke zënë pisk
Dhe ngriti pusi në shtëpinë tënde
Rrëno ditën
E ndërto natën, mburracak i dheut!)

»Ai dëgjon gruan« përkthehet:
Mungesë potence
Mungesë guximi
Ose shkurt e shqip: nënshtrim
Jo empati, jo përputhje!

Ai shtypi,
Ai shtypi e përbuzi gruan ditën
Ashtu si shtyp njeriu i pashpirt
Ashtu si shtyp njeriu i pamëshirë
Ashtu si shtyp impotenti nga frika e madhe
Por, vetëm në prani të tjerëve
Në shtëpi
Dhe vende publike
Kur ishin vet, mërrolët e grushtet nuk kishin kuptim

Shante ditën trimi
E pajtohej pakëz natën, tinëz
Pasi lëshonte perdet
Pasi mbyllte derën
Kur nuk e shihte njeri
Kështu e lavdëronin ata
Ata që nuk duhet t’ i dëgjonte
Ata që mbillnin hipokrizi
E korrnin hipokrit
Sepse për disa
Për disa dashuria është mëkat
Vrasja në lule të ballit nder
Ja pse ai nuk jetoi jetën e vet
Sepse ai jetoi jetën e huaj
Jetën tashmë të jetuar: të përdorur, të harxhuar
Dhe është shpirti i huaj në trupin e vet
Ai është koha e kryer
Ose, e kryera e thjeshtë në fletërrufe!


Fletëshërbim

«Flokëgjatë e mendjeshkurtër»
janë ato,
tha mendjegjati

Thua se burrat ishin tullacë
Thua se gratë kishin vetëm flokë në kokë
Thua se mendjegjati nuk kishte lindur nga nëna
Thua se mendjegjati ishte shumuar me ndarje
Thua se u lind vetëm nga i ati me mendje të gjatë disa metra pas vete...

«Flokëgjatë e mendjeshkurtër»
janë ato,
tha mendjegjati
dhe, na shau Nënën!


* I kushtohet një çifti të dashuruar, që u shkurorëzua pas pesë muajve, jo nga mungesa e dashurisë, por nga
trysnia dhe intrigat, sepse dashuria e tyre ishte tepër e madhe, turpshëm e madhe për rrethin...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2010 18:59
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ja edhe nje tjeter



Faleminderit Turqi* - Poezi nga Naser Aliu


„Fiat lux!“


»Perandoria osmane pengoi shkrirjen në sllav e grek«
tha ai, madje me mburrje...
Arsyetim:
Menjëherë pasi na përqafuan, na i morën kockat tona dhe i morën nga varri...
Të nesërmen, të nesërmen
Aty rreth orës tetë, në shekullin XV, pas vapës së madhe
Perandoria hapi shkolla fillore
Në fillim vetëm fillore
Pasi u mendua ajo pak dhe foli vet me vete
Një shekull më vonë, të premten e acartë: Shkolla të mesme
Kur pa se ishte mirë, u kënaq
Shekullin tjetër, në orën nëntë, pas kafjallit perandorak në Krujë: Shkolla të larta
Kur mori vesh se vetëm kështu mirëmbahet shqiptarizmi
Shekull më vonë, në orën dhjetë, në Janinën skofiare: Universitet
Shekullin pak para se të ikte: Akademinë e Arteve dhe të Shkencave, në Nish
Shekulli XX, pak para orës dymbëdhjetë, një ditë me shi e furtunë, iku ajo nëpër Shkupin shqiptar
Iku ajo e na la me pallate, ura dhe rrugë të mira, qindra biblioteka të mbushura deri në tavan
Ne, ne e përcollëm me lot në sy dhe të trullosur i ngarendëm pas, pas i ngarendëm asaj

Me Perandorinë ikën edhe shumë shqiptarë nga Kruja, Janina, Prizreni, Manastiri e Presheva
Jo vetëm si kocka, por edhe si mish, të shkrirë në osmanli
Kështu Perandoria mëmë sprapsi ndryshimin në grek, në sllav!

Ah, sikur të mos kishim përjetuar dashurinë tënde moj
Nuk do t“ishim zgjuar pas pesë shekujve vetëm me një meshar në raft!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2010 19:02
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Neper internet

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.