gt2xf
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 10/01/2006
Vendbanimi: Mexico D.F. (Distrito Federal)
Mesazhe: 44
|
...Momenti me me "fat" ishte kur me kapen ne "Piedras Negras" te Mexico kur isha duke kaluar kufirin midis Mexico & USA diku afer El-Paso mos gabohem. Erdhen ato te emigracionit Mexican ne "hotelin ku ishim akomoduar" me pisqolla neper duar e me kamera per tu treguar eproreve te tyre j o ne Mexico per ne USA qe ja ne po punojme te ndalojme emigracinin e paligjshem ne USA. Pastaj me cuan ne "immigration jail" ne Mexico DF. Aty nuk ishte Immigration jail por burg per kriminela. TMERR! Cfare nuk kam pare....Burgu ishte per 100 veta aty "akomodonin" 700-800 veta kishte raste qe u benin edhe 1000 kur gjuetia u shkonte mbare....Kam pa njerez qe kishin nga 2-3 vjet (immigration cases) ne ate burg shumica kineze.
Dita me te vertete me fat ishte kur dola nga burgu pas 29 ditesh (pasi aplikova per azil politik ne Mexico dhe e fitova). Kur u hap dera e burgut dy gomat e parme te makines te UN kishin dale e dy te pasmet ishin akoma ne teritorin e burgut. Une isha ulur me nje punonjese te UN (Chaterine ish gjermano-lindore e cila me ndihmoi shume per letrat). Ajo me tha tashti je jashte mori fund....une i thashe akoma jo, vetem shoferi me ate punonjesen tjeter jane jashte, kurse une me Chaterine-en jemi akoma brenda....qeshem....
Pasi ndenja disa muaj ne Mexico City e bera palle si i thone pasi pashe shum gjera te bukura aty... u nisa per tek endrra e kerkuar....USA. Kete here e provova nga shteti i Tamaulipas per te dale mandej ne Brownsville, TX.
Kur isha ne anen tjeter dmth ne Mexico isha ne nje katund....aty me kapi perseri emigracioni i Meksikes....kete here isha rehat se nuk me dergonin me ne ate burg ku isha...sepse isha emigrant politik dhe isha nen mbrojtjen e UN. Kur me kapen isha vet i dyti...sepse ai qe do na "nxirrte" me la amanet nje njeriun e tij edhe ky shqipe... nejse......
Na futen ne makine, un ju thashe a ju dalin nga 100$ per secilin. Po me thane ju dhashe 200$ (se ishin dy vete ne makine) ...me thane se eshete dhe nje shok tjeter ne makinen tjeter...i thashe urdhro edhe nji 100$...u kenaqen dhe na leshuan. Tmerr stres shume i madh.... Policet atje marrin nga 50-60 pesos ne dite qe i bjen 10$ ndoshta te korruptuar me keq se ne ALbani.......Na leshuan ne nje fushe te zeze qe nuk shikoje asgje,....ku te shkosha...se dija...sidomos me amanetin....qe kisha....pale ishte dhe femer.....pame disa drita dhe u afrum ne nje shtepi ...aty pame nji burre dhe nje grua ne te 45-at.....i fola spanjishte aq sa kisha mesuar, e ju kerkova te rrinim aty ate nate. Na pranuan....mandej ndejtem disa dite deri sa amaneti iku se kishte pasaporte italiane fallso dhe nuk e dalluan ne kufi....Une ngela akoma aty pasi kisha nje greke qe ate kohe nuk mund te hyje ne USA pa vize. Ai i zoti i shpise me gjeti nje njeri per te me nxjerre per 500$. Kur shkuam afer kufirit ai u frigua pasi kishin dale ato te immigration neper kembedhe u kthyem pas....me e bukura ishte se edhe nuk deshi te me jepte 500$. E cuditshme...une i thashe o paret ose te heq koken ketu...imagjino ne vendin e vet edhe ne token e vet....bile i thashe me co prap ke Mario i zoti i shtepise ku po rrija....kisha inat te mi merrte paret ai qen....
Mandej kalova nje nate vere pas disa ditesh verdalle tek shpia e Marios. Kaluam Lumin edhe dola ne Brownsville Texas....Kur kaluam lumin kishte shume meksikane e guatemales....nuk dinin not pasi vinin nga anet qe nuk ishin afer detit, ato kaluan me gomordare..)))) Ai bosi qe na nxorri ishte meksikan por trim. Si tash e moj men me mustaqe... Me mori me vete ne makinen e tij para me shoferin gjta kohes qe po verdalliseshim afer kufirit gjoja se ishim punetore....Me porositi te mos marr asnje pare me vete....Tarifa ishte 2500$ deri ne Houston me hece 1 jave ne kom naten neper shkretin ....po ashtu kisha marre informacione se vetem me kalu kufirin merrnin 500$ por ishte e rrezikshme sepse ne anen tjeter ishin US border patrol qe kontrollonin deri afer deri afer Houston.
I thashe gringos se nuk kam pare bile me vete hic....pasi kalum lumin naten duke u zvarrit ne arat e meksikes, kalum ne token e endrrave USA. Kalum ne ara ku kishin mbjelle miser me vrap. Nuk e harroj se si me pervishehsin gjethet e misrit per qafe e mu kruante trupi per dite te tera. Nejse, mandej gringot na cun ne ne shtepi te erret ku kishte edhe te tjere.Ato te tjeret kishin ngel sepse nuk kishin pagu akoma. "Flajtem " aty ate nate. U zbardh drita...ene erdhi gringo edhe foli me disa qe ishin aty....un u cova dhe i thashe se nuk du me shku ne Houston por me le ketu ne Brownsville, ai me tha OK Albania "Give me 500$ athere" Un i thashe ja ku i ke i kisha bere shuk e te mbledhura me plastmas mos te me lageshin kur kalova lumin. E te them te drejten u tregua i mire e tha me ze te larte...e Albania Albania....Me coi ne nje Western Union (pasi i thashe se nuk kisha me pare) me prite deris sa mi cun ato te mite e mandej me dergoi ne nje motel....tashti ishte si te kaloje me tej ne Eastern Coast....US Border Patrols kontrollojne cdo dalje si me autobus tren, taxi dhe avion.
Une thashe te dale ku te dale do shkoj me avion. Thirra ne tel Continental Airlines e me thane se nuk ka vende. Po ashtu diten tjeter, edhe tjetren they were fully booked. Me thane hajde ne aeroport se ndoshta ka ndonje njeri qe nuk vjen apo ben cancel. Shkova pasi preva bileten ajo gruja me tha nderkohe qe shfletonte pasaporten (qe ishte e tera falso edhe letra biles) nga je ti un i thashe jam grek ajo qeshi duke me lene te kuptoj se te kuptoj se nuk je grek por hajde me futja... edhe tha OK...have a nice trip. Normalisht ajo mund te me kishte nxjerre problem sepse aty eshte zone kufitare edhe jane te instuktuar per ti shikuar keto raste pavaresisht se shiste bileta per CO Airlines...Ajo me tha se akoma nuk eshte vendi i sigurte..por te shohim se me duket nje pensionist nuk mund te vije per shkak se eshte i semure....
Pra akoma isha on hold duke pritur. Erdhi Koha per te hypur ne avion edhe te gjithe hypen pervec meje. Imagjo Aeroporti ishte shume i vogel si i Rinasit e te gjithe me shihnin bile edhe policet sepse ishte i boshtisur vendi...prita prita....mandej me thirren emrin Georgos .....edhe un shkova bera shpejt check in edhe hypa ne avionin CRJ te CO Airlines. Ai plaku shyqyr Zotit nuk erdhi e un kisha vendin tim ne Avion.....Deri sa u nis avioni ne ajer atehere u qetesova.....Itenerari ishte Brownsville - Houston. Aty ishte finalja sepse ne Houston nuk kame Border Patrol e kesi gjerash. Kur shkova ne Houston isha i rraskapitur i pa henger e i etur per shkak te stresit dhe emocioneve.....shkova ne Hotel Days Inn porosita nje pizza Large incl a Pepsi. Nice.... e hengra te gjithen...te nedermen mora avionon Houston - Atlana- New York....
Keto ishin kohet qe une e kam ndier me me fat ne jeten time.....))) Funny por eshte e gjitha e vertete dhe me duket si ender...Por me e forta eshte se un nuk jetoj me ne USA pasi nuk me pelqen.....Jam komshi me USA....))) ku jam rehatuar dhe i kam punet ne vije....
... apo se harrove jam ndier edhe une me fat kurmora diplomen sic tha ajo vajze malart...
Kjo eshte nje copez nga historia me plot fat e jetes time....
Shkova tashti se u be vone...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|