Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Kafene apo biblioteke?! Reportazh nga erald gibbs
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Kafene apo biblioteke?! Reportazh nga erald gibbs

“Një kafe dhe ‘Shkëlqesinë e tij’ të Emil Zolës të lutem”. Kamarieri, një burrë thinjosh i gjatë e i shëndetshëm; mbështjellur me një uniformë ngjyra-ngjyra ku alternohen e kuqja , e bardha dhe bluja e detit tamam si një flamur francez i trupëzuar, nuk ka nevojë ta shkruajë këtë porosi më se të “zakonshme”. Me shpejtësinë e një të riu energjik shoqëruar nga një buzëqeshje fëminore rend drejt raftit gjigant të librave dhe ia dwrgon porosinë zotwrisë. Lëviz me shkathtësi dhe me një buzëqeshje të heshtur na përshëndet herw pas here. Fytyra e tij tregon një rini të brendshme, sytë ngjyrë blu e të rrumbullakët duket se shkojnë në harmoni me vetullat e trasha e të thinjura që janë fiksuar fortë në ballin e tij të gjërë dhe shkëlqyes nga drita e ambientit.
Asnjë nga shkrimtarët e mëdhenj nuk mërzitet teksa rrinë në raftin e madh nën aromën e kafesë dhe tymit të duhanit. I shohim si janë rreshtuar në raftin e madh ngjyrë kadife të hapur që herë - herë bëhet edhe më e çelët nga rrezet e diellit të mëngjesit , të cilat gjejnë hapwsirë përmes grilave të kuqe të dritareve dhe përkëdhelin lehtë kopertinat e librave duke ndriçuar veprat më të mëdha letrare. Dera hapet vazhdimisht, shohim vetëm njerëz që hyjnë këtë mëngjes. Kamarieri rend pranë tyrë duke shërbyer me kujdes sikur klientët të ishin fëmijët e tij; dhuron buzëqeshje, për tu larguar më pas drejt banakut dhe raftit të madh ngjyrë kadife. Fytyra e tij e qeshur duket sikur na flet e na thotë: “Lexim të mbarë dhe ju bëftë mirë”.
“Sa kohë ka kjo kafene që është hapur?”,- e pyesim. “Që në 1998, pra gati dhjetë vjet. Siç e shihni nuk është thjesht një kafene…Mua më pëlqen ta quaj ‘Shtëpia e Librit’, -përgjigja e tij shoqërohet me një buzëqeshje të pazëshme , e cila lakon mustaqet e tij prej francezi te kohës luigjiane e i jep një formë mikëpritëse të veçantë. “Shtëpia e Librit” ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit të Durrësit. Ndoshta nuk është një nga kafenetë më të dashura nga të rinjtë por me siguri është më e veçanta. Një kafene me bibliotekë brenda saj ku çdokush lexon teksa rrufit kafenë. Cepi në të cilën ndodhet ngjason me një tokë të huaj mijëra kilomentra larg Shqipërisë, duket si një copë prej Parisi shkëputur me kujdes.
Cili është pronari i “Shtëpisë së Librit?-” e pyesim. “Në të vërtetë unë jam.”- buzëqesh me zë të ulët. “Unë dhe librat, i dashuroj ato.”- dhe me kureshtje pret të dëgjojë pyetjen tjetër. Duket shumë i hapur ndaj klientëve të rinj, megjithëse nuk na njeh na quan miq. “Miku i i librit është edhe miku im.”-thotë duke buzëqeshur si fëmijë. Ne shohim njëri tjetrin në sy dhe jemi shumë kuriozë te dimë se si lindi ideja e krijimit të kesaj kafeneje aq të veçantë, ndaj dhe e pyesim. Pyetja i pëlqen shumë, sytë ngjyrë blu nisin të takojnë me ngadalësi mollëzat e skuqura nga modestia. “Në fillim si shumë durrsakë provova fatin të punoja në Francë. Atje u dashurova shumë pas librit, sa që çdo libër që lexoja atje ua kërkoja të afërmve të ma blenin në shqip. S’ka gjë më të bukur se t’i lexosh librat në gjuhën amtare.” – buzëqesh përsëri. “Më falni pak se erdhën të tjerë.”- buzëqesh më gjatë dhe rend pas klientëve të rinj për ne dhe miq të vjetër për të. Ai i njeh mirë. I përshëndet. Bisedon ca me ta. U sjell porosinë. Lëviz andej-këndej dhe na vështron herë pas here sikur na thotë “Mos u mërzisni. Do të vij.”
I hedhim një sy kafenesë. Përveç rafteve të librave ka edhe rafte të vegjël ngjyrë kafe të çelët , të cilat mbajnë gazeta, revista, guida turistike. “C’gjë e bukur…” – mendojmë. Librat kanë gjetur një vend larg pluhurit të librarive apo harresës në biblioteka. Ato shfletohen më shpesh dhe shëtisin nëpër sytë e lexuesve kureshtarë.
“Kur u ktheva në Shqipëri…”- kollitet pak e na njofton se kishte ardhur sërish. “Kisha fituar aq para sa për të hapur këtë kafene të vogël për miqtë e mi. Atëherë nuk kishte libra, ishte thjesht një kafene e rëndomtë. Një ditë vendosa të lyej shtëpinë dhe raftet me libra i vendosa brenda kafenesë pasi nuk mund t’i lija jashtë.” – qesh me zë të lartë. “Këtu lind ‘Shtëpia e Librit’.”- qesh sërish. Ne lëvizim nga vendi dhe shohim njëri-tjetrin të habitur. “Po si lindi kështu?” – e pyesim shoqëruar me një kureshtje e cila na peshon në shpinë dhe na përkul drejt tij duke na dhënë një pamje prej përgjuesish. “Pasi leva shtëpinë, gruaja ime ‘përtace’ më thotë se është më mirë që librat të rrinë në kafene, pasi në shtëpi i mbyt pluhuri.” – qesh sërish më të madhe.
Përgjigja e tij na magjeps po aq sa edhe sjellja e tij gazmore. Pas çdo fjalie që thotë buzëqesh, dhe kjo buzëqeshje përcjell ngrohtësi dhe mikpritje të sinqertë. Cdo gjë brenda ‘Shtëpisë së Librit’ është ndërtuar në formën e buzëqeshjes. Raftet vinë të përkulura nga posht – lart; dritaret janë në formë gjysmë rrethi dhe duken si gojë fëmijësh të lumtura. Dritat dhe rrezet e diellit përplasen mbi kopertinat shumëngjyrëshe duke krijuar një mozaik ngjyrash në tavanin e bardhë të ‘shtëpisë’.
“A keni shumë klientë?”- e pyesim. Ai vazhdon të buzëqesh dhe më mendjehollësinë e një francezi përgjigjet: “Nuk i numëroj asnjëherë”- qesh kësaj rradhe duke na lënë të kuptojmë se ka një sens humori të vazhdueshëm dhe të pashtershëm. Biseda nuk e humb për asnjë sekondë bukurinë e saj. Nga çdo përgjigje e tij na lind një dashuri për figurën e këtij njeriu. Ora shkon rreth 1 e 20 e drekës. Ngrihemi nga karriget e rehatshme, është koha ajo që na detyron të largohemi. I hedhim një sy përshëndetës Balzakut, Hygos, Gëtes, Kafkës, Markezit e shumë e shumë shkrimtarëve të tjerë. Nuk harrojmë të përshëndesim edhe Coelhon që kemi ndër duar. “Nuk më pyetët për emrin”…Kthehemi të skuqur nga ai dhe si të ngrirë e vështrojmë me sy shfajësues. “Edmond Musta…e keni edhe këtu të shkruar” – dhe na zgjat me dorën e tij ‘Alkimistin’ e Coelhos. “Lexojeni dhe ju pres përsëri.”

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 21:01
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Fanstatike ..sa do doja te ulesha tani ne ate kafene e te lexoja nje liber

Preke 2gjerat qe me bejn kete citim ta ndiej si Realiet..

1- pershkrimi i embel i padronit te kafenes ..qe me duket aq babaxhan ..me nxore mallin e babit tim aq me shume te origjines time Durrsake !

2- Ai paska jetuar ne France ..dicka me thot qe ai vertet eshte larguar nga ketu..po paska bler dicka tbukur *kulturen* jo se atje mungon ,, absolutisht..po ai Babaxhan eshte nje tipik durrsak me klture Franceze e hershme!!

E fundit..jetoj ne France,, shpresoj qe nje dite te perballem me kete njeri ketu ose ne Durres..do isha vertet shume e lumtur
nje rrug e 2pun , pij kafen me nje patriot dhe lexoj me qetsi edhe librin !

E cdua me shume ? Sme ngelet vetem te falenderoj per kete citim.

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 21:18
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

[QUOTE]Po citoj ato që tha fleurs de l'orne
[B]Fanstatike ..sa do doja te ulesha tani ne ate kafene e te lexoja nje liber

Preke 2gjerat qe me bejn kete citim ta ndiej si Realiet..

1- pershkrimi i embel i padronit te kafenes ..qe me duket aq babaxhan ..me nxore mallin e babit tim aq me shume te origjines time Durrsake !

2- Ai paska jetuar ne France ..dicka me thot qe ai vertet eshte larguar nga ketu..po paska bler dicka tbukur *kulturen* jo se atje mungon ,, absolutisht..po ai Babaxhan eshte nje tipik durrsak me klture Franceze e hershme!!

E fundit..jetoj ne France,, shpresoj qe nje dite te perballem me kete njeri ketu ose ne Durres..do isha vertet shume e lumtur
nje rrug e 2pun , pij kafen me nje patriot dhe lexoj me qetsi edhe librin !

haha mund te shkosh nes ekthehesh ndonje dite e ke ne bulevardin kryesor Shtepia e librit Stefan quhet bari, por une emrat i kam ndryshuar pasi ishin muhabete konfidenciale me ate burrin une kam lindur en durres pavarsisht se jam nga tirana
Durresi ehste vendi ku une jetoj tre muaj ne vere ne qytet afer amfiteatrit kam mamane prej andej e dashuroj shume.
flm shume per ato qe me shkruajte e kam bere nje vit me pare kete reportazh dhe e kam hedhur shpejt e shpejt ne word....

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 21:24
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

Domethen qeke Durrsak ne origjine

o zot nje arsye me shume per ti lexuar citimet tuaja

Sigurisht qe do beje ca modifikime, kete e bejn kushdo, apo jo, ndryshe do kishin filluar investigimet njerezit spertojn hic, aq me shume ketu

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 21:28
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

jam tironc i vjeter por mami ehste dursake ..P kam gjyshen atje dhe ca kusherinj.....prandaj me lindi dhe mami ne dr padashje mami vendosi qe une te isha durresak....dhe me pelqen qe vendosi keshtu....si ujor qe jam adhuroj detin shume )))

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 21:31
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Kujt i thua mua qe jam lind e rrit ndet lol

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 22:01
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

haha me shpetoi ky detaj domethenes

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 22:01
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

haha me shpetoi ky detaj domethenes

Per ca jam un ketu e?

hej jan ca gjera rrusho qe sfliten ketu, ja do kemi mundesi tflasim dhe jo nprani te gazetareve..si komshi mo

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 22:12
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha fleurs de l'orne

Per ca jam un ketu e?

hej jan ca gjera rrusho qe sfliten ketu, ja do kemi mundesi tflasim dhe jo nprani te gazetareve..si komshi mo

qofte e afert ajo dite ylli ...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 22:13
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 27/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rźves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

qofte e afert ajo dite ylli ...

Te fola matan cpo beni e cpo beni?

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2010 22:17
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lule Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lule Shto lule nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lule nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė ndryshme > Kafene apo biblioteke?! Reportazh nga erald gibbs

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.