tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
AMC që nuk njeh pasaportën shqiptare!
I nderuar z Drejtor i Përgjithshëm i AMC-së. Unë që po ju shkruaj përveçse jam qytetar shqiptar me kombësi dhe shtetësi, përveçse gazetar dhe publicist prej vitesh, përveçse ish-këshilltar dhe ish-funksionar i lartë shtetëror, jam dhe klient i Korporatës tuaj. Natyrisht që jo vetëm unë por dhe tre pjestarë të tjerë të familjes time si dhe shumë qytetarë shqiptarë, ashtu pra siç thotë dhe “parrulla” e reklamës tuaj “familja jonë e madhe”.
Vetëm tre ditë më parë shkova në dyqanin tuaj tek Sheratoni dhe kërkova të mar një numër me kontratë. Pasi bëra pagesat e nevojshme të kontratës dhe garancisë, paraqita dhe pashaportën time dhe nënshkrova kontratën me kompaninë tuaj. Megjithë kontratën e nënshkruar zonja që punon në dyqanin AMC tek Sheratoni më tha se duhet edhe çertifikata për tu aktivizuar telefoni me thirrje dalëse, të cilën unë e mora të nesërmen pasi në atë orë zyrat e gjendjes civile ishin të mbyllura. Ashtu u bë, të nesërmen pas mesditës paraqitem sërish në dyqanin tuaj dhe dorëzoj çertifikatën. Po për habinë time zonja e cila vetëm një ditë më parë kishte nënshkruar kontratën me mua në emër të kompanisë tuaj, më thotë se e kishte të pamundur aktivizimin e kontratës time me thirrje dalëse pasi çertifikata duhej me fotografi dhe me vulë te fotografia.
I ngrita veshët dhe e pyeta zonjën në fjalë se për çfarë e kishte fjalën, ç do të thoshte kjo dhe ajo më sqaroi se AMC-ja nuk e njeh të vetme pashaportën shqiptare dhe se për ta bërë të mundur këtë duhej se s’bën një çertifikatë me fotografi për të bërë të mundur identifikimin e personit. Nuk mu besua dhe e pyeta edhe një herë zonjën në fjalë nëse e kishte të qartë se çfarë po thoshte, duke i kallëzuar se institucioni i Ministrisë së Brendshme dhe ai i Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë janë institucioni më i lartë që garanton dokumentat e identifikimit të shtetasve dhe se pashaporta shqiptare është dokumenti më i saktë i identifikimit dhe çdo individ që do të fallsifikonte atë bën një vepër të rëndë penale! Dhe sërish dëgjova zonjën në fjalë e cila më tha se ajo nuk njeh Ministrin e Brendshëm por ju njeh vetëm Ju dhe urdhërat dhe rregullat që ju keni vendosur në Korporatë!
I nderuar z Oktapodas!
Këtu është kaluar çdo limit moral, ligjor, tregëtar, kombëtar dhe njerëzor. Që një përfaqsues i AMC-së të shohë me dyshim një klient unë edhe mund ta pranoj (megjithë faktin që jam një person publik dhe nuk mund të fshihem), por që një nëpunës i Juaji të më fyejë shtetin tim, këtë gjë ka ende njerëz që nuk ju’a lejojnë. Më lejoni t’Ju them disa gjëra që ti fusni mirë në kokë. Pavarësisht se vendi im ka qenë tërë këto vitet e tranzicionit me halle të shumta sërish ka ende shumë njerëz të cilët nuk e ulin as dinjitetin e vetes dhe as atë të atdheut të tyre nga i cili edhe Korporata juaj fiton çdo vit dhjetra milionë euro. Thjesht t’Ju pyes, kush kujtoni se jeni Ju që nuk njihkeni pashaportën e shtetit shqiptar, me simbolet kombëtare shqiptare? E dijmë se kjo gjë ndodh çdo ditë në kufirin Greqi-Shqipëri me emigrantët shqiptarë që torturohen me orë të tëra, madje edhe këto ditë, por kjo gjë më lejoni t’Jua them nuk mund të ndodhë në zemër të Shqipërisë në kryeqytetin tonë Tiranë.
Kush kujtoni se jeni Ju, që mund të fyeni një shtetas që është njëkohësisht edhe klient i juaji? Jo i nderuar Drejtor, keni hasur në gozhdë kësaj radhe dhe nuk e mbyllim me kaq!
Në asnjë pikë të kontratës mes AMC-së dhe meje nuk është shkruar që është kusht ligjor që kjo kontratë të jetë e vlefshme që të ketë çertifikatë me fotografi. Që nga momenti që unë kam paguar detyrimet, kompania Juaj ka detyrimin të hapë telefonin tim, i cili vazhdon (edhe në këtë moment që Ju shkruaj) të mos funksionojë, pavarësisht se prej tashmë tre ditësh kemi nënshkruar një kontratë dhe unë e kam paguar atë. Askund në kontratën e nëshkruar me Ju, nuk lexoj se numri im duhet të mbahet i bllokuar.
Më vjen ndër mend fakti se kartat e parapaguara Tuajat shiten rrugëve të Tiranës pa asnjë dokument, pavarësisht se këtë kartë mund ta përdorë çdo lloj keqbërësi dhe kompania Juaj sërish nuk ka dëshirë ta njohë autoritetin e Ministrit të Brendshëm dhe të Policisë së Shtetit, duke krijuar oaze lumturie për kriminalitetin të cilit natyrisht në të kundërtën e rastit tim, nuk i kërkoni as më të thjeshtën kartë identifikimi. Apo mos vallë kompania Juaj e shfrytëzon një rast të tillë për evazion fiskal duke e shrytëzuar këtë numër të madh njerëzish të paregjistruar dhe duke mos e deklaruar tek autoritetet fiskale? I takon organeve përkatëse të merren me këtë. Halli im, i nderuar z. Oktapodas është të ruaj dinjitetin e vendit tim ose të paktën të përpiqem ta bëj këtë. Unë nuk jam asnjë nga ata njerëz publikë të cilët ju i keni çuar me pushime në Greqi, i keni mbushur me dhurata, i keni punësuar apo paguar. Që ta keni të qartë unë kam shëtitur tërë botën dhe pavarësisht se jam nga Korça, nuk kam shkelur kurrë në Greqi. Dhe jo rastësisht, sepse nuk kam dashur kurrë ta ndjej veten të vënë poshtë nga arroganca, ksenofobizmi dhe injoranca si shumë bashkëkombas të mi. Ndihem shumë krenar i të qenit shqiptar, ndaj edhe për këtë arsye nuk kam ndër mend t’Ju lë ta kaloni kaq lehtë këtë çështje.
I nderuar z Oktapodas, duke lexuar më me kujdes kontratën që kam nënshkruar me AMC-në, vura re se në paragrafin e fundit ku shkruhet se AMC nuk mban përgjegjësi për arsye të “Forcës Madhore”, duke e rreshtuar këtë “Forcë Madhore” në gjashtë pika. Pikërisht tek pika e pestë vura re një gjë tjetër skandaloze ku shkruhet se “AMC nuk mban përgjegjësi nëse ka shkelje ligji nga ana e organizatave shtetërore”. I bie të jetë ERT kjo organizatë shtetërore, apo jo z. Drejtor?!! E pra si mundeni të jeni kaq të paprinciptë, Ju që nuk njihni pashaportën shqiptare dhe simbolet kombëtare që ajo mbart, ju që paragjykoni institucionin përkatës shtetëror që duhet t’Ju kontrollojë sipas ligjit, Ju kërkoni që të tjerët t’Ju respektojnë në bazë të ligjit?
I Nderuar z. Oktapodas, ndoshta Ju nuk jeni as i vetmi përgjegjës dhe as i vetmi fajtor i këtij kaosi të krijuar në Shqipëri në biznesin Tuaj që ju ka lejuar të majmeni maksimalisht. Ndoshta unë Ju bie në qafë duke e tepruar! Por një gjë duhet ta keni të qartë fare mirë, ka ardhur koha që Ju të jepni shenja ndryshimi dhe të lini mënjanë arrogancën, ndryshe më lejoni t’Ju them me shumë etikë, është koha për të ikur nga Shqipëria, zoti Oktapodas!
Mirë u pafshim në Gjykatën e Tiranës, ku unë kam vendosur ta padis kompaninë që Ju drejtoni.
Sinqerisht Ilir Kulla.
Gazeta Shqiptare
5 Gusht 2006
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|