lule
at this moment in time...
Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269
|
Dhjetë arsyet e ndjenjës së lodhjes.
Shkaku nr.1 :Gjumë i pamjaftueshëm
Kjo gjë ka efekte negative në përqëndrim dhe shëndet. Për adultet është e nevojshme të paktën 7- 8 orë gjumë çdo natë.
E rëndësishme është vendosja e një programi të rregullt për gjumin.
Një këshillë e thjeshtë,largoni Laptopin,celularin apo televizorin nga dhoma juaj e gjumit.
Nëse këto masa nuk sjellin ndonjë përmirësim atëherë kërkoni ndihmën e mjekut specialist për ndonjë çrregullim të gjumit.
Shkaku nr.2 :Apnea e gjumit
Në disa raste, njerëzit mendojnë se flenë mjaftueshëm, por ata nuk janë të vetëdijshëm se disa episode të apnesë kanë shoqëruar gjumin e tyre.
Apnea e gjumit është ndërprerje e shkurt e procesit të frymëmarrjes gjatë natës.
Edhe pse gjatë këtij episodi dikush mund të zgjohet për disa çaste, ai nuk është në dijeni të këtij fenomeni. Si rezultat gjumi është i deprimuar edhe pse koha e kaluar në shtrat është relativisht e gjatë.
Prej masave të thjeshta që mund të ndërmirren për të evituar ose të paktën reduktuar episodet e apnesë janë: rënia në peshë, lënia e duhanit etj.
Shkaku nr.3 : ”Furnizim” i pamjaftueshëm
Ngrënia e pakët shkakton lodhje sikurse edhe ngrënia e ushqimeve të papërshtatshme.
E rëndësishme është marrja e një diete të balancuar duke plotësuar kërkesat e organizmit për glukozë pasi rënia e nivelit të glukozës në gjak është shkaktar e ndjenjës së dobësisë apo lodhjes,është i domosdoshem konsumimi i përditshëm i vaktit të mëngjesit si edhe plotësimi i nevojave për glukozë e proteina në çdo vakt.
Është e pëlqyeshme të konsumohen vakte të vogla të ndërmjetme për të mbajtur një nivel bazik të energjisë
Shkaku nr.4 : Anemia
Është një nga shkaqet më të shpeshta të dobësisë të gratë. Kjo vjen më së shumti nga humbja e gjakut menstrual që shkakton një deficit në jonin e hekurit, gjë që sjell një ulje absolute të rruazave të kuqe që shërbejnë për transportin e oksigjenit në inde.
Në të tilla raste është e rëndësishme marrja e hekurit suplementar, konsumimi i ushqimeve të pasura me hekur sikurse mishi, mëlçia, peshk, fasule, drithëra të pasuruara etj.
Shkaku nr.5 : Depresioni
Depresioni nuk është thjesht një çrregullim afektiv, por influencon edhe në shumë simptoma fizike, si psh:lodhja,dhimbja ekokës, anoreksia.
Ndjesia e lodhjes dhe gjendja e rëndë psikologjike për mbi 2 javë duhet të nxisë për një konsultë me psikologun.
Shkaku nr.6 :Hipotiroidizmi
Tiroideja është një gjëndër endokrine me funksion kontrollin e metabolizmit.
Kur gjë ndra ka nënfuksion, personi do të ndjejë dobësi, lodhje si edhe do të fillojë të shtojë në peshë.
Nëse nëpërmjet dozimit të hormoneve të tiroides vërehen nivele të ulëta, është i nevojshëm zëvendësimi terapeutik i hormoneve.
Shkaku nr.7 : Konsumi i tepruar i kafesë.
Kofeina në doza të reduktuara mund të përmirësojë koncentrimin dhe vigjilencën.
Por kur konsumohet në sasi të madhe shkakton rritje të ritmit të zemrës, rritjen e presionit të gjakut, nervozizëm, lodhje etj.
Zgjidhja është, reduktimi gradual i konsumit të kafesë, çajit, çokollatës, dhe çdo medikamenti që përmban kofeinë. Lënia e menjëherëshme e konsumit të këtyre produkteve mund të shkaktojë simptoma të tërheqjes (abstinencës) dhe rritje të ndjenjës së lodhjes.
Shkaku nr.8: Infeksionet e fshehtaurinare
Shpesh herë simptoma e vetme e një infeksioni urinar është lodhja. Bërja e një testi urinar konfirmon infeksionin.
Me përdorimin e antibiotikëve zakonisht fashitet edhe lodhja.
Shkaku nr.9: Diabeti
Tek diabetikët, edhe pse konsumimi i ushqimit është i mjaftueshëm glukoza nuk arrin deri në brendësi të qelizës ku do të konvertohet në energji, dhe kështu organizmi do ndjejë lodhje dhe dobësi. Nëse ndjesia e lodhjes persiston në mënyrë të pashpjegueshme , është e arsyeshme dozimi i glukozës në gjak.
Në trajtimin e diabetit përfshihet:ndryshimi i stilit të jetesës, dieta, ushtrime fizike, terapia me insulinë etj.
Shkaku nr.10 : Dehidrimi
Lodhja mund të jetë shenja e parë e dehidrimit.
I rekomandueshëm është konsumimi i të paktën 2 gotave ujë në orë sidomos gjatë stinës së nxehtë ose gjatë një aktiviteti fizik.
Mjeku.24
__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|