Luarasi
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 23/07/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 84
|
Re: nga e ka prejardhjen njeriu!!?
Citim: Po citoj ato që tha vlora-angel
Pershendetje te gjithve!! Thone se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni sa e vertet eshte kjo!!??
mua per vete sme besohet pasi neqoftese njeriu eshte krijuare nga majmuni vjene tek pyetja pse nuk krijohen njerz nga majmunet tani??
dua te di nga te gjithe ju cmendoni rrethe ketije te theni pra a besoni se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni??
Nje pergjigje te shkurte. Ndarja e njeriut nga gorillat, supozohet te kete mare vend dikund 6 milion vjete perpara. Praktikisht ndodh qe gjeni qendron ne formen e vete deri ne 6 mije vjet, dmth evolucioni eshte proces shume i ngadalshem. Simbas kronikes evolutive, njerezimi eshte hap e mbyll syte, kurese neve na duket sikur kemi qene perhere. Dinosauret te cilet kane jetuar 60 milion vjete perpara, kane zotruar Token per kohe shume me te gjate se njerezimi. Kurse njerezimi mund te dije per prejardhjen e tyre ne baze te gjetjes se fosileve, te cilat me metoda te ndryshme testohen per vjetersine e tyre. Gjithashtu me testime te ndryshme gjenetike percaktohet njegjajshmerija e majmunve andropoid qe tregojne per prejardhjen e njerezimit. KODI GJENETIK NUK GENJEN. Po ja qe ndodh qe ka njerez te verbuar nga bibla dhe kur'ani, te cilet me mish dhe shpirt mundohen ta mposhtin teorine e evolucionit, sepse teorija evolutive bije ne kontradikta me keto libra, mbasi na jep nje sqarim me real te origjines njerezore. Evolucioni nuk e mposht egzistencen e Zotit, por simbas disa shkencetareve e ndihmon me teper se feja. Ndryshimi eshte, qasja nga nje kendveshtrim tjeter real i bazuar ne fakte shkencore.Teorija evolutive nuk ndalet te majmunet por ja nis qe nga fillimi i krijimit. Megjihtate ajo nuk mund te jape sqarime per krijimin e kodit gjentik. Ketu behen dhe vete ndarjet e grupeve shkencore qe mbesojne ne intervenim supernatyral (Zotin) dhe ato te tjerat qe mbesojne se kjo ka ardhur nga ruleti molekular qe ka zgjatur miliarde vjet. Ka dhe disa teori qe thone se qelizat e para te jetshme kane ardhur me komete, qe do te thote neve jemi jasht toksore. Por kjo teori nuk na i zgjedh pyetjet filozofike te njerezimit per te verteten e origjines. Personalisht mbesoj se nuk kishte mundur te ndodhi aksidentalisht qe te vije ne krijimin e nje molekule aq komplekse, njesoj siç nuk ka mudnur qe aksidentalisht te shkruhen prozat e Shekspirit. Duhet kuptuar se ne krahasim, çdo shkronje eshte nje molekule dhe kombinimi i shkronjave krijon fjale dhe fjali, keshtu eshte edhe me kodin gjenetik qe eshte edhe me kompleks. Duhet mare para sysh se kodi gjenetik kordinon krijimin e qelizave dhe derjtimin e tyre, edhe si pasoje dalim , neve, dhe te gjihta krijesat organike te kesaj toke. Tani po te krahasojme kameren me syrin e njeriut ose te cdo krijese organike do te konstatojme; Se kamera eshte e krijuar nga njeriu, dhe e dijme qe ka thjerza dhe fotoqeliza senzitive mikroskopike, te lidhura me qarqe elektronike. Po te marim syrin e njeriut, po ashtu ka thjerza , qeliza foto senzitive dhe lidhje nervore. Megjihtate syri i njeriut eshte mijera here me senzitiv se kamera dhe mijera here me kompleks. Tere ky kompleksitet vjen nga kodi gjenetik. Tani mund te paramendojme se sa komplekse eshte kjo molekule. Po te krahasohej me nje program kompjuteri, pa dyshim se do te ishte programi me i persosur qe njeh njerzimi. Po te krahsojme syrin dhe kameren, logjika thote se syri e ka krijuesin e tij dhe ai eshte mijera here me kompleks se njeriu. Njerezimi pa dyshim qe ne te ardhmen do te krijoje kamera qindra here me komplekse se ato te sotmet, por ky krijim do te jete i inspiruar nga vete natyra biologjike.
__________________
Çmimi i lirisë është me i ulet se i roberisë.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|