Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Nga letėrkėmbimi i shokut Enver me Kryeministrin Fatos Nano!... Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Nga letėrkėmbimi i shokut Enver me Kryeministrin Fatos Nano!...

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re enver hoxha.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 325 herė.

Letër nga Ferri
Nga letërkëmbimi i shokut Enver me Kryeministrin

Enver Hoxha i shkruan Fatos Nanos

Mbi forcimin e rolit udhëheqës të partisë në të gjitha fushat e jetës së vendit

I dashur bir Fatos

Dëshëroj të jesh mirë me shëndet, se s'para të ka ecur shëndeti, më thanë, që kur hoqe atë herdhen e mëngjër, kjo jo vetëm për të mirën tënde e asaj gruas së ditë që ke marrë, por më tepër për të mirën e partisë e të popullit (populli s'ka ndonjë hajër nga mirëqënia jote, po meqë ra fjala) për të mirën e shokëve tanë që janë sipër, por dhe të shokëve të tjerë që janë këtu poshtë me mua si dhe të maxhorancës progresiste e europiane, e pordhë me rigon siç ju thua ti hera-herës shqiptarëve. Ne këtu poshtë si parti i ndoqëm me shqetësim dhe përgjegjësi partie ngjarjet e fundit se Shqipëria jona është mo, e neve poshtë dhe juve sipër, pse e kujt do jetë e zogistëve dhe ballistëve!?
Nuk të kam shkruar shpesh, se kam menduar që ti i di vetë mirë punët e tua se tani nuk je më çilimi; je një komunist i formuar në botëkuptim, por të them të drejtën dhe se kam pasur një ndjenjë mosbesimi që tani e tërheq. Siç e sheh dhe partia dmth., unë, i pranon fajet dhe bën autokritikë. Ndonjëherë ama. Është e kotë të them e të të mbush kaplloqen se sa krenar ndjehem me tija, këto vitet e fundit, se e kuptoj që shokët kanë patur të drejtë kur më rekomandonin ti, si të vetmin ka, që mund të tërheqë parmendën time të ndrishkur vitet e fundit. Më mbeti parmenda në mes të arës, o evlat, paçka se ara ime s'prodhonte më as kashtë e jo më koqe. Nuk e besoja dot asokohe.
"Pse mo çuni i Nashos do bëjë vezën time, - u thosha gjithnjë shokëve. - Pika në bithë që s'ju bie, u thosha. - Pse mo, s'e di unë kush është Nashua. Një... bëmë baba të të ngjaj do të jetë dhe ki i biri!"
Nuk më qe mbushur mëndja për ty, se dhe ca nga shokët e birosë me frinin në vesh se ti ishe ca liberal ato kohëra e bridhnje shumë pas fërnetit të vëndit, në vënd që të shkoje nëpër aksionet e rinisë. Tani që jam pjerdhur nga veshët, as i dëgjoj më fare, le të frijnë sa të duan kundër teje. Po siç mund ta dish dhe ti, unë i marr burimet nga di e tri linja njëherazi, si pallati i Skënder Gjinushit, domosdo se s'jam kot partia u! E ndërsa biroja më thoshte se je liberal, shokët e armës së dashur të diktaturës, Sigurimit, të kishin bërë një dosje për merak. Po ta kishnë qeposur me të mira e të liga brënda, ama aq sa humbte derr e dosë brënda saj. Dhe unë, besonj më shumë tek ata, se tek partia, njësoj si dhe zotrote. Ndaj më bënet qejfi që dole doç e shkuar doçit dhe i mbille gjithë gojët e liga. Tani janë bindur dhe shokët e birosë se ishe zgjedhja e duhur, madje aq të duan, sa të kanë ngritur një këngë që e këndojnë me çdo përvjetor të Konferencës së Pezës e të çlirimit të Macukullit. S'e mbaj mend të gjithë, se kam roitur ca kohët e fundit, pa nja di vargje më kujtonen mo. Nano s'ma priste fiqiri,/ Të bëneshe kaq i miri, - thotë ajo kënga që e ka kompozuar Dhora Leka, ajo që u bë prapë me ne, kur doli nga burgu inë. Nejse.
Si më ke qënë o bir? Po Nashua, rron mo, rron? Do rronjë gjatë ai, se s'e ka vrarë kurrë mëndjen dhe ata që s'vrasin kurrë mëndjen, rrojnë gjatë. Ja shih Pali Miskën ti, i është bërë qyç e liga, s'e gjen gjë. Ah ç'burrë ka qënë Nashua. I përunjur gjithnjë, ta kish qejfi ta kishe nën vete. Ashtu na duheshin njerëzit neve për të vajtur në komunizmë po ç'e do s'na lanë... Edhe tia mo ashtu të duhen ata rreth e rreth, të përgjunjur, pa gojë e pa veshë, dëgjomë mua ti, ndaj bëj kujdes kur t'i zgjedhësh, të jenë si Nashua. Më tregojnë shokët tani; m'i thonë firaunët tani që jam zbutur e squllur ca. Kur qe Nashua drejtor i ATSH si ki cpëlaku që ke ti tani mo, Noc Rroku a si e ka ki drejtori it i ATSH-së. Ra Zhukovi në Rusi. Jepe lajm, i thanë Nashos. Prit të piesim, u tha Nashua. Ç'të piesni mo, e dha vetë TASS-i. - Jo të piesim, se s'i dihet. Ai pieti më lart, ai tjetri më lart akoma, e kështu me radhë, derisa erdhi tek unë. - Të mos jepet ki lajm, u thashë unë. Të mos jepet, të mos jepet, deri te Nashua. Tundi kokën Nashua. Helbete, hileqar i vjetër. - E shihni mo që bëra mirë që pieta, u tha. E jep Tass-i, po se jep Thanasi. Shpëtoi nëpër fiq qerratai. Ta kish dhënë mo, e di ku e keshë shpurë, në filifistun e shpija, dhe zotrote s'do ishnje krieministër po do kërkonje lekët e burgut sot me Kurt Kolën bashkë.
Ta kam ndjekur udhën këto di vjet e fundit. Zemra mal më bënej kur të shihnja që rendje nga fitorja në fitorje. Në fillim fitorjen e zgjedhjeve, pastaj fitorjen e lokaleve, fitorjen mbi grupin puçist të Ilir Metës, fitorjen e Kongresit e plot e plot fitorje të tjera. Partia jonë kështu ka ecur gjithnjë, nga fitorja ne fitorje, si me mua, si me ti, e si me atë djalin e Kristaqit që do lëmë prapa! More se më erdhi në hatër ki kongresi i fundit. A ç'më gajase fare. Po ku i keshe mbledhur tërë ata malukatër në një sallë. Ta kam zili, për ideal të partisë. Unë që isha ai që isha, ne fund të fundit dhe aq derdimenë njëherësh s'i bëra dot bashkë. M'i thanë shokët të tëra m'i thanë, se s'i ndoqa dot deri në fund, se çoku dremit unë çdo çerek ore. S'të kishte lënë gjë shoku Fatos, më thanë. T'i kish ngritur të tëra. Tëpkë. Me të thëna e me të bëra. Ashtu i merrnja dhe unë nga arat, nga bagëtitë. Gëzonin të shkretët, i përpiqnin pëllëmbët sa i bënin gjak fare. Ashtu u llafosnja dhe unë me ca llafe që s'm'i kuptonin. Është pushteti juaj, u thosha. Duan të na e marrin armiqtë. Ç'pushtet zeza kishin ata, po nejse e hanin kallëp. E vinin pastaj andej nga arat e mirrnin inisiativa për ta bërë misrin me 4 kallinj e punonin natën e ditën të nxirosurit sa iu dilte shpirti, pa marrë akoma dekoratën. Nejse, unë ua jepja pas vdekjes. Një copë llamarine që e shkreta gjinah t'jau kurseje se çoç u dukej. Ua jepja fëmijëve e bëheshin dhe keta gjak për mua, se helbete qenë të dekoruar me demek. Edhe fletë lavdërimet s'i çoja fare tek Xhikja për firmë, i firmoste Sulua, se ia kish kopjuar firmën. Popull hesapi të shkretët! Ke parë që ka filluar të më dhimbset nga pak populli tani mo. Ma thanë dhe shokët. Shoku Enver po plakesh më thanë, po të zbutet zëmra. Punë moshe. Po unë më parë kam qënë, ja si ti; s'çaja bithë për popullin unë mo! Hiç fare. Jo të mbiteshin, jo t'i pushkatonte Kadriu me Koçin, po dhe të shuheshin fare, as e çaja me nder fare. Po dhe ti në mos e lojte pjesën ama. E pashë për punë të asaj gomones që u mbit. Ku vinin ata, unë i mbitja vetë ata që iknin. Mos e çaj kokën hiç e llafosmë dhe me Stalinin e me titon atë punë. E di ç'tha Stalini mo?! Kur vdes një njeri, është tragjedi, por po vdiqnë shumë, është vetëm statistikë! Ja shih, mua deshën të më gjikonin për vdekjen e Kirovit, por për ata dhjetë miljonët e tjerë s'm'i zë njeri në gojë. Janë statistikë tani.
I biri bëhet më usta nga i ati, s'i kanë thënë kot andej nga Gjirokastra. E që thua ti, duke ndjekur kongresin, seç pata një nga ato shkëputjet, - se siç të thashë, jap e jap e humbas, helbete dhe mosha dhe sëmundja e flamosur, - dhe më zuri një si dremitje sa të mbaronte fjalimi yt. Kur u ngrita, kongresi vazhdonte.
"Bjemë gjislliqet, i thashë Sofos. Sikur s'i merrte rradakja dot ca gjëra, ndaj pies shokët e Birosë që e kishin ndjekur me laps në dorë. Shoh tribunën, njësoj. Shoh delegatët, njësoj. Ore mos më kini dhënë ndonjë kasetë nga ato të kongreseve të mia?! Ku i kini sitë more, ju plaçin, - u thashë. Bënin be e rrufe që qe kongresi it i fundit.
-"Ore, po ju sikur me thatë që kjo Vitori Çuri ka ikur në Greqi e punon tek një plakë e paralizuar. Kjo ja ku qënka mo, qënka kthier tek buka e vjetër apo kini ngatërruar filmimet!?"
-Jo shoku Enver, - më thotë një nga ata firaunët që më mba për krahu kur shkoj në nevojtore. Kjo është Bulja, po i ka lyer flokët.
-Hiqu dreq, thom me vete.
-Po ki mo, Haxhi Lleshi është ki? Sikur më thatë që ka vdekur, e mirë bëri, se s'na hinte më në punë.
-Jo shoku Enver, është Serveti. - Hiqu dreq thashë prapë me vete. Mirë mëntë që kush i qan, po po na lënë dhe sitë. Ika me të tëra më duket. Po s'e dhashë veten, që të mos u bënja qejfin atire që s'më duan.
-Këtë e njoh vetë, është ai çami që merrej me rininë, Fatmir Xhafa, edhe atë tjatrin e njoh, është ai nga Salaria, Gramozi. Po ki Mehmet Elezi, sikur thatë që s'është më me ne, mo?!
-Jo shoku Enver, më thotë prapë ai firauni. Është Edi Rama, djali i shokut Kristaq. -Hiqu dreq sa më ka ndrishuar Shqipëria. Më duket se po bënet vërtet evropjane e progresiste siç thoshte ai Fatosi. Se ç'kam një frikë që do më lëvizën nga vija këta firaunët që janë lart!
-Jo shoku Enver, është ashtu siç e ke lënë me ca modifikime të vogla, pa merak fare!
Ç'të vogla more qën bir qënash, u thom. Sikur nuk thonë më Partia e Punës kur duartrokasin.
-Ashtu të duket, po ashtu thonë, - më thotë prapë ai firauni.
-Edhe Enver Hoxha, sikur s'brohorasin më, i them.
-Ashtu thonë, po ta kanë fajin veshët. - E besova se unë e di cenin që kam tek veshët.
Për ideal të partisë, m'u bë qejfi që Shqipëria s'ka ndrishuar, është ajo që lashë. Unë ika ca me rrëmujë atëherë, se s'më priste puna. Ngarkova mushkat për në varreza të dëshmorëve, si i thonë fjalës, po ju të pasmit m'i vutë në vënd gjithë ato që lashë mangut.
Mos harroni asnjëherë që ideologjia e mëngjër duhet ta përshkojë si një fill i kuq gjithë jetën politike po e po, por dhe ekonomike, sociale e sportive. Ç'do të ishte një sportist i mirë pa mësimet e Partisë. Ta thom u, një mut. Çdo të ishte Ardit Gjebreja pa mësimet e mia. Një hiç do të ishte. Po Agron Llaka? Një mut dhe ki. Po Edi Rama pa njerëzit e mi? Ashtu do ish dhe ai. Këtë dhe raste të tjera si ki, duhet t'ua bëni me dije orë e çast njerëzve që të mos besojnë tek aftësia e tire, por tek dora e ngrohtë e jona. Nuk thom se nuk i ke zbatuar, por edhe më tepër mund të ish bërë në këtë drejtim, ka akoma vënd.
Se ja, ti more Edin e Kristaqit nga filifistuni e e bëre ministër. Po i kujt është Edi? I Kristaqit. Po Kristaqi, i kujt është, ini. Ini del dhe Edi, domosdo, i Partisë. Po Edi mori Dashamir Pezën në bashki. Po Dashi i kujt është? I Mislim Pezës. Po Mislimi i kujt është, ini dmth., s'do as para, as pullë, që dhe dashi ini do të jetë (more, se rraha mëndjen, me gruan e parë e ka baba atë, apo me të ditën?). Dashi merr një djalë tjetër nga tanët e kështu vete kjo punë. E kini dhe porosi partie, t'i dilni krah njëri tjatrit. E di si ju dua të pleksur e të kokolepsur si leshtë e bithës sime ju dua, që të mos ju shkokolepsë dot njeri kollaj! Kështu duhet të vazhdojë në mënirë kapilare deri në qelizë kjo punë. Kudo duhet të jenë njerëzit tanë; të jenë siri dhe veshi inë. Të tjerëve asnjë lloj pushteti, çdo gjë duhet të kalojë nga ne dhe ajri që thithin njerëzit. Unë hodha ata parrullën, të njohim këshillat çlirimtare, si i vetmi pushtet, po ti shpik ndonjë dëngël tjetër, sa t'ua shkasësh ujët nën rrogoz atire brënda e atire përjashta. S'ta kam merakun për ato punë.
Hë se desh më doli nga mëndja. Lufta e kllasave duhet forcuar dhe ca, thom u. Si ore të ngrihet i biri i Kiço Ngjelës e t'u bëjë karshillëk djemve tanë!? Atë unë e kam shpallur një herë armik, domosdo që armik duhet trajtuar dhe i biri. Më futi dhe njerëz që të pajtoneshim këtu. "Yni jam dhe unë, më tha, po thuaju atire zagarëve që ke lart të mos ma ndukin shumë Spartakun, se vetëm ai më ka mbetur." -Jo, i thashë, partia nuk bën kompromise. Lufta e kllasave herë zbutet e herë forcohet, po nuk zhduket kurrë. Akoma s'e mësove këtë, - i thashë. S'e kam parë më, që atë ditë.
Në çdo tre veta, njëri të punojë për ne, siri e veshi partisë të jetë kudo, deri tek ata që pastrojnë haletë me kovë, se dhe atje punon armiku. Armiku të del nga s'e pret dhe nga vrimë e halesë të del. Edhe një të fundit. Mos i beso shumë asaj Amerikës se kështu më donin dhe mua në fillim, po pastaj deshën ta ma fusin. Po ti s'e bën dot vezën time, se e ke ca të ngushtë prapanicën. Po t'u nisnë ti, ta futnë, dëgjo mua, se marr vesh mirë nga këto punë! Shtrëngohu sa të duash zotrote. Ta kam shkrojtur te një nga veprat, s'e mbaj mënd tani, se i bënte Spirua ahere, që imperializmi është i rrezikshëm dhe një dhëmb po i mbeti, dëgjo mua ti, se ta them si Ilirit tim. Di gjëra ka me imperializmin, o çkuli dhëmbin, o ruaj prapanicën. U thom të bëç të ditën.
Desha të të përgëzonj dhe për grupin e ri armiqësor që nxore së fundi. Gjithnjë armiqtë partia i ka zbuluar te ne, as Sigurimi as Shishi juaj, një vërë në ujë kanë bërë. Sa herë iu ka shkuar miu nën mustaqe atire, e ka bërë autostradë fare. Po ti ama të lumtë, se i zbulove pa arritur të dëmtojnë partinë. Partia duhet mbajtur e pastër, mo evlat, duhet pastruar herë pas here si shtëpia. Se ajo është shtëpia jonë. Pa të, ç'do ishim ne mo? Na vinin kallamboqin kalamajtë e lagjes. Ja bëre mirë atij Ilirit që e përjashtove, po prapë je treguar i butë. Oportunist siç më raportuan shokët. Pse s'i fut një koqe plumbi, që të mos e kesh nëpër këmbë. Ashtu bëra u me Mehmetin dhe isha aq rehat deri sa më mori diabeti e Zabiti me Isufin. Dëgjo mua, kjo është punë më e bitisur. Vure të shkruajë një letër autokritike dhe futi plumbin e thuaj vrau veten. Po s'deshi ta shkruajë, vur atë Paskalin që ka formuar tani parti të re, ta bëjë një letër si të tijën. Ai ia ka marrë dorën kësaj pune tani. E sheh mo ç'bën armiku. Lumi flë, armiku rri zgjuar, kam shkruar në një vepër tjetër. Ta priste mendja të dilte armik Zabiti që i kam dhënë kapellon time, që i kam falur biçakun që prisja thonjtë, apo Limozi që më kish bërë atë farë kënge dhe mua, dhe partisë. Sa për atë Ndrec Legisin, shokët më thanë që i ka pasur nja di cene në biografi dhe jeni nxituar që e keni bërë anëtar partie. Nejse, kjo do ndiqet me përgjegjësi partie nga shoku Hisni, ja kam nisur shkresën para nja di javësh. Nejse, të mos zgjatemi më me punën e fidhit të kuq. Fidhin e dua patjetër ta kini parasish në çdo hap të punës suaj.

***
More Fatos se të kam si evlatin tim, dua të të pies, ka dalë ndonjë ilaç i ri kundër kapsllëkut andej lart, se më mori frimën ki dreq kapsllëku. Më pa dhe doktori i Stalinit e më dha ca hapje, po i hodha në hale. Besoj u te ilaçet e këtire revizionistëve! Me prostatën sikur kam gjetur karar, se s'e kam ngarë, ka një di muaj. Jeshëm në një pub një natë me këta shokët e Kominternit, dhe ai qerrata Hrushovi na kish sjellë ca moldave me vete medemek aktiviste rinie komuniste, dhe e prisha pehrizin, po tani shuqir jam mirë. Vetëm kapsllëku më ka dogëndisur e më ka bërë misibet, më ka bërë. Kish me vete Pilua ca gjethe sene, e i piva. Po do ti që m'u shkreh në bark, sa s'arrita dot deri në hale. Ç'të të them o evlat, ç'u bë! U bë rrengja fare. E di ti ç'është rrengja mo?! Më mirë që s'e di, se as unë s'e di. Po ka dalë gjë, ma nis, se seç do vijë një nga ata të Gogos këto ditë këtej, poshtë dërgoma me të.
Me shokët e Birosë e morëm në analizë këtë qeverinë e re që ngrite tani si me pahir. Përgjithësisht shokët qenë të mendimit se përzgjedhja është bërë brënda normave dhe brënda vijës së partisë. Edhe fidhi i kuq që të thashë më lart është brënda. Pati vërejtje të vogla, po se mos jau vura veshin unë thua ti. Unë jam më keq nga ti, a derëzi, pies shtatë a tetë, e bëj si di vetë! Po mirë është t'i dish dhe vërejtjet, se unë të gjitha s'i kam shkruar në vepra. Pati vërejtje për shembull, për atë të dhipllomacisë, Kaco Islamin. Ati e kishe Muhamet Kapllanin mo, pse s'e vure atë, e kishe gati. Pastaj shokët më thanë që me të ke zenë një shteg tjetër. Eh, u prish vatha jonë, është bërë shtigje-shtigje, kë të zërë më parë dhe i ziu udhëheqës. Mierë more evlat po atë të Arsimit, s'e ndërroje dot mo, të paktën për sitë e botës ta kishe bërë! Edhe leshrat ai i kish akoma si njeri i egjër, siç e keshë parë aherë kur e solli Shefqet Peçi nga Salaria. Ç'të të thom, se mua më bënen ca si lëmsh këta ministrat e tu, mo gas. I rreshtoj, më dalin tepër, i nëmëroj, më dalin mangët. Them Naci, Kaçi, Baçi. Jo, më thonë, është Koçi, Poçi, Doçi. Stan me lepuj ke bërë zotrote apo kabinet qeverrie?! Më thosh Kadriu, për këtë Kacin, ç'e deshi atë, ai është zhyer deri në grikë, më tha. Ç'grikë mo të plaçin sitë, ja ktheva. Ku ka grikë ai. Nuk e sheh që s'ka fare qafë. Si të thoni ju shoku Enver, tha firauni. Partia i di më mirë këto punë. Domosdo që i di më mirë sepse ç'kujtove ti, do të piesim tia ne, se kë vëmë në partinë tonë e kë heqim mo... Nejse, dhe atë të Mbrojtjes mirë e keshe zgjedhur. Pak të leshtë, si Beqiri im. Të leshtët s'i bëjnë dëm njeriu. I heq kur të duash, e jua vë kur të duash, dëgjo mua ti, se jam i vjetër. Edhe ajo sovjetikja që merret me Integrimin, më gajas fare. E mo, ajo që se ç'ka një emër kaurri që s'më vjen në hatër tani. Atë e ke marrë për të rregulluar për qindjen e pjesëmarrjes së grave në qeveri ti, e di unë. Ah kopili Thanasit ç'ta ka prerë mëndja hollë! Po ki Fatmiri mo, ai i rinisë së Tiranës është, se m'u duk si surrat i njohur. Vinte më jepte lule në 1 maj ki mua mo? Nejse ini është ai, ini. Vetë s'e njoh po i kam njohur të ëmën, zonjë grua. Ini do jetë se s'bën, se s'i hin në punë njeriu tjetër ai, dëgjo mua ti. Me atë Moisiun e kalove mirë lumin. Më kërreve mallin e vetes kur jeshë i ri. Edhe unë atë bëra me Spiron, e mbaja kot si kufomë e se piesja fare. Për ideal partie jam shumë i kënaqur me atë gjetje. Ideal për atë vend. Duket si i atire, e punon për neve. Dhe atire kurvave të Evropit jau fut, ja fut dhe Saliut, me një gur vret di zoq. Atë e ke si biçim heroi të heshtur siç ju thoshnja unë në kohën time. Nejse, u t'i kam shkruar të gjitha këto në Veprat e mia të Zgjedhura. Se te 16-ta, se te 17-ta, s'më kujtonet tani, po piet Spiro Deden, po s'i gjete dot. Edhe këndoini ndonjëherë veprat e mia, këndoini. Unë për ju i kam shkruar, se për vete i dija.
More Fatos evlati. Dua të të pies ç'bën ai marroku i Kristaq Ramës. Vesh më nga ato palltot e verdha që vishte dikur? Po atë vëthin që mbante në vesh, ja kini hequr, apo jo, se na fëlliqi fare malukati. Nga të dhënat që ka partia këtu poshtë, del se ju të partisë atje sipër, e kini propaganduar fort, si njeriun e ri. Ju lumtë shokë! Po po u bënë dhe nja dizet copë a koqe si ai, e mori lumi Shqipërinë, e dini këtë, apo jo!? Mos e lini të shtonet shumë si rasat. Nganjë më të rrallë, sa për t'ia shkarë popudhit! Siç bënja unë me Fuat Çelën e Alo Qosen, e mban mend mo, kur i bënje hartimet për ta?! Kristaqi, akoma ia ka merakun se mos bën ndonjë gabim e shkel vijën e partisë. Se vetëm halera di të bëjë ai shoku Enver më thotë sa herë. E do nganjë dackë edukonjëse një herë në muaj, të vijë në terezi, se merr kot ai, si pushka e jevgut. Eh si është ai, ka ngjarë nga fisi i së ëmës, po iu fërkove kokën, hop ngrihen si... Nejse mos ki frikë i thom Kristaqit, shokët lart i dinë këto punë. Po vëthin hiqjani. Po s'e ka hequr, se do vij vetë pastaj t'ja shkul me gjithë llapë të veshit! Ma di kokën mua ai, e njeh frikën.
Dëgjo Fatos. Sakën se u jep ndonjë lek atire të burgosurve politikë që mbanja unë në burgje. Të kam bërë hasha, të kam bërë lanet, s'je më evlati im. Ç't'i bëj Ramizit unë që i lëshoi, u hapi diert, se të qe për mua, atje i mbaja dhe sot armiqtë.
Që thua ti Tos djali, të ndoqa kur bëje konferencën e Tiranës para kongresit. S'më keshe lënë gjë prej gjeje. E di ti dhe mua m'u ngrenë njëherë në një konferencë, po u tregova vëndin unë. I lashë, folën sa folën, pastaj i bëj një shënjë Sulos. Dritat Sulo, i thashë. Fët dritat Sulua, i fiku. Mirë meqë iku korenti, mbledhja shtihet për nesër, u thashë. Tërë natën Sulua bëri zanatin e tij, merr dhe i plas birucave një nga një. Të nesërmen, kur panë sa vetë mungonin nga ata që folën hapur, u benë qëngja të gjithë. Nexhmija në llozhë qante nga gëzimi. Ja si kjo jotja nashti, e dita. Edhe unë do keshë marrë tjetër po s'kam këllqe jam i pamundur. I ke dhe te veprat e mia të shkruara, po dua që të t'i mollois dhe vetë të shplodhem. E që thua ti, të nesërmen në konferencë fola vetë. Pa ngreu ti Masar, ç'doje në makinë të Ambasadës Jugosllave në datën 25 shtator, ora 14?! Gëk Masari. Merre Sulo. Po ti, po ti... Kështu e mbilla atë punë. Po dhe ti me nder e mbille atë punë, s'thom dot jo, por jam i mejtimit se ca arrestime në emër të popullit, do kishin bërë më shumë punë, sesa Rrjeta e Hekurt.

***
More evlat se dhe një çikë e desh harrova, të të pies për badhistat mo, ç'bëjnë badhistat? Si i kam ata të Partisë së Ballit. E de, e, për ata të rinjtë pies, se me të vjetrit kam mbaruar punë vetë unë qëkuri. Ç'thonë mo evlat? Mbami afër se janë tanët ata. Helbete unë me emra s'i mbaj mënd, se s'më nxë shumë rradakja tani, po i njoh nga pseudonimet që kanë në dosje. Kadri Hazbiu bën be e rrufe që janë njerëzit e duhur për tek Badhi Kombëtar. Ti e di, i thashë, po të doli ndonjëri nga dora, do të përgjigjesh. As mos e ki merak asaj ane, i kam siguruar me lidhje difishe dhe trefishe, më siguroi. Ai me pseudonimin "Thoi" e do herë-herë ta presësh siç pritet thoi, po prapë ini mbetet. Edhe atë me pseudonimin "Pëllumbi" ma ki kujdes se në mullirin tonë e shpie ujët dhe ai. Ç'bëjnë me atë tregtinë e shampos që bëjnë me Lefter Kokën mo? U ecën ndonjë çikë apo jo, se shqiptarët i kam mësuar unë që ahere të lahen rrallë. Nejse ti ndihi ndonjë çikë në doganë, jepu një dorë, se i kemi për ditë të vështira. Zarët tanë janë ata. Na do bitha neve, i hedhim, s'na do bitha, s'i hedhim. Ai i treti mo, ai me veshët me majë, si pitbull, se s'më bie në hatër pseudonimi, ruaje se është ca dredharak, por po të shkau mo, po të shkau nga vija, bjeri, hiç mos piet. Nejse, atij mo i thuaj gjë se do i shkruaj vetë një kartë, se më duhen dhe nja di viza fallco për andej nga bota kapitaliste. I bën ai, i bën, e di unë, më kanë thënë. Më ka thënë dhe një i tire, i madh fare, që erdhi këto ditë këtu.
P.S.
Se mos harroj, më dërgo atë fjalorin e ri të Edmond Tupes, se s'kam me se e shkoj kohën. Librin e Sulos për mua e mbarova. Edhe ca turshi e një kanatjere të leshtë, thuaj Nexhmijes, të m'i nisë, kur të vijë ndonjë nga tanët, se këtej i sjell hera, domosdo, me tërë ato zullume që kanë bërë. Atje në portë të Ferrit është një njeri me kapotë të gjatë si Gramoz Ruçi. Thuaji parrullën dhe futi ndonjë lek nga ki i riu i Evropës, evro a si ja kini vënë emrin, thuaji e ke ndihmë për lëvizjen marksiste-leniniste, se nuk i pranon gjoja rryshfetet, do të hiqet i ndershëm.
E kemi bërë tonin dhe Cerberin, punon për ne tani.
Të fala të gjithë shokëve të partisë që janë lart, Gramozit, Namikut, Edi Ramës, Luan Memushit, Sinan Llapushit, Dash Pezës, Poçit, Koçit, Toçit, Muçit, Naçit, Baçit, Kaçit, mor po të gjithëve, kë të pjekësh deri tek Mimi e bashkisë iu dërgoj selam e i puth fort me të ngjitur.
Juaji
Enver Hoxha

Ferr, rrethi i shtatë
Me 21.01.2004 ora 5 pasdite

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 09:47
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Losa
Anetar i ri

Regjistruar: 03/06/2003
Vendbanimi: Londer
Mesazhe: 20

hahahaha..........me pelqeu shume. Me Beqirin nuk eshte takuar pa. E di Enveri se Balluku ( sherbetori i perulur i tij) eshte bere hero tani?

Persa i perket kapsllekut le t'i beje ca qoftedhaqe Aneja . Eshte nje me nje. Le t'i shoqeroje me raki Permeti ( se ka dhe Mentor Xhemalin atje te ndjerin).

Kete recete dergoja me email se ia pashe ne picture komjuterin( i solli Fatosi nje te perdorur nga Greqia e kishte blere ne llaqi).

Pershendetje mayday qe shume e bukur.

__________________
ashtu dhe zemra ime me le ketu tek jam mua, vjen me deshire dhe me zjarr aty nder viset e tua.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Janar 2004 21:45
Losa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Losa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Losa (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Losa Shto Losa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Losa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bylis
i n o t

Regjistruar: 28/01/2004
Vendbanimi: ne pica
Mesazhe: 147

mayday

Kombinim i shkelqyer, te pergezoj!! Shume e bukur dhe reale, presim ndonje leter tjeter nga fantazia jote. PERSHENDETJE!!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2004 07:25
bylis nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bylis Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bylis (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bylis Shto bylis nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bylis nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ThE_MaStEr
AlOnE

Regjistruar: 18/12/2003
Vendbanimi: MaD CiTy
Mesazhe: 403

KUr po e lexoja dukej si reale ,,, kesaj i thone krjim ,,, bravo lol

__________________
For what i say my love may become true,
In your eyez, i see the hope, I love U

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2004 07:43
ThE_MaStEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ThE_MaStEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ThE_MaStEr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ThE_MaStEr Shto ThE_MaStEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ThE_MaStEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Pershendetje...Do te kthehem se shpejti!

Kam bere disa prapsira...dhe shpresoj qe te kene mbaruar pasi nuk e pata me qellim te keq...do vij se shpejti me gjera me te bukura!Ju uroj gjithe te mirat deri atehere...
I juaji Mayday!

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shkurt 2004 20:36
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re redimensionnement de darka e fundit.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 243 herė.

Po i bej dhe nje zbukurim tjeter kesaj letres Mayday, qe te mos u ngelet qejfi shokeve te Partise.

Me mire kur i shohim keshtu bashke, ta dine mire armiqte tane se shqiptaret jane te bashkuar ngahera, pavaresisht se bejne sikur e urrejne njeri-tjetrin .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2004 16:38
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Jezu krishti dhe shtate shenjtoret!?

Atehere merrnin gje pjese femrat...se po shikoj Zhozin tonë...(?). Qeka me te vertete cool kjo poze....ciao dhe gjithe te mirat!

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2004 22:20
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Shenjtori
Still Angel

Regjistruar: 14/09/2003
Vendbanimi: FREE
Mesazhe: 765

Hej nje pyetje kam une. I kam gjet qe te gjithe kush jane pervec njerit.
A mund te me thoni kush eshte ai qe po i flet ne vesh Xhaxhi Enverit?? :p

__________________
Budallenjte thone, une mesoj nga gabimet e mia, une preferoj te mesoj nga gabimet e te tjerve.- Bismark

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shkurt 2004 19:27
Shenjtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Shenjtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Shenjtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Shenjtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Shenjtori Shto Shenjtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Shenjtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

xhaxhi Klosi i dobsuar me duket...

Me duket se eshte xhaxhi Klosi, qe po i thote te rejat e fundit!
ahahaha...
mos dikush e merr seriozisht kete

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2004 17:27
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atdheuyne
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/09/2003
Vendbanimi: amerike
Mesazhe: 225

ej..mayday...

shume fantastike mor...kjo..letra...
na shkrive,
atdheu.

__________________
te punoni nat e dit qe te shihni pakes drite....?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Prill 2004 20:05
atdheuyne nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atdheuyne Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atdheuyne (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atdheuyne Shto atdheuyne nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atdheuyne nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Tė qeshim pak... > Nga letėrkėmbimi i shokut Enver me Kryeministrin Fatos Nano!...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.