Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
An_Al
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 26/11/2009
Vendbanimi: Usa
Mesazhe: 93

Gruaja e pėrbuzur

Më shumë se kurrë, sot në shoqërinë tonë po ushtrohet një shtypje e jashtëzakonshme ndaj gruas. Në heshtje, po ndodh një revolucion social që gruaja po e bën e vetme. Nuk e pat fatin shqiptarja të përjetonte e të përfitonte një ’68 evropiane, ku u prenë njëherë e përgjithmonë ata zinxhirët e padukshëm të dhunës moderne; por sot, edhe pse pa solidaritet, pa pavarësi ekonomike, lufta është e pandalshme.
Familja, bashkëshorti, nuk pranon të humbë privilegjet e dikurshme të një skllavopronari ndaj bashkëshortes. “Më bëj të ha! Më hekuros këmishat! Ku do të dalësh me shoqet?! Më sill ujin! Ma hiq këtë pjatë! Ku i ke vënë pantallonat?! Pse e pe ashtu atë shitësin?! Sa kripë i ke hedhur gjellës! Ku do të shkosh ti moj!”. Këto urdhra, një nëne në familje mund edhe t’i dyfishohen apo trefishohen në rast se ka dhe djem.
Kjo gjendje konsiderohet normale sidomos në shumë zona të Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Në jug, sidomos juglindje, familja ka zhvilluar dhe ka investuar më shumë në bashkëpunimin e të gjithë familjarëve në mbarëvajtjen e shtëpisë, duket që revolucioni i heshtur i gruas aty ka nisur shumë më herët. Në këto vite gruaja ka ndryshuar kudo në Shqipëri dhe po lufton për të fituar respektin e duhur dhe të flakë bashkë me vitet që shkojnë, tentativat për ta përdorur si shërbëtore. E megjithatë, jo vetëm që vazhdon të mbajë shtëpinë pa asnjë ndihmë, por është dhe nën shënjestrën e përbuzjen e më të afërmve, nëse rebelohet.
Kjo e shërbimit, është lufta e parë e gruas shqiptare. Më pas vjen ajo e pretendimeve, e dëshirave, e argëtimeve të mohuara. Tradicionalisht burrat, si gjatë regjimit, por edhe sot rrëmbejnë pa pyetur kënd lirinë e tyre me shumicë për të bërë e për t’u argëtuar si duan.
Që nga “monopolizimi” i shikimit të programeve të preferuara prej tyre në televizorin e shtëpisë, te orët e gjata te klubi i lagjes, deri dhe te tentativat për të ngacmuar e joshur vajzat e botës, shumë burra duket se mbajnë akoma “carta bianca”. Detyrimet në familje nuk konsiderohen, nuk konceptohen nga shumë. Me hapjen e Shqipërisë, u hap dhe familja shqiptare. Gruaja mësoi se fëmijët mund t’i lajë, veshë, edukojë dhe me ndihmën e bashkëshortit dhe ky duhet ta ndihmojë. Mësoi, se kur ajo është në punë, mund të gatuajë njeriu që i ka premtuar dashuri të përjetshme; mund të kujdeset për fëmijët sa të kthehet ajo; mund të rrijë në shtëpi me ta, nëse nënës i duhet të shkojë në një mbledhje, udhëtim pune apo thjesht të pijë një kafe me shoqet. Dhe kjo është më e vogla e problemeve, pasi nevojën më të madhe për ndihmë, çlodhje dhe argëtim e kanë nënat shtëpiake. Ato që gdhijnë e ngrysen brenda katër mureve me pak komunikim njerëzor e shumë urdhra mbi kurriz. Askush nuk ka për t’ia dhënë këtë ndihmë, ndaj, brenda mureve të shtëpisë ajo lufton e vetme, deri në vdekje. Dhe çdo gjë mbyllet me një “...grindje e momentit”, që tregon më shumë se dhjetëra libra të pashkruara akoma për gjendjen e gruas shqiptare.
Po gruaja në linjë të parë? Ajo e politikës, artit, medias, sa respektohet, ose më mirë, sa nuk shtypet? Janë pjesa më e fortë, edhe pse janë në presion publik të vazhdueshëm. Është shumë i dallueshëm toni përbuzës, tallës, ofendues i përdorur ndaj gruas së impenjuar, edhe pse tenton të fshihet me fjalë politikisht korrekte të kolegëve me kollare. Këta të fundit tregojnë në shprehjet ndaj kolegeve në parti, media, art, kulturën e tyre, edukatën dhe respektin që kanë kultivuar në familje. Nga televizionet e shumta, në shtëpitë e vogla, nga Kuvendi, nga konferencat për shtyp, përbuzja për gruan përcillet dhe gëlltitet me doza të vogla, por të përditshme. Si një pikë uji që gërryen në vite dhe shkëmbin, mesazhet e elitës maskiliste shqiptare, gërryejnë pa vështirësi trurin e paemancipuar të burrit-padron.
Kjo e gruas, për të fituar lirinë individuale, është një luftë e pandalshme; dikush rrezikon të humbë jetën edhe për një pjatë gjellë të vënë më vonë se ora 20:00 para bashkëshortit: “Ku ishe? Çfarë do të ha unë, sytë e tu që të të plasin?! Unë të vras ty e pastaj vras dhe veten!
Është luftë e vështirë, derisa ende në opinionin publik (edhe ai që mendohet më i kualifikuar) gruaja gjykohet, përqeshet, përbuzet. Por janë vetëm grahmat e fundit të maskilistëve të fundit që feminilitetin e ngatërrojnë me nënshtrimin.

marre nga Balkanweb

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2010 17:05
An_Al nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė An_Al Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me An_Al (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: An_Al Shto An_Al nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto An_Al nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Deri diku dakort, po sikurse ja ka futur ca si kot aty me ato revolucionet e heshtura te grave ne jug. duket qe nuk njeh mire historine dhe traditat.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2010 18:20
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dita pa njerėz

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re tirane trafiku.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 33 herė.

Nga Koloreto Cukali

------------

Dita pa makina, ishte ditë me smog, me stres, me komunizëm, me majmunëri, me dhunë, me abuzime, me tallje dhe me spam. Ajo prodhoi të kundërtën e asaj që në perëndim është konceptuar të prodhojë. Në thelb ishte një ditë çnjerëzore.


DITA ME SMOG

Nëse dikush ka menduar që dita pa makina do na i lironte vrimat e hundës nga bloza e përditshme, e ka pasur shumë gabim. Makinat e bllokuara në trafik, për shkak të devijimit të detyrueshëm që shumë njerëz nuk e kishin marrë vesh ose ishin pak të informuar, prodhuan më shumë smog se çdo ditë tjetër. Pa folur për ndotjen akustike të borive të acaruara dhe sharjeve me gjithë shpirt të shoferëve. Pra, dita pa makina prodhoi të kundërtën e vet, një ditë më të pisët.

Në një Tiranë kaq të pisët, i vetmi vend ku ndjehesh i mbrojtur është makina jote. Kush mund të jetë aq budalla që për një ditë të heqë dorë nga mbrojtja e fundit që na ka mbetur? Kurrë! As po të na sulmojë King Kongu. Madje, King Kongu këtu e ka fundin të sigurt. Mjafton të bllokohet mes tymrave 10 minuta te 21-shi ose te Banka.

DITA ME STRES
Dita pa makina prodhoi stres ekstra, përveç dozës normale që kemi përditë. Me njerëz që ishin nisur për të kryer punët e tyre dhe që nuk kishin për të arritur dot dhe me autobusë të ngecur si balena në breg të detit, Dita Pa Makina u perceptua si një ditë torture.

Përpara se të realizohet një ditë pa makina, duhet organizuar transporti publik si mundësi alternative. Rrugë për biçikleta nuk ka. Pse duhet të harxhosh para për fotoksinë? Do të vrasësh veten? Bli një biçikletë, e bëj një xhiro te rruga e Durrësit.
Autobusët e Tiranës janë kampe përqendrimi me rrota. Aty të vjedhin, aty të shtyjnë, aty fatorinoja bie erë sikur sapo ka dalë nga stalla e derrave, aty ka njerëz që hipin me pula në dorë, aty të molestojnë, madje, ka molestues që kanë mësuar stilin që kur një vajzë ankohet me zë për ngacmimin, ngrenë zërin dhe e shajnë me fjalë të ndyra nën sytë apatikë të njerëzve që po vdesin. Sepse, autobusët transportojnë hallexhinj shoqërisht të vdekur. Të hipësh në autobus është turp.

Autobusët në Tiranë i kanë stacionet me 3 km distancë, si stacione treni. Shanset që të mund të organizosh rrugën tënde me 2 ndërrime autobusi, janë zero.
Për të shkuar diku me autobus në Tiranë të duhen minimalisht 30 minuta. Plus pritja në stacion. Autobusi që ecën si xhenaze, se i kanë vënë orar. Kush mban përgjegjësi për atë 1 orë që na vdes në autobus, për ditë, për 40 vjet? Apo, punë e madhe, janë orët e vdekura të hallexhinjve!

DITA ME KOMUNIZËM
"Dita Pa Makina", më kujtoi të dielën e pastrimit komunist. Edhe një të diel që njeriu mund të flinte deri vonë, binte dera që në 7. Duhej të dilje me detyrim të pastroje, ose...
Një ditë pa makina, duhej të ishte një kërkesë që vjen nga një grup i ndjeshëm komuniteti, ose OJF-ësh, për nga anëtarësia dhe për nga pesha në komunitet. Por, si në komunizëm, direktiva vjen nga lart, nga Komitetet e Reja Qendrore.
Edhe organizimi binte erë komunizëm. Një Ditë qytetare, që ruhet me policë. Ca kalamaj shkolle të nxjerrë me biçikleta. Ca kalamaj që shumë shpejt babi do u blerë makinën e tyre, e do na dhunojnë nesër në rrugë. Ca personalitete që dalin sa për të dalë në TV.

DITA ME MAJMUNËRI
Atëherë pse? Në një vend ku nuk dëgjoj të flitet kurrë për ekosistemin, ku biznesi i biçikletave (për inat të Norvegjisë) është në rrënim dhe biznesi i varrezave të makinave është në lulëzim, atëherë, pse?? Mos po kopjojmë si majmunët perëndimin, si me ligjin qesharak antiduhan apo ligjin anticelular në timon? Në një vend ku Fabrikat e Çimentos konkurrojnë Platformat e lëshimit të shuttle-ve të NASA-s, kush do që të duket më perëndimor se perëndimorët?!

"Ta mbrojmë natyrën". Sa qesharake kjo thirrje e gënjeshtërt, në një qytet ku kultura e luleve s'ka ekzistuar ndonjëherë, përveçse në varreza dëshmorësh. E përjetësuar mrekullisht në batutën e "Koncert në vitin '36": "...në këtë qytet lulet i hanë gomerët...".

I vetmi që më dhimbsej në tërë atë majmunëri, ishte më duket se Ambasadori Holandez, me ndjenjën e tij naive të kontributit qytetar. Tha diçka të tipit: "Kurrë nuk dal dot në rrugë me biçikletë, është shumë e rrezikshme, po sot dola se ishte dita pa makina..."

DITA ME ABUZIME
Shteti tentoi të na nxirrte në rrugë pa makinë. D.m.th., na la në shtëpi. Ky shtet, që nuk mbron dot këmbësorët e vet, të nxjerr në rrugë pa makinë.
Askush, nga ata që kanë makinë, nuk doli në këmbë. Ose nuk doli fare, ose la pa bërë punët, ose vendosi të tentojë me makinë. "Another one bites the dust!"


DITA ME TALLJE

Në tërë këtë histori njëditore tallja e madhe me të tërë ne është fakti që po ky shtet, promotori i ditës pa makina, është i paaftë të heqë nga rruga veturat e dumdumet që tymojnë si oxhakë fabrikash. Po ky shtet është i paaftë të aplikojë standardet e mosndotjes. Kontrolli i makinave, vazhdon të jetë një magazinë qesharake ku edhe një furrnaltë mund ta fusësh për kontroll teknik dhe ta nxjerrësh të miratuar me leje qarkullimi një vjeçare. Mjafton që shteti të marrë lekët, vit për vit.
Tallja është që ky shtet nuk ka asnjë strategji. Nuk kam parë askënd të mendojë të bëjë diçka që të paktën, pas 10 vjetësh, ky qytet të jetë më njerëzor e më miqësor me ambientin. Ky shtet ka vetëm leje ndërtimi për të dhënë.


DITA ME SPAM
E fundit, por jo më pak e rëndësishme. Ku e gjejnë të drejtën kompanitë celulare të na dërgojnë sms promovuese, qoftë dhe për një kauzë "të drejtë"? Pasi na kanë dërguar non stop reklama për shitje makinash, edhe këto, të pakërkuara.

DITA ME DHUNË
Duan të na mësojnë me dhunë, të mos përdorim makinën. Kush? Pushtetarët që nuk bëjnë më asnjë hap në këmbë. Kam vite që nuk e shoh në rrugë Kryetarin e Bashkisë. Sepse, nuk ecën në këmbë, përveçse kur ka kamerat nga pas te ndonjë rrugicë tregtarësh!! Kryeministri, që e ka shtëpinë 2 minuta larg nga puna, herë pas here shkon në këmbë në zyrë. Herë pas here?! Ai DUHET të shkojë PËRDITË në këmbë!!

A thua, përmes dhunës, qoftë dhe një person do të ndryshojë? A mundet që me këtë formë të ndërgjegjësojmë qoftë dhe një person të vetëm nga 1 milionë që ka Tirana? Dyshoj se jo. E vetmja gjë që po bëjmë, është se po i shtyjmë njerëzit të urrejnë iniciativat qytetare. Duam t'iu heqim makinën, kur makina është i vetmi simbol statusi për shumë njerëz. Para se ta bëjmë të lërë makinën me përdhunë, duhet t'i ofrojmë një qytet njerëzor. Dhe, Tirana, nuk është më njerëzore.
Në fakt, dita pa makina, është ditë pa njerëz.

----------------------------------------



Sa me shume kalon koha aq me shume shijen e dikurshme te Mustafa Nanos ma jep Koloreto Cukali. Ka sqime dhe komunikim imediat dhe humoristik.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 10:40
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Katilesha
.

Regjistruar: 01/09/2006
Vendbanimi: .
Mesazhe: 12531

Thumbs up

Faje, para ca ditesh po lexoja nje tjeter artikull te Koloretos dhe me pelqeu menyra e drejteperdrejte e te shprehurit...

____

Ja nje artikull i te vertetes lakuriqe per femrat nga e njejtja pene.


Femrat.....


Kur u përkthye së pari "Femrat" i Bukowskit, shumë vetë rrudhën buzët. E quajtën libër shovinist. Në fakt, ajo që shkruante ai burri në libër ishte një përshkrim i thatë deri në brutalitet i marrëdhënieve të femrave me të. Por, Bukowski është shumë "vitet 70"...
A thua? A thua femra shqiptare, që nuk pati mundësinë të kalojë procesin e revolucionit seksual të viteve '60-të, të feminizmit të '70-ës e konsumizmit të '80-ës të ketë thyer kodet e Bukowskit?

Duke qenë të vetëdijshëm për maskilizmin e theksuar të shoqërisë shqiptare ku akoma ka zona ku lindja e një femre konsiderohet ters; për pabarazinë gjinore në familje, në arsimim, në punësim; për abuzimin verbal e deri fizik në qendrat e punës apo të shkollës e deri në rrugë; ka një pikë përtej së cilës nuk ka justifikime për cilësinë e kontributit që femrat shqiptare sjellin në civilizimin e shoqërisë sonë. Ka një pikë, përtej së cilës lind pyetja, mirë të tjerat, po këto gra, vetë, çfarë po bëjnë? Çfarë po japin për ta bërë më të paqtë, të jetueshëm, e normal këtë vend?

Femrat kanë në dorë edukimin e fëmijëve të tyre, djem e vajza, prej nga do të dalin shovinistët ose xhentëlmenët, nënat ose prostitutat e së ardhmes. Femrat kanë në dorë dhe shkollimin e fëmijëve, përderisa pjesa më e madhe e mësueseve në fillore e deri në gjimnaz janë gra.
Në një vend të ngarkuar me tension seksual, ku për pak seks kemi parë që burrat janë gati t'i vënë ferrën vetë shtetit, femrat kanë në dorë shumë. Kanë në dorë, burrat!
Në kohët e vjetra, meshkujt bënin atë që donin të bënin. Në kohët moderne, meshkujt bëjnë atë që femrat u lejojnë atyre të bëjnë.
Nëse femrat shqiptare do të josheshin nga meshkujt trupbukur, tërë burrat do të rendnin në palestër. Nëse kërkojnë meshkuj të pasur, të tërë me vrap të bëjnë para. Nëse femrat duan një burrë me makinë të shtrenjtë, secili do të përpiqet ta sajojë një, qoftë dhe të vjedhur, qoftë dhe borxh. Nëse do të donin meshkuj inteligjentë, s'do të kishte më lavazhe, por biblioteka.

KOPRRACIA
Ajo që vërej, është se ato kërkojnë shumë pak: Një burrë, që të paguajë për to. Nuk kam takuar akoma një femër shqiptare që të mos i pëlqejë ta qerasin. Madje, edhe ato që fitojnë më shumë se burrat, me të cilët ulen për kafe.
Pa folur për modën e takimeve pas njohjes në Facebook. Në takimin e parë (në kafene, sigurisht, mos kujtuat në Ekspozitë pikture?), djali porosit kafe, ajo - Mohito. Në 11 të paradites!
Statusi vendoset që në fillim: "unë, kushtoj shtrenjtë!"
Problemi i këtij statusi qëndron te fakti që djemtë e rinj, me humor e inteligjentë, nuk e kanë kuletën e fryrë. Ndërsa, burrat me kuletën e fryrë, shpesh, i ka kapur dikush tjetër më herët. Shpesh, kanë fëmijë dhe grua. Por vajzat e "Bllokut" e pranojnë kompromisin, me një kusht të panegociueshëm: Nëm! Nëm!! NËM!!!


MENDJEMADHËSIA
Femrat në timon më krijojnë ndjesi pozitive. Një makinë duket gjë e vogël, por është në fakt, gjë e madhe. Është simbol i pavarësisë së individit.
Shpesh, shoh dhe femra në timone makinash luksoze, të cilat, gjasat janë që nuk i kanë blerë vetë. Makina që tregojnë standardin e të pasurit, e herë të garipit dhe të fortit. Ato femra, në ato lloj makinash, edhe në rrugë ngasin si të fortë. Xhirojnë gomat në kthesë. Futen me arrogancë me të kuqe. Sepse, këto femra i japin makinës si ai që ua ka mësuar. Gjëja më e trishtueshme në asfalt janë femrat lace.

ZEMËRIMI
Duket sikur moralin e përcaktojnë burrat. Në fakt, moralin e përkufizojnë gratë. Fjalën "Kurvë" e përdorin më me urrejtje e përçmim femrat për femrat e tjera, sesa meshkujt. Madje, meshkujt e përdorin dhe me njëfarë respekti.
Femrat, i përcaktojnë normat e moralit në bazë të asaj që nuk guxojnë t'i bëjnë apo arrijnë dot vetë. Të ngecura në një jetë që mund të mos iu japë shumë, përpiqen të krijojnë status për veten e tyre, duke vendosur gardhin e "normës" për femrat e tjera.
Vendosja e statusit është agresive dhe e dhunshme, mes vetë femrave. Më ka rënë rasti të dëgjoj një studente që i klasifikonte "zhulse" vajzat që vinin në shkollë të veshura thjesht e me atlete. Për vete, vinte në shkollë me takën 10 pond e me minifundin më të shkurtër se të Gishtëzës. E kështu diskriminimi mes femrave vazhdon pa pushim, pa sens e pa masë.

EPSHI
Problemi më i dukshëm i femrave shqiptare shfaqet te kodet e deformuara të veshjes. Shohim përditë vajza që shkojnë në punë e në shkollë të veshura sikur po shkojnë në pub, madje edhe me xixa me yje në fytyrë; femra që punojnë menaxhere lokalesh dhe ngjajnë sikur janë në vitrinat e rrugës së kuqe të Amsterdamit; gra me deformime trupore që veshin gjëra të papërshtatshme të ngushta. Këto nuk tregojnë që femrat shqiptare janë me komplekse. Tregojnë të kundërtën. Tregojnë një mentalitet banal e të thjeshtë. Meqë seksi është motori kryesor i shoqërisë, meqë është e vetmja gjë që i bën burrat të ngrihen nga kafja a divani, atëherë, duhet të jemi seksuale në çdo orë. Jo sensuale. Seksuale!
Sepse, seksi, është arma kryesore.

Sigurisht, seksi ka qenë në të tëra kohërat një armë shumë e fortë. Por, ka qenë NJËRA nga armët. Joshja femërore ka brenda inteligjencë, sharm, feminilitet e sensualitet, humor e buzëqeshje, finesë e indiferencë.
Sot, has femra që nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të jenë interesante, të zgjuara apo sharmante në tavolinë. E manifestojnë hapur, vend e pa vend, që të gjithë ua kanë nevojën, sepse ato kanë "çelësin". Ato besojnë se të kesh "çelësin" e një kumbaraje bosh mjafton për të pasur status të privilegjuar kudo, qoftë dhe në një tavolinë të thjeshtë kafeneje.
Tentojnë të shiten shtrenjtë pa pasur asgjë tjetër për të ofruar, veç seksit.
Dhe ke parë që, shiten! Bursa e seksit është gjithmonë lart! Ato kanë vendosur një standard.

PLOGËSHTIA
Njohja, flirtimi, krijimi i lidhjeve seksuale, kanë qenë motivi pse lindi jeta e natës. Një vend ku njerëzit e lodhur nga puna të mund të takohen me qenie të tjera e të flirtojnë, të ndërlidhen.
Në jetën e natës së Tiranës rrotullohen disa qindra-mijëra femra që s'dinë ç'kërkojnë.
Rrinë 2 ose 3 vajza ulur në stol, pa folur, për orë me radhë, me një pije përpara. Pastaj ikin në shtëpi, të kënaqura që bënë jetë nate. Kështu prej vitesh.
Pse dalin atëherë në këto institucione flirtimi, nëse nuk kanë në plan të flirtojnë?
Që të duken! Më shumë se të argëtohesh, ka rëndësi të dukesh që je aty ku të gjithë thonë që bëhet qejf. Kaq është. Të kenë mundësinë të hënën të mburren: "unë isha aty". Kaq u mjafton. Edhe pse "aty" ato vetëm vegjetojnë.

Por, modeli më interesant, janë ato që paguhen për të qenë "aty", pranë banakut, si karrem për klientët.
Pije falas, për ekspozim falas. Narcizismi i tyre e pranon me kënaqësi marrëveshjen. Ato janë femra joshëse që kanë qejf të tregohen.
Por, shumica, s'ka kuptuar një gjë: Jeta e natës ka natë, por edhe jetë. Këto femra kanë vetëm natën. Nuk bëjnë jetë.

Duket sikur jeta e natës së Tiranës, në mënyrë absurde, është plot femra që kanë dalë të kërkojnë burrë për t'u martuar.

LLUPËSIA
Burri, do të thotë kompromis. Tarta e kompromiseve në martesë, do të ishte e gjatë e me seri.
Jemi të rrethuar nga njerëz dhe histori që dëshmojnë se martesa është kthyer në një institucion kompromisi të frikshëm për shumë çifte.
Për sa kohë gruaja ka para për të prishur, burri ka leje të mbajë dashnore. Ditën bëj ç'të duash! Në darkë kthehu në shtëpi! Mjafton që unë të mos e di!

ZILIA
Për të kuptuar dualizimin dhe çoroditjen e standardeve të sjelljes shoqërore te femrat shqiptare, mjafton të shohësh fotot e tyre në Facebook. Vajza, të cilat kanë frikë të flasin për seksin edhe me shoqet e ngushta, të rritura mes tabush të frikshme, dalin në FB në poza seksuale nga më të çuditshmet, e madje edhe të sikletshme për atë që i sheh. Një transformim total në një botë virtuale. Një lëshim nga zinxhirët, që si çdo çlirim i këtij llojit ka tendencën t'i çojë përtej kufirit të kundërt. Gjithmonë në web. Në jetën reale, kthehen në statusin origjinal.

Ndrydhja, bën që ato vajzat e mbledhura e konform normave të mesatares së "moralit" shoqëror, sa dalin jashtë kufijve të shtetit për konferenca, shkollë a çfarëdo tjetër, jetojnë fenomenin e çlirimit nga zinxhirët. Kjo i ka shndërruar gardhet e moralit në një farsë shoqërore si puna e tezgjahut të Penelopës: të gjithë e thurim ditën dhe e shthurim natën. Ose, e thurim në Atdhe, e shthurim në Perëndim.

E njëjta gjë ndodh me vajzat nga rrethet kur vijnë në Tiranë. Vajzat e urta të 2 muajve të parë të shkollës, kthehen në përbindësha të dëfrimit të pafre. Nevoja për të përballuar një jetë të shfrenuar që kursimet e babait në rrethin e largët e të varfër nuk ia mundësojnë, i shndërron këto vajza në një pre të lehtë. Dikush duhet të paguajë për to, në mos, ato vetë. Jo më kot, rekrutuesit e prostitutave on call, xhiron parë të "shopping-ut" e bëjnë nga "Qyteti Studenti".


DIO DELLE CITTĄ, E DELL'IMMENSITĄ

Vediamo se si puņ/imparare queste donne/e cambiare un po' per loro/e cambiare un po' per noi...
Femrat, mbeten gjysma jonë më e mirë. Kuptohet, që përjashtimet nga 7 kategoritë më sipër janë të shumta. Ka gra, të cilat durojnë shumë dhe sakrifikojnë jetën e tyre, për të rritur fëmijët. Ka vajza, që qorrohen mbi libra, për të arritur një profesion a vend pune që të tjerat e kapin duke vajtur në intervista me kurrizin përjashta. Ka dhe vajza të tjera, që mbahen mbyllur, për t'i "ruajtur" nga "degjenerimi" i "Bllokut". Ka dhe fshatra, ku fejohen, pa u pyetur që të mitura, ose arratisen nga mjerimi me të parin mustaqelli që kalon.

Gratë, duhet të përpiqen fort që të bëhen gjysma jonë akoma më e mirë. Në një botë ku meshkujt yshtin luftën, ato mund të impononin paqen. Aty ku burrat urrejnë, ato mund të dhurojnë dhembshurinë. Seksi, do të duhej të ishte gëzim, jo pengmarrje sociale.

Përtej komplekseve personale e përtej pabarazisë gjinore, femra shqiptare duhet të rishpikë vetveten.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 11:32
Katilesha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katilesha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katilesha (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katilesha Shto Katilesha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katilesha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Me pelqeu ky shkrimi me lart.
Mu kujtua nje histori qe me kane treguar ne lidhje me porosite qe bejne femrat. Ftuan nja dy cuna, dy goca per te ngrene nga nje cope hamburger, dhe ato porositen dhe Cream Whiskey. Hamburger me cream Whiskey. Por kjo ka ndodh heret ne fillimet e demokracise. U falesh atehere.
Nk kuptova dicka nga shkrimi. Te besh jete nate do te thote detyrimisht te bredhesh me nje mashkull?

Sa per te flirtuar flirtojne dhe femrat Shqiptare, por shumica vetem aq.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 15:19
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Sa per te flirtuar flirtojne dhe femrat Shqiptare, por shumica vetem aq.



Zere se te besuam .................. .






Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 16:57
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Nė bankat e shkollės.
Mesazhe: 8180

Ja perse s'me pelqehu ky shkrimi i mesiperm:

Ky gazetari apo shkrimtari (s'di se ca eshte) nuk ka bere gje tjeter veçse ka kritikuar gruan (femren) Shqipetare.Perpara se te kapte penen e tij te holle dhe te shkruante kete artikull duhet te ishte drejtuar tek ndonje sociolog per te kuptuar perse ndodh ky fenomen ne Shqiperi...

Nuk me beri aspak pershtypje ky shkrim.Pershtypje do me bente n.q.s do jepte ide-ra se si kto gra, nena apo vajza te dilnin nga ky fenomen. Gjithashtu ai, ka shprehur haptas se si maskilizmi sundon akoma ne Shqiperi.

Nuk me vjen mire qe ka perdorur figuren"femerore" si shembull negativ ne çdo rast dhe si per çudi ka shprehur edhe raste pozitive qe shyqyr ekzistojne...kjo siper te kerkuar ndjese.

Mendoj se asnje femer,grua s'duhet te bie dakort me keto thenie.Fajin qe keto femra i trajtojne si objekte eshte pikerisht shoqeria Shqipetare qe s'ka institucione,qe s'gjen dot rrugen per te informuar dhe formuar grate dhe nenat e Shqiperise. Fajin e kane po keta gazetare qe shkruajne dhe paragjykojne femren Shqipetare.

Femrat Shqipetare duhet te jene te bashkuara dhe te luftojne per nje qellim te vetem...por jo te perbuzin njera-tjetren...

Te ulemi te gjitha dhe te kuptojme perse kto gjera ndodhin ne shoqerine tone dhe çfare duhet te bejme qe te dalim nga kjo gjendje...






P.S: Debora,jete nate do te thote te dish perse po del dhe mbi te gjitha te argetohesh per te hequr stresin,lodhjen e javes...etc.
Jete nate do te thote te jesh e pavarur ekonomikisht dhe moralisht...jete nate do te thote te dalesh edhe nga vetvetja...te pish...te visesh ndryshe nga dita...te flirtrosh patjeter...etc etc

Jete nate nuk do te thote te vezhgosh te tjeret se çfare pijne dhe se si kercejne por te besh pjese edhe ti...jete nate nuk do te thote te dalesh çdo nate me nje coca-cola vetem e vetem sepse te tjeret dalin...nejse se e zgjata por une i shikoj gjerat shume ndryshe...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 20:34
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė cecilia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: cecilia Shto cecilia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto cecilia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Cecilia gjithcka shkruhet aty eshte nje realitet i hidhur qe te gjithe e kemi pare e provuar vet ne Shqiperi. Autori i shkrimit eshte munduar te kapi vetem problemet qe ekzistojne sot me femren Shqiptare.

Ti mendon se ajo qe shkruhet nuk eshte e vertet? Ti thua s'duhet te biem dakort. Po me ke duhet te biem dakort? Do ndiheshe me mire po te thurreshin vetem lavderime per femrat Shqiptare?
Eshte tjeter gje te mohosh realitetin e tjeter gje te luftosh realitetin. Nuk luftohet realiteti duke e mohuar.

P.s Turll per ke pjese te fjalise e ke fjalen?
Nuk me the nga ishe zotrote, apo te pyes Glakun me mire?

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 20:53
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*


P.s Turll per ke pjese te fjalise e ke fjalen?
Nuk me the nga ishe zotrote, apo te pyes Glakun me mire?



Per pjesen e dyte .........

lind e rrit ne tirane ............ gjimnazin e mbrapa ne durres ........ po me mendje dhe zemer akoma ne tirane .................... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 21:01
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha AmonAmarth


Per pjesen e dyte ......... .................. .


Nejse nuk mbaj pergjegjesi per te tjerat. Fola keshtu ne pergjithesi me pershtypjen qe me eshte krijuar.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Shtator 2010 21:15
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 21 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.