Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Rajoni Juglindor
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Rajoni Juglindor

Kushtet natyrore
Rajoni juglindor shtrihet ne jug te luginesse Shkumbinit te Mesem dhe arin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike dhe hekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nepermjet rrugeve automobilistike ai lidhet me me rajonet e tjera shqiptare jashte kufijve te Republikes se Shqiperise, me shtetet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje.
Ky rajon ka ndertim te larmishem gjeografik, me te cilin lidhen pasurit e shumta minerale si: minerali i hekur-nikelit, kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Ne kete rajon gjendet dhe qymyrguri, lende ndertimi te shumta e te larmishme.
Reljevi ka shtrirje te madhe ne drejtim vertikal ( nga 200m deri ne lartesine2523m ne Gramoz). Ai perbehet nga malet, gropat, fushegropat dhe luginat, te cilat nderthuren e nderpriten me njera-tjetren. Gropat, fushegropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojne rruget automobilistike.
Malet formojne dy varge kryesore: perendimorin dhe lindorin.
Vargmali perendimor fillon te gryka e Shkumbinit ne veri dhe me nderprerje , vazhdon ne afersi te leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, qe ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor, shtrihen njera pas tjetres malesia e Voskopojes ku ndodhet fshati klimaterik me te njejtin emer, malesia e Vithkuqit dhe e Kolonjes, me reljev shume te coptuar.
Vargmali lindor ne veri fillon me masivin e madh malor te Shebenikut, i pasur me mineral hekukr-nikeli dhe kromi. Pas nderprerjes ne gropen dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thate. Midis fushegropes se Korces dhe lugines se Devollit te Siperm shtrihen malet e Moraves dhe me ne jug te tyre lartesohet mali i gramozit, me reliev te coptuar dhe kullota te shumta.
Fushegropat dhe gropat e forumuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen:
Fushegropa e Korces, me e madhja dhe nder fushat me te rendesishme te Shqiperise, ndodhet rreth 850m mbi nivelin e detit. Dallohet per relievin e saj krejt te rrafshet. Pjesen veriore te saj e zinte keneta e Maliqit, qe u tha artificjalisht ne vitet e para pas clirimit te vendit. Ajo ka toka shume pjellore dhe eshte shume e populluar. Ne te ndodhet qyteti i Korces, si dhe shume fshatra.
Fushegropa e perrenjasit shtrihet midis malit te Shebenikut dhe malesise se Mokres, rreth 600m mbi nivelin e detit. Per shfrytezimin e saj bujqesor u desh bonifikimi dhe sistemimi i saj. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i ri I Perrenjasit.
Gropa e Pogradecit shtrihet ne jug dhe ne perendim te liqenit te Ohrit, 700m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit te pjeses lindore dhe sistemimit te saj, eshte kthyer ne nje fushe pjellore. Ketu ndodhet qyteti i bukur i Pogradecit.
Gropa e Prespes se Madhe shtrihet ne lindje te Malit te Thate dhe vazhdon dhe jashte kufijve politik te vendit tone. Eshte e perbere nga gelqeror, ne te cilet eshte shume i zhvilluar procesi i karstit.
Gropa e Kolonjes mbi 1000m mbi nivelin e detit shtrihet ne jug te fushegroper se Korces. Siperfaqja e saj eshte e copetuar nga deget elumit te Osumit. Qendra me e madhe e banimit eshte qyteti i Ersekes.
Luginat kan perhapje te madhe . Midis tyre dallohen:
Lugina e Shkumbinit te siperm shtrihet midis malit te Shebenikut ne lindje dhe vargut Polis-Malamare ne perendim. Dallohet per relievin teper te thyer dhe grykat e shumta. Eshte e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar eshte qyteti i Librazhdit
Lugina e Devollit te siperm shtrihet ne lindje te maleve te Moraves, mbi 900m mbi nivelin e detit. Ne veri te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njejtin emer.
Klima dallohet per ndikim te dukshem kontinentale, qe shprehet me dimer te ashper dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushegropat bien pak reshje. Debore bie ne te gjithe rajonin, por ne lindje dhe ne lartesi te maleve shpesh bien reshje debore te permasave te medha.
Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera eshte me e varfer ne lumenje, nder te cilet me kryesoret jane rjedhjet e sipeme te shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni eshte i pasur me liqene te medha ( Ohri dhe Prespa), me rendesi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akullnajore (Valamare dhe Shebenik).
Tokat jane me shume pjellore ne fushegropat dhe pjeserisht ne gropat e luginat dhe te varfera ne shpatet e maleve te perfshira nga erozioni.
Bimesia perbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te demtuara, nga shkuret mesdhetare kryesisht gjetherenese, nga pyet e ahut dhe te haloreve dhe nga kullotat alpine ne lartesite e maleve.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2004 19:24
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Popullimi i rajonit juglindor

a) Popullimi i hershem dhe i vazhdueshem.
Rajoni juglindor ka popullim shume te hershem.
Ne shek. e fundit popullsia e ketij rajoni eshte shtuar me ritme te ngadaleshme. Ne menyre te vecante kjo dukuri eshte theksuar ne rrethet Korce, Kolonje, Devoll dhe pjeserisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopojam, Vithkuqi etj ka patur paksim te popullsise se tyre. Ne keto zona mbizotron popullsia me moshe te madhe.
Shtimi i vogel i popullsise eshte o lidhur me largimet jashte vendit para vitit 1945 dhe pas vitit1992, me largimin e popullsise ne zonat e tjera te vendit dhe ne pergjithsi me numrin me te paket te lindjeve. Ne te njejten kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje te shumta.

b) Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike.
Dendesia mesatare e popullsise eshte 17banore per km². Kjo dendesi ndryshon nga 17banor/km² ne zonat malore deri ne mbi 200banor/km² ne fushgropen e Korces dhe ne luginen e Devollit, ku ka kushte me te pershtateshme jetese. Ne fushegropen e Korces popullsia u rit sidomos pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonave malore zvogelohet numri dhe madhesia e vendbanimeve. Kohet e fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati sa jane shpopulluar.Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne pergjithsi, jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane dhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Korces, lugines se Devollit, gropes se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shperndare, ne te cilat banesat jane vendosur larg njera-tjetres.

c)Popullsi fshatare dhe qytetare.
Edhe ne kete rajon mbizotron popullsia fshatare, qe ze rreth 70% te popullsise, kurse, pjesa tjeter banon ne qytete. Perqindjen me te larte te popullsise qytetare ka rrethi i Korces kurse me te ulten, rrethi i Librazhdit.
Shtimi natyror i popullsise qytetare eshte i ulet. Dallohet Korca dhe Erseka. Ritja e popullsise se qyteteve eshte lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare malore.
Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, qe kane ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Per tu permendur jane perpjekjet per arsimin dhe shkollen shqipe (ne Korce u hap shkolla e pare shqipe me 7mars 1887).
Rajoni ka tete qytete: Korca, Pogradeci, Librazhdi, Perrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret jane:
Korca eshte qyteti me i madhe i rajonit dhe nder qytetet me te medhenje te shqiperise. Ndodhet rreth 850m mbi nivelin e detit. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Ai eshte vendosur ne reze te kodrave qe ndodhen ne perendim te maleve te Moraves. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushes. Korca i ka fillimet e veta ne kalane e shek. XV. U rit shume shpejt si nje qender qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shek. XX Korca ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korca u zgjerua dhe ne te u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise, si ajo tekstile, ushqimore, mekanike, elektrike etj. Ajo eshte nje qender e rendesishme kulturore dhe arsimore.
Pogradeci ndodhet rreth 700m mbi nivelin e detit, ne buzen jugore te liq. te Ohrit. Eshte bashki dhe qenderr e rrethit me te njejtin emer. Eshte ngritur ne nje vendbanim te lashte. Qyteti u zhvillua sidomos ne dhjetvjetshat e fundit si nje qender e industris se drurit, e industris ushqimore etj. dhe sidomos si qender turistike. Per bukurin e vecante, klimen e shendeteshme, traditen e pasur te gatimit dhe pastertin e mjedisit, ai pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.
Bilishti, Librazhdi dhe Erseka jane qendra te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane dhe qendra ekonomike sidomos per industrin ushqimore.
Maliqi dhe Perrenjasi u u shendruan ne qytete me zhvillimin e industris ushqimore (sheqerit) tek i pari dhe te mineralit te hekur-nikelit tek i dyti.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2004 19:26
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ekonomia e rajonit juglindor

Mjedisi i pershtatshem per zhvillimin e bujqesise ne fushgropa, gropa dhe lugina.
Tharja e kenetave, bonifikimi, sistemimi i shtreterve te lumenjve dhe sigurimi i ujitjes artificjale i kthyen fushgropat e Korces te Perenjasit dhe gropen e Pogradecit ne zonat me pjellore jo vetem te rajonit, por edhe te gjithe vendit.
Edhe ne disa zona te tjera, (gropa e Kolonjes, lugina e Devollit te siperm etj) sistemimi i tokave dhe sigurimi i ujitjes artificjale rriten aftesit prodhuese te tokave bujqesore. Edhe ne shpatet e lugines se Shkumbinit te siperm, te kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja, te cilat shume shpejt u demtuan nga erozjoni, prandaj prodhimi bujqesor ne to nuk pati sukses.
Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te Rep. se Shqiperis, Rajoni Juglindor ze nje nga vedet kryesore.
Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendin kryesor e ze dega e bujqesise, por perqindje qe ze ajo ne kete prodhim, ne vitet e fundit po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhoj e rritjes se prodhimit blegtoral.
Ne pjesen me e madhe te tokave te punueshme jane kultivuar me bimet e arave, vecanerisht drithera, ne te cilat dallohet gruri, misri, sidomos ne fushgropat, gropat dhe ne luginen e Devollit te Sipem. Ne tokat e punueshme te lartesive kultivohet edhe thekra.
Nga bimet industriale eshte kultivuar me shumice panxhari i sheqerit (ne fushegropen e Korces, ne luginen e Devollit te Siperm) dhe duhani , sidomos ne rajonet kodrinore pereth fushgropes se Korces.
Sip. embiell me ara dhe me bime industriale ne vitet e fundit eshte paksuar, sepse ato jane zevendesuar me bime te tjera, sidomos me foragjere, qe perdoren si ushqim per blegtorine dhe perime e patate.
Ne kulturat e drunjta dallohen mollet e kumbullat sidomos ne fushegropen e Korces, ne gropen e Pogradecit dhe te Kolonjes, ne luginen e Devollit etj.; qershia dhe arrat ne luginen e Shkumbinit, ne Leskovik etj.; geshtenjat ne rrethinat perendimore te gropes se Pogradecit; vreshtat ne zonen e Pogradecit, Librazhdit etj.
Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata jane perqendruar me shume ne fushgropat, gropat dhe luginat e Devollit, kurse nga te imtat, dhente mbareshtrohen ne zonat fushore dhe kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Vithkuqit, Kolonjes, Mokres etj), ne gropen e Prespes etj.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2004 19:28
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Kushtet e pershtateshme per zhvillimin e industrise

Keto kushte lidhen me pasurite e shumta natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjafte te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industris: energjitike, minerale, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj.
Industria energjitike. Sic thame ky rajon eshte shume i pasur ne qymyrguri, i cili eshte nxier ne shume miniera, si Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrush, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, per munges investimesh, shumica e ketyre minierave nuk punojne.
Industria minerale ka peshe te rendesishme ne industrin e ketij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Perrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj. dhe te bakrit ne malesine e Vithkuqit.
Industria e drurit eshte e lidhur me shfrytezimin e pyeve ne zonen e Germenjit, Voskopojes, Spotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e perpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korce Bilisht etj.
Industria ushqimore perpunon produkte bujqesore dhe blegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq, e prodhimit te pijeve alkolike dhe freskuese ne Korce, Librazhd, Pogradec etj.
Industria e lehte perfaqsohet nga industria e veshmbathjes ne Korce, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gateshme; nga fabrika e lekureve dhe kepuceve ne Korce etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta.
Artizanati ne kete rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korces, Kolonjes, Pogradecit dhe Devollit ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj.
Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshen me te madhe e ke transporti automobilistik, i cili, nepermjet Qafes se Thanes, Tushemishtit, Gorices dhe nepermjet grykes se Kapshtices, eshte i lidhur dhe me vendet fqinje.
Turizmi ka kushte optimale per zhvillim. Ne kete rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespes se Madhe; turizmi i gjelber ne zonat fshatare, qe kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsise.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2004 19:30
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

keni po per rajonin verior nuk do flitet fare se kam shume kuriozitet

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2004 22:21
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Citim:
Po citoj ato që tha SUNBELOVED
keni po per rajonin verior nuk do flitet fare se kam shume kuriozitet

Me gezon fakti qe je e interesuar por po ta shikosh me kujdes nen forumin Gjeologji & GJeografi dote gjesh dhe temen me titull "Rajoni Verior dhe Verilindor i Shqiperis" .
Aty do gjesh gjithshka qe deshiron per kete rajon, sigurisht te permbledhura dhe jo me shume detaje. Me von mendoj se do kesh dhe materjale e kurjozitete te tjera mbi kete rajon. Gjithashtu dhe ti je e ftuar qe ne qoftese ke ndonje materjal ose kurjozitet per kete zon apo per ndonje zon tjeter mund ta ndash me ne.
Me respekt keni.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2004 01:41
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Stanley
I urryer nga injorantet.

Regjistruar: 07/11/2005
Vendbanimi: Atje ku njeriu nuk gjykohet nga antinjeriu, dmth nga "berishianet".
Mesazhe: 191

Korca.

Korca ka 90 000 banore.
Shtimi natyror i popullsise eshte shume i ulet. C'i ka gjetur keshtu korcaret?

Korca dhe Tirana kane shtimin me te vogel natyror te popullsise ne Shqiperi. Duke filluar nga viti 1990 e ne vazhdim, shume familje dhe individe jane larguar nga Korca per shkaqe qe dihen.

Gjate te njejtes periudhe kohore, ajo u shtua disi nga ardhjet e njerezve nga fshatra te ndryshem, por jo ne mase te madhe.

Qe nga viti 1990 Korces i jane shtuar vetem 2 lagje te reja.
Njera prej tyre quhet (nga banoret) "Varrezat e Francezeve" ndersa me gjuhen postare ose e thene ndryshe bashkiake, quhet "Blloku i Ri i Sportit". Eshte ndertuar ne pjesen veriore te Korces. Ne kete bllok te ri ka vetem pallate. Nuk ka asnje shtepi perdhese. Ne kete bllok (ose aty ngjitur) ndodhet Universiteti "Fan Stilian Noli" dhe konviktet e studenteve, shkolla mekanike "Demir Progri", kolegji maltez "Preka" si edhe Parku "Rinia", nje nga parqet me te bukura ne Shqiperi (kete nuk e them une). Aty afer kalon Superstrada Korce-Kapshtice.

Blloku tjeter i ri i banesave quhet "Fusha e Druve". Eshte ngritur mbi tokat ku perpunohej druri, nga e cila, dukshem, ka marre emrin. Eshte pozicionuar ne pjesen jugore te Korces, ngjitur me lagjen 4.
Ky bllok banimi ka vetem shtepi perdhese. Eshte i organizuar mjaft mire. Rruget jane te shtruara me asfalt dhe anash jane mbjellur peme.
Rrjeti i ujerave te zeza dhe te bardha nuk le aspak per te deshiruar, cdo gje eshte bere si jo me mire. Energjia elektrike, fale korrekteses se banoreve te kesaj lagje dhe Korces ne pergjithesi, nuk mungon.
Banoret i perkasin shtresave te mesme dhe te pasura te qytetit. Mjafton te shohesh menyren e ndertimit te shtepive, kompletimi, garazhded e makinave, njerez te kujdesur, pasterti e admirueshme dhe te tjere elemente pozitive jetesore, dhe te krijohet pershtypja dhe ideja se je ne nje nga zonat moderne te Korces, ku e kaluara e lavdishme e fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX korcar, jane bazat e saj. Njerezit jane punetore, grate nikoqire, femijet e mbare qe ndjekin me zell stadin shkollor.

Vetem keto jane dy lagje te reja qe ndodhen jashte unazes qe rrethon qytetin tim te shtrenjte. Pastaj, ndertimet moderne dhe shtepite te tipit luks, te ndertuara me mund nga emigrantet, djemthit e Korces Plake, jane nje medalje me vete.

Dua te permend nje bllok mahnites banesash qe ndodhen "Ne rrugen e Kampit" themi ne korcaret, fatkeqesisht emrin nuk ia di asaj rruge. Behet fjale per nje bllok te gjate banesash, aspak te ndare nga banesat e vjetra ku luksi dhe modernia kane gjetur njera-tjetren dhe jane ulur kembekryq ne ato shtepi dhe as qe kane ndermend te ngrihen.
Jane te mrekullueshme. Te medha, me hapesira te gjera, me dritare te punuara ne dru, te gjitha me kangjella. Jane teper mahnitese.
Pothuajse te gjithe zoterinjte e ketyre shtepive jane vllehe. Njerez te punes dhe diturise, sipermarres pronash, zoterues biznesesh fitimprurese, dashurues te muzikes, me profesione nga me te ndryshmet, ndihmues shpirterore dhe financiare te Kishes Orthodhokse te Korces. Besimtare te devotshem me zemer te madhe. Dashurues te cupkave te bukura te Korces (nje nga kusherirkat time eshte nuse ne nje nga ato shtepi).

Korca, se bashku me Saranden, jane qytetet e vetme ne Shqiperi qe kane uje 24/7/28, 29, 30, 31/12/100/1000. . .
Korca eshte egjitha e ndricuar. Nuk ka asnje qoshe te erret. Nqs ndodhesh tek kodrat lart, qyteti duket si xixellonje. Eshte nje pamje mjaft e admirueshme.

Bukurine Korces ia shtojne 7 Kishat qe ka.
Shen Dellia dhe Shen Thanasi i qendrojne siper si kurore.
Katedralja e Madhe dhe Mitropolia hapin rruget nga qendra per ne periferi. Kisha e Shen Sotirit (e minoritetit vlleh) eshte unike ne Shqiperi per nga stili i ndertimit, me stil sllav. Kupolat, ngaqe jane cilindrike, kur je brenda ne Kishe, nuk duken fare, duken si tavan.
Kisha e Shen Anes dhe Shen Marise pershendesin turistet kur hyjne ne Korce, sepse ndodhen njera nga hyrja veriore, tjetra nga hyrja jugore.

Duke mos harruar edhe xhamine e Iljaz bej Mirahorit, nga me te rrallat ne Ballkan. Per arsyen e vetme qe, ne kohen kur u ndertua, nuk ishte familjar ajo lloj arkitekture. Iljazi ishte dhenderri i Sulltanit qe une nuk ia di emrin.

Meqe jemi tek ana fetare. Harmonia dhe Toleranca ne Korce eshte Shembull me sh-e te madhe. Hiresia e Tij imzot Joani dhe Myftiu i Korces Qazim Muca kane nje dialog, shoqeri, bisede te admirueshme. Dua te flas per Myftiun i cili eshte shenjtor, per mendimin tim. Njeri i urte, i dashur qe gezon respektin dhe dashurine e qytetareve te kulturuar korcare. Eshte njeri i mrekullueshem. Komuniteti Katolik ne Korce eshte shume i vogel. Shumica e atyre qe shkojne atje jane te kthyer nga fe te tjera. Komuniteti Protestant nuk ndihet pothuajse fare. Ne te gjitha arteriet kryesore te qytetit sheh "Deshmimtaret e Jehovait" qe duken shume te lodhur nga marshi i perditshem per te ndare broshurat e tyre te botuara ne New York te Sh B A. Gjithashtu edhe anetare te komunitetit ateist vertiten mendueshem ne menyre pesimiste neper qytet, duke shpresuar te gjejne pak kurojo nga njerezit se sa nga Perendia.
Komuniteti Orthodhoks, perderisa eshte me i madhi ne qytet, ka edhe numrin me te madh te aktiviteteve, sherbimeve dhe informacionit. Zhvillohen kampingje fetare ne Voskopoje per djem dhe vajza, Festivale ne rang Dioqeze, Konferenca, Lojra Olimpike Korcare etj., etj.
Kujdesi per te varferit eshte i madh. Shtrohen cdo dite dreka falas per te varferit e qytetit tek ish bomboneria "Koci Bako" dhe shpeshhere peshkop Joani bashkohet me ta.
Eshte merite e tij kjo gje dhe e djemve dhe burrave dhe grave te palodhur te Korces. Por, te gjitha keto behen me bekimet e Fortlumturise se Tij, imzot Anastasit, i cili me mund dh djerse gjen edhe fondet e mjaftueshme per t'u realizuar ato qe kam thene me lart, duke filluar nga ngritja e Kishave (vetem Katedralja si ndertese ka kushtuar 5 000 000 $), mencave te bamiresise, dhurata per femijet e policeve te vrare, ndihme financiare dhe ushqimore per pleqte qe jetojne vetem, lodra per shtepine e femijeve "Lulet e Vogla", argetime te ndryshme per handikapatet etj., etj., qe Perendia nuk i kursen, por i jep me bollek dhe dashuri tek ata njerez qe dine se si t'i administrojne ato gjera qe Ai u jep.

Spitali i Korces, Pionieri i Spitaleve Shqiptare, eshte rikonstruktuar plotesisht dhe ka marre nje pamje, dhe mbi te gjitha, kushte dhe sherbim sanitar te shkelqyer. Spitali eshte mjaft i madh. Ka aparatura te vjetra dhe moderne dhe qe dita-dites shtohen me gjera te reja, me infermiere dhe doktore te apasionuar.

Sistemi shkollor, si kudo ne Shqiperi ka renie, por prape ka pergjegjesi dhe pune. Te pakten tek Shkolla e Muzikes "Tefta Tashko Koco" ku une kalova aq kohe punohet dhe studiohet nga mengjesi deri ne darke. Mesuesit jane te rrepte dhe kerkojne shume. Edhe ne nxenesit u pergatitem mire. Mbaj mend qe kur shkolla jone konkuroi me shkollen e Elbasanit "Onufri" ne fituam dhe i cuam elbasanaset dhe elbasanasit ne shtepi, pa triumf. Rradhen e kishte "Jan Kukuzeli" i Durresit. Ata ishin me te pergatitur se Elbasani dhe ua kishim pak friken. Por, kori dhe orkestra e shkolles sone ishen me te pergatitur se ata. Te shikoje nje durrsak qe studionte per violincel, ishte nxenes i gruas se Guljem Radoja. Ajo, me nje stil flokesh latin, dukej mjaft e shqetesuar. Por, ne ia hodhem edhe asaj rradhe.
E nejse. Puna ishte qe ne u mundem nga Tirana. Si gjithmone :p Tirana fiton.

Ekonomia e Korces le per te deshiruar. Nuk ka edhe aq pune. Ka mjaft te papune. Merzia qe shkakton papunesia eshte e madhe. Me vjen shume keq per kete gje. Dhe ne fakt informacione shume nuk kam per kete aspekt, ndoshta ngaqe nuk dua t'i degjoj sepse me bejne te vuaj.
Por shyqyr qe ka emigrante qe jane ne vende te ndryshme te botes, sidomos ne Greqi dhe Amerike qe ndihmojne familjet e tyre.

Per te tjerat ka folur i falenderuari Keni. Une u perpoqa te thoja dicka qe i perket Korces si qytet, megjithese thashe pak. Ka shum per te thene, por une do te doja qe, kush eshte kureshtar, te shkoje ta vizitoje Korcen vete dhe nuk do te mbetet i zhgenjyer nga udhetimi qe ka ndermarre.

Stenli,

Biri i Dashur i Korces.

__________________
+Anastasit, Fort te Hireshmit dhe Perendizgjedhurit, Mitropolit te Mitropolise se Shenjte te Tiranes, Durresit dhe Elbasanit, Detit, Perendimit dhe Gjithe Shqiperise. Atit dhe KryeBariut tone, te shumta i qofshin Vjetet. Amin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Korrik 2006 04:29
Stanley nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Stanley Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Stanley (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Stanley Shto Stanley nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Stanley nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re albania jug lindje.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 639 herė.

1

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2006 10:01
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Rajoni Juglindor

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.