Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...? Vlerėsimi i Temės: 10 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Tani, qe ta bejme me interesante, kush do na spjegoje lezetshem cfare eshte neglecti? Se kjo eshte vertet per te qeshur dhe per tu lexuar me kuriozitet. Te filloje njeri se e ndihmoj une me pas.

Faje do na shtosh pak horizontin reth kesaj se po presim ne !!!!

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Korrik 2006 19:46
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Cod. A24072006

Neglect quhet nje sindrome karakterisitike qe ben personin te injoroje cdo gje qe ka ne anen e majte. Vjen si pasoje eskluzive e demtimit te pjeses se djathte te trurit (lobi parietal) por jo i pjeses se majte.

Personat me neglect nuk hane ne pjesen e majte te pjates, nuk rruajne pjesen e majte te fytyres, nuk mberthejne kopsat nese gjenden ne anen e majte etj etj. Cdo gje qe ndodh me anen e majte behet si e huaj per keta persona. Madje disa prej tyre thone se krahu i majte nuk i perket atyre por ndonje personi tjeter. Nese i vendos nje segment perpara dhe i kerkon te gjejne mesin tregojne nje pike te spostuar dukshem nga e djathta (sepse pjesen e majte e injorojne). Nese i ve te numerojne dicka, numerojne vetem objektet ne anen e djathte.
Nga ana e humorit ndodh shpesh qe paziente te ketij tipi ta injorojne semundjen, por kjo ben pjese e nje kuadri me te gjere. Ne fakt ndodh shpesh qe demtimet e hgemisferes te djathte sjellin fenomene te injorimit te semundjes apo eufori, nderkohe qe demtimet e anes se majte bejne te kunderten, pazientet merziten shume per fatkeqesine dhe kane dinamika depresive. Duhet te kujtoj se demtimet ne tru sjellin efekte te caktuara dhe jane keto deficitet per te cilat flas. Psh ne anen e majte gjenden qendrat e te folurit dhe gjuhes, si edhe perdorimi dhe ndjeshmeria e anes se djathte te trupit. Nese demtohet hemisfera e majte, pra, do kete ndonje demtim te ketyre funksioneve dhe pazienti do jete si gjysem i paralizuar nga njera ane e trupit. Keto deficite jetohen me sens kritik kur demtohet ana e majte por jo aq shume kur demtohet ana e djathte e trurit.

Rekuperimi i sindromes neglect eshte shume i veshtire por deridiku i arritshem. Me terapi konjitive sot arrihet qe se paku te zvogelohet hapesira e injorimit ne pjesen e majte dhe pacienti te kete nje jete me te kollajte.

P.s. Karakteristikat qe perbejne sindromen e neglectit kane emra me vete qe nuk kam shkruar sepse jane gjera specifike. Kujt i intereson mund te kerkoje dicka me shume ne internet dhe do kete boll informacione. Kush ka pyetje te vecanta mund ti beje dhe ketu.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:34

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2006 07:05
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

...e forte fare kjo...eshte e cuditshme se cfare eshte ne gjendje te beje nje demtim sa do i vogel i trurit...fakti qe eshte zona e djathte qe eshte demtuar por pasojat shihen ne pjesen e majte mund te jete si pasoje e kryqezimit te fibrave nervore (kjo gje perdoret shpresh edhe si shenje per te identifikuar zonen ku eshte problemi)...sme kujtohet se ne cilen lartesi kryqezoheshin keto fibra ...
tek tema e kurioziteteve mjeksore iher solla nje rast qe e kisha pare tek nje emision ku kishte konflikt mes dy aneve te trurit dhe veprimet kryheshin ne kundershtim njeri me tjetrin...ajo qe quhej "SINDROMA E DORES ALIENE".jam habit jashtzakonisht kur e kam pare personin qe me nje dore zberthente kemishen kurse tjetra ja mberthente...vendime te marra ne menyre autonome nga te 2 anet e trurit dhe qe te dyja ekzekutoheshin (problemi ketu duhet te qendroje tek trupi kalloz perseri...)..."si me pase 2 ndergjegje te ndryshme" sic qe nje krahasim qe i eshte bere...
keto persona paraqesin edhe nje atrofi lobare kortikale te zones frontale dhe parietale (vlen kjo terminologji edhe ne shqip apo jo?)

meqenese jemi tek truri dhe meqenese po permend gjymtyre...
ka degjuar kush per krahun fantazem?persona qe kane humbur krahun ne lufte ose e kane prere,perseri arrijne te marrin sinjale nga pjesa qe nuk kane me...si eshte e mundur (di qe ma kane permend iher kalimthi ne leksion por nuk e mbaj mend se si ishte puna)...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2006 09:46
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Fenomeni i gjymtyrit fantazem

Cod. A25072006

Puna e gjymtyres fantazem eshte goxha e njohur. Persona me krah te prere thone se i duket sikur u eshte mpire krahu qe se kane. Ose sikur ndjejne te levizin gishtat. Ka mundesi qe keto sensacione te vijne ngaqe mungojne sinjalet inibitore qe pengojne shkarkimin e neuroneve ne pjese te caktuara te trurit. Ne fakt kjo ka lidhje me nje efekt tjeter, por duhet te spjegoj nja dy gjera me pare.

Receptoret e prekjes dhe dhimbjes jane krejt te ndryshem. Madje ato ndjekin rruge komplet te ndara per te perfunduar ne tru. Ne fakt ka njerez qe lindin me nje difekt te vecante qe nuk e ndjejne dhimbjen. Persona te tille vriten shume kollaj sepse nuk e ndjejne dhimbjen. Shpesh kane demtime te trupit dhe perfundojne gjithe shenja prej incidenteve qe u duken pa rendesi (por qe normalisht krijojne shume dhimbje). Pra ndjesia e dhimbjes nuk ekziston vetvetiu, por eshte nje shpikje e natyres per te mbrojtur trupin e kafshes/njeriut.

Eshte vene re qe dhimbja menjanohet disi nese aktivizohen edhe fibrat e prekjes. Per kete aresye kur vritemi prekim zonen mire e mire. E keni vene re qe dhimbja ndihet me pak kur ferkoni krahun/kemben/zonen? Mesa duket kjo vjen ngaqe shkarkimi i neuroneve te prekjes ndalon shkarkimin e neuroneve te dhimbjes, prandaj dhimbja ndihet me pak.

Jemi qe jemi, veglat i kemi.... Le te shodhim Blind Sight
A e dini se qorret shikojne? Ky fenomen eshte vertetuar ne rastin ne rastet kur demtohet pjesa e trurit qe perpunon shikimin (lobi ocipital qe gjendet prapa koke). Paciente te tille nuk shikojne asgje, ose te pakten keshtu thone por nese i kerkon te hedhin nje hipoteze nga cila ane ndizet drita e gjejne goxha sakte.

Pse ndodh kjo gje?
Kjo ndodh sepse nje grup i vogel fibrash shkeputet heret nga nervi optik dhe perfundon ne trungun e trurit, ne nje vend te quhet Superior Colliculus (se di si quhet shqip). Ne kete zone organizohen levizjet e syrit dhe prandaj sinjalet vijne direkt nga syte, pa perpunime te tjera. Mendohet se sensacioni i pandergjegjshem i drites vjen pikerisht nga kjo zone.
Disa fenomene te ngjashme kane cuar ne perfundimin se ndergjegjia dhe vetedija vjen nga perpunimet qe behen eskluzivisht ne koren e trurit, dhe jo ne pjeset e poshte. Ne fakt korja e trurit eshte zhvilluar relativisht vone ne historine kafsherore. Dhe pikerisht korja permban funksionet me te larta njerezore. Ndersa atomatizimet kryhen nga qendra neurale me te vjetra. Per shembull reflekset prodhohen ne shtyllen kurrizore.

Nderkohe, sa per informacion po ju them se edhe korja e trurit nuk eshte e gjitha njesoj. Lobi frontal eshte shume me i zhvlluar tek njeriu se tek kafshet e tjera. Dhe ne fakt mendohet se disa nga funksionet me njerezore lokalizohen tamam ne lobin frontal. Sindroma e personave qe kane demtim ne lobin frontal eshte shume interesante dhe e gjate per tu spjeguar. Po ju them vetem se nje pacient i tille i bente kerkesa seksuale te paturpshme nje shoqes time si pa te keq. I mungonte inibicioni i normave morale...

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:35

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Korrik 2006 10:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Kolecistiti....(infeksionet e rrugeve te temthit)

Cod. A29082006

Kolecistit eshte nje infektim akut i mureve te vesikes biliare i cili zhvillohet si pasoje e tensionimit te theksuar te mureve te saj nga bllokimi i kanalit cistik prej gurit. Ne te shumten e rasteve vjen nga natyra kalkuloze por ka dhe faktore te tjere si fibrozat inflamatore, aderencat me strukture fqinje, ulcera peptike e nderlikuar, infiltrimet malinje, shtypja prej limfonuduleve rajonale, perdredhja e vete kanalit cistik, parazitozat apo lluca biliare qe ndikojne ne kolecistiti.

Ka dhe raste ku kolecistiti akut eshte jokalkuloz e zhvillohet pa bllokim te kanalit cistik. Kjo mund te ndodhe nga mononukleoza infektive, bruceloza, tuberkulozi, ethe tiroide apo salmoneza, ose nga semundje inflamatore si lupusi sistematik apo poliartritit nodoz.

Shfaqja e ketyre problemeve mund te ndodhe nga trashegimia ose ne personat mbipeshe, diabetiket grate dhe persant qe ju kane hequr pjese te stomakut apo zorres.
Per shfaqjen e kesaj semundje mendohet se perderisa shfaqet bllokimi i kanalit cistik atehere presioni brenda kolcistes nga sekretimi i shtuar te gjendrave te submukozes ritet e cila sjell si pasoje demtimin e mukozes se kolecistes sepse eshte teper e ndjeshme ndaj lendeve irrituese sic jane biles se koncetruar, kolesteroli, lluce biliare, lisolecitines gjithashtu dhe ndaj infeksionit te mbishtuar.

Shenjat e kesaj semundje jane dhimbjet abdominale por ne disa raste si per persoant e moshuar apo dibetiket apo per personat qe mjekohen me prepimunosupresor dhimba mund te mungoje.
Ne fillim dhimbja perqendrohet ne epigaster, me pas theksohet dhe arin pikun e saj brenda nje kohe te shkurter. Perderisa inflamacionet nje strukturat fqinje ritet vecanerisht te peritoneumit pariatal kjo eshte cipa qe perfshin organet e brendshme ajo zhvendesohet ne pjesen e siperme te djathte te barkut qe shoqerohet me palpim. Dhimbja shoqerohet dhe me te vjella. Nderlikoet ne pankreatin akut kur dhimbja perforcohet dhe perhapet ne shpine dhe ne te gjithe barkun. Nqs ethet shfaqen atehere kjo tregon infeksion te kanaleve biliare.Ikteri gjithashtu eshte nje shenje klinike ku shoqerohet me urine te eret.
Kjo faze e semundjes karakterizohet nga leukocitoza e moderuar qe do te thote se ruazat e bardha jane ritur reth 12-15000 mm^3 si gjithashtu dhe fosfateza alkaline  transaminazat, dhe amilaza.
Tani per te mjekuar kete semundje jepen solucionet intravenoze te glukozes e te tretesires fiziologjike ne varesi te sasise se lengjeve te humbura. Ndalimi i ushqimit eshte e rendesishme. qetesohet dhimbja nepermjet antispastikeve te ndryshem si trinitrines nen gjuhe atropines buskopanit apo No-Spa-s me ruge intramuskulare si dhe indometicina. Gjithashtu dhe preparate qe ndalojne sekretimin e lengjeve te stomakut e te pankreasit.

Bazuar ne shkrimi e mjekes gastro-hepatologe (matilda zhugli)

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:36

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Gusht 2006 18:06
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Emy
Anetar i ri

Regjistruar: 16/10/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 26

la sindrome di wilson

une doja te dija dicka me shume rreth "sindromes se wilson-it",
nga se vjen,eshte e trashegueshme,dhe per me teper cilat jane shenjat dhe pasojat e kesaj semundjeje?
faleminderit.

agata urime per temen.pershendetje!

__________________
Cdo sakrifice ja vlen nqs mendon ate qe do te behesh nje dite!

Modifikuar nga NS-6 datė 06/09/2006 ora 22:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2006 11:35
Emy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Emy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Emy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Emy Shto Emy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Emy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

semundja e wilsonit

Cod. A07092006
sindroma e wilsonit eshte nje semundje gjenetike ku ka nje problem me metabolizmin e bakrit...nje paaftesi qe te largohet nga trupi ne menyre korrekte (kjo kryesisht eshte si pasoje e problemit te melcise) dhe prandaj edhe mblidhet ne zona te ndryshme si melci, tru etj dhe ne baze te pikes ku mblidhet jep edhe shenjat e veta...ta them te drejten nuk me kujtohej se ne cilen pike ishte problemi keshtu qe konsultova nje liber...problemi eshte me nje enzime qe trasporton bakrin qe kodifikohet nga nje gjen ne kromozomin 13. normalisht qe problemi duhet te jete ndonje mutacion ne kete gjen qe con ne probleme ne funksionim te atij trasportuesi.semundja trashegohet ne menyre autozome recesive (semundje autosomike dmth qe problemi qendron ne kromozomet pervec atyre seksuale. dmth ne 22 ciftet e kromozomeve. recesive dmth qe duhet te jene te dy gjenet e prishura qe semundja te shfaqet)...
shenjat qe jep jane ca te shperndara sipas vendit ku jane mbledhur. ne melci psh mund te arrije te jape edhe hepatit qe mund te behet kronik dhe te arrije edhe ne shirroze (prandaj mund te kerkohet edhe biopsi te melcise ne disa raste kur eshte dyshimi per kete semundje). ka raste qe mund te jape shenja neurologjike nese depozitohet ne tru, shenja depresioni,ndryshime ne sjellje, etj...dmth simptomat qe jep jane te shperndara dhe jo vetem tek melcia dhe truri por edhe tek organet e tjera...sy, gjak etj...ne gjak psh mund te jape anemi sepse bakri i demton rruazat e kuqe...
nuk e di sa e mjaftueshme eshte si pergjigje...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 13/12/2006 ora 00:10

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2006 23:30
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Emy
Anetar i ri

Regjistruar: 16/10/2005
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 26

eshte nje pergjigje e mjaftueshme dhe e qarte ns-6,shume faleminderit.

__________________
Cdo sakrifice ja vlen nqs mendon ate qe do te behesh nje dite!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2006 14:40
Emy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Emy Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Emy (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Emy Shto Emy nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Emy nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
diellza26
i am a good person

Regjistruar: 09/07/2004
Vendbanimi: ku te dua
Mesazhe: 359

pershendetje Ns6 dhe flm per informacionet e vazhdueshme qe na jep ne fushen e mjekesise. Une jam e interesuar te di nese ka vaksine per hepatitin B, jashte shtetit behet fjale, se ketu ne Shqiperi ndoshta dhe nuk ka ( po e them me mendjen time se nuk jam e informuar).

gjithe te mirat.

__________________
Duajini prinderit nese jane njerez te mire, e nese jo, atehere, durojini.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2006 08:55
diellza26 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė diellza26 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me diellza26 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: diellza26 Shto diellza26 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto diellza26 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Cod. A19092006

Citim:
Po citoj ato që tha diellza26
Une jam e interesuar te di nese ka vaksine per hepatitin B, jashte shtetit behet fjale, se ketu ne Shqiperi ndoshta dhe nuk ka ( po e them me mendjen time se nuk jam e informuar). gjithe te mirat.

Po po ka vaksine per hepatitin B faktikisht nqs e mbaj mend mire u be e disponushme nga vitet 80'. Kam idene se ne vendet e tjera perdoret plasma-derived vaksine ( derivijm nga plasma) ndersa ketu ne amerike perdoret recombinant ADN vaksine ....qe menyra me e thjeshte per ta shpejguar pasi termin ne shqip nuk e di eshte se kjo vaksine eshte prodhuar duke futur gjenin per virusin (hepatit b) ne maja ku ritet dhe purifikohet. Jepet ne femijet dhe ne te riturit ne shpatull (deltoit muscle) ndersa foshnjave ne kofshe ku zhvillohen antitrupat mbrojtes dhe gjithashtu zhvillohet nje imunitet pasues per infeksionin e hepatit b. Jepet me 3 doza dhe faktikisht shtetet e amerikes ta kerkojne para hyrjes ne shkolle. Ndersa vaksine per hepatitin C nuk eshte bere akoma e disponushme.

Ma shtove dhe mua kuriozitetin diellza nqs kjo vaksine eshte bere e detyrueshme ne shqiperi si ketu ne amerike.
Kush eshte i gatshem te na jape info nga shqiperia?

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga NS-6 datė 11/04/2007 ora 22:37

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shtator 2006 15:31
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > cfare semundje eshte ...?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.