Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Nje Nder Traditat Shqiptare, Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 4.00.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
darma
Heshtje

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 747

Une jam Tironse dhe kjo nuk eshte nje tradite e imja pra e qytetit tim prandaj dhe me beri aq shume pershtypje..........
Por he mos u anko se te gjitha nuset shahen pas dasme e kane per syrin e keq

__________________
Pasqyra ku shoh veten
Ndodhi perhere e thyer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Prill 2006 17:12
darma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė darma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me darma (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: darma Shto darma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto darma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

nje nder "traditat" shqiptare eshte pohimi ose mohimi me koke ndryshe nga gjithe bota.. dmth levizje vertikale per te sinjalizuar jo.. (gjej belane kur shkoj ne shqiperi, keshtu qe mundohem ta evitoj pohimin me koke)..

a e din ndonjeri nga e kemi kete? apo e kemi pasur gjithmone?...

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Qershor 2006 23:48
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Citim:
Po citoj ato që tha darma
uuuu mos harroni me te rendesishmen ...kur na vijne miq per darke kemi per detyre te zeme be tere fisin e lagjen deri sa ti ngopim mire e mire....nga hundet tua fusim
Ha ha pse nuk ha fare ...he merr dhe nje cope byrek uaaa po pule na do dhe nje birre... he me mo pije dhe nje ....


darma sa e madhe qe je. Mar nje here nje mikun tim amerikan ky tek te afermit tim per dreke. Dhe i hapen syte i shkreti kur shikon dreken tone ....amerikanet kenaqen me nje turkey (gjel deti) sanduich
e prape jane me te shendoshe se ne qe e mbushim tavolinen plot... go figure

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Dhjetor 2006 16:10
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

kafeja eshte pirje tradicionale shqiptare...

kafja turke qe i thone, s'eshte veçse kafeja pija e preferuar e jeniçereve, reparti i sulmit i ushtrise otomane.

e aty s'kishte asnje turk per bese.

gjate rrethimit te vjenes e mbas largimit te ushtrise otomane, jeniçeret ''harruan'' disa thase nga te cilat pinin nje pije te çuditshme qe s'kishte ngel pa u rene ne sy vjenezeve, ata i moren thaset e filluan te benin te njejten pije.

nji keshtu u perhap kafeja ne europe prej shqiptareve mercenare ne ate kohe te sulltanit.

pra ne s'po bejme tjeter (me krijimin e shtateqindeshtatemiliard lokale ne shqiperi) veç se po i kthejme kombit nje tradite mijera vjeçare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 12:31
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

nje nder traditat tona jane e thashethemet.... vdesim te fusim hundet te punet e te tjereve.... sa del nga shpia e zbret me ashensor fap fillo komshia komentin e pare sa shko deri te parkimi me marr makinen fap roja e parkimit 1 mufke tjeter, kur shko ne pune pi kafen e mengjesit bashke me thashethemet e deri sa bie darka fillo behesh e ti njesoj si njerzit qe te rrethojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 12:43
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
nje nder traditat tona jane e thashethemet.... vdesim te fusim hundet te punet e te tjereve.... sa del nga shpia e zbret me ashensor fap fillo komshia komentin e pare sa shko deri te parkimi me marr makinen fap roja e parkimit 1 mufke tjeter, kur shko ne pune pi kafen e mengjesit bashke me thashethemet e deri sa bie darka fillo behesh e ti njesoj si njerzit qe te rrethojne.


nuk thua shyqyr qe jane dhe thashethemet se po nuk pat do te thote qe je hic e nuk bie ne sy ... mendo sesa zbrazet do ishte jeta po komentet e komshijes qe peshon 90 kile dhe 1.50 e gjate "dukesh qe sje mire keto kohet e fundit kocke e gjalle je bere...moj mos ke probleme me burrin qe je kaq e dobet me duket ta dreth ne ty te ka hy veremi "...hahahah angel keto gjera me shtojne jeten...
tradita me pelqen gjithmon esht ajo e pirjs se kafes me mamin motren nuset e vellezerve ne menjes (sigurisht kur sjan ne pune )dhe fillojme ne ne te mbajme dynjane me goje si parafolsja ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 17:31
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ne me lejohet, po hedh nje tregim (cka nga pikpamja letrare, por per temen qe trajton shtyhet), i vitit 2009, me ide te fund-viteve '90, i cili ka te beje me traditen (ne thonjza) te mikpritjes (edhe) shqiptare, e te cilin po e ndaj ne dy-tre pjes.

Mikpritje alla shqiptarçe

Oh ç’gëzim i madh kur më erdhi kushuriri! Kaq vite pa u takuar! Po shyqyr që erdhe o kusho, i thashë, dhe e rroka në qafë. Të humbi njeriu kështu si ty!.. E pas takimit të së shoqes dhe dy kalamajve që kish bërë, e rroka edhe një herë në krahët e mi. Po ku je or burr‘ i dheut, i fola gjithë gëzim. E pa kaluar shumë i nxora një birrë të ftohtë, për kokë të birrës, ta mblidhte veten.
-Ajd‘ gëzuar! -bërtita fort, sa dhe komishinjtë do e kishin dëgjuar.
-Po prit, se s’jemi ulur akoma mirë!.. -ma ktheu me atë ndrojtjen e vet, siç e kishte zakon, -Të marrim njëherë frymë!
-O po, -thashë, -të më vijë kushua dhe unë të rri si kërcu! Po hajde ore, se do ta tundim që ç’ke me ‘të!
Isha vërtet i gëzuar. Të më vinte kushuja në shtëpi e të më gjente mu në mes të Romës! Hera e parë që më vinte! Kaq e kaq vite pa u parë! -Kur jemi takuar së fundi o kusho? -e pyeta sa për muhabet. -Po… -dhe nisi të mendohej, -më duket para tre vjetësh u takuam në portin e Durrsit, ti po ktheheshe e unë po largohesha.
-Ah. lëre atë pesë minutsh, -iu hodha menjëherë, -flas qysh kur nuk jemi takuar tamam, or burr i dheut!..
-Po ka, ka më shumë se pesëmbëdhjetë vjet, qysh në kohë të atëhershme, kur s’dilnim dot si sot.
-E pra, -i thashë, -kemi vite, qysh kur isha unë tek ty në fshat.
Dhe i kujtova jo vetëm atë rast të fundit, aty në ardhje të pluralizmit, tek i kisha vajtur në fshat, por i kujtova edhe rastet e mëpërparme, kur ishim akoma të rinj e biles, fëmijë.
E ndërsa më jepte të drejtë, unë i përplasja nga pak shishen e birrës. Isha vërtet i gëzuar, do festoja, sa ta merrte vesh kushua që isha i gëzuar. -O po, më gëzove dhe më nderove, -i thashë. Dhe mezi e kandisa ta kthente atë të uruar birrë. -Shtroje këtu shpejt, -i thashë gruas, -se do ta festojmë… më sill dashin ta therrim… ha, ha… bëj shaka, o kusho vëllai…
-Ti e di, o Luan, -më foli pas pak seriozisht kushoja, -unë tre ditë leje kam, dhe këto tre ditë thashë të të takoj ty këtu në Romë, takoj edhe Titin, po ia dite shtëpinë, e them të vizitojmë edhe pak Romën e bukur.
-O po të gjitha do i bëjmë or Sefo djali, po prit të nxjerrim mallin, -iu hodha dhe ting, i përplasja shishen për të kusheditën sa herë, sepse mezi e vinte në buzë. -Të gjithë do i vizitojmë. Qysh nesër të shtunën! E biles edhe të hënën do marr pushim o kusho, vetëm e vetëm që ti të kënaqesh, se … se më bëhet zemra mal më bëhet, që të shoh.
Ma mbush frigoriferin plot, i thashë gruas pak më vonë me zë të ulët. Asgjë mos ti mungoj kushos! Kemi zakone shqiptari ne, i shfryva me gjithë stërklat e birrës. -Pse, unë çfarë jam?... -ma ktheu gjithë ironi, -Kanadeze?
-Ik, ik, se nuk merr vesh fare nga mikpritja, -ia ktheva gjoja si i mërzitur, duke u larguar dhe afruar kushos. Isha vërtet i gëzuar sa s’më mbante vëndi. -Më shkruaj në një listë, ku do të të çoj vllai ty! -ia shtrova detyrë kushos. Dhe vërtet, kisha për ta çuar me atë rrangallen time, fiat i shtatdhjet e gjashtës, ku ti donte e bardha e zemrës.
-Po ti i di atraksionet e Romës! -ma ktheu i qetë.
-I di që ç’ke me ‘të trataksionet unë, -i thashë, -të shëtit vëllai ty kusho, që më paske mësuar dhe fjalë të mëdha! (vazhdon):

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:43
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

(vazhdim: mikpritje alla shqiptarce):
E kaluam atë natë me muhabet, sa u kënaqëm. Të nesërmen unë mezi u ngrita nga dhimbja e kokës, duket kisha pirë shumë një natë më parë, përveç kësaj edhe i kisha përzier pak pijet, me ç’më kujtohej. Të tjerët ishin ngritur me kohë e kishin dalë, duket të bënin ndonjë një pazar të vogël të shtuneje, se gruaja ime vdiste për të blerë, e sidomos kur ishte me të tjerë.
Pasi mbarova me gjith‘ ato shërbimet e mëngjezit, larje, rruajtje, e më the e të thashë, nisa të vij vërdallë si trap nëpër shtëpi. Zakonisht, ishte gruaja ajo që ma bënte kafen në fund jave, kur përtoja të dilja, apo kur binte shi. E bëja dhe vetë xhanëm, mirpo kafja e bërë vetë nuk më shijonte asnjëherë, ndaj ose e pija jashtë, ose lija gruan të ma bënte. Eh, ç‘kisha dëshirë ato momente ta pija kafen e mëngjezit me kushon tek ndonjë nga klubet e shumtë që kemi këtu afër, por të gjithë po vonoheshin. Ndaj vazhdoja i mërzitur të vija vërdallë kot, si pordha nëpër brekë, nga njëra dhomë në tjetrën! Edhe ai dreq televizori nuk kish gjë tani paradite! Uf, po bëja! Më kishin lënë si një qen që ruante shtëpinë.
S’kaloi shumë, veçse kur ua dëgjova zërat. Ata kalamajtë e mi të rritur dhe ata të kushos, bër-bër me ato zëra kalamajsh. Ua hapa derën dhe… ua lashë hapur, duke dalë vet jashtë.
-Nga humbët, ore të humbur? -ju drejtova të gjithve qysh tek shkallët. -Për pak sa qesh duke marrë në telefon policinë! Do u thosha se më kanë vjedhur kushon!
-Po për mua, nuk do u thoje, -më ngacmoi kot gruaja, duke më zgjatur njërën nga trastat.
-Po kush të vjedh ty moj e shkretë! -ia ktheva, duke i vënë dorën tek supi e të vazhdonte vetë përpara për në shtëpi, se derën hapur e kish. Dhe, duke treguar me dorë nga kushurinjtë e ardhur, vazhdova: -Këta po, këta i rrëmbejnë në mes të ditës, se kujtojnë se janë artista hollivudi, shih si janë, ylla, e kanë ndritur Romën, shkëlqen Roma qysh nga dje…
-S’të paska dalë akoma birra dhe rakia ty!
As ia vara më gruas, por e tërhoqa për krahu Sefo kushuriun dhe bëra për poshtë. -Do vemi të pimë një kafe të mirë tani që,…!...
-O Luan, -mu hodh e shoqja e tij, Drita, -Shelfiu është bërë telef nga rruga e djeshme, lëre të pushojë pak!
-Jo-jo, -u hodh Sefo vëllai, -unë them të mos humbim kohë, por ti bëjmë një vizitë Petritit sot, se nesë dhe pasnesër kemi në program Romën.
O-o-o, dhe kjo punë! -ǒflet moj Dritë! -ju hodha asaj të ndriturës një herë. -I njef këllqet e këtij ti, moj!? I ka këllqet ky sa për dy qytetarë si puna ime! Mos e shiko kështu të dobët, se kështu duket ky, por ëë-hë!.. Është burrë zamani ky! Do pij njëherë kafen me burra, e pastaj do shkojmë tek Petriti!.. Ju gratë bëni ndonjë gjë për të ngrënë, se po vete dhe dreka!..
Dhe një ta tërhequr Sefo vëllain e dolëm jashtë. Sa kisha dalë nga banesa, kur përplasemi me komshiun që banonte sipër nesh, Luigjin. Oho, Luixhi, e rraha tek shpatullat. E prezantova kushon me mikun tim komshi, duke e sqaruar këtë të fundit, se si kisha kaq vite pa u takuar me kushon, sepse kushoja im punonte e banonte në Zvicër. Luixhi më buzëqeshte e tundte kokën. -Mos ju kemi shqetësuar gjë mbrëmë, -shtova pastaj me zë të ulët në italisht, -se helbete, qetësi nate, ndërsa ne me muhabet…
-Ah, nuk prish punë, -ma ktheu miku im komshi, -një rast i rallë, kaq kohë pa u takuar ti me kushuririn…
-E kam xhentil, e kam, -sqarova më vonë kushon për Luixhin. -Shumë njeri i mirë. E pe, i njef traditat tona… (vazhdon):

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:44
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Dhe pa u larguar mirë nga pallati ynë, kur shoh shqiptarin e parë. Ishte Ermiri, edhe ky komshi në pallatin tim, por nga shkalla tjetër. Çun i urtë i shkreti, i pamartuar, se helbete, i ri akoma. Po dilte me një çift të ri me një fëmijë të vogël; patjetër njerëz të tij, që do i kishin ardhur për vizitë. -Ej, Miro!.. -i bërtita.
-Është pak qull, por çun i mirë, -i fola me zë të ulët kushos.
-Po ku je a i humbur! -i shtriva dorën dhe e përqafova, -ku ke humbur?..
Kisha vërtet nja tre-katër javë pa e parë. Ia nisëm prezanti-meve dhe muhabetit, pa e ndërprerë ecjen, sepse ata nxitonin për diku. I kish ardhur e motra me gjithë burrin dhe çunin e vogël, e do shkonin të vizitonin Koloseun dhe ndonjë gjë tjetër.
-Ohh, ç’mrekulli! -i ndriti fytyra tim kushuriu. Po ky kështu, ktheva kokën dhe e pashë me habi. Por ai, sikur t’mos e kish mëndjen fare tek mua, vazhdoi si gjel: -Me ç’kam parë në televizor, kanë filluar të japin edhe shfaqje të bukura me legjionarë e me skllevër…
-Po-po, tani në fillim të verës gjen mjaft gjëra të bukura tek Koloseu, -ia priti Ermir djaloja. Edhe ky, thashë me mëndje, paska nisur të vizitojë Koloseun, sikur nuk kalon aty me autobuz çdo ditë kur ikën në punë.
-Do ta vizitojmë dhe ne! -hodh prapë si gjel kushua im.
-Po të doni mund të vini me ne! -na foli ai burri i motrës së Ermirit.
-Po-po, -u hodh edhe Ermir qulloja. Eh, po kjo kështu, pshe-rëtiva pa e përmbajtur veten. Nga u miqësua tjetri aq shumë! Apo shqiptarë hesapi, mendova, si e si të duken, kur shohin njëri-tjetrin jashtë. Ndërsa atje në Shqipëri shahen e therren me njëri-tjetrin si … si ata skllevërit e Koloseut. Ngrejta duart gjithë buzëqeshje dhe ua vura tek supet dy ftuesve të dashur.
-Juve ju vaftë rruga mbarë, se ne e kemi planifikuar për nesër! Shumë faleminderit!
Dhe u ndamë duke i zgjatur njëri-tjetrit duart. -Nesër e ke hapur gjithashtu, mund të hyni edhe brenda! -më sqaroi Ermiri i shkretë, a thua se unë aty e kisha mëndjen.
-E di, e di -i thashë, -por shiko, të ma sjellësh sot motrën me gjithë burrin tek mua, se pa një vizitë nuk ju lë të ikni.
-Ne vimë, -foli me atë zërin qull Ermiri, -por të bije më mirë ty të vish, se më ka sjellë kunati një raki shumë të mirë, dhe ti e di që unë s’e pi dhe aq.
-Ore, lëri dënglat, -i ngrita zërin. Ti shkoja unë nga pas një çunaku që… që mezi fshinte qurrat e veta! -Sot në mbrëmje ju pres të gjithve, dhe merre rakinë me vete po deshe, se ia gjejmë dermanin.
Pa u larguar mirë, u kthye ai burri i motrës së tij: -Dëgjo! Sot nuk ju premtojmë, por nuk e di, a jeni të hënën mbasdite në shtëpi!?
Eh dreq! Në shpi jemi, në shpi, mezi e ruajta përzëmërsinë e jashtme, dhe vazhdova me kushon drejtimin tonë. ǒmë kish gjetur me këta shqiptarë derdemenë, thuaj!
-Bëjnë raki të mirë andej nga an‘ e tij. -fola sa për ti bërë muhabet Sefos. Ndërkohë po i afroheshim disa dyqaneve dhe kafeneve të mira.
-Ajd, futemi këtu! -më vuri dorën tek krahu kushua.
-Prit, prit, -ia ktheva. Atë punë e dija unë. Nuk mund të hyja në një lokal të mbyllur. Dhe as në atë tjetrin, që nuk më pëlqente. Dhe as në tjetrin, që ish si larg nga piaca. Gjeta më së fundi atë që doja, dhe u ula. Pak më tej më përshëndetën disa shqiptarë të tjerë, të cilët gjithashtu po pinin kafet e tyre. Ca rroskopë i njihja, e ca nuk i njihja. Sidoqoftë i përshëndeta duke u ngritur edhe një herë, e duke iu afruar tavolinës së tyre.
-Hë zgjebsa ç’bëni! -dhe u zgjata duart të gjithve. Pas meje edhe im kushëri, të cilin ua prezantova menjëherë. Ata menjë-herë tërhoqën nja dy karrike nga tavolinat e tjera e donin të më bënin vend. -Lëre-lëre, -u thashë, -se kemi tjetër plan!
E me të shkëmbyer edhe dy-tre fjalë të tjera koti, u dhashë shëndenë. Dhe, edhe njëherë i zgjatëm duart njëri-tjetrit. Me kushon u ulëm ca më tej e nisëm të shihnim kalimtarët e rastit.
-Këtu ka lezet ta pimë kafen! -ju drejtova tim kushuriu.
-Po pse!? Ato kafenetë e tjera dukeshin si pak më të qeta!
-Po ç’të qeta a i humbur! Këtu je në piacë. Shikon gjithshka dhe të shikojnë të gjitha femrat.
Nisëm të rrufisim ato kapuçinot e shijshme dhe unë e mbaja me muhabet kushon tim. I shkreti, kish filluar të bëhej ca si intelektual. Mezi e nxirrte një të shkretë fjalë.
Hidhte sytë ndonjëherë kot djathtas-majtas, lart e poshtë, dhe as vetë nuk e di çfarë shikonte. Më rrinte pak si i merakosur, sepse bënte llogarira kur do ta takonim atë kushuririn tjetër, Titin, kur do të venim në shihnim Koloseun, po në Vatikan a të lejonin, po ai vendi ku hidheshin monedha a ishte larg, po për ata miqtë a na dilte koha ti prisnim, kur aty e kur atje, ku e çfarë. -Po rri a derbardhë, -i thashë, -të çoj unë ku të duash ti, e ti të ngelesh i kënaqur! Tani të shijojmë këtë kapuçinon e bukur italiane dhe… hiç mos e vra mëndjen!..
Ohh, kishte lezet ta pije kafen në një lokal të hapur. Poshtë këmbëve të tua rrugë kalldrëmi, tavolina e rrombullakët dhe e pastër, ai dielli që të kënaqte, ndonse ne ishim nën çadër.
-Më thuaj o kusho, më thuaj, -s’më mbante kënaqsia, -ja ku e ke atë rrugën e romakve, si e ka pas emrin, se s’më kujtohet?..
-Egnatia, -plotësoi si i mërzitur.
-Po Egnatia, ja ku e ke, poshtë këmbëve të tua! Ja dhe prodhi-met moderne italiane, -dhe tregova tavolinën me dorë. -Ja dhe çadrën, ndonse kjo mund të jetë kineze! Ja dhe diellin! ǒdo më ti!? I ke të gjitha mo Sefo vllai! Si lashtësinë ashtu dhe modernen! Të gjitha trataksionet…
-Lëri shakatë ti, por rrufise atë kafe që tu ftof, e të nisemi, se tre ditë kohë kam unë!..
E me të parë orën, u trondit kushoja si ti kish rënë qielli në kokë. -As dy ditë e gjysëm kohë nuk kemi më! Ora dy, gati!
-E ç’e vret mëndjen a debardhë! E kemi ditën deri më dhjetë të darkës tani. Apo nuk të janë ndarë akoma punët e kooperati-vës ty!? Ha-ha…
Së fundi u çuam, e nisëm kthimin. -Ja shiko, -nisa ti tregoj ndërtesat e vjetra, -ç’të shikosh!? Ka Roma sa të duash nga këto! E gjithë Roma është e vjetër!
-Po, dhe unë prandaj dua ta shikoj sa më shumë!
Eh, ç’më gjeti, thashë. I ka hypur tjetrit në kokë për ndërtesa të vjetra. Të tilla ka sa të dojë në Albani!
-Po qendra është larg? -pyeti pas pak gjithë merak. Në fakt, as e mora vesh pse pyeti! Kot, apo donte të shihte ndonjë gjë!?
-Nuk është larg, jo! -ia futa dhe un kot, sepse në fakt, me mbi trembëdhjetë vjet në Romë, unë nuk e dija akoma mirë se kush ishte qëndra e Romës. Aty tek Koloseu, tek Vatikani, apo tek Parlamenti!?. -Gjysëm ore me këmbë prej këtu, ose me veturë për dhjetë minuta, por kemi probleme me parkimin!.. (Vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:46
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Dhe ngadalë, me muhabet hidhnim hapat. Takuam pas pak edhe një familje tjetër shqiptarësh. Ia nisëm muhabetit e për fat na doli se nusja e tij e kishte mamanë nga fshati i mamasë së Sefos; (unë me Sefon jemi kushurinj nga plaku). E gëzova Sefo vëllain, thashë, tek e shihja se s’po i jepte fund muhabetit. Apo s’kish dhe një grua llafazane ai tjetri, që më rrinte si hu dhe aprovonte me kokë fjalët e së shoqes. Thash me vete, kjo të jetë cicerone tek ato muzetë, ku do që të shkojë kushoja im e ti vizitojë, patjetër e lë kushon gojë hapur me ato përshkrimet e saj, me ato krahasimet, që dhe mua po më habisnin, e lëre pastaj me kujtimet, si ti kish përjetuar vetë!..
-Mos harro se do shohim koloseun! -u ndërhyra, tek ai burr qulli i tjetrës dëgjonte me gojë hapur, a thua se s’kish dëgjuar historira fshati. U ndamë dhe vazhduam drejt shtëpisë. Para pallatit pamë dy fëmijët e kushos, që po luanin me atë të voglin tim, sepse goca ishte e rritur dhe s’para afrohej më tek lojrat. U përziem pak me kalamajtë, të cilët aq donin dhe ia nisnin menjëherë ankimeve po të largoheshim ne. Eh, dreqi e marrtë, kohë rinie! Së fundi arrita të shkëputemi dhe ngjitëm shkallët. Me të hyrë brënda në shpi, të dyja gratë na pritën me ankime, pse ishim vonuar aq shumë. Ato i kish marrë uria, por vetëm prej nesh kishin pritur që të hanin. Gjithshka ishte ftohur. Por kjo s’ishte problem për gratë, sepse menjëherë ato ia nisën ripregatitjes së drekës. Ishte ora katër xhanëm, por ajd mo! Arritëm që vetëm në pesë të uleshim tamam e të hanim, duke bashkuar drek‘ e darkë bashkë. Kur mbaruam komplet, ora kish vajtur shtatë. Unë isha fryrë, por ama edhe kushon e kisha fryrë, sa mezi lëvizte. -O Petrit, vëllai, -lëshoi si i këputur në drejtim të dritares, -erdhi kushua në Romë, e s’të takoi dot. Se Luan kafexhiu s’më la!
-Mbaju, mos biesh, -ia ktheva, -se po të merren këmbët! Pa dhe Petritin do ta takojmë, pa dhe Koloseun do ta shohim.!
E pas dhjetë minutash i rashë telefonit të atij kushos tjetër.
-Si?.. Mami dhe babi kanë dalë!?
-E mo kusho! -iu drejtova Sefo vëllait, -yt kushuri Titi ka dalë në xhiro me damën e vet!
-Me atë skilipelsen? -mu hodh gruaja. Edhe kjo, thashë me vete, nuk pret të ikin njëherë këta kushot e tjerë këtu, por ia lëshon pa e ditur se llafet i merr era. -E moj, -ia ktheva, për të ndrequr diçka, -ajo skilipecja bën sport çdo ditë, e nuk rri kështu si ti me dhjamra!
Dhe nisa gjoja ti tregoja Dritës, gruas së kushos, se si vjet të dy ata, Petriti me të shoqen, e kishin bërë me këmbë përgjatë Tiberit nga mëngjezi e deri në darkë. Vetë na e kishin treguar në telefon.
-Duhet të jetë kënaqsi, të ecësh përgjatë lumit tuaj! -më foli Drita.
-As mos e diskuto, -ia ktheva me të shpejtë, dhe në mëndje më erdhën disa pamje televizori. -Apo nuk e kanë zbukuruar edhe me disa drita me ngjyra!.. Mbrëmjeve në disa zona është vërtet shum-shum bukur. Kam dalë edhe unë me Lumen nga njëherë.
-Po, këtu e dhjetë vjet të shkuara!.. -ma ngopi gruaja, pa e pasur mëndjen unë.
-Po mirë moj bukuroshe, -ia ktheva me të butë, siç e donte vendi dhe kuvendi, -një herë e ka lezet ta bësh xhiron në një vend, dhe jo njëqind herë!
Dhe pa e lënë të ma ngopte sërish, vazhdova duke treguar gjithë ato vendet ku kishim vajtur. E tek po shihja, se gruaja e kish kuptuar që nuk duhet të më ngacmonte më, ndryshe mund të më hypnin kacabujtë, nisa të përmend edhe vende ku nuk kishim vajtur, si Venecia, Piza, Etna në Siçili, e tjera vende.
-E paske kënaqur gruan me vënde nga më të ndryshmet! -më bëri qejfin Drita. Epo e hodha lumin dhe kësaj radhe mendova. -Po ç’kujton ti moj Dritë! Një Lumturi kam unë, dhe këtë do ta bëj që ç’ke me ‘të të lumtur, siç e ka dhe emrin.
E kështu me muhabet, duket se darka po na shkonte mirë. Edhe një ide krejt pa kuptim për atë orë, si gjoja për të dalë xhiro ashtu siç ishim, me gjithë fëmijë, e shmanga me marifet.
-I këputi gjumi fëmijët, Drita! -i fola gruas së kushos. E vërtet, të shkretët fërkonin sytë. Ora po i afrohej nëntës dhe vetvetiu të vegjëlve të kushuriut po u vinte vërdallë gjumi. (vazhdon)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Dhjetor 2014 11:47
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Nje Nder Traditat Shqiptare,

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.