Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Letra e Dashurise nga Ati
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rrugaejetes
Anetar i ri

Regjistruar: 03/09/2010
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 19

Post

Letra e Dashurise nga Ati

Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje_ …Psalmi 139:1_ E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh Psalmi 139:2 I njoh mirë të gjitha rrugët e tua …Psalmi 139:3 Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde …Mateu 10:29-31_ Pasi ti u bëre në imazhin tim …Zanafilla 1:27

Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde …Veprat e Apostujve 17:28 Ti je fëmija im …Veprat e Apostujve 17:28 Të kam njohur që përpara se të lindje …Jeremia 1:4-5 Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin …Efesianët 1:11-12 Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim …Psalmi 139:15-16

Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje …Veprat e Apostujve 17:26 Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme …Psalmi 139:14 Të formova në barkun e nënës tënde …Psalmi 139:13 Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde …Psalmi 71

Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin …Gjoni 8:41-44 Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë …1 Gjoni 4:16 Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty …1 Gjoni 3:1 Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt …1 Gjoni 3:1 Unë të ofroj më shumë se ç'mund të të ofronte ati yt tokësor …Mateu 7:11

Sepse unë jam Ati i përkryer …Mateu 5:48 Çdo dhuratë të mirë që ti merr, vjen nga dora ime …Jakobi 1:17 Sepse unë jam siguruesi yt dhe plotësoj gjithë nevojat e tua …Mateu 6:31-33 Plani im për të ardhmen tënde ka qënë gjithmonë plot shpresë …Jeremia 29:11 Sepse unë të dua ty me një dashuri të pashterrshme …Jeremia 31:3 Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës ...Psalmi 139:17-18 Dhe unë gëzohem për ty me britma gëzimi …Sofonia 3:17 Kurrë nuk do të ndaloj duke të të bërë mirë …Jeremia 32:40 Ti je thesari im i çmuar …Eksodi 19:5

Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim …Jeremia 32:41 Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme …Jeremia 33:3 Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh …Ligji i Përtërirë 4:29 Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde …Psalmi 37:4 Sepse unë jam ai që t'i ka dhënë këto dëshira …Filipianët 2:13 Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde …Efesianët 3:20

Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh …2 Thesalonikasve 2:16-17 Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua …2 Korintasve 1:3-4 Kur je i lënduar, unë jam pranë teje …Psalmi 34:18 Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time …Isaia 40:11 Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu …Zbulesa 21:3-4 Dhe do të largoj tutje çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë …Zbulesa 21:3-4

Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin …Gjoni 17:23 Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin …Gjoni 17:26 Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time …Hebrenjve 1:3 Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje …Romakeve 8:31 Dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua …2 Korintasve 5:18-19 Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi …2 Korintasve 5:18-19 Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty …1 Gjoni 4:10 Unë dhashë gjithçka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde Romakeve 8:31-32 Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua …1 Gjoni 2:23 Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime …Romakeve 8:38-39

Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell …Luka 15:7 Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati …Efesianët 3:14-15 Pyetja ime është…A do të jesh ti fëmija im? …Gjoni 1:12-13 Unë po të pres …Luka 15:11-32

Me dashuri, Ati Yt.
Zoti i Gjithpushtetshëm


---------


Miku im, Perendia te Do shume Ty. Dashuria e Tij per ty eshte me e forte se malet dhe me e thelle se oqeanet. Ai te do kaq shume ty sa ai ka thene per ty: Ti je si bebja e syrit tim dhe une te kam shkruajtur ne pellembet e duarve te mia. Ai deshiron te kete nje marredhenie personale me Ty, por ka nje problem shume te madh:

Ne te gjithe jemi mekatare, dhe nuk ka asnje te persosur.

"Të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijne lavdine e Perëndisë" (Rom. 3:23)

Por Perendia eshte i Drejte, i Persosur dhe i Shenjte, dhe per shkak te kesaj jemi te ndare nga Ai.

Per shkak te mekatit ne meritojme vdekjen

"Sepse paga e mëkatit është vdekja" (Romakët 6:23).

Kjo përfshin ndarje të përjetshme nga Zoti në Ferr.

"…është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë dhe më pas vjen gjyqi" (Hebrenjve 9:27)


Por, nuk mbaron ketu, Lajmi i Mire apo Ungjilli eshte se Zoti kaq shume te deshi Ty, sa qe Ai dha Birin e Tij te vetem, Jezusin, per te marre mekatet e tua dhe te vdiste ne vendin tend.

“Sepse Perendia kaq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jeten e perjetshme”. (Gjoni 3:16)

“Sepse Ate, qe nuk njihte mekat, e beri mekat per ne, qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Te”. (2Korintasit 5:21)

“Por Perendia e tregon dashurine e Tij ne ate qe, kur ende ishim mekatare, Krishti vdiq per ne”. (Romaket 5:8)

KETU QENDRON DASHURIA E PERENDISE:
Ne ishim mekatare, armiq te Perendise dhe meritonim vdekjen por...
Perendia na deshi kaq shume sa dergoi Birin e Tij te vdiste ne kryq per mekatet tona dhe te merrte ndeshkimin qe ne meritonim.

Miku im, Vetem duke u penduar dhe duke e marre Jezusin personalisht si shpetimtar ne jemi te shpetuar nga ndeshkimi i mekateve tona dhe te lindur ne jeten e re. Nese kete nuk e ke bere asnjehere, Sot eshte dita. Mos prit asnje moment. Tani eshte koha per tu penduar per te githa mekatet e tua dhe per te marre Jezusin si Zot dhe Shpetimtar.

Sot, kur te jesh vetem, kudo ku te jesh, shko para Zotit ne lutje dhe thuaji: “O Zot sot lexova dicka ne lidhje me Ty. A eshte e vertete? A eshte e vertete qe Ti me ke shpetuar me ane te Jezusit, nese Po, te lutem ma trego. Dua te te njoh Ty”

Nese ti lutesh dhe e kerkon kete gje nga thellesia e zemres, Ai nuk do te vonoje te te tregoje te verteten.

Zoti ne Fjalen e Tij ka premtuar:

“Do te me kerkoni dhe do te me gjeni, sepse do te me kerkoni me gjithe zemren tuaj. Une do te bej qe ju te me gjeni – thote Zoti…” Jeremia 29:13,14a


Nese ti je i sigurt per vendimin dhe deshiron t’ia dorezosh Jeten tende Jezus Krishtit qe sot shko perpara Tij ne lutje duke u penduar dhe duke e pranuar Ate si Zot edhe Shpetimtar. Mund te lutesh keshtu:

"Oh Zot, e di që jam një mëkatar. Te lutem me fal per mekatet e mia. Une Besoj se Jezusi vdiq në Kryq në vendin tim. Duke marre ndeshkimin, qe une meritoja. Tani une e pranoj atë si Zot dhe Shpëtimtarin tim. Faleminderit për faljen e mëkateve të mia, dhe për dhuratën e Jetës së Përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime, me ndrysho dhe më udhëhiq; më ndihmo që të bëhem ashtu sic dëshironi Ti të jem. Në Emrin tënd unë lutem, AMEN.”

Disa gjera qe mund te te ndihmojne:
Lutu – Kerko Zotin dhe fol me Te…
Lexo Biblen – Ai flet nepermjet saj…
Bashkohu me nje bashkesi ose kishe te krishtere Ungjillore.

Zoti te Bekofte


Kontakt:
Http://Jezusi.webs.com
RrugaeJetes@gmail.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2010 11:48
Rrugaejetes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rrugaejetes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rrugaejetes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rrugaejetes Shto Rrugaejetes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rrugaejetes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

I dashur At!

Letren tuaj e lexova me shume kujdes dhe pasi e kalova nja pese a gjashte here e kuptova ku e kishe hallin.


At, nuk vi dot ne shtepi se per momentin jam i zene, po pime ca birra me shoket.Pasi te pime, si dihet e gjej dot rrugem me apo jo, por e premtoj se do te te tel sapo te kem mundesi.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2010 13:54
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: I dashur At!

Citim:
Po citoj ato që tha Roneo
Letren tuaj e lexova me shume kujdes dhe pasi e kalova nja pese a gjashte here e kuptova ku e kishe hallin.


At, nuk vi dot ne shtepi se per momentin jam i zene, po pime ca birra me shoket.Pasi te pime, si dihet e gjej dot rrugem me apo jo, por e premtoj se do te te tel sapo te kem mundesi.



Po ti ke kohe qe te mendohesh. Asgje nuk te nxiton. Mbaro birrat dhe pastaj gjej rrugen, ta tregon vete Ati mor qun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shtator 2010 14:02
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:04 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Letra e Dashurise nga Ati

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.