Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > A mund të dashurojmë pa vuajtur?
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Antip@tre@
miStreCe

Regjistruar: 22/07/2010
Vendbanimi: mEs iLuzionesh te hUmbura
Mesazhe: 1505

A mund të dashurojmë pa vuajtur?

Alegoria e dashurisë është përcaktuar që në fillim të kohërave: një zemër; simboli i saj: një zemër e shpuar tejpërtej nga një shigjetë, që kullon gjak dhe që rrëfen se dashuria është fatalisht dhe pazgjidhshmërisht e lidhur me vuajtjen dhe dhembjen; çifti më emblematik: Romeo dhe Zhuljeta.
Të lashtët, perëndinë e Dashurisë, Erosin, e përfytyronin dhe e paraqisnin si një fëmijë sylidhur, pra i verbër, i shurdhët, lojcak dhe mizor e i pamëshirshëm, gjer edhe me të ëmën, Afërditën. I verbër, sepse vetë pasióni që ai përfaqëson, në më të shumtën e herës, është një përjashtim i mendimit dhe gjykimit cerebral; lojcak, sepse lehtazi merr zjarr, dhe po aq lehtazi shuhet. Është më i bukuri i perëndive të pavdekshme dhe më mizori: shigjetat e tij si rrufeja therin ajrin dhe godasin e shpojnë zemra, -- ky veprim paraqitet metaforikisht gjuhësisht: i godituri humbet drejtpeshimin, pengohet, rrëzohet, gremiset, shkërmoqet, vithiset, fundoset, shembet, plandoset, qorrolliset, -- bie në dashuri. Në gjuhën shqipe folja “bie” formon shprehjet ku analogjia kuptohet vetiu: bie i sëmurë, bie ngushtë, bie në kllapi, bie në kurth, bie në gjak, bie në dëshpërim, bie në fatkeqësi, bie në betejë, bie i vdekur… Kjo rënie pra, kjo rënie e ëmbël, në rastin e dashurisë, përfytyrohet si pasojë e një veprimi të jashtëm, andaj dhe Mitologjia greke e paraqet dashurinë si një pasion, pra si një mungesë tërësore të arsyes, madje pasioni ( pathema grek dhe passio latin ) konsiderohej si një çrregullim, me veprime të befta e të pakontrollueshme që sillnin rreziqe: vuajtje për individin, dëshpërim për familjen dhe rrëmujë për qytetin; fjalët pacient dhe patologji nga kjo rrjedhin. Në Antikitet u kultivua ideja se pasioni vinte jo vetëm nga jashtë, por edhe imponohej nga Perënditë. E që këtej, i dashuruari-i pasionuar dilte se ishte një viktimë e forcave të jashtme dhe të epërme, ndaj të cilave ai nuk kishte asnjë kontroll, e për pasojë nuk ishte i lirë, apo i përgjegjshëm për veprimet e tij. “Më ndodhi!” dëgjojmë edhe sot e kësaj dite, sidomos kur “ndodhia” thyen parime dhe rregulla të moralit (kur bie p.sh. në dashuri me të dashurin e motrës, apo me gruan e shokut) dhe ngjan sikur dashuria ndodhet në anën e kundërt të vlerave etike dhe morale. Ndonëse parimisht nuk mund të vendosim për një ndjenjë, sërish gjykojmë se ndjenjat nuk janë vetëm një fat që të bie dhe që detyrimisht duhet mbajtur apo vuajtur. Emocionet krijohen apo mbijnë nga një kontekst i caktuar kulturor, por edhe krijohen në gjirin e shoqërisë. Porse duhet pranuar, gjithsesi, se ndjenjat e ndryshojnë mënyrën tonë të të menduarit apo të të parit të gjërave. Fakti që dashuria është vendosur në sferën e mungesës së arsyes, ka bërë që filozofët dhe sociologët të merren shumë me të. “Një pjesë e rëndësishme e mirëqenies sonë luhet në marrëdhëniet dashurore”, thotë R. Kreimer në “Koncepte perëndimore mbi dashurinë”. “Mbetet të pyesim se përse dreqin e përdorim arsyen për shumë vendime të rëndësishme të jetës dhe parapëlqejmë të heqim dorë prej saj kur bëhet fjalë për dashurinë”. Konceptimi i dashurisë si një fenomen jashtë arsyes ka bërë që në kulturën perëndimore dashuria të lidhet me “çmendurinë”, me vuajtjen dhe dhembjen, gjer në atë pikë sa vuajtja nga dashuria është ngritur në vlerën e një virtyti dhe gjer të një heroizmi. Shekaspeare-i e përshkruan kështu këtë formë “çmendurie” në sonetet e tij: O dashuri, po ç’sy më vure moj në ballë/ që ky vështrimi im përherë më gabon,/ në mos po mendja, ku ka fluturuar vallë/ që ndryshe i sheh gjërat dhe ndryshe i gjykon? Dhe më tej: Të verbër dashuri dinake ti më mban/ të metat mos t’i shohë syri im që qan. Ndërsa Lorca kaplohet nga ankthet dhe frika se mos e humbet “çmendurinë e ëmbël”, në Sonet i Rënkimit të Ëmbël : Frikë kam përherë mos humbas mrekullinë/ e syve t’tu prej statuje porfiri/ dhe përmbi faqe çdo natë ledhatinë/ e firomës sate vetmi trëndafili. Në të tjera vargje vajton dashurinë: Oji zë i fshehtë i dashurisë sterrosur!/oji blegërimë pa zot! plagë zezanë!/ oji thumb prej vreri, kamelie e fundosur!oji rrjedhë pa det, qytet pa murranë!, ndërsa në Plagë Dashurie, ulëret nga dhembja: Kjo dritë, ky zjarr që më përpin/ Kjo pamje e hirtë që më rrethon,/ Kjo dhembje për një mendim ngulmon/Ky ankth qielli dhe kohe më vetëtin. Kjo gjëmë gjaku që zbukuron me nge/ kjo lirë pa puls, kjo shkarpë nepsqare/ kjo peshë deti që më godet tinëzare/ ky sfurk që gjoksin tim ka fole. Janë shirita dashurie, shtrat me të plagosur/ ku s’ka as ëndrra, por unë ty të ëndërroj/ mes gërmadhave të gjoksit tim hirnosur. S’ka pikë dyshimi se marrëdhënia midis dashurisë dhe vuajtjes është pothuaj universale, ajo nuk kursen as të vdekshmit dhe as të pavdekshmit: Jupiteri bulurin Olimpit duke u ngashëryer për Leda-n, ndërsa “atje ku përshkumet deti sicilian” – këndon poeti i madh spanjoll, Gongora – “përgjatë udhëve Akis dhe Galateas, ende dëgjohen tek bien dënesat dhe mallkimet buçimtare të xhelozisë së harbuar të Polifemit, ciklopit gjigant me një sy, të dashuruar me nimfën e re, Galatea-n, e cila përvëlohet nga dashuria pas perdeve të zeza të një thurime të dendur urthi”.
Filozofët stoikë radikalë propozuan “shkuljen nga rrënjët” të pasionit, si një kancer për shoqërinë njerëzore; Mesjeta e rivlerësoi pasionin e dashurisë përballë asketizmit të krishterë, por vetëm në kontekstin jashtëmartesor ( e që pa dyshim, s’ka tjetër fat veç dhembjes); trubadurët i kënduan vetëm dashurisë fatkeqe; romantizmi i thuri lavde pasionit dhe nuk e ndau dot kënaqësinë nga vuajtja. Letërsia e përdori kohërave dashurinë-pasion si lëndën e saj më të vyer, aq sa u krijua ideja se dashuria pa vuajtjen, pa vështirësitë dhe pengesat nuk është një dashuri e madhe, e as që ia vlen të jetohet ( Sade-i). E tërë kjo panoramë, lindja e dashurisë-pasion si një goditje rrufeje, si një flamë a sëmundje e mrekullueshme që i bën vdekatarët “të bien” në të e që, domosdo, u jep kënaqësi të pandarë nga dhembja dhe vuajtja, lidhet me dy gjëra: me shigjetën e Erosit apo të Kupidonit e cila shpon, josh, elektrizon, hipnotizon dhe bën që i godituri të vithiset, “të bjerë” në dashuri brenda çastit dhe menjëherë, si edhe me mitin e lashtë të androgjinit, ku dashuria njehsohet me dëshirën, me kërkimin e asaj që “na mungon”, që e dëshirojmë nga frika se mos e humbasim, dhe që është paraqitur si koncept në “Bashkëpirjen” e Platonit. Në mitologjinë greke androgjini ishte femra dhe mashkulli bashkë në një trup të vetëm, një qenie superiore dhe e shumëfuqishme, të cilës Zeusi xheloz i dërgoi një rrufe që e ndau më dysh, dhe qysh asokohe njëra gjysmë është në kërkim të gjysmës tjetër, të pjesës së “munguar”, ose thjeshtë të “gjysmës” siç përmendet termi në ditët tona.
Wilhelmine-a, një nga bukuroshet e fisnikërisë berlineze, njëzet e trevjeçare, në ballon e organizuar nga princi Ferdinand, pasi kërceu 10 minuta me një kapiten të ri, të cilin e shihte për herë të parë, i shkruan një mikeshës së saj: “Që nga ai çast, ai u bë zoti i zemrës sime dhe Zoti im, gjer në atë pikë saqë u mbusha me tmerr, sepse lumturia që më jepte veç pamja e tij, nuk më linte më kohë të mendoja për pjesën tjetër të ekzistencës. I vetmi mendim që kisha në kokë ishte të pikasja nëse më kushtonte ndonjë fije vëmendjeje... Sot, i vetmi ngushëllim që mund të gjej për gabimet e mia është iluzioni se një forcë e epërme më rrëmbeu mua dhe arsyen që kisha në kokë. Aq sa besova përnjëmend se më kishin helmuar...” ( Stendal: Mbi dashurinë)
Vuajtja në dashuri lidhet, veç asaj çka paraqitëm më sipër, edhe me “mospërgjigjen” e tjetrit, me “refuzimin” e dashurisë, me mospërkimin, apo me atë që Stendali, në monografinë e tij “Mbi dashurinë” kur përshkruan fazat nëpër të cilat kalon dashuria, e quan “shuarja” apo “zbehja” e dashurisë, kur njëri mbetet brenda dashurisë, në një kohë që tjetri tashmë është jashtë saj. Dashuria-pasion, ajo e shkaktuar nga shigjeta e Erosit, e çastshme dhe intuitive, ajo që më tepër tërhiqet nga pamja fizike, është e vetmja formë dashurie që njeh Mitologjia greke. “Porse jo të gjithë njerëzit dashurohen kësisoj”, thotë R. Kreimer, “ka nga ata që dashurohen në zjarr të avashtë, qetë dhe butë. Si çdo intuitë, edhe goditja e shigjetës së Erosit mund të jetë e gabueshme, sepse presupozon edhe një dozë të lartë idealizmi. T’i besosh qorrazi një intuite, është të marrësh në sy rrezik të madh. Dashuria mund të lindë edhe nga njohja, nga reflektimi, nga krijimi i disa kushteve që të shpien në zbulimin e tjetrit me të cilin mësohet dashuria”.
Përveç dashurisë-pasion, që, siç thonë rrëfenjat e letërsisë, nuk zgjat më shumë se tre vjet, është e mundur të ndërtohet dashuria-veprim, dashuria-gëzim apo dashuria-partner, ashtu siç e kuptonte Spinoza, i cili e lidhte, pa dyshim, dashurinë me dëshirën, porse dëshirën e kuptonte si një prani, si një gëzim, jo si mungesë dhe as si fatkeqësi. Në këtë kuptim, me qëllim që të përftojë një dashuri në terma veprimi dhe jo pasioni, Fromm-i propozon për anglishten ( çka vlen edhe për shqipen) shprehjen be in love ( me qenë në dashuri, me qenë i dashuruar), për të zëvendësuar shprehjen fall in love (me rënë në dashuri). Është më se e qartë se kush e mohon dashurinë humbet një nga eksperiencat më të mrekullueshme që mund të na ofrojë jeta; është po ashtu e qartë se të dashuruarit edhe mund të mos varet prej nesh, se nuk bëhet me porosi apo me urdhër, se është një mister dhe një e fshehtë nga ato që vetë universi dhe ekzistenca na rezervon, dhe se është, përpos të tjerave, një mrekulli që i shpëton edhe virtyteve. Porse dashuria jopasion, dashuria në termat e Spinozës, është ajo që ndryshon dhe dallohet nga dëshira në dashurinë-pasion, pasi forma e parë e dashurisë ka në qendër të saj tjetrin, njeriun që dashuron, ndërsa dëshira, te forma e dytë, ka në qendër vetveten, egon e saj. Dhe me gjasë, dashuria jopasion është e vetmja formë e dashurisë që mund të na shpëtonte nga vuajtja e sigurt, duke na dhënë njëkohshëm shijen e mrekullisë së saj.

__________________
Monologu esht tymi i flakve te brendshme te shpirtit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:04
Antip@tre@ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Antip@tre@ Kliko këtu për të kontaktuar me Antip@tre@ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Antip@tre@ Shto Antip@tre@ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Antip@tre@ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Nuk ka dashuri pa vuajtje.Tocka!

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:16
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*
Nuk ka dashuri pa vuajtje.Tocka!
edhe ka....

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:19
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Antip@tre@
miStreCe

Regjistruar: 22/07/2010
Vendbanimi: mEs iLuzionesh te hUmbura
Mesazhe: 1505

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs
edhe ka....


dashuria jopasion është e vetmja formë e dashurisë që mund të na shpëtonte nga vuajtja e sigurt, duke na dhënë njëkohshëm shijen e mrekullisë së saj.

__________________
Monologu esht tymi i flakve te brendshme te shpirtit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:21
Antip@tre@ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Antip@tre@ Kliko këtu për të kontaktuar me Antip@tre@ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Antip@tre@ Shto Antip@tre@ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Antip@tre@ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha Antip@tre@


dashuria jopasion është e vetmja formë e dashurisë që mund të na shpëtonte nga vuajtja e sigurt, duke na dhënë njëkohshëm shijen e mrekullisë së saj.

pikerisht....dashurine shihe si dicka te momentit....dhe ka per te lumturuar pa mase..nese mendon per te ardhmen kur je deeply in love te duket disi e pamundur dhe ajo te vret me teper cdo te behet ne te ardhmen???

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:24
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs
edhe ka....

Do ishte shume siperfaqesore.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:26
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Do ishte shume siperfaqesore.


perkundrazi....do te ishte shume e thelle dhe sentimentale, shume perraleore dhe ideale ne te njeten kohe...te gjithe do ta kishim zili...kur flas per dashuri e kjam fjalen poer dashuri tamam vajtje -ardhje.....qe te dy partneret e duan njeri tjetrein dhe jo per at dashuri qe tjetri do dhe tjetri se ka haberin qe ekziston...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:31
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs

perkundrazi....do te ishte shume e thelle dhe sentimentale, shume perraleore dhe ideale ne te njeten kohe...te gjithe do ta kishim zili...kur flas per dashuri e kjam fjalen poer dashuri tamam vajtje -ardhje.....qe te dy partneret e duan njeri tjetrein dhe jo per at dashuri qe tjetri do dhe tjetri se ka haberin qe ekziston...


Po flet per dashurine ideale???????

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:35
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Citim:
Po citoj ato që tha Deb*

Po flet per dashurine ideale???????

po ne nje fare menyre...dashuria e tille eshte ideale..nese nuk eshte athere nuk eshte dashuri ..duhet te jete dicka e ndryshme nga dashuria..te gjethe predikojne dashurine por ne fakt shume pak e njohin...

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:37
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Antip@tre@
miStreCe

Regjistruar: 22/07/2010
Vendbanimi: mEs iLuzionesh te hUmbura
Mesazhe: 1505

Citim:
Po citoj ato që tha Erald Gibbs
po ne nje fare menyre...dashuria e tille eshte ideale..nese nuk eshte athere nuk eshte dashuri ..duhet te jete dicka e ndryshme nga dashuria..te gjethe predikojne dashurine por ne fakt shume pak e njohin...


e vertet kjo e fundit
ndonjeher duket utopike

__________________
Monologu esht tymi i flakve te brendshme te shpirtit.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Dhjetor 2010 19:43
Antip@tre@ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Antip@tre@ Kliko këtu për të kontaktuar me Antip@tre@ (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Antip@tre@ Shto Antip@tre@ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Antip@tre@ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > A mund të dashurojmë pa vuajtur?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.