Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Tema e prekur nga Juliana eshte nje nga me te rendesishmet ne shoqerine shqiptare. Une mendoj se komplet edukimi i femieve ne Shqiperi behet pa llogjike dhe pa respekt per vete femijen. Mendoj se kjo eshte aresyeja kryesore e shkaterrimit te vendit tone dhe distances e krijuar mes brezave.
Po, po, nuk e percaktoj aresyen e shkaterrimit ne nje politikan apo nje tjeter. Po ta mendoni pak thelle "lufta civile" e vitit 97 dhe fenomenet e alabakeve, shfrytezimit te prostitucionit etj kane ardhur si rrjedhoje e carjes mes brezave.
Edukimi i semure shqiptar ka si shtylle faktin qe femija eshte me i vogel dhe duhet ti bindet prindit. Kjo sjell femije qe edukohen me dhune deri ne moshen adoleshenciale dhe ne ate moshe "shperthejne" per tu bere femije te pabindur, ose per t'ju kundervene prinderve.
Shume do te thone se nuk eshte e vertete qe ndodh gjithmone keshtu. Une jam dakort, nuk ndodh gjithmone keshtu, por problemi nuk qendron tek veprimet e femijeve, por tek psikologjia. Nje edukim i sforcuar nga prinder restriktive sjell nje ndarje te perhershme mes prindit dhe femijes. Femija nuk do ta konsideroje kurre shok prindin, dhe sigurisht do gjeje bashkemoshatare qe jane shoke me te mire. Ne keto kushte mungon ajo shtylle e rendesishme qe ben nje femije te ece i sigurte ne jeten e tij, mbeshtetja familjare.
Shpresoj deri ketu te me keni kuptuar. Veren qe kaloi me rastisi te shikoj nje emision televiziv ku ishin bashkuar rreth 4-5 psikologe dhe diskutonim per femijet. E pra me erdhi per te vjelle per ata psikologe qe kemi ne Shqiperi. Njeri prej tyre llogjikonte keshtu:
"Te rinjte shkojne neper diskoteka. Aty ndodh qe ka edhe njerez te armatosur. Po ashtu ndonjehere edhe zihen mes tyre dhe nxjerrin armen per te vrare. Ku e di une qe vajza ime nuk ha ndonje plumb qorr ne ate mish mash gangsteresh? Prandaj une nuk e le fare vajzen time te shkoje neper diskoteka. Edhe kur bejne festa sigurohem mire per ambjentin ku do shkoje."
Sic e shikoni ky qe e quan veten psikolog gjate gjithe diskutimit ndoqi nje fill llogjike qe nuk preku ne asnje vend deshiren e vajzes se tij. Ndoqi vetem mendimin e vet pa u preokupuar te respektoje dhe vajzen. Ky "psikolog" per mua eshte nje idiot. Eshte pak e mundur qe ky psikolog te jete profesional, me duket me shume nje prind i rrjedhur sesa nje psikolog.
Ku dua te arrij me kete?
Po ju jap dhe nje shembull tjeter para se te arrij aty ku dua. Ju qe jeni emigrante dhe merrni avionin per tu kthyer ne Shqiperi, e keni vene re sektorin e shqiptareve neper aeroporte ? I kini parasysh kalamajt shqiptare qe cirren e qajne, nderkohe qe 10 metra larg gjen femijet e huaj te qete e normale? Besoj se po, dhe ju ka ardhur per te qeshur.
Edhe une e kam vene re. Bile une kam vene re dicka me shume. Kur erdha ne Itali, me benin shume pershtypje fakti qe kalamjat ishin shume te urte, rralle qanin e ulerinin si femijet shqiptare. Fillova te pyes veten pse? Me kalimin e muajve e kuptova psene. Eshte shume e thjesht. Ne qytetin italian ku jetoj une, femijet trajtohen si nje qenie njerezore qe ka te drejtat e saj. Trajtohen me nje respekt te vecante. Ne supermarkata shikon mamate qe i spjegojne femijes pse duhet ose nuk duhet te bejne nje gje. Rralle kam shikuar prinder qe japin urdhera per tu zbatuar pa llogjike, sic bejne familjet shqiptare. Mbase nuk me kuptoni keshtu, me te lexuar, por ju siguroj se po te shikoni se nje femije pyetet per cdo gje, dhe trajtohet si shok, edhe pse eshte 3 vjec, atehere do e kuptoni vertet diferencen e edukates qe marrin femijet e stresuar shqiptare dhe femijet e pastresuar italiaono-veriore.
Nuk dua te hedh asnje ide raciste, por kjo sjellje pozitive ndaj femijeve fillon te bjere sa me shume zbret ne jugun e Italise, deri sa vijme ne nivelin shqiptar. Aty femijet jane si lodra, dhe nuk eshte cudi qe te rrihen fizikisht (ne mos psikologjikisht). Sjellja pozitive qe spjegova nuk eshte nje shembull per tu imituar me femijet tane, do ishim majmune po ta imitonim thjesht. Ajo sjellje vjen nga respekti qe duhet patur per femijet, sic duhet patur per cdo njeri qe na rrethon (edhe kjo shpesh mungon ne Shqiperi). Ajo sjellje mund te kihet me femijet po te shkeputemi nga mentaliteti shqiptar i dhunes dhe te mundohemi te krijojme breza me te shendetshem.
Ne momentin qe ju flas kam ndermend shume episode prind-femije ku femija respektohet, disa prej tyre me familje shqiptare te kendshme.
Nje shembull:
Jam i ulur ne nje bar me nje shokun tim, qe ka dhe gruan e cunin me vete. Cuni ne nje fare momenti fillon ta bezdise duke i nderprere fjalen per ta pyetur per dicka. Ja dy reaksionet e mundshme.
1. I jati merzitet nga kjo bezdi dhe i flet gjithe percmim cunit: Mjaft tani se na merzite, foli mamit aty! (Me ze te ashper). Sjellja e femijes imagjinohet kollaj, i fyer nga ky reagim do kthehej nga e ema gjithe mllef ose do rrinte urte ne tavoline me zemer te plagosur.
2. I jati bezdiset nga djali qe se le rehat dhe i thote: Aman mer bab, se po flas. Prit nje sekond te mbaroj, nuk nderpriten njerezit kur flasin! (Dhe i perkedhel koken). Kjo ishte dhe sjellja qe shoku im (baba) pati me djalin dhe djali, gjysem i qeshur, u kthye nga e ema dhe vazhdoi te flase me te.
Ketu hyn dhe nje variabel tjeter. Sa i fyer do ndihej femija po ti flase babai ne publik. Kjo varet nga ndarja qe prindet mund ti bejne publikut dhe privatit. Zakonisht shqiptaret punet e brendshme dhe ato publike i ndajne shume. Kjo do sillte qe femija te ndihej i lenduar per ate goditje qe mori ne publik, sido qe ti flitej. Ne te kundert nese familja nuk krijon keto ndarje te theksuara publik-privat femija do ishte njesoj ne te dyja ambjentet. Kjo do sillte dhe nje homogjenitet te sjelljes se femijes ne dy ambjentet. Pra do evitoheshin theniet e disa prinderve: "Mos e shif te urte djalin tim. Ashtu duket tani se nuk eshte ne shtepine e tij, por kur jemi ne shtepi e kthen shtepine permbys."
Konkluzion.
Si konkluzion gjerat qe nderhyjne ne nje edukim te shendetshem te femijve jane shume. Shembujt dhe faktoret ambjentale nuk do mbaronin. Por ne kemi ne dore shumicen prej tyre. Dhe padyshim respekti i prindit ndaj femijes eshte themelor per nje vazhdimesi te raportit prind-femije edhe pas adoleshences. Gjithshtu nje raport i shendetshem krijon nje femije me te suksesshem ne jete, me ta hedhur, me te sigurte ne vetvvete, me estrovers etj.
Une personalisht i kam urryer gjithmone prindet restriktive. Jam rritur ne ambjent me te lire dhe vetem liria qe kam patur me ka bere te mos filloj as cigare, as droga. Kam ndjekur nje shkolle qe nuk i ka pelqyer qe ne fillim prinderve te mi, por me kane mbeshtetur ne vendimet e mia. Kete e vleresoj shume si nje sjellje korrekte, edhe pse tani mund te mos me pelqeje shkolla qe bej. Ne fund te fundit prindi nuk ka te drejte te detyroje femijen te sillet ndryshe kur e shikon qe po gabon.
Para 3 ditesh po shihja "Willy, il principe di Bel Air". Dhe aty Willy i tha dicka shume te bukur dajes (me te cilin jeton). I tha kete:
"Une e di qe ti do te miren tone, e di qe do qe mos bejme te njejtat gabime sic ke bere ti shume vite me pare. Por jane pikerisht ato gabime qe ty te kane njohur me boten, te kane bere nje burre te suksesshem sic je tani."
Pra eksperienca e prinderve, nuk duhet te sherbeje per te detyruar femijet ti bien shkurt disa rrugeve te jetes qe prindet kane vleresuar si te keqija. Sherben per te keshilluar, kurresesi per te detyruar femijen. Nga ana tjeter as preokupimi i prindit se mund ti ndodhe gje femijes nuk justifikon restriksionet qe vihen shpesh. Sa te kete restriksione do kete dhe rebelizma. Sigurisht qe nje femije nuk i hedh kollaj poshte prindet, por ama nese ata nuk mundohen ta kuptojne, atehere do humbin shanset per te qene njeri i afert shpirterisht me femijen. Do perfundojne te therriten pleq, pas disa vitesh, jo me MAMI dhe BABI. Do behen nje peshe per femijen.
Pra, te dashur prinder, mendoni edhe per vete. Nese doni te keni femije te suksseshem dhe shoke te mire ne jeten tuaj, lerini te lire. Mos i ndrydhni femijet me histerizmat e mentalitetit shqiptar.
E di qe u zgjata, por keto gjera nuk jane te vogla per tu spjeguar. Kush ka interes e lexon deri ne fund
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|