DARDAN
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51
|
Shqiptaria eshte e para
Nga:Gjoke LEKDUSHI
Koheve te fundit ka patur dhe ka shume debate lidhur me besimet qe ekzistojne nder shqiptare.Ne vecanti i fryhet shume islamit,kur dihet se shumica e hapesires shqiptare dominohet nga popullsia e ketij religjioni.Shpaten e kane marre Gjon Keka,Ndue Ukaj e ne vazhdimesi nje "frat" si Shan Zefi,qe kane misionin e gjetjes se gjelperes ne kashte.Me sa shihet keta individe e ne vecanti,Ukaj,kerkojne pozicionim te prere.
Por halli eshte se edhe SH.B.A,pavarsisht ngjarjeve qe kane rrjedhur ne keto vite nuk qendrojne ne pozitat e Ndues,sepse shohin me larg,me qarte dhe me gjere.Ukaj dhe klani i tij,si zakonisht i bie tam-tameve te islamizmit dhe kjo jo pa qellim sepse Ndueja e ka nje detyrim ose ngarkese djallezore.Ne nje kohe qe vete Papa ulet ne dialog me kreret myslimane,Nduet,Gjonet dhe Shanet behen me besimtare se kreu i katolikeve boterore.Mos qofte thene qe ruajne thenien e njohur ne Kosove gjate sundimit serb:"Se kryqi nuk lufton kunder kryqit",pra serbet duhen ruajtur ndersa te tjeret i pret ndeshkimi final.Llogjika ne fjale le shume per te deshiruar ne kuptimin e vertete te humanizmit sepse nder shqiptare(e theksoj) nuk ka ekzistuar ndenja e dasise fetare qe mundohen te ekzagjirojne tipat me katolike se dhe vete Papa.
Atehere gjykojeni vete.....Pashko Vasa,pat thene:"Feja shqiptarit eshte shqiptaria" nje thenie qe nuk pranon komentet e Kekeve,Ukajve dhe Zefeve.E ne vazhdim ky ideolog i Rilindjes sone shprehej:"Qofte mallku ai qe qet ngatrrime ne k'ta vllazen shoq me shoq".Por eshte tragjedi qe keta tipa perversesh natyrale dhe shpirterore te vazhdojne te mbjellin faren e percarjes nder shqiptare.Diktatura,racizem,shkelje te drejtash njerezore,skllaveri ekzistojne ende ne boten e trazuar.Shtete jodemokratike si Kuba,Venezuela,Rusia,Kina,Korea Veriut,Irani,Siria,Birmania,Bangladeshi,Vietnami,L
aosi mbeten vende ku shkelen ne menyren me flagrante te drejtat elementare te njeriut,por kjo s'do te thote qe te gjitha keto jane vende qe besojne tek islami.
Krimi,diktaturat,violenca dhe shkelje e te drejtave njerezore nuk kane ngjyrime regjionale,raciale,ideore ato mbeten te denueshme per cilindo qe mbron drejtesine,demokracine,humanizmin dhe progresin.Mendoj se nuk duhet te abuzohet deri ne kapricio me terminologjite qe huazojme nga drejtime te ndryshme.Gjerat nuk duhen pare vetem bardh e zi sepse,ne te kundert genjejme vetem dhe humbim kohe me paragjykime meskinesh paranojake.Ekstremet gjithmone jane te rrezikshme sepse prodhojne ide dhe forma johumane.Te sulesh me armiqesi ndaj dikujt qe mendon e beson ndryshe eshte padrejtesi dhe faj.Te barazosh religjionet me individe apo grupe individesh qe terrorizojne njerezimin eshte fatalitet.Asnje fe e besim nuk predikon dhunen,ne te kundert mbrohet paqja,drejtesia,humanizmi dhe barazia.Abuzues ka patur dhe do te kete jo vetem ne religjionet por edhe ne idete dhe praktikat qe aplikohen.Megjithate grurit i duhet thene grure dhe egjeres egjer.Sidomos per ne shqiptaret ekstremizmat fetare jane me teper se te papranueshem .
Historia jone ka qene e tille qe kemi ditur te ruajme e avancojme kombesine perpara besimeve e ideve. Harmonia jone fetare edhe sot eshte bere objekt studimesh nga shume eksperte te hapesirave te ndryshme gjeografike e religjioze,eshte vleresuar me tone te larta dhe nga personalitete boterore,kesisoj keto vlera nuk duhet neperkembur dhe harruar.Ti frysh me teza bajate fondamentalizmit islamik ne hapesirat shqiptare eshte njelloj sikur te cosh uje ne burimin e Beogradit,Moskes e Athines.E dihet se trekendeshi sllavo-ortodoks ka qene,eshte dhe mbetet armiku me i madhe i shqiptareve.Jo vetem kaq por grupe fondametalistesh apo ekstremistesh islamike qe veprojne ne mbare boten,mbeshteten me te gjitha mjetet nga trekendeshi antishqiptar.Shihni kush mbeshtet Iranin,Sirine apo makabritetin e ketij lloji(Hamas e Hesbollah) dhe arsyetoni me gjakftohtesi realitetet qe perjetojme.Historikisht miku me i madh i shqiptarve ka qene,eshte dhe do te jete SH.B.A-ja se bashku me vendet e tjera te civilizuara te Europes perendimore.Kur miqte tane n'a pranojme sic jemi,perse e kemi problem ne vete.Apo keshtu thone Ukajt e shpura e tij e percaresve qe fatkeqesisht mbulohen me perkatesine e tanishme te tyre.Ne te vertete ata vetem besimtare nuk mund te jene....
Marre nga www.lajmishqip.com
__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|