Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > MSA ndryshe
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

MSA ndryshe

Gjergj Buxhuku/ Shekulli

MSA-ja është në thelbin e saj një leje për shqiptarët për të garuar së bashku me kombet e tjerë drejt zhvillimit. Por ashtu sikurse edhe vetë gara, do të ketë të fituar dhe të humbur. Pavarësisht, se në kushtet e sotme mund të mendojmë se ne nuk kemi se çfarë të humbim. Kjo do të ishte fatale për ne, por më shumë për brezat, që do të vijnë. MSA-ja ka në përmbajtjen e saj njëkohësisht mundësinë për të fituar, por edhe për të humbur nëse nuk do të veprojmë sa më shpejt si shtet i organizuar. Humbja mund të përkthehet deri në shtrimin e pyetjes nëse Shqipëria do të ketë apo jo ekonomi prodhuese, apo do të jemi vetëm konsumatorë të prodhimeve të të tjerëve. Jo për pesimizëm, por është pikërisht kështu. Nëse nuk do të jemi në gjendje të kundërveprojmë me mënyrat e duhura të kohëve moderne shumë shpejt shenjat e para të frikshme të falimentimit të biznesit prodhues shqiptar, që kanë kohë të shfaqura, do të kthehen në një epidemi të pandalshme. Epidemi me pasoja të pallogaritshme, që përfundimisht dhe pa asnjë shpresë shqiptarët do t’i vendosë përballë rrugës së vetme për t’u larguar pafundësisht nga atdheu i tyre në të cilën nuk do të kenë më as shansin më të vogël për të qëndruar. Kuptohet, duke i dhënë në trastën e largimit alternativën për të qenë vetëm shërbëtorë të të huajve. Ashtu siç po shohim dhimbshëm deri më tash. Asnjë debat politik nuk mund të jetë më i rëndësishëm sesa gjetja dhe pranimi nga të gjithë i një strategjie, që do ti krijojë vendit mundësinë për të pasur pjesën e tij në tregun e përbashkët evropian dhe atë botëror. Një vend për të cilën shqiptarët do të punojnë dhe ku do të derdhet kapitali, energjia dhe pasuritë e tyre dhe të vendit. Pasuri që si për të shtuar edhe më shumë dhimbjen e asaj çka ka ndodhur janë të jo më të pakta sesa të të tjerëve shumë më të pasur dhe të zhvilluar sesa ne. Duhet të kuptojmë se krijimi i kushteve për gjallimin dhe rritjen e biznesit prodhues në thelbin e tij ka të bëjë me vetë luftën për të ndërtuar një shtet të vërtetë demokratik shqiptar. Natyrisht, në kushtet në të cilat ndodhemi, ku sistemi ekonomik është ndërtuar krejtësisht mbrapsht, ku presioni nga jashtë është i madh për të shkatërruar krejtësisht edhe atë pak biznes prodhues vendor, kur kemi humbur kaq shumë kohë për t’u përgatitur për pasojat e MSA-së së firmosur së fundmi dhe mbi të gjitha, ku politika e deritashme ka qenë krejtësisht e papërgatitur dhe e papërgjegjshme në rastin më të mirë detyra është shumë e vështirë. Por jo e pamundur.
Politika shqiptare duhet të kuptojë se teoria e liberalizimit te tregjeve dhe ekonomisë është mjaft e bukur në të shprehur në konferenca ndërkombëtare dhe për shtyp, media të porositura dhe në biseda televizive, por realiteti paraqitet mjaft ndryshe. Integrimi ekonomik në vetveten e tij do të thotë hapje të tregjeve respektive në fund të fundit në përfitim të konsumatorëve si pasojë e përdorimit më efektiv të burimeve natyrore, njerëzore dhe financiare të zotëruara nga secili vend. Por, pikërisht vështirësia fillon në kuptimin e drejtë të shprehjes “hapjes graduale” të tregjeve. Politikës shqiptare i është nevojitur gatishmëria e saj për firmosjen e shpejtë të marrëveshjeve për tu përdorur vetëm si mjet propagande në sytë e lodhur të qytetarit shqiptar dhe më shumë akoma për tu treguar modernë dhe liberalë para ndërkombëtarëve, pa bërë asnjë përgatitje paraprake për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve vendore.
Bisedimet e institucioneve shtetërore shqiptare me përfaqësuesit e organizmave përkatës ndërkombëtarë si FMN-ja, Banka Botërore, OBT-ja etj., që si qëllim final kanë vetëm hapjen totale të tregjeve, janë karakterizuar në vazhdimësi nga mungesa e debatit profesional të domosdoshëm me qëllime strategjike të mirëpërcaktuara dhe të argumentuara. Përfshirja e përfaqësuesve të biznesit në debatet e mësipërme ka qenë përgjithësisht selektive dhe e nisur deri nga ndjeshmëria politike personale. Si rrjedhim, edhe “mbrojtjet”, qe janë arritur për sektorë të caktuar, kanë qenë jo shumë të studiuara profesionalisht, jo parimore, por vetëm të përfaqësuesve të biznesit më tepër të lidhur me politikën ose duke e korruptuar atë dhe si rrjedhim lehtësisht të atakueshme në vazhdimësi. Pasojat e politikës së hapjes së rrufeshme të tregjeve, pa siguruar kohën e domosdoshme të periudhës përgatitore të shoqëruar me politika të mbrojtjes së prodhimeve të vendit nga politikat dumping dhe subvencionet e drejtpërdrejta të vendeve të tjera për prodhimet e tyre kanë dhënë dhe do të vazhdojnë të japin edhe më shumë pasoja negative për prodhimet me origjinë shqiptare. Fakt i pamohueshëm është raporti skandaloz ne tregtinë e jashtme shqiptare në raportin 1:10 në favor të prodhimeve të huaja. Natyrisht, pjesa që përfiton nga hapja e pakontrolluar e tregjeve me jashtë është pjesa e biznesit tregtar, që siç duket, është mjaft fortë i lidhur me politikën dhe vendimmarrjen shtetërore shqiptare në krahasim me atë prodhues, por përfitimet e tij janë në shpinë të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare në afatgjatë. Rreziku i ndikimit të biznesit tregtar edhe ndaj qeverisë së re është shumë i mundshëm dhe duhet vullnet i fortë politik për ta përballuar. Shpëtimi nëpërmjet përshtatjes së investimeve së deritashme në sektorë prodhues është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm që shteti në bashkëpunim me biznesin prodhues duhet të ndërmarrë. Pa vonesë, sepse jemi shumë të vonuar. Hapi i dytë duhet të përzgjedhë se cilat janë mundësitë për përfitim, që MSA-ja ofron. Në fund të fundit, ekonomia shqiptare duhet të përshtatet ekonomisë evropiane dhe botërore, mbështetur pikërisht në atë çka ne mund t’i ofrojmë të tjerëve. Për të arritur deri atje sigurisht ka nevojë për të filluar sot. Paratë shqiptare duhet të investohen në ata sektorë të cilët përbëjnë në thelb pasuritë e vërteta tona, mbi të gjitha pozicionin gjeostrategjik mjaft të rëndësishëm. Kjo lidhet në dhënien e fytyrës së ekonomisë së Shqipërisë në eksportin e shërbimeve me vlera të pallogaritshme në afatgjatë. Kjo do të thotë se duhet të investojmë për sistemin infrastrukturës rrugore, portuale, hekurudhore dhe energjetike. Pa harruar prodhimet e industrisë agroushqimore. Mundësia për rishikimin dhe rivlerësimin e pasurive të vërteta tona është vlera e vërtetë që MSA-ja jep dhe që jep në tërësinë e saj pamjen e dyfishtë të saj.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2006 22:01
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > MSA ndryshe

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.