X-File
Selector
Regjistruar: 05/10/2004
Vendbanimi: Purgator
Mesazhe: 479
|
Paradoks
Enver Hoxha dhe Kosova
Festimi i 100-vjetorit
të lindjes së ish liderit
komunist shqiptar, Enver
Hoxha, ish shefit të Partisë
së Punës së Shqipërisë dhe
njëherësh shef i shtetit komunist
shqiptar për gjysmë
shekulli, në Prishtinë ka
shkaktuar një tërmet
mediatik dhe politik. A
është abuzuar me lirinë e
shprehjes dhe tubimit në
këtë rast dhe a e zhvendos
kjo debatin në Kuvendin e
Kosovës, pasi që zyrtarë të
lartë të tij si dhe deputetët
kanë propaganduar dhe
kanë marrë pjesë personalisht
në tubimin e marksistleninistëve
shqiptarë?
A kanë ndjesi Kryetari i
Kosovës si dhe Qeveria për
viktimat enveriste, që së
paku t’u kërkojë falje atyre?
A e hap udhën relativizimi
i krimit (mos dënimi i tij)
për rishfaqjen e fantazmës
komuniste dhe për ri-mendimin
e ‘hapësirave për
jetë të zhveshur’ dhe, a ka
nevojë shoqëria shqiptare
për një ‘de-komunizim’?
Përse hesht lidershipi i vendit
rreth kësaj ngjarjeje, që
për shumë shqiptarë ishte
kafshim i shpirtit, në emër
të demokracisë dhe lirisë
së mendimit? Vërtet a kanë
nevojë kosovarët për një
simbol të tillë dhe për t’u
identifikuar me diktatorin
më të vrazhdë komunist,
që shpesh tejkalonte përmasat
e Stalinit dhe Maos?
A është tubimi grotesk
i Prishtinës hyrje në
profilizimin e PDK-së si
parti ultra majtiste, apo
do të ndodh shkëputja
e fraksionin enverist?
Sipas grupeve të të
Drejtave të Njeriut dhe të
persekutuarve nga regjimi
komunist, dëshmitë e hulumtuara
e të arkivuara flasin
për krime monstruoze
në Shqipëri, nga regjimi
komunist i Enver Hoxhës.
Sipas këtyre dëshmive,
janë ekzekutuar 5 577
burra dhe 450 gra. Janë
dënuar 26 768 burra dhe
7 367 gra. Kanë vdekur në
burg 1 065 persona. Kanë
humbur aftësinë mendore
408 vetë. Kanë vdekur në
internim 7 022 veta
Gazeta Express
http://www.gazetaexpress.com/pdf/888.pdf
__________________
“I could sooner reconcile all Europe than two women”
Louis XIV
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|