Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Mjerimi Te Djathtes,mjerimi Shqiptareve
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51

Mjerimi Te Djathtes,mjerimi Shqiptareve

Ne keta 14 vjet postdiktature PD-ja ka mbyllur dhe ka shkyer porten shume here,rezultantja eshte ajo qe kemi. Atehere ku qendron ndryshimi midis levizjeve te meparshme nga kjo e fundit.....!?

Mjerimi se djathtes shqiptare, me sa shihet do te jete ne progresion te vazhdueshem,duke krijuar serish kolapsin mes elektoratit te djathte. "Shoqeria civile", intelektualet pa bosht, te eturit per poste apo dhe grupet e individeve amorfe jane turrur drejt ombrelles berishiane,per te plotesuar boshlleqet e PD-se.

Ne keta 14 vjet postdiktature PD-ja ka mbyllur dhe ka shkyer porten shume here,rezultantja eshte ajo qe kemi. Atehere ku qendron ndryshimi midis levizjeve te meparshme nga kjo e fundit.....!? Me sa kuptohet lidershipi blu kerkon te mbuloje pazaret me Nanon, i cili po pregatitet te leshoje pushtetin politik per "rivalin" e tij. Levizja ne fjale synon te krijoje pershtypjen qe fitoren e sollen keta qe krijuan Komitetin e Politikave,duke larguar kesisoj veshtrimin nga marreveshjet e fshehta midis Berishes dhe Nanos.Kolapsi ekonomik,korrupsioni i permasave te medha, mosintegrimi europian dhe varferimi ekstrem i shqiptareve kane krijuar nje pasqyre te plote te deshtimeve roze, tani me sa shihet do te riluhet karta blu.

Qe do te jete vazhdimi i nje demagogjie te pafundme per shqiptaret. Ramiz Alia, lojtari kyc ne keta 14 vjet postdiktature ka ditur te krijoje skenare qe kane rezultuar te sakte per kohen dhe vendin kur jane aplikuar. Por a mund te rezultojne serish te sakte....!? Kjo eshte per tu pare.

Zhvillimet shqiptare kane habitur deri tani ne nje mase te konsiderueshme nderkombetaret, luhatjet dhe ndryshimet brenda nates kane habitur dhe analistet me te zote, ndersa realiteti qe perjeton qytetari shqiptar eshte drejt shuarje totale te shpreses per te ardhmen.Komunistet e kampeve roze dhe blu vazhdojne te luajne pandershmerisht me fatet e kombit. Kur lidershipi roze luan me biznesmenet,ai blu,fut ne loje shoqerine civile. Dhe kesisoj loja luhet me nota therese ndaj nje populli qe meriton me teper se cka. Edhe media e ruralizuar shqiptare eshte pjese e skenareve te Alise, sepse Lesi, Kokedhima, Baze, Frangaj apo tjere pa ngjyre dhe forme luhaten sipas dirigjimeve social-demo-komuniste duke adaptuar maksimalisht format e autokratikeve te ish PPSH-se. Kesisoj rrenimit ekonomik, politik, mediatik i shtohet dhe ai shpirteror sepse e ardhmja llogaritet "zero". Shqiptaret kesisoj mbeten te denuarit e perjetshem te ideologjizmave antihumane.

E djathta e komanduar shpall jo vetem mjerimin por dhe denimin kolektiv te elektoratit qe shpreson tek nje opozite reale antikomuniste. Dhe keshtu pafundesisht vritet dhe shansi i fundit per pasardhesit e Kastrioteve, duke krijuar ne qiellin shqiptar vetem re te kuqe, roze dhe blu, por edhe ylbere pa fund ngjyrimesh qe dite pas dite vrasin dhe rivrasin nje komb deri ne qelize. Mjerimi yne do te vazhdoje per sa kohe mjeranet do te shpresojne tek obskurantizmi i veglave te Ramiz Alise.

Mars 2005

Ky shkrim eshte botuar tek "Lajmi" disa muaj perpara zgjedhjeve,por qe eshte real edhe per sot.

__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2005 23:20
DARDAN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DARDAN Kliko këtu për të kontaktuar me DARDAN (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të DARDAN't! Kërko mesazhe të tjera nga: DARDAN Shto DARDAN në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DARDAN në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Ish te burgosurit...

Ish te burgosurit politike apo pulat e lagura shqiptare.

Po me mua c’pate i thashe nje ish te burgosuri politike. Strumbullari i shkrimeve te mija eshte ndergjegjesimi i egzistences Katovicione Shqiptare. Kjo eshte e gjitha. Pastaj, juve per turpin tuaj deklaroni si deri me tani se interesat dhe aspiratat tuaja perfaqsohen nga Nano-Berisha ose me mire nga ustai i tyre, Ramiz Alia.
Do te behet hataja, na thonin,po te dalin keta nga burgjet,do na hane te gjalle. Po shyqyr qe djallin e kemi future ne shishe (burg) na qetsonin se Partia e Punes mendon per juve dhe per ditet qe do te vine. Dhe ne shikonim endra me gjigande mendje trohisur qe sulmonin pa pushim por binin si bari ne kosorin heroik te PPSH.
Le te urrejme vepren por te kemi respekt per talentin e djallit kisha lexuar diku dhe te them te drejten ndjeja simpati per djallin e burgosur.
Bubullon dhe gjemon.Vetetin 1990-ta. Bo,Bo do na dali nga shishja (burgu) djalli mendoja une. Tani do te behet hataja. Fakt eshte qe ato familje kriminelo-komuniste ( jo mbushat e topit sepse sklleverit skllever mbeten) hoqen nga dyert emrat me te cilat na kishin shaluar ne per 50 vjete si gomarin e fshatit e sakatuar djallin duke vrare, burgosur dhe e internuar ate.
Por pika e zeze. Djalli i vertet na qenkesh Ramiz Alia. Komandanti i zborit me te gjate ,15 vjecar, te popullit shqiptare i cili e shaloi dhe nje here gomarin ne kohrat e reja duke na krijuar partira, shoqata, gazeta dhe emeruar kapitalista nga listat e udheheqjes te PPSH, Rinise Komuniste Shqiptare dhe spiunave te sigurimit te shtetit perfshi ketu edhe ata te burgjeve.

Ha,ha,ha. Ish te burgosurit jane pulat e lagura shqiptare-gjemoi ne koken time ulurima dhe e qeshura cinike e Ramiz Alise- DJALLI I VERET JAME UNE. Cohem i lemeritur. Shyqyr qe isha ne gjume.


http://everteta.myblogsite.com

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shtator 2005 19:51
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Post

Per Petritin me shoke!

Ju lutem mos u tallni me figurat me te shquara njerezore(Te burgosurit politike)
qe iu nenshtruan cdo lloj dhune komuniste,
e kurre s`u poshteruan qofte nga nderi i familjes se tyre,
qofte psikologjikisht,
por i rezistuan dhunes enveriane me krenari dhe mencuri!

Mos u tallni me vuajtjet e te tjereve, sepse jetes nuk i dihet fundi!


Helga Kraja
usa.

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shtator 2005 19:56
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Jo Helga

une po them nje te vertet dhe nuk tallem aspask me ta por personalisht nderoje vuajtjet e tyre.
Ironikisht dhe fatkeqsisht kur ata dolen nga burgu nuk u organizuan ashtu sic une mendoja. Deklaratat e shoqatave te tyre ne mbeshtetje te Berishes dhe Nanon jane qesharake dhe per te ardhur keq. Kjo tregon se ato shoqatat e tyre kontrollohen akoma dhe komandohen nga (Katovica) Ramiz Aliagovic, Dritero Agolli ...(Mendoje se lidershipi i ketyre shoqatave jane nga ish bashkpuntoret e sigurimit).
KJO ESHTE SEMUNDJA. JU FTOJE JUVE TE GJENI ILACIN PER SHERIM.
Sinqerisht
Petriti

P.S Shkrimi ime eshte nje protest per realitetin e hidhur Shqiptare dhe posacerisht per realitetin e ish te burgosurve qe ndertuan me pune te papaguar Shqiperine (Uzina, vepra ujsellse taraca etj.) dhe nuk i eshte njohur djersa e jo me te marin ne dore drejtimin e Shqiperise.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shtator 2005 23:13
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Per mendimin tim,te burgosurit politike,jane bijte me te mire te kombit.
Kurse drejtimi i tyre pa viteve '90....kjo eshte nje tjeter ceshtje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shtator 2005 01:21
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Me kete jam dhe une

dhe pyes perse me te miret nuk i kemi ne krye per te miren e tyre dhe tonen se bashku.
Perse nuk i eshte dhene haku per punen e papaguar bere per 50 vjete, ndersa Nano pasi vodhi beri dhe qejf ne burg na mori paret dhe na doli dhe i pafajshem.
A nuk eshte peshtiruese qe Ramiz Aliagovic na eshte bere superstar ne mediat shqiptare te cilat vet i krijoi dhe vazhdon ti komnadoje.
A nuk ishte PD dhe PS qe manipuluan referendumin per formen e qeverisjes ne 1997. A nuk ishte paracaktuar fati i LZHK qysh para zgjedhjeve me falsifikimin e tyre.
Le te flasim konkretisht perse eshte keshtu dhe si munde te ndryshoje?
Sinqerisht
Petriti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shtator 2005 02:19
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51

VETNDESHKIM APO NDRYSHIM

Shkruan:Nevruz LULO

Me ne fund ndodhi ndryshimi....!Funksionet me kryesore te shtetit shqiptar kontrollohen nga lidershipi i selise blu.Tani cdo gje eshte ne rregull sepse kemi njerezit e duhur per te ndryshuar.Faktet kane qene kokeforte sepse vete doktori e kthen pllaken cdo minute,akuzon e terhiqet,therret e butesohet,dekomunistifikohet e kthehet serish ne origjine.

Pra si te thuash "loje me kungulleshka",nga ato qe admirojne vetem te konvertuarit apo dhe betuarit.Dhe serish duartrokitje pa fund,"duar te pastra" per felliqesirat dhe imoralitet per amoralet.Jemi mesuar tashme me politiken shqiptare ku akuzat keqperdorohen deri ne poshtersi dhe ku ndergjegjia harrohet sikur nuk ka ekzistuar ndonjehere.Nuk ka kontrroll pasionesh(qe shkojne deri ne kriminalitet),nuk ka kontrroll arsye(qe shket deri ne marrezi) dhe nuk ka asnje lloj tjeter pergjegjsie per tu ballafaquar me ato qe thuhen e sterthuhen nga njerezit e politikes.Premtimet harrohen,dritat fiken,uji vetem pak ore dhe hajdutet me cizme behen partnere te luftes antikorrupsion.Edhe hajde thuaj se nuk kemi ndryshuar...Sepse realitetet shqiptare ndryshimin e kane pjese integrale te jetes,gdhihesh i nderuar dhe ngrysesh superhajdut(e kushedi se si).Tifozet blu mburren me ato qe ka thene,thote e do te thote doktori(te tjeret nuk vlejne),ata roze jane me keq sepse s'dine nga t'ia mbajne(keq me te riun e keq me te vjetrin).Por megjithate nje gje eshte me se e sigurte:Komuniste kane patur,kane dhe do te kene kontrollin mbi shoqerine shqiptare sepse keshtu jane orientuar dhe nuk kane se si te bejne ndryshe.Edhe presidenti jokomunist nuk ka force per te dale rrethi vicioz i nje ishsekretari pa shtylle kurrizore.Sepse nese tenton mallkimi do ta ndjeke deri ne fund te jetes,pavarsisht qe mallkuesit jane djaj(madje me keq).Dhe keshtu shqiptaret mbeten populli me i pafat ne glob sepse jane te detyruar te mbeten skllever te perjeteshem te cmendurise se quajtur "Komunizem",madje kane privilegjin qe edhe te vdekur nuk mund t'a gezojne lirine e enderruar apo drejtesine e harruar.Keshtu le te "gezojme" te gjithe,se mallkimi n'a ka ndjekur dhe do te n'a ndjeke kushedi sa brezni.Hajde thuaj pastaj se nuk jemi te lire pavarsisht qe skllavopronaret e kuq kane nderruar vetem emrin ose ngjyren,hajde thuaj se nuk kemi demokraci kur kriminelet qajne me teper se te vuajturit dhe kur ideologet e socializmit obskurantist premtojne te ndertojne sistemin e ri(hipokrizi kriminale).Vertete eshte dicka e re sepse marrezia kolektive 50-vjecare serish persekuton shqiptaret pavarsisht ngjyrave qe ka ,fjaleve qe thote dhe njerezve qe e perfaqesojne.Ndryshimi i vertete eshte kur ndryshojne njerezit,idete,dhe prespektivat.Sepse nga kameleonet e pashpirt vetem sajesa antihumane mund te presesh.Dhe ne kemi pak nevoje per qetesi dhe integritet qe do te vijne jo nga kjo bande politke qe kemi sot.Sepse te ardhmen nuk mund t'a ndalin perversitetet dhe dekadencat e stafeve te sekretareve(kuq,blu apo roze) qe jane ekzistente ne politiken aktuale.

Marre nga www.lajmishqip.com

__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Nëntor 2007 01:19
DARDAN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DARDAN Kliko këtu për të kontaktuar me DARDAN (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të DARDAN't! Kërko mesazhe të tjera nga: DARDAN Shto DARDAN në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DARDAN në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
DARDAN
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 11/01/2005
Vendbanimi: SH.B.A
Mesazhe: 51

E djathta qe pritet te rilinde

Shkruanardan PEJA

Te ndalesh dhe te shkruash per spektrin e politikes shqiptare gjithmone eshte shume e veshtire.Realiteti qe perjetohet tregon se eshte veshtirsuar shume dallimi midis ngjyrimeve,ideve dhe platformave.Nese i hedh nje shikim te shpejte formacioneve politike qe gelojne sot ne 28 mije km2,do te stepesh nga konseguencat e tyre per tu mos u shkeputur nga origjina e tyre johumane.

Ne Shqiperi vetem te djathte nuk ka….Gjithe spektri i politikes nese vertet meriton te quhet keshtu ,jane copeza te klaneve byroiste qe nuk rreshtin se luftuari per pushtet absolut.E djathta historike Balli Kombetar dhe Legaliteti pas tragjedise kriminale diktatoriale,perjeton nje dekadence totale,fale injoranteve,sigurimseve,proletareve dhe provincialeve qe kane zaptuar te dyja partite me te vjetra shqiptare.Pra postdiktatura me "lirine" qe ofroi pothuajse i shkaterroi keto formacione politike,te krijuara nga elita e intelektualizmit jo vetem te asaj kohe.E reja….?Edhe e reja qe kerkon te imponohet,eshte teresisht e infektuar nga semundjet e se kaluares se vonet dhe te hershme.Tentativat per organizme grupacionesh me ide te reja,mbeten vetem ne kuadrin e bashkesive familjesh,dashurish dhe shokes pa ndonje strategji te qarte,vetem deshira apo endrra ne diell.Pra me sa shihet qenkemi te denuar te presim serish..... Zbatimi i ideve te Katovices ne Shqiperi ishte ne menyren me perfekte,per vete faktin qe ishet(komuniste,sigurimsa,xhahila e injorante) u bene kapitaliste te rinj.Pra ketu nis mosperputhja midis ideve qe mbartin me realitetin qe posedojne(pasurine e grabitur).

Gjithe Lindja e Europes vuan nga kjo mosperputhje qe te con ne kaos total.Shqiperia si gjithmone eshte “nxenesi” me i mire,ne kuptimin e vertete te fjales,sepse zbaton me fanatizem ate qe importon nga ishvendet e bllokut famekeq komunist.Po ne duar te kujt eshte sot e djathta e shpallur nga dekretet e Alise(qe i di te gjitha).Berisha eshte jo vetem nje ishkomunist i mbrujtur deri ne qelize me bolshevizmat paranojake,por ai mbetet dhe armiku me i madh i se djathtes shqiptare.Populli thote:Zot me ruaj nga miqte,se nga armiqte ruhem vete.Dhe kjo fjale e urte eshte mese e meritueshme per Doktorin qe ne vend qe te sheronte Shqiperine e katandisi me “kundershtaret” e tij ne nje “Brrake” te madhe.Te tjeret jane vetem garnitura e sallates "ruse" qe ha pa deshire elektorati i djathte shqiptar.

Marre nga www.lajmishqip.com

__________________
Heshtja eshte funerali se drejtes

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Mars 2008 19:42
DARDAN nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të DARDAN Kliko këtu për të kontaktuar me DARDAN (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të DARDAN't! Kërko mesazhe të tjera nga: DARDAN Shto DARDAN në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto DARDAN në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Mjerimi Te Djathtes,mjerimi Shqiptareve

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.