Fajtori
Apo jo?
Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Turisti i shpirtit
Nje nate e gjate.
Njerezit flene. Vetem ti jep e merr me valet e shpirtit. Do ti masesh, do ti ndryshosh.
Eshte e cuditshme kjo jete. E cuditshme por jo e shemtuar. Te gjithe kerkojme dicka, ceshtja eshte cfare. Mundohemi te kuptojme cfare duam, rremojme neper njerez, neper shpirtra, neper ndjenja, neper cmendurira. Ne fund akoma se gjejme pergjigjen. Dime qe duam...
Njeriu ne disa caste kupton shume gjera. Ndjek rruge te jetes, ben eksperienca, dhe ne fund nuk ka mberritur asgjekundi, por dicka ka kuptuar, dicka me shume ka brenda vehtes. Nje puthje me shume, nje qeshje, nje prekje, nje embelsi, nje dashuri, nje lot, nje largesi, nje trembje... ehhhhh, mbushesh me fryme dhe qesh me vete: "Sa e cuditshme eshte jeta".
##########
Njeh njerez dhe i vezhgon si e jetojne jeten. Shume prej tyre mundohen ta parashikojne ate, te njohin cfare do te ndodhe ne te ardhmen, te njohin vetveten pak me shume. Ka disa qe nuk duan te humbasin kohen ne rrugicat pa krye, duan vetem te arrijne ne perfundimin rruges se madhe ku gjezdisin te gjithe. Sa gjynah...
Ka te tjere qe duan te hyjne ne rrugicat pa krye, por kane frike. Kane frike si zakonisht se mos mbeten ne nje rrugice pa krye. Kush do ti nxjerre valle ? Ne kete bote te eger te gjithe te fusin, por askush ste nxjerr. Duhet te behesh i zoti vehtes. Sa gjynah...
Pastaj ka te tjere qe duan te tregohen te guximshem, te hyjne neper cdo korridor te jetes, neper cdo shpirt qe do ti mbushe. Mendojne se ajo mbushje do i jape force, enderrojne... Vjen nje cast qe rrugicen e kane para, mjafton ti hyjne. Por jo, nuk arrijne, ishte si zakonisht nje enderr qe mbeti e tille. Dalin nga ajo hyrje dhe vazhdojne rrugen e madhe ku ishin. Takojne njerez dhe u thone te bindur se nga rrugicat skane frike. Sa gjynah...
Pastaj ka te tjere qe mundohen te bejne planimetrine e jetes. Krijojne rrugen e madhe mbi nje leter. Skicojne njerezit qe ecin aty. Pastaj fillojne krijojne rrugicat. Por dicka nuk shkon... Nuk paska vetem nje rruge te madhe. Ka dicka qe nuk kuptohet perderisa skicen spo e bejne dot. Jane afer, mendohen, dhe mbase ja arrijne, por mbase jo. Sa gjynah...
Dikush nga skicuesit e zellshem vendos te provoje ato rrugica. Do te jete i perpikte. Ecen rruges, gjen nje rrugice dhe futet. Arrin ne fund, duket e mbyllur, por paska nje dere. E hap. Para tij shfaqet nje bote tjeter, nje rruge tjeter plot njerez. I duket me e bukur se rruga nga vinte. Njerezit jane me te qeshur. Kthehet prapa por dera nga erdh nuk ekziston me. S'kthehet dot me...
Ecen rruges dhe pas pak ajo rruge e bukur i merzitet. Teper monotoni. Nje shtepi e bukur anash rruges si shume te tjera. Mbi deren e hyrjes rriten trendafila. Eshte si shume te tjera ne ate rruge, por ajo i pelqu me shume se te tjerat. Hap deren dhe hyn. Ben pak hapa dhe e kupton qe eshte diku tjeter, larg rruges ku ish. Kthehet prapa dhe dera nga hyri nuk eshte me.......
#####################
Dikur kam lexuar nje liber nga Frijitof Capra. titullohej "Rrjeta e jetes". Me vone kam kuptuar se rrjeta e njohurive tona shkencore ngjan shume me rrjeten tone shpirterore. Shpesh shikojme dike qe na pelqen ne rrugen e jetes tone. Ai/Ajo se ka mendjen. Po shikon dike tjeter, qe i pelqen atij/asaj. Po as ai tjetri se ka mendjen. Si te gjithe hedh syte andej nga i pelqen, dhe jo andej nga pelqehen.
Te them te drejten se di nese kjo rrjete eshte e bukur apo jo. Di qe ndodh shpesh keshtu. Nuk dua te filozofoj. Njeriu kur shkruan ate qe ka ne tru hidhet si majmuni nga nje mendim tek tjetri, dhe perfundon ne filozofi. Dua vetem te hap nje teme ku mendimet te peshtyhen ose te fiksohen pa patur asnjeri qe i gjykon. Larg atyre temave ku thone, TE LUMTE, ME LUMTE, SHUME KEQ etj.
#####################
Nejse.
Kush tha njehere qe mendimet jane kaq te plota. Ka lloje te tjera mendimesh qe vetem mendohen dhe po te shkruheshin do ishin marrezi. Epo sot marrezia eshte ne mode, qofte per mire, qofte per keq.
Te puthesh nje cast lumturie, nje shpirt te lire. Te besh turistin ne jeten e dikujt tjeter. Te hysh si vendas e te ikesh si turist. Kjo eshte nje menyre e konsumimit te deshirave. E shemtuar? Se di.
Ehhh sa relative jane gjerat. Edhe turisti i shpirtit mendon se ne valixhen e tij fut te gjitha sendet e veta. Por ndodh qe harron dicka, pune dreqi. Ne udhetimin e ardhshem harron serisht dicka. Pastaj harron prape, harron harron harron. Derisa ne nje moment valixhja mbetet bosh dhe turisti mbetet ne vendin e fundit qe vizitoi ashtu krejt rastesisht. I zhveshur nga sendet e veta, kupton se eshte koha te marre dicka, mjaft harroi. Dhe mbetet pergjithmone ne shtetin e fundit ku vuri kemben, duke punuar akoma per te marre dicka, me valixhen e pluhurosur akoma gjysem bosh.
##############
Mjaft tani. Mendimet nuk jane te zymta, por realiteti kerkon nje perfundim. Dhe perfundimet zakonisht perbejne nje zgjedhje. Dhe zgjedhja perben thelbin e jetes. Te lesh pa njohur e shijuar dicka per te njohur e shijuar dicka tjeter. E di cfare, po i le dyjezimet. Me erdhi ne mend dicka qe kam menduar keto dite.
Pretendimi
Ky eshte emri i cdo problemi qe ekziston ne kete bote. Cdo genjeshter, cdo sherr, cdo lufte, cdo inat vjen nga pretendimi. Behet fjale per ate moment kur imagjinata jote tejkalon realitetin e tjetrit. Ti e mendoje ne nje vend, ai eshte diku tjeter.
Ndonjehere pretendimet thuhen, dhe normalisht nje pretendim nuk thuhet si nje mendim, por si nje pretendim. Dhe ndonjehere tjetri nuk pranon te shkoje aty ku i kerkon ti. E atehere e kupton qe distanca mes te dyve ekzistoka. Mbase dy njerez nuk do jene kurre te puthitur 100%. Mbase aresyeja per kete eshte se te gjithe kthejme koken andej nga na pelqen dhe harrojme se dikush ka kthyer koken nga ne. Por jeta eshte mbushur me endrra dhe endrrat na lejojne te hyjme ne rrugica qe "dukeshin" pa krye, por nxjerrin ne rruge akoma me te bukura. e atehere mjafton te kemi kujdes valixhen qe te mos i harrojme sendet tona, por ti dhurojme. Mbase pas deres tjeter qe do hapim rregullat e botes do ndryshojne. Turisti nuk do kete me valixhe, dhe pretendimi do krijoje paqe ne vend te luftes. Por kjo nuk eshte e frikshme. Ndryshe, mos rreziko, bej dhe ti si te tjere, mos e hap kurre deren e ndryshimit... por mes dy boteve mos qendro, deren mos e ler hapur, sepse dicka vritet ne kete mes, dhe sipas llogarive duhet te jete dera qe te prezantoi me boten e re.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|