shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Soneti
Natyra e sonetit
Me një përkufizim të thjeshtë nuk është e mundur që të shprehësh të gjitha aspektet që perfshin soneti. Ai eshte kaq i gjërë dhe gjithëpërfshirës, sa do të ishte thjesht një dëm i vetëdijshëm, në se do të krijohej një definicion i thatë ne shtrirjen e disa rrjeshtave skolastikë.
Nga ana tjetër, në se shkencat kanë për qëllim që të përkufizojnë fenomenet, vetë letërsia ka tendencë që ti zhbëje përkufizimet.
Shkencat dhe në rastin konkret shkenca e letrave, nëpërmjet studimit dhe përkufizimit merret me zbërthimin e ideve dhe kështu si i shtjellon ato gjërë e gjatë, përpiqet që ti kontrrollojë e korrnizojë.Kështu, krijon forma të ngrira e didaktike, të thjeshta apo të komplikuara, por të kapshme për të gjjithë që kanë dëshire të memorizojne e mësojnë. Ndërsa letërsia, duke ju dhene liri ideve, i konkretizon ato me eksperiencat dhe kështu hap pafundësi rrugesh për të ndjellë estetikisht ndjenjat dhe kënaqësite. Larmia e madhe e eksperiencave, shrirja e tyre në kohë, i jep letërsisë pafundesi mjetesh per te arritur pra këtë qellim, përmbushjen emocionale estetike.
Nëse një sociolog, apo nje fiziolog, do të jepte një perkufizim për njeriun me të dashur, nënën, të tille si Nëna është një femër, qe lind fëmije dhe i rrit ata duke shfrytëzuar aftesitë e saj mamifere etj etj, letërsia, duke përdorur mjetet e saj artstike, jep artin mbi nënën. Dhe këtu mund te zgjidhja cilendo vjershë apo pjesë letrare për ilustrim, duke qëne i sigurt që edhe pjesa artistikisht më e dobët, do të kishte sukses të plotë. Arti mbi nënën është gjithmonë i pëlqyeshem, estetik dhe dashamirës. Pra lerësia thërret në ndihmë ndjenjën, ndërsa shkenca llogjikën. Një kombimin adekuat i të dy këtyre elementeve, do të krijonte një nivel të ri të artit dhe do ta bente pjesën letrare të përjetshme.
Vlera
Mark Twain, diku jep një observim klasik: Dikush, i cili zgjedh që të mos lexoje literatureë, nuk ka asnjë avantazh ndaj dikujt që është analfabet.
Ne kohen e sotme sidoqofte, nuk shtrohet më problemi i analfabetizmit, por qëndron një tjetër aspekt i femomenit: çfarë dikush lexon dhe me çfarë literatureë e vret kohën. Pse dikush e shpenzon ketë kohë kaq të çmuar, duke lexuar letërsi dhe jo literature teknike , e cila mund te ndikonte direkt në të ardhurat materiale të personit në fjalë? Në jeten e përditshme shpesh shohim se best seller ështe, jo një libër me poezi, apo nje roman, sado i mire qoftë, por një libër kuzhine, ose edhe me tej, një libër dietash. Nuk ka çudi në këtë mes. Në stacionet e radios, degjohet jo muzika me te mire, por ajo me soap, e çastit, muzikë të cilën edhe mund të mos e dëgjosh, muzikë që nuk të pengon të bësh ndërkohe edhe një bisedë. Sidoqofte njeriu ka të drejtë të zgjedhë dhe orekset e njerzve janë të ndryshme.
Sigurisht vlera me esenciale e letërsisë, poezise dhe posaçërisht sonetit, është pikërisht ushqyerja e ndjenjave, e jetes emocionale, terheqja, veçimi nga te tjeret, forca për të të bërë për vete aq sa të mbyllesh vetëm me të dhe të harrosh ambientin ku je. Poezia në nivelet e saj ka shumë pak lexues, por këta janë lexues të vërtetë, janë ajo shtresë e qënjes njerëzore, që ka sensorë te mjaftueshem, ku fjala artistike e ngritur në art, të gjejë interlokacionet e saj. Soneti, si formë e poezisë ku fjala poetike, ky sublimin i fjalës së thenë, ndjell muzikën, jo për ndihmë, por pa teprim, si pjesë të saj, si element përbërës, ku ndahen me vështirësi, fjala nga nota muzikore. Elementet e tjera si ritmi, metrika apo edhe rima, duke qënë pjesë si të poezisë ashtu edhe të muzikës, gjejnë vend lehtë në këtë simbioze fiksionale dhe kështu krijojnë artin e këngës.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|