Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Mihal Hanxhari
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Mihal Hanxhari

Aldebaran



(copëza nga poema)

O natë erdh muzika zbathur nëpër erë
Deti nisi zërat me gjemit’e tia
Këngë o këngë ku mbytet dashuria
Shpirti rri zgjuar dhembjen ve të flerë
O natë erdh muzika zbathur nëpër erë

O zambak ‘të natës me gjirin zbërthyer
Pini me ato buzë veç muzik’e vesë
Kur të vijë mëngjesi ah çdo gjë do vdesë
Hëna e kapitur mbi urë do jetë thyer
O zambak’ të natës me gjirin zbërthyer

Ikën dhe ti shpirt në qiejt e paan’
Ikën dhe le plumbin këtu përmbi dhe
Ëndrra s’njeh kohën ja u tret çdo re
Lart të pret ylli Aldebaran
Ikën dhe ti shpirt në qiejt e paan’

O na prisni ishuj na prisni ju o dete
O pëlhurë e purpurt o gjemi antike
Do dehemi duke pirë peizazhe fantastike
Drita djeje ngjyra që s’janë të kësaj jete
O na prisni ishuj na prisni ju o dete

Shkojm’ në nebuloza në dete siderale
Me jë anije flakë që digjet si një diell
Me lumenj zjarresh të kridhemi në qiell
Në kaskada yjesh që çmenden nëpër valle
Shkojm’ në nebuloza në dete siderale

Të shkojm’ portë më portë trokasim nëpër qiell
Nëpër pragje yjesh të lypim për të pirë
Pije t’përjetshme drite në putir të nxirë
Mendje e topitur qielli lart të ndjell
Të shkojm’ port më portë trokasim nëpër qiell

Pa kujtesë shpirt t’humbasim n’hapsirë
Me një mijë pëllumba nisur në eter
Veç një nat’së paku shpirt atje na ler
Nesër krahët tana do jenë në zinxhirë
Pa kujtesë shpirt t’humbasim n’hapsirë
……………………………………….

Dashuri është lumi që shkon për në det
Dashuri është deti që digjet në flakë
Bregu i detit plot përplot me zambakë
Guaskat syhapur plot ëndrra përjet’
Dashuri është lumi që shkon për në det

Dashuri është nata që s’di ç’çshtë gjumi
Bilbil i plagosur në hënë një thikë
Dashuri është legjenda që ngjan në çdo ditë
Janë yjet që duhen me gurët te lumi
Dashuri është nata që s’di ç’është gjumi

Dashuri është nata që pret në një urë
Dashuri është hëna e thyer në gjethe
Aldebarani vetëm që digjet në ethe
Buza e përbuzur që s’ankohet kurrë
Dashuri është nata që pret në një urë

O ti buza ime shi i ngadaltë i prillit
Mërmërimë e shpirtit mbi dheun e përjetshëm
Ka diçka o shpirt që është i pavdekshëm
Në këto pika shiu në gji të trendafilit
O ti buza ime shi i ngadaltë i prillit

Po thuaje një herë o buzë atë që di
Mblidhi dhe një herë yjet nëpër natë
Kujtoje buzë kujtoje atë ekstazë të gjatë
Si epitaf o buzë pranë emrit Dashuri
Po thuaje dhe një herë o buzë atë që di

O puthje puthje yje që shpërtheni
Yje që nuk ishit ah rini e qiellit
Kurorë e njomë lulesh rreth thinjave të diellit
Ju rilindni Botën Fillimin prap ia ktheni
O puthje puthje yje që shpërtheni

Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytë
O det o det me ty e mbusha gjirin
O tokë kujtomë zjarrin o erë shpërndama hirin
O Aldebaran jam binjaku yt
Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytë

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2011 12:44
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Ka një kohë për gjithshka

Dhe ti pate një kohë për të ëndërruar
Pate një kohë për të shpresuar
Pate një kohë për të besuar
Pate një kohë për të kërkuar
Pate një kohë për të shkruar
Pate një kohë për të botuar,
Pate një kohë për t’u lavdëruar
Pate një kohë për t’u dekoruar
Pate një kohë për…gjithshka
Po ka një kohë për mëshirë
Ka një kohë për kah të mirë
Ka një kohë për pendim
Ka një kohë për përdëllim

Ka një kohë për të parë dritë
Dritë…dritë
Ka një kohë për shpëtim
Ka një kohë për pendim
Futu në dritë, ik nëpër qiell
Shih dorën time që po të ndjell.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2011 12:56
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 13/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Tirana (Fragment)

Mure muzgjesh
Mure netësh ku krahëhapur
U pështetën e qëndruan aty
Ëndje ëndrra të magjepsur gjer n’agim
Gjersa krahët e yjeve të Mjelmës
Zbrisnin e i merrnin me vete

Mure të bardha
Ndërtuar vetëm për dritën e hënës
Rrugëza të Tiranës

Ec ec vetëm
Trëndafilat sipër portave
Janë copa qielli të djegura në muzg
Dëgjo zëra çesmash që derdhen në kopshte
Zëra çesmash që derdhen në rrugica
Zëra që vijnë pas teje
Që nisin një kuvend ma ty
Dhe shpirti dhe zëri i çesmave
Bëhet një
Dhe atëhere kuptojmë atë që s’dinim
Zot po a s’është ky sekreti i shpirtit
A s’është ky o ujë
Rrjedha e pandalur brenda nesh
Që ikim shkojmë rrjedhim
Drejt një pafundësie që shkëlqen që shkëlqen
Dhe që na ndjell nëpër natë
Me një mërmërimë misteri

Zot shpëtoje Tiranën
Lërja këto ura nate bërë me hënë
Lerja këto mure muzgjesh që kanë mbetur
Lere të vizatojnë degët mbi to
Shpirtërat e pemëve
Lërja kopshteve gjumin e vjetër
Zërin e çesmave lëre lëre
Ah dhe zërin e nallaneve nëpër oborre
Leri o Zot
Se dheu është mësuar me ato hapa
Dhe flen i qetë se i njeh
Leri aromat e lashta
Që derdhin pjergullat
Leri mos i tremb shpirtërat e bardhë
Të stërgjyshrave tanë
Që janë aty aty

Shko natë
Vër kurora me zëra ujrash
Te ura me harqe që s’don të varroset
Vër kurora aromash
Për qiparisat e tharë
Për rrapet e prerë

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2011 13:11
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RIP Gibbs Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RIP Gibbs nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Re: Mihal Hanxhari

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Aldebaran



(copëza nga poema)

Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytë
O det o det me ty e mbusha gjirin
O tokë kujtomë zjarrin o erë shpërndama hirin
O Aldebaran jam binjaku yt
Dhe tashti o qiell me ty i mbusha sytë



Kjo eshte e vetmja qe me pelqen nga ky autor .... po ste le Aldebarani me e postu e para

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Janar 2011 13:13
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:52 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Mihal Hanxhari

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.