Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Legjenda "Nene"(Anti-humor) Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Angry

Legjenda "Nene"(Anti-humor)

Letra e papostuar!

1.
Biri im per ty po vuaj
Ndaj nje leter po te shkruaj
Ke aq kohe ke ikur larg
Me ke lene mbytur ne vaj.

2.
Diellin shoh kur perendon
Ty te pres lart ne ballkon
Ah them, shkoi dhe nje dite
Nuk po mundem dot me prite

3.
Nje dite shkoi perplot dhimbje
Me nje pjese te jetes sime
Tashme nga jeta fshihet nje dite
Ne koken e bardhe shtohet nje thinje.

4.
Nje thinje ne dite ma shton pleqeria
E dy te tjera semundja, vetmia…
Nje brenge te madhe ne dite ma shton malli
Qe kaq larg me ike, u ndame per se gjalli.

5.
Lart permbi ballkon mesnata me gjen
Nje kotje e shkurter nenen e genjen
Me thote u lodhe,ndaj shtrihu pak ne shtrat
Ketu eshte ballkoni, neser do gdhije prap.

6.
Kur shtrihem ne shtrat tere trupi me dhemb
Ndjehem aq e lodhur si ndjej duar, kembe…
Ndoshta trupi nenes eshte kredhur ne shtrat
Por mendja e zemra, tek ti me rrine,larg…

7.
Gezimi e gjumi larg jane arratisur
Qe diten kur djali prej shtepise ka ikur
Mundohem te fle por gjumi s'me merr
Ne krevat vervitem, ty te pres ne dere.

8.
Qe kur je larguar te zeza kam veshur
Syri vec ka qare, buza kurre s'ka qeshur
Ah te drejte ka buza e si te qeshe valle?
Kur gjak pikon zemra, s'di ku ta derdhe malle.

9.
Ah gjumi s'me merr, vertitem ne shtrat
Yjeve ju flas dhe henes se bardhe
Eshte therrmuar zemra,ndare njeqind cope
E vetme kam mbetur, s'kam te tjere shoke.

10.
Ah nuk kam gjume jo, e ne shtrat perdridhem
Henen bej te qaje, kur ne trishtim kridhem
Tere naten me yjet e henen derdh lot
Hallin ju a tregoj, por s'me ndihmojne dot.

11.
O yll i shenderitshem, o ti hene e bardhe
Birin tim te vetem mos e shihni valle?
Ju lutem tregomeni tani e ku ndodhet
Shtrat a ka ku fle, ka me cfare mbulohet?

12.
Nese nuk e shihni dilni e kerkoni
Kur ta keni gjetur te fala mi coni
Thoni te do nena, malli e ka marre
Me ty do te rrije e nuk do dollare.

13.
Thoni te do shume, ti je me i miri
Sa ti s'vlen dollari madje as floriri
Te kthehet i thoni plot mall po e pres
Drejt ne sy ta shoh e me pas te vdes.

14.
I thoni se nenes tek ti i rri mendja
Dhe kur e merr gjumi, ti i del ne endrra.
Por ajo eshte enderr me sy s'te ka pare
Te gezon nje cast, por nuk ta heq malle.

15.
Kjo enderr e shkurter qe zgjat nje sekond
Ne vend te heqe malle me shume ta shton
Ah te ben te digjesh, ndoshta s'me ze bese
Por do ta provosh, kur te kesh djale vete.

16.
Tere naten e gjate keshtu e kaloj
Me henen e bardhe qaj e bisedoj
Por kur vjen agimi hena dot s'duron
E perfshin trishtimi iken, perendon…



17.
Une serish e vetme, lotet si ndaloj
Shfletoj tere albumet ty te te shikoj
Nje foto kartoni shrengoj si e marre
Me ka djegur malli dot se shuaj zjarre.

18.
Serish behet dite, mbi ballkon te pres
Shikimin nga rruga shpesh here e tres
Por ne rruge shikohen vetem pleqte, te ngahtit…
Kane mbetur vetmuar, ne meshire te fatit.

19.
Enderroi nena te te shohe me nuse
Per nje nip,nje mbese, per tu bere gjyshe
Me niper e mbesa te isha rrethuar
E jo keshtu qyqe, qe qan e vetmuar.

20.
Vajza per te cilen, ndjeve dashuri
Tashme eshte martuar, ka edhe femije
Asaj si ve faj, priti kohe te gjate
Por ti nuk u ktheve su bere i gjalle.

21.
Ah o bir i nenes c'te te them me pare
Me keputi malli, syte me digjen zjarr
E si te mos digjen, jam vetem, si qyqe
Nuk kam nip, as mbese as, djale as nuse.

22.
E vetme kam mbetur ndaj dergjem ne lot
Te gjithe me braktisen vec te madhit Zot
Ai eshte I Vetmi qe ma kupton hallin
Me duart lart lutem, nenes ti ktheje djalin.

23.
Kthehu biri im, ne beson nje Zot
Dhe dije se nena pa ty nuk rri dot
Te ka porositur Zot I Madheruar
Nenes ti sherbesh,mos ta lesh vetmuar.

24.
Te ka thene perjete te qendrosh ne nenen
Ta lumturosh duhet, jo t'ja thyesh zemren
Dije kush ja thyen zemren nenes, babes
Nuk ka per tja ndjere as eren parajses.



25.
Ah,sa here ka thene Zot I Madheruar
Kush e gezon nenen me te jam gezuar
Kush e le pasdore, a zemren ja lendon
Nuk merzit vec nenen,Mua me zemeron.

26.
Gezimi i Zotit eshte ne gezim te nenes
Kur ja ndrit fytyren,si fytyre e henes
Kur nenen nderon ashtu sic i ka hije
Zoti ta shtron rrugen me kurore lavdie

27.
Zemerim I Zotit eshte ne lot te prindit
Kur ja nxin fytyren si ngjyre e ullirit
Kur e ben te prese, ja mohon sherbimin
Vete me doren tende e kerkon mallkimin.

28.
Oh, ti je im bir, prandaj nuk te nem
Zemra s'te mallkon prandaj mos u tremb
Cfaredo qe te besh prape je biri im
Ke qene e do mbetesh zjarr i shpirtit tim.

29.
Shkroi nena letren, ne poste e dergoi
Punonjesi i saj, zarfin, s'ja postoi
Skam pare si ky zarf, shih sa shume rendon!
Ska avjon ta marre, ne toke e rrezon.

30.
Nena shkroi letren plot mall e plot lot
Beri ta postoje por s'arriti dot
Prape e mori letren, thelle nje gji e vuri
Per te pritur vjeshten,t'ja jape ndonje pellumbi.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 20:24
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Indrit poezia jote eshte kjo??(nga stili me duket i joti..)

mgjth eshte shume e dhimbshme,por ky eshte realiteti i dhjetera nenave qe i kane femijet larg, dhe jo vetem i nenave me nga nje femije..
Ky eshte realiteti i nenes time, tendes etj..etj
Eshte e vertete qe jemi ndare per se gjalli..nuk mundem te shkruaj me..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 20:34
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė unforgiven Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: unforgiven Shto unforgiven nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto unforgiven nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Meqe kisha kohe p dale nga kjo lagje, nisa kete teme duke qene se 'Festa" e nenes po afrohet.
Nderkohe Antihumori do vazhdoje ende, nese dikush ka dicka per postim te mos kursehet

Indriti

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 20:35
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha unforgiven
Indrit poezia jote eshte kjo??(nga stili me duket i joti..)

mgjth eshte shume e dhimbshme,por ky eshte realiteti i dhjetera nenave qe i kane femijet larg, dhe jo vetem i nenave me nga nje femije..
Ky eshte realiteti i nenes time, tendes etj..etj
Eshte e vertete qe jemi ndare per se gjalli..nuk mundem te shkruaj me..



Mona kjo eshte poezia ime, dhe ne fakt jemi ndare per se gjalli, ky eshte viti i nente qe 8 marsin ja uroj nenes ne telefon, gje qe me ndrydh ne shpirt.
Ketu qenka ndryshimi mes nesh sepse une arrij te shkruaj, e ti ...
Megjithate prit ende vijimin e antihumorit
Te pershendes mike

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 20:39
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Indrit te me falesh nuk munda ta mbaroj

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 20:51
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

e falur je, ndoshta sqe ne nivel apo...
pershendetje.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 20:59
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
e falur je, ndoshta sqe ne nivel apo...
pershendetje.



jo nuk rezistova dot.
shume kujtime erdhen back.
Ku e gjen ate force per vargje aq prekese.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2006 21:09
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ah football...

Ne fakt ti je e katerta qe shpreh dobesine per ta mbaruar poezine deri ne fund.
Qellimi me te qe zgjimi i emigranteve dhe ti bej ndopak te arsyeshem per te kthyer kokat pas nga nenat e tyre dhe jo per te bere te tjeret te ndjejne dhimbje
Gjithesesi te flm.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 19:25
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Antihumori vijon----

Zemra e nenes!


Nje here nje djali capken
I kish thene nje tregtar:
Me sjell k'tu zemren e nenes
Te te mbush flori e ar.

Djalit i pelqei si duket
Madje u gezua fort
Tha: nje plake e c'me duhet
Qe as veten se mban dot.

Do mbushem tha, me ar, flori…
Pse te shkoje ky rast dem?
Kam nevoje per pasuri
Ndersa nena dy grosh s'ben.

Nuk mendoi me shume djali
Nenen mori me pahir
U ngjit lart ne nje shpat mali
Qe me thike ate ta there.

Me ne fund ne maje e shpuri
Si termet u drodh dhe mali
Ne kuti kur zemren vuri
Trupin flaku si gur zalli.

S'qe vec mali qe u drodh
U zemerua edhe qielli
Qe nga lart rrufe leshon
Dallge e shkume shfryn dhe deti.

E tere bota ju erresua
S'dinte nga po hidhte kembe
Duke ecur u rrezua
Atje tutje mbi nje gjemb.

Dhimbjen dot nuk e duroi
E cfare dhimbje ka nje gjemb?
Plot dhimbje dy fjale shqiptoi
Oh moj nene, sa me dhemb.


Ate cast zemra e nenes
Nga kutia ish rrezuar
Kishte rene ne mes te ferres
Plot me gjemba ish mbuluar.

Ne ate gjendje te mjeruar
Dot as fryme nuk merrte mire
Me keqardhje shqipton fjalet:
Oh c'mu vrave more bir!

Atehere djali kuptoi
Sa me vlere ish zemra nenes
Me ate nuk barazohej
As floriri i gjithe botes.

I penduar per ckish bere
Lotet si krua ju derdhen
Oh c'te bera,oh moj nene
Oh me thike ta cava zemren.

U pendua por qe vone
Me nuk gjente ngushellim
Vetes thiken ja drejton
Dhe ky qe i vetmi cmim…

Zemra nenes e pergjakur
Djalit pa ti enden syte
Oh cme bere bir i dashur
Me vrave per here te dyte.

Vella e moter moshatare
Ke nje nene ne shtepi
Lere boten, nuk vlen fare
Sa e nenes dashuri.

Keto fjale ty ti drejtoj
Vellai im moshatar
Ty dhe vetes ti tregoj
S'shitet nena me dollar.

Kemi ikur neper bote
Iken dimer e pranvere
Harrojme qe kemi nje nene
Harrojme qe na prźt ne dere.


Sot dhe ne nenat braktisim
Te kthejme koken pas harrojme
Harrojme se nje dite do vdesim
Falna Zot, nuk dime se c'bejme.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 19:29
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2006 20:48
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Legjenda "Nene"(Anti-humor)

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.