epanjohura
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/06/2010
Vendbanimi: Kosovė
Mesazhe: 214
|
Engjëllushë!
Çdo vit t'blej dhuratën
S'kam si ta dërgoj
Kur marr t'shkruaj adresën
Më kthehet,se e gaboj...
Do i mbledhi të gjitha
Dua t'i mbajë kujtim
Kur të jamë e mërzitur
Me to gjejë ngushllim..
Në këtë vit mi zemër
Kukullat s'të shkojn shum
Do ishe më e rritur
Dhuratë ke një parfum...
Kur t'shpërndajm dhuratat
E të kaloj viti i vjetër
Prap aty pran bredhit
Mbetet një dhuratë më tepër...
-----------------------------------------
Kot sa jetoj..........
Për shpirtin tënd po shkruaj vargje,
O Engjëll drite,ku më le?!
Rri e brengosur në këto pragje
Dhe pika e lotit grryen dhe.
S'gëzoj dot' festë,nuk më qesh buza,
Ty të kujtoj çdo çast e ditë.
Për ty më vjen si ëndërr muza
Atje më prit,o shpirt më pritë.
Çfar po tret dheu?!..S'paska mëshirë...
Çfar mban mbi tok- s'po e kuptoj!
Të vi tek ty më ardhka mirë,
Të rri e gjallë,kot sa jetoj.......
__________________
Cdo gje e tepruar,eshte fatale!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|