Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Cka zemra qe qan!!! Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
dena
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 102

Ndermjet ketyre pergezimeve te mesiperme edhe une dua te te pergezoj, per vargjet prekese qe kane dale nga shpirti yt artist.
Me kujtuan nje shoqen time e cila akoma po vuan nga kanceri, dhe me e keqja eshte se ajo nuk e di se cfare ka, jeton me shpresen se neser do te behet me mire dhe i lutet Zotit te sherohet qe te shetisi perseri me miqte e saj, ti gezohet jetes sepse eshte mjaft e re...........
Ne njerezit, gjithmone kur e humbim dicka e kuptojme vleren e saj, sepse kur e kemi nuk dime ta shfrytezojme...
Te uroj ta pasurosh krijmtarine tende me te tille frymezim kuranor..!



------------------------------------------
Te gjithe kemi aq fuqi sa t'i durojme fatkeqesite e te tjereve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2004 11:31
dena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dena Shto dena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Letra qe su sos kurre!

Jam e ulur ketu ne shkalle
dhe po te shkruaj kete leter te bardhe
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir me ka marre malli per ty
ta dish, te dua me shume se k'ta dy sy
Bir vetem ty te kam
bir per ty zemra me qan

Me mire te binte termeti
sesa te egzistonte kurbeti
Ke ikur larg refugjat
dhe gjumi sme merr dit e nat
Bir mos te ka ndodhur gje?
se letra nga ti nuk kam marre me.
kam shume kohe qe po te pres
nga ky mall nje dite do vdes.
Shikoj tutje ne horizontin e larget
dhe mendja tek ti me rrin e vaket.
nga koka mend po pellcas
nga buzet me iku dhe ai pak gas.
tashme te pres te vish
atje me sdo te rrish
nuk kam nevoje per pasuri
se thesari im je ti
Ndaj eja o i vogelthi im
se ty te kam falur dashurine.
Ti je gezimi me i madh qe kam
nena as me jeten e saj nuk te ndan.

Ti linda bir te perkunda ne djep
te rrita,u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe jashte bente shterngate, furtune.
Me keto dy duar djepin ta perkunda
per dy vjet me rradhe me gjirin tim te menda

Babane dot se njohe e di
s'more nga ai ndopak dashuri
Ta dish bir, ai fort te deshi
por nje nate te lige vdekja e gjeti
e di bir e di, u rrite pa baba
por nena vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes
ne dimer te coja gjer tek pragu i shkolles
Kur kthehesha me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje se te doja shume.
Dhe tani te dua per mua je kerthi
he pra bir i nenes kur do te vish ti?

Qe kur ti ke ikur motra eshte bere grua
nena te eshte plakur nga floku ne thua
Motra ste ka pare eshte pergjeruar
ka dy vjet me varrin,eshte e martuar
syte sme jane shterur, zeri me eshte mbaruar
kane qe ate dite qe ike larg merguar.
Ne te dyja bashke muhabet bejme ndonjehere
shikoj shpesh nga rruga, te pres ty ne dere
njera porsi korbe, tjetra kukuvajke
njera rrin ne dere, tjetra ne varrziun nate
Se mbaj mend o bir sa vjet kam pa te pare
lotet s'me jane shterur syte me digjen zjarr.
as vete se di se si kane duruar
kaq vjet pa te pare si nuk jane verbuar!!

Eja pra o bir se une po te pres
te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty bir sa je rritur
se kur u largove dukeshe i mitur
Une i lutem Zotit te mos na kete denuar
nena te prese ne dere e djali te rrije merguar.
Ti bir nga letra ime mos u fut ne trishtim
se po ste pashe ne kete bote te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar
mbart ne shpine te saj shume te deshperuar

Eh o biri nenes nuk di cte te them
kam shume plage ne zemer e shpirti me dhemb
Me lot rrit dy femije e i nxjer ne jete
vajza transferohet,djali shkon n'kurbet.
Me motren kam folur, leter i kam derguar
me eshte caktuar dita atje per ta takuar.
Eh ta dish o bir si endet shpirti im
nje here ne k'te bote nje here ne amshim.

Nuk di o bir jo, cte te them vertete
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
jam ketu ne shkalle ndjehem e vetmuar
koka sec me zien malli me ka copetuar
Eh o bir i nenes rri ketu te pres
nje here te te shoh e pastaj te vdes
Po i lutem Zotit te leshoje murlan
per nje cast te veten djalin t'me sjelle prane.

O ju shume rruge qe kemben sdi ku hedh
nena rri e pret e djali boten bredh.
nena rri e pret, e djale aty nuk ka
eshte bere e skalitur, veteveten po ha.

O ju dallendyshe qe veni e vini
djalit tim te vetem adresen a ja dini?
Pyet e pyet nena, por me kot
as murlan as zogj nuk ja sjellin dot

Stilolapsi i nenes sec mbeti pa boje
dy fjalet e fundit i mbeten ne goje
mbeti leter e shkruar,ngeli pa adrese
e vuri nen koke qe kollaj te vdese
nena e shkrete nga dhimbja vdiq aty ne shkalle
djali mbet ne mergim as vdekur as gjalle.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2004 09:47
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

C'te te themi Indrit.? Di te them qe 5 vjet jete me shkurtove me ket poezi (leter).
Good luck per te gjithe emigrantet ane e mbane botes kudo qe te jene.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Tetor 2004 14:11
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ESHI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ESHI Shto ESHI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ESHI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha ESHI
C'te te themi Indrit.? Di te them qe 5 vjet jete me shkurtove me ket poezi (leter).
Good luck per te gjithe emigrantet ane e mbane botes kudo qe te jene.



Hmmmmmmmmmmmmm. Kete se bera qe ti shkurtoj jeten askujt por dua te godas sadopak ne ndergjegjien e te gjithe emirgranteve shqiptare te cilet ikin dhe harrojne te kthejne koken pas nga prinderit madje ka edhe raste kur nena vdes dhe i biri nuk vjen por dergon telegram ngushellimi e kjo eshte dicka ne kundershtim me traditat tona fisnike e po ashtu ne kundershtim me moralin e paster njerezor.
Po ashtu neper fshatera e qytete ka pleq te mjere qe jetojne vetmuar e djemte e tyre jetojne jashte shtyetit me tere familje.
Pra nuk them te mos emigrojme pasi ne shqiperi nuk na ofrohet pune por ama te mos harrojme detyrat qe kemi kundrejt prinderve tane qe kane sakrifikuar cdo gje qe ne te jemi ata qe jemi sot.
Me respekt Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Tetor 2004 17:43
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Angry

Cka zemra qe qan!!!

Mu vra ky shpirt,mu ndez ky xhan
bashke me zyte dhe zemra qan
Nje dhimbje e madhe ne shpirt te prek
te pervelon zemeren, si prush te djeg.

Thelle ne shpirt kjo dhembje mbin
shkaterron enderrat,thyen qetesine
te ben te qash dhe te forcon
te ben te mesosh te edukon.

Po cke o zemer qe qan valle
kur i miri kurre nuk vdes
shpiti i tij eshte gjalle
toka smund ta trese

Pse qan ko zemer valle
kur te miret kurre nuk vdesin
ata do jene te gjalle
ne Xhen-net po na presin.

Kaluan disa dite dhe shume vjet do shkojne
por shokun e dashur kurre se harojme
se keputet lulja,mbetet kundermimi
se keputet ylli, mbetet pas vegimi.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Janar 2005 12:30
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sykaltra
Gazetare cnn

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 416

C`KA ZEMRA QE QAN...

...TE GJITHA ZEMRAT QAJNE,TRISHTOHEN,
DIKUSH NGA DASHURIA,
DIKUSH NGA NJE LAJM I HIDHUR VDEKJEJE,
DIKUSH NGA MOS RELIZIMI I ENDERRAVE, E PAFUNDESI MENYRASH PER TE QARE...

JA PSH SOT, KUJTOJME VIKTIMAT E KARABURUNIT!
A KA DHEMBJE ME TE MADHE, PER ATO NENA, GRA DHE FEMI,QE HUMBEN
BIJTE E TYRE,
TE DASHURIT E ZEMRES,
FILIZAT E JETES!

UROJ QE ZOTI T`I MBAJE NE QIELL, SI ENGJEJ...

te pergezoj per poezine, urime te metejshme!

respekt_sykaltra

__________________
Urime per kete staf te mrekullueshem!
Jam vertet krenare qe flas serish shqipen e bukur!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 02:28
Sykaltra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sykaltra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sykaltra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sykaltra Shto Sykaltra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sykaltra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Re: C`KA ZEMRA QE QAN...

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra
...TE GJITHA ZEMRAT QAJNE,TRISHTOHEN,
DIKUSH NGA DASHURIA,
DIKUSH NGA NJE LAJM I HIDHUR VDEKJEJE,
DIKUSH NGA MOS RELIZIMI I ENDERRAVE, E PAFUNDESI MENYRASH PER TE QARE...

JA PSH SOT, KUJTOJME VIKTIMAT E KARABURUNIT!
A KA DHEMBJE ME TE MADHE, PER ATO NENA, GRA DHE FEMI,QE HUMBEN
BIJTE E TYRE,
TE DASHURIT E ZEMRES,
FILIZAT E JETES!

UROJ QE ZOTI T`I MBAJE NE QIELL, SI ENGJEJ...

te pergezoj per poezine, urime te metejshme!

respekt_sykaltra



Te falenderoj per pjesmarrjen po ashtru edhe per lutjen.
nderkohe qe sme mbetet tjeter pervetemse ta mbyll me lutjen:

O Zot i Meshirshem: te semureve jepju shendet, te varferve furnizim, te burgosurve liri, mbrojtsve tanë ndihme, deshmoreve shperblimin me te mire, jetimeve përkujdesje e ngrohtesi, atdheut tone paqe e liri. (Amin)
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Janar 2005 20:24
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Angry

Kam mall o njerez

Kam mall

Sapo dielli lind
zogu nis shtegton
fjalet e mia nenes
me cicerima ai ja con

Ne ballkon del nena
e me lot ajo qan
per te birin ne mergim
ka mall ta kete prane

shume here mendoja
kur prane nenes rrija
sado larg te jem
ne zemren e saj te flija

ah moj nene e embla nene
ne zemren time je gjithmone prane
je per mua me te vertete
me e shtrenjta ne kete jete.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 16:20
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Mė prit , Nene!

Ti më prit, mos u mërzit
Sepse unë do të vij një ditë
Do të vij, po të premtoj ,
Fort në qafë do të t`shtrëngoj.

2.
Ti më prit, mos u dëshpëro
Nuk kam për tu vonuar,jo
Do vë krahë porsi një shpend
Dhe drejt teje do të rend

3.
Ti më prit duro dhe pak
se takimi s`do t`jetë larg
do të shtegtoj natë e ditë
se të dua me gjithë shpirt.

4.
Ti më prit, mos u dorëzo
Brengës,dhimbjes thuaji jo
Shumë duro, bëhu e fortë
Se kështu e ka kjo botë

5.
Ti më prit,më prit dhe pak
s`vij dot shpejt,ndodhem shumë larg
unë po rendem ditë e natë
por është rruga shumë e gjatë

6.
Ti më prit edhe ca muaj
mos e lër zemrën të vuaj
fshiji lotët që mban në sy
kam dëshirë unë, të qaj për ty

7.
Ti më prit lart në ballkon
të të shoh që në avion
dhe kur lart ti hedhësh sytë
të më gëzojë shikimi yt.



8.
Më prit Nene dhe pak duro
birin tënd mos e mallko
sepse mjaft jam i mallkuar
që kur ika larg mërguar.

9.
Nuk di Nene c`të të them më shumë
për ty lotët me shkojnë lumë
dhe s`kam ndërmend të ndaloj
derisa me sy të të shikoj

10.
Ti më prit e përmalluar
e di, malli të ka copëtuar
dhe unë i përmalluar jam
se më t`shtrenjtë se ty nuk kam.

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 16:23
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Roneo
I dashuruar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: Mu ke guri qe bon xixa.
Mesazhe: 88

Vjeshte me lot.

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndjeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.


Ne dhimbjen tone
U lexuakerkan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me percillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si nje femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.
Kete do te deshiroja vertete, por ja qe kjo eshte e pamundur te ndodhe prandaj po te uroj prej se largu gezuar Tete Marsin dhe mos harro, se une te dua per cdo dite e jo vetem per tete mars.
Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
“O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i bindur per dashurine e meshiren Tende ne toke.”

__________________
Demokrat deri ne palce te kockes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Mars 2005 16:26
Roneo nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Roneo Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Roneo (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Roneo Shto Roneo nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Roneo nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:52 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letrarė tė rinj > Bota e re poezise > Cka zemra qe qan!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.