Indrit
I pandreqshem.
Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Testament!
Kur te kem ikur nga kjo bote
Ti kem mbyllur te dy syte
Atehere nuk dua me lote
Nuk ka dobi me loti yt.
Kur buzet e mija te jene ajsberge
kur afshi i tyre te zhduket
Sigurisht do te kerkojne ndonjehere
Qe me buzet e tua te puthen.
Kur syte e mi te mos hapen me
Kur te mbyllur me perde te jene
Atehere ti mos bej me asgje
Me shapen, jane mbyllur perjete.
Kur trupi im teresisht i ngrire
I ftohte si bust te qendroje
Kur vdekja zjarrin ta kete perpire
Ne gjirin tend me zjarr sdo coj.
Kur ne qefinin e bardhe do te jem
Mbeshtjellur si vello nuserie
Dashurine tende me sdo ta kem
Ajo si ngjan kesaj ftohtesire.
Kur grushtin me dhe mbi mua te hedhesh
Jo,ti mos hidh asnje lot permbi mua
Mos qaj,dhe ti nje dite do te vdesesh
Dhe une do te tpres kraharuar.
Sa here qe ne shtratin e ftohte
Pa mua gjumi do te tzere
Mos e mallko asapak kete bote
Mos mallko, as fatin e mjere.
Kur une ne kete bote te mos jem
Atehere do e njohesh vetmine
Kur nje grumbull dhe persiper te kem
Me sngrihem te te shuaj merzine.
Sigurisht qe varri i ftohte do te jete
Patjeter, do mbizoteroje erresire
Por dashurine varri kurre sdo ta trete
Megjithese do me leshoje vetmine.
Sigurisht krimbat syte do mi hane
Tere trupin tim toka do ta trete
Por zemren time tek ti e kam lene
Ta mbash ne zemer si testament.
Sdua ta grisesh e as ta vrasesh
Sdua aty te kete tjeter emer
Dua ta ruash mos ta humbasesh
Ta mbash perjete ne tenden zemer.
Kur per te fundit here ne buze tme puthesh
Te me thuash perjete lamtumire
Dua ne qefin, testamentin tend te fusesh
Dua ta lexoj, me mall plot deshire.
Nderkohe edhe ne varr do ndjehem me i qete
Zhabat e krimbat sma grisin kte gezim
Se lulja plot vese qe kisha ne kete jete
E imja do mbetet edhe ne amshim.
__________________
Duro, duro...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|