Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Toleranca Fetare: Komente
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq

Percarjen se solla une, por e gjeta ketu mes jush.



ej, ky citat eshte i vjedhur, eshte i skenderbeut..

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2005 07:56
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Citim:
Po citoj ato që tha isra


ej, ky citat eshte i vjedhur, eshte i skenderbeut..




e po Skenderbeu tha per Lirine por edhe per percarjen vjen haha

__________________
Erdha mbrapsht nga protesta

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2005 16:34
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kalorsi_i_kuq Kėrko mesazhe tė tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kalorsi_i_kuq nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Verzo2
Anetar i ri

Regjistruar: 24/09/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 2

Feja ne Shqiperi: Tolerance apo indiferentizem

Para disa muajsh na eshte kerkuar te "mbushnim"
5-6 faqe per kete teme. Ne fakt ne duhej te shkruanim vetem per periudhen e sundimit osman dhe jo per ditet e sotme. Ideja ime ishte per nje indiferentizem dhe aspak per tolerance ( nje vlere kjo qe ka te beje me shqiptaret e sotem dhe jo me ata mesjetare e me vone). Nese dikush pretendon se te martuarit midis muslimaneve dhe te krishterve eshte shfaqje tolerance gabon. Shqiptaret (muslimane e te krishtere) martoheshin vetem per interes dhe per martesat midis tyre nuk ka shume raste. Kush mendon se te festuarit festat bashke (ne ate kohe) eshte shprehje tolerance perseri gabon. Festat tona fetare kane nje origjine pagane, ato u zevendesuan nga krishterimi dhe muslimanizmi, u zevendesuan emrat por permbajtja mbeti po ajo: nisja e bagetive per kullota, kthimi i tyre apo edhe nisja e mbjelljes apo korjes, festoheshin nga muslimane e krishtere. Por ato tashme quheshin me emra te krishtere e muslimane.

__________________
nese mendja te rri atje, pse nuk e ben?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2005 11:32
Verzo2 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Verzo2 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Verzo2 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Verzo2 Shto Verzo2 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Verzo2 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Verzo2
Anetar i ri

Regjistruar: 24/09/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 2

Thumbs down

Per librin e Kastriot Myftarajt

I nderuari K.Myftarajt, qe kohet e fundit ka vene nen shenjester edhe shkrimtarin I. Kadare( pse_eshte per tu diskutuar) eshte nje "gjysem shkrimtar" ka shkruar nje liber nje per shume dite ishte ne qender te vemendjes.
Libri ishte shume akuzues dhe mbillte vertet percarjen fetare ne vend edhe pse dyshoj qe ky liber mund te jete lexuar nga shume njerez, kjo sepse ekzistencen e librit e kane vene re shume vone.
Libri fliste per fene e "verte" te shqiptareve dhe ne shume faqe, personazhe ishin A. Baleta dhe H.Ferraj keta akuzoheshin se ndihmonin dhe bashkpunonin me terroriste islamike.
Duke lexuar shkrimet e K. Myftarajt kam kuptuar se eshte nje shkrimtar "mercenar". ai shkruan me pagese ose per padronin e tij.

__________________
nese mendja te rri atje, pse nuk e ben?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2005 11:53
Verzo2 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Verzo2 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Verzo2 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Verzo2 Shto Verzo2 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Verzo2 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ardi_pr
Anetar i ri

Regjistruar: 04/10/2005
Vendbanimi: Prishtinė
Mesazhe: 1

Katolikocentrizmi Dhe Islamofobistėt Shqiptarė

Shkruar nga Rexhep Elezaj
e hënë , 14 nëntor 2005
FUSHATË E (PA)PARAMENDUAR ANTIISLAME ME PASOJA TË RËNDA PËR TOLERANCËN FETARE...!
Asnjë shqiptar i besimit islam nuk e urren fenë e krishterë të ritit katolik apo ortodoks, qoftë për faktin se nuk i takon kësaj feje, qoftë për ndonjë motiv tjetër. Pra nuk mund të gjendet asnjë shqiptar i besimit islam që urren vëllanë e tij për shkak se ai i takon një besimi tjetër, sepse është e mirënjohur toleranca e besimtarëve shumicë islam shqiptarë ndaj besimtarëve pakicë katolik shqiptar, por edhe respekti i tyre shumë i madh ndaj krishterimit si religjion qiellor monoteist.
Shqiptarët si njëri ndër popujt më të lashtë në Ballkan nuk kanë poseduar kurrë ndjenja të racizmit ndaj popujve tjerë, e po ashtu nuk kanë qenë as racistë në aspektin fetar ndaj besimeve dhe religjioneve tjera. Këtë kulturë të lartë në sjelljet e tyre ndaj të tjerëve shqiptarët e besimit islam e kanë dëshmuar në vepër gjatë tërë shekujve, posaçërisht ndaj fesë së vëllezërve të tyre katolik dhe ortodoks kanë ushqyer respekt të veçantë. Se është kështu flasin me qindra fakte dhe argumente nga jeta dhe praktika e përditshme midis tyre, të cilat nuk ka nevojë të përmenden veç e veç në këtë shkrim, edhe pse për shumë islamofobistë shqiptarë, të cilët nuk marrin gjë vesh në çështjet e besimit dhe të feve monoteiste sqarimet do të ishin të mirë se ardhura, mbase dhe të domosdoshme që ta kuptojnë të vërtetën mbi Islamin.
Prandaj, pas gjithë propagandës antiislame që është bërë gjatë15 vjetëve të fundit në hapësirat etnike shqiptare, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri me qëllim të ndërrimit të baraspeshës fetare, tani më nuk ka asnjë dilemë se fushata kundër Fesë Islame e filluar menjëherë pas viteve të demokracisë më 1990 ka hyrë në fazën më dinamike të saj, të cilën po e udhëheqin, pranë disa klerikëve katolikë, edhe shumë intelektualë islamofobistë shqiptarë në mënyrë tejet të pakulturuar para gjithë opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kur themi të pakulturuar fjalën e kemi për gjuhën shumë agresive dhe ofenduese me të cilën aniislamistët po iu drejtohen besimtarëve islamë shqiptarë që ta ndërrojnë fenë dhe të kalojnë në katolicizëm, duke ua lënduar rëndë ndjenjat e tyre fetare, kur dihet se besimi në Zot është çështje dhe e drejtë personale e secilit njeri në këtë botë. Pra, hovi i propagandës antiislame, gjegjësisht ashpërsia të cilën po e përdorin katolikocentristët në luftën e tyre të “shenjtë” kundër Fesë Islame, të cilës i janë bashkangjitur edhe një numër jo i vogël i studentëve katolikë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, të çon pashmangshëm në konstatimin se e gjithë kjo po bëhet në mënyrë të koordinuar mirë me faktorin kohë dhe vend. Sepse kjo bujë kaq e madhe që po bëhet kundër Fesë Islame tek shqiptarët nuk mund të jetë kurrsesi e rastësishme, mbase e planifikuar shumë mirë edhe nga qendra të caktuara politike e fetare jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Për këtë qëllim është shumë e qartë se në fushatën antiislame janë kyçur si dhe janë futur në përdorim gati të gjitha metodat e lejuara dhe të pa lejuara morale dhe politike, me qëllim për ta krijuar klimën sa më të volitshme për të ndërmarrë rikonkuistë të re ndaj muslimanëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, pra për rikonvertimin e tyre me dhunë në fenë e krishterë të ritit katolik. Ngase, gjithnjë sipas skenarëve të tyre të përgatitura mirë, del se tani është koha më e volitshme si dhe rrethanat më të përshtatshme që t’i ndërmarrin hapat vendimtarë për kthyerjen e shqiptarëve muslimanë në katolik.
Më poshtë po sjellim vetëm disa nga faktet që flasin për një plan të këtillë;
1. Ndërtimi dhe hapja solemne e kishave të reja katolike në mjediset e banuara qind për qind me besimtarë islamë, siç është rasti me ndërtimin e kishës dhe inaugurimi solemn i saj me 01.10.2005 në fshatin Kuqishtë të Rugovës në praninë e vetë ipeshkvit të Kosovës Mark Sopit, trevë kjo ku siç dihet nuk jeton asnjë besimtar i krishterë i ritit katolik apo ortodoks.
2. Ngritja e bustit të Nënë Terezës nëpër shumë vende të Kosovës, rezulton se kjo nuk është bërë thjesht nga motivet humanitare, por më shumë nga ato fetare, sepse po të bëhej fjalë për motivin e parë, atëherë do të mjaftonte vendosja e bustit të saj vetëm në dy-tri qendra të Kosovës sa për të reflektuar figurën e saj në aspektin gjithë njerëzor që ka luajtur ajo përmes misionit kishtar si murgeshë katolike në mbrojtjen e njerëzve të varfër në Indi.
3. Shpërndarja e Traktit-Thirrjes për rikonvertim fetar në Kosovë si dhe në veriun e Shqipërisë në fillim të vitit 2003 nga ana e njëfarë shoqate të studentëve katolik shqiptar, me të cilin u bëhej thirrje e hapur shqiptarëve muslimanë që ta braktisin Fenë Islame dhe të kthehen në fenë e vjetër, pra në katolicizëm, ku sipas autorëve të këtij trakti të pistë Feja Islame na qenka fe e pushtuesve që na kanë sunduar 500 vjet, pra fe e turqve të cilët e kanë luftuar krishterimin, dhe se sipas autorëve të këtij trakti, prijësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si Mulla Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri etj, na paskan qenë pedofilë, etj, (turpi i mbuloftë).
4. Vënia e gur themelit të katedrales në Prishtinë me 26.08. 2005 nga dora e vetë presidentit të Kosovës, projekt ky i kundërshtuar nga organet komunale të Prishtinës për arsyen se ende nuk kishte përfunduar procedura administrative për dhënën e lejes së ndërtimit të saj në vendin e Gjimnazit “Xhevdet Doda”.
5. Manifestimet e njëpasnjëshme fetare katolike të organizuara me shumë spektakël nën prezencën e madhe të mjeteve të informimit, gjë që nuk ka shembull në botë që manifestimeve të këtilla fetare t’i kushtohet hapësirë kaq e madhe informative siç bëjnë mediat shqiptare, pa dallim se cilit spektër politik i takojnë. Se për çfarë arsyeje i kushtojnë gjithë këtë kujdes veprimtarisë fetare katolike në Kosovë dhe Shqipëri shumica e mediave shqiptare nuk është vështirë të merret me mend, por ajo që të habit shumë është fakti se sa i madh është servilizmi i tyre ndaj fesë katolike (dhe sa i madh është mohimi dhe injorimi i tyre ndaj Fesë Islame), dukuri kjo që i bie në sy secilit njeri, ngase nuk has dot gazetë ditore ose revistë javore që të mos ketë së paku një shkrim ose artikull që afirmon (lexo: propagandon) kontributin e figurave kombëtare në mënyrë të theksuar vetëm të atyre që i takojnë besimit katolik. Dhe ky anim medial ndaj figurave fetare dhe politike të fesë katolike ka qenë prezent në mënyrë sistematike që nga viti 1990 e deri më sot.
6. Minimizimi ose injorimi i plotë nga ana e shumë mediave shqiptare gati i të gjitha figurave tona kombëtare, fetare ose politike të cilat i përkasin besimit fetar islam, dhe ç’është më e keqja duke i akuzuar ato në mënyra të ndryshme për tradhti kombëtare, si vasalë të Turqisë, etj. etj. që, si të tilla (lexo: të shitura) gjithnjë sipas logjikës së islamofobistëve ato nuk e merituakan t’iu përmendet emri e lërë më të hyjnë në historinë tonë kombëtare në rang të barabartë me heronjtë, rilindasit, poetët, shkrimtarët, artistët dhe politikanët shqiptarë të përkatësisë fetare katolike.
7. Abuzimi banal dhe i qëllimshëm i pjesës më të madhe të historisë sonë kombëtare, e cila është ndërtuar gjatë kohës së sundimit osman, brenda së cilës siç dihet faktori intelektual dhe politik islam shqiptar ka luajtur rol kyç siç ka qenë edhe bartësi kryesor i sukseseve politike brenda kombit shqiptar, ndaj edhe ky anashkalim i tyre bëhet me qëllim të demonizimit të plotë të intelektualëve shqiptarë myslimanë, të cilët ishin bartësit kryesor politik dhe diplomatik të cilët ia shtruan rrugën pavarësisë së kombit shqiptar me 1912.
8. Përjashtimi i tërësishëm i të gjitha vlerave të kulturës islame shqiptare si dhe paraqitja e tyre si trupa të huaj (oriental) brenda organizmit tonë kombëtar (aksidental), duke favorizuar dhe paraqitur kulturën e krishterë katoliko-ortodokse shqiptare si të vetmen bazë të identitetit kombëtar dhe fetar të shqiptarëve, që padyshim paraqet argumentin më të fortë, i cili fletë qartë për prapavijën e errët të propagandës antiislame që po bëhet edhe gjatë këtyre ditëve në Kosovë dhe Shqipëri, të cilës me arrogancë të madhe fetare dhe shkencore po i shërbejnë intelektualë dhe politikanë të shumtë shqiptarë, mjerimi njerëzor, fetar dhe shkencor i të cilëve nuk ka kufij. Ata, jo vetëm se janë shndërruar në argat pa pagesë të kësaj propagande, por më shumë se kjo kanë hyrë në vallen e satanit pa bërë llogari për dëmet që po i sjellin kauzës sonë kombëtare, në kohën kur ende pjesët më të mëdha të tokave shqiptare vazhdojnë të jenë nën sundimin e pushtuesve të huaj si dhe të copëtuara në gjashtë pjesë.
9. Ofertat e larta në të holla që u ofrohen personave labilë të besimit islam për t’i joshur që të konvertohen në katolik është po ashtu pjesë e fushatës antiislame, duke mos harruar këtu për asnjë çast as rolin e faktorit të huaj në Kosovë dhe Shqipëri, i cili për qëllime të veta po përdorë çdo mundësi që ta arsyetojë punën e misionit paqësorë të OKB-së në Kosovë, me vetë faktin se që nga ardhja e UNMIK-ut në Kosovë ka zënë të lulëzojë krishterimi, ku për herë të parë pas kohës së komunizmit kudo gjithandej Kosovës kumbojnë kambanat e kishave katolike, duke e ndërruar gradualisht reliefin e saj islam, ngase një dëshirë të tillë e kishin bartur me vete edhe (paq)ruajtësit e kishave ortodokse serbe, të cilëve (lexo: serbëve) qëkur kanë ardhur këtu paqësorët perëndimorë nuk guxon kush t’ua prishë tymin e duhanit e lërë më t’i thërrasin me emrin e tyre të vërtetë: kriminelë...!?
Sa është në shërbim të kësaj politike propaganda aktuale antiislame e islamofobistëve shqiptarë, sa është i vetëdijshëm faktori katolik shqiptar për rolin negativ që po luajnë disa misionarë katolik kundër prezencës së fesë dhe vlerave të Islamit ndër shqiptarët, se sa do t’i shërbejë fushata antiislame tolerancës dhe mirëkuptimit ndër fetar tek shqiptarët me gjithë këto aktivitete kishtare kaq të zellshme, se sa do t’i ndihmojë zgjidhjes së çështjes së Kosovës në këto çaste historike marrja me kaq pompozitet me forcimin e fesë së krishterë-ritit katolik tek shqiptarët, duke bërë çmos që me çdo kusht të rritet numri i besimtarëve katolikë shqiptarë, sikur edhe thirrjet e vazhdueshme drejtuar shqiptarëve muslimanë që ta përqafojnë katolicizmin, dhe kështu me radhë, mbetet të shihet shumë shpejt. Por, ajo që na bën tepër të sigurt në qëndrimin tonë se islamofobistët shqiptarë aktualisht janë duke i sjellë kombit shqiptar dëm shumë të madh historik dhe kombëtar, tregon fakti se koncepti i tyre politik nuk çon kah forcimi koheziv i kombit, por drejt copëtimit të tij shpirtëror. Sepse duke injoruar dhe përbuzur kaq brutalisht dhe me mendjelehtësi kaq të madhe ndjenjat fetare të shqiptarëve shumicë të besimit islam, pa dyshim se do të ketë pasoja të rënda, jo vetëm për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët, por edhe për integrimin e tyre kombëtar. Por, si bumerangu më i keq në politikën shqiptare që do të kthehet në të ardhmen e afërt është pa dyshim përzierja e faktorit katolik shqiptar në proceset politike në Kosovë, i cili në vend se të merrej më çështje të fesë, ai i dha vetës të drejtën që të zhvillojë “politikë fetare” në emër të interesave kombëtare, që në esencë s’është tjetër përveç se luftë për prestigj fetar dhe kombëtar.
Por, për fat të mirë kombi shqiptar si çdo komb tjetër në botë është sovrani kryesor, i cili vetvetes ia zgjedhë dhe vendos për të ardhmen e tij politike e fetare, duke mos përfillur si gjithmonë dhe me krenari kombëtare ambiciet politike të mistrecëve politikë dhe fetar, të cilët po vazhdojnë aktivitetin e tyre antiislam në Kosovë dhe Shqipëri, duke i bërë edhe kësaj radhe llogaritë e tyre gabim dhe pa hanxhiun...!

__________________
“Thuaj: o robėrit e mij tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, pse vėrtet, Allahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė fal dhe ėshtė mėshirues.” (Zumer – 53)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2005 08:40
ardi_pr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ardi_pr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ardi_pr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ardi_pr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ardi_pr Shto ardi_pr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ardi_pr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
katia
Under Investigation

Regjistruar: 07/10/2005
Vendbanimi: Atje ku ka njerez dhe kafshe
Mesazhe: 89

Tolerance?

Mendoj se nuk duhet te jemi entuziaste edhe ne rastet kur pretendojme per tolerance ekzistuese. Ne te kundert duhet te kishim nje harmoni ndermjet feve te cilat me gjithe ndryshimet e vogla kane te perbashket te vetmin dhe te gjithpushtetshmin Perendi! (te pakten ketu flas per fete monoteiste)
Mendoj se nese perdorim logjiken e te toleruarit eshte si te shpalosesh nje lloj frenimi qe dikush i ben nje kundershtie ose kopleksi qe ka perkundrejt besimit apo mendimit te nje individi ose grup individesh. Nese flasim per tolerance kjo e fundit ka ligjesite e saje si ne shkencat ekzate ashtuu edhe ne ato shoqerore dhe te tjerat. nese tolerojme kjo nuk do te thote se ne bejme keq por...ne subsance asnje besim ne vetvete nuk le shteg per tolerance. te marra ne vecanti te gjitha besimet flasin per tolerance miresi dhe harmoni. rrjedhimisht na lind te drjta te themi se ne nuk mund te behemi pjese e zhargoneve apo termave parazitare dhe malinje qe deshmojne per elemente krize...sic eshte edhe "toleranca ftare" ne kete rast"
Ne shme besime flitet per meshire dhe per falje. ketu them se vlen te kuptojme se te falesh psh nuk do te thote se ti ose dikush tjeter toleron. asnje veprom i prdikuar si miresi dhe i aplikuar ne kundershti nga te tjere nuk mund kurrsesi dhe nuk duhet te konsiderohet si tolerance nese flitet ne guhe fatalitet apo kapitullimi per shkaqe te ndryshme.edhe vete toleranca eshte nje limit leshimesh apo liqesishe qe nuk mundeson te ecesh me tej.
te kuptosh dhe te duash. eshte interesante besoj te fillojme te mndojme se i mencuri nu e ka then me kot ate fjalen " Kushi kupton te gjitha i fal te gjitha". Mendoj se kjo nuk duhet te inderpretohet si tolerance.
Faleminderit

__________________
Oh, baba i katėr puhive, fryji velat e mija pėrmes deteve tė viteve

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Nëntor 2005 22:08
katia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė katia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me katia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: katia Shto katia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto katia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Gazidheti
Anetar i ri

Regjistruar: 06/11/2005
Vendbanimi: londer
Mesazhe: 22

Citim:
Po citoj ato që tha wai chan

JO UNE JAM PATRIOT DHE ATDHETAR.UNE JAM STUDIUES I MIJERA DOKUMENTAVE TE VENDIT TIM TE ORIGJINES,UNE JAM KRENAR PER ATDHEUN TIM DHE PER ORIGJINEN E KOMBIT TIM DHE PO MUNDOHEM TA KTHEJ PRAPE KETE KOMB NE ORIGJINEN E PASTER ILIREDHE NE FENE E TYRE TE MREKULLUESHME.aSGJE SDO ME NDALE PA E KTHYER KETE KOMB TE MREKULLUESHEM NE ORIGJINE.uNE KUNDERSHTOJ QE ATDHETARET E MI TE NJIHEN ME FENE E PUSHTUESVE TURQ.ME VJEN KEQ QE PO FUT EMRIN E TERRORISTIT BIN LADEN NE NJE PARAGRAF KU PERMENDET EMRI I HEROIT TONE KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI.KUJDES




Dhashte Zoti te kemi sa ma pak te tille "atdhetare" si ty se atehere me te vertete do te ishte ne rrezik te madh lemi(kombi)yne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2005 22:58
Gazidheti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Gazidheti Kėrko mesazhe tė tjera nga: Gazidheti Shto Gazidheti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Gazidheti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

O Zot meshiroi Luftenxitesit!

Ju lutem mos perdorni mesazhet hyjnore te paqes dhe dashurise midis njerezve,qe jane ne baze te te gjitha feve,per te percare njerezit dhe sidomos shqiptaret!
Ju lutem mos keqperdorni emrat e Heronjve apo dhe te Krimineleve per te shtuar urrejtjen midis njerezve!
O Perendi,meshiroi Luftenxitesit!

Vite me pare,gjate nje vizite ne nje xhami te Stambollit,me ka bere pershtypje nje burre i vjeter,qe qendronte i perulur dhe lutej menderisht per minuta te tera......Perse?Ndoshta se ishte i vetmuar.....
Ndonese jo fetar,dhe i nje besimi tjeter,u gjunjezova dhe une prane tij dhe u luta ne heshtjen e thelle te atij tempulli.....U luta per vehten,per plakun,qe mbase pas disa vitesh nuk do ishte me,u luta dhe per femijet e mij dhe per te gjithe ata qe do vijne pas........U luta,qe ndonese kaq te pafuqishem,ne kete pambarimnaje,te pakten te kishim force te jetonim e te vdisnim ne Paqe!

Ndaj nuk e ngaterroj Fene me Politiken!

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2005 18:02
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
prokurori x
Anetar i ri

Regjistruar: 21/12/2005
Vendbanimi: shkoder
Mesazhe: 2

Besimi fetar.

Marr shkas nga episodi me i fundit i ndodhur ne vendi tone,me sakte ne nje komun te rrethit te Shkodres, ne komunen e Bushatit.Nje veprim qe nuk beri te durtrokase asnje shqiptar te kudondodhur dhe te asnje besimi,katolik ,ortodoks,bektashi,apo te cfardo kulti te tjeter.Por mbeta pak i indinjuar nga perfasuesit e komunitetit musliman te cilet kerkuan qe ti jepnin ngjyrat i nje urretjeje fetare qe kurre ne trevat shqipfolese nuk ka gjetur jete.Mendoj se me civile apo humane do te ishte qe te mbahej nje qendrim me serioz dhe prononcimet te vinin pasi te behej nje "hetim"ne zonen ku u vendos simboli i katolikeve.Un personalisht jam teresisht kunder nje vepimi te tille,pra te vendosjes se kryqit ne nje vend te dukshem.un jam i besimit katolik banoj nje vend jo lark nga vendi ku eshte vendosur kryqi.Me ane te keti e-maili dua te ju pyes te gjtheve.sikur veprime te tilla te perseriten ne vazhdimsi nga cdo sekt i mundshem mendoni se vertet do shkatoje konflikte fetare ne shqiperi? mendoni se shume miq te besime te ndyshme do i japin fund miqesise se tyre ,apo te rinje te dashuruar do ndahet per kete arsye?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2006 12:41
prokurori x nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė prokurori x Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me prokurori x (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: prokurori x Shto prokurori x nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto prokurori x nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ventili
Anetar i ri

Regjistruar: 02/10/2006
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 25

Angry

Tė drejtat e jomuslimanėve nė shtetet islamike

Të drejtat e jomuslimanëve në shtetet islamike

--------------------------------------------------------------------------------

Arabia Saudite financon me miliardat qe merr nga nafta misionin islamik ne tere Boten. Ne vendin e vet, ne mes te 22 milion banoreve eshte e ndaluar misioni katolik rreptesisht. Madje, as te krishteret e huaj nuk guxojne te mblidhen per tu lutur. Kalimi i nje muslimani ne krishterim, eshte rrezik per jeten.

Ne kete raportazh te me poshtme, emrat jane ndryshuar per arsye sigurie.

Hamidi, ka lindur dhe eshte rritur ne Mek. Qysh ne moshen 7 vjecare, sherbente si udheheqes. Ai u perkujdes per pelegrinet ne Mek dhe u tregonte si te apsolvohet shtegtimi me sukses. Ne moshen 20 vjecare u martua me Hanan. Qe te dy, u perbetuan para autoriteteve te shtetit per te luftuar per xhihadin. Pa nxitim, vendosen si misionar te islamit ne nje vend tjeter te shkojne. Koston e udhetimit e mori persiper shteti Saud. Pas tre viteve u kthyen. Hamidi studioi te gjitha shkollat islamike dhe u befasua gjithnje e me teper, qe hakmarrja, urrejtja, dhuna ishin ne rend te pare. Askund, ai nuk gjeti dashuri, falje, meshire dhe shpetim. Ai filloi te ngacmoi gruan e tij me pyetje. Hanan (grauaja e tij) reagoi e shokuar. "Pusho me keto pyetje, ky eshte mekat!", tha ajo. Ai studioi tutje dhe dhe hulumtoi me thell.
Pernjehere i ra ne sy Hanan-it (gruas se tij) qe burri i saj nuk e falte namazin 5 here ne dite, nderkaq ai u be gjithnje e me i sjellshem ndaj gruas se tij. Ajo nuk e kuptonte me kete. Ai siguroi te gjitha librat, te cilat flasin per krishterizmin. Ai, ia arriti, perkunder ndaleses, te siguroi edhe nje Bibel. Ai konstatoi qe Kurani eshte ne kundershti me Biblen. Pas 7 viteve te studimit intenziv dhe kerkimit te drejt, e pranoi para gruas se tij: "Hanan, une nuk e ndiej veten me gjate si musliman, por jame tani e tutje nje i krishtere." Pak kohe me pas ia fali edhe Hanan-i jeten Jezusit.
Tani eshte jeta e tyre akut ne rrezik. Femijet e ***tit jane poashtu te krishtere, dhe me kete nje potencia i madh - Rriziko. I biri i tij, Hassani, duhet te merr pjes cdo dite ne shkoll gjate lutjeve islame. Ai thot, se ai gjate kesaj kohe ne heshtje per Jezusin lutet. Ne Arabin Saudite iu eshte te gjithve e imponuar lutja, qoft edhe me dhune. Per kete perkujdeset policia fetare (Mutawas). Vajza e tyre peshperit nereh pas here ne rrug ndonje keng kristiane. Kjo i shqeteson prinderit tejmase.
Cdo dite qendron rreziku qe femijet te deklarohen ne shkoll si te krishtere. Prinderit dhe femijet nuk guxojne te takohen me te krishteret tjere ne vend, sepse askush nuk e di se ai tjetri eshte vertet nje i krishtere apo nje shpiun.
Po te zbulohet familia, ju kanoset denimi me vdekje permes kokeprerjes. Kjo behet ne Arabi me anen e Sepates. Kjo familia eshte ne syrin e Sharis, ligjit islam, familje devijuese. Kush t'i largohet Kuranit, duhet te vritit. Kjo eshte njera prej shume denimeve te egra te islamit ne arabin Saudite.

No Comment

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Tetor 2006 19:05
Ventili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ventili Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ventili (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ventili Shto Ventili nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ventili nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Toleranca Fetare: Komente

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.