cupka
madmoiselle!
Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505
|
Re: Me teper rreth meje....
Pershendetja - rrofte partia.. shaka. Kjo eshte ne varesi te personit dhe vaftit se tani s'do kish kuptim ti thoja babit "he rrusho, ckena"?
Ambicja qe kisha kur isha femije - te behesha partizane.
Kujtimi me i bukur - hedhja me parashute ku ne te rene ja shalova nje plakeje qe ecte aty ne buze te oqeanit. Ne gjithe ate hapesire pafund nuk e di si menaxhova t'ja hipja qafore pikerisht asaj aty ne ate moment. Nejse, sa here qe shohim incizimin gajasemi si heren e pare.
Kenga e preferuar - cdo gje nga U2
Kendi ku strukem - terhiqem ne vetvete sa per koordinatat fizike nuk perbejne ndonje ndryshim per mua.
Endrra me e madhe - te jap nje fjalim para nje auditori te mbushur qosh me qosh me njerez dhe ne fund te fjalimit jo te merja duartrokitje, kjo nuk eshte e mjaftueshme, por te ngriheshin ne ovacion, ne brohoritje! (c'keni ore, eshte endrra ime) :p
Moment krenarie - aprovimi nga fakulteti ku vazhdoj studimet. (eshte fakultet teper prestigjios ndaj fakti qe me pranuan me ben te ndihem e arritur dhe krenare per mundin tim)
Veshtiresia me e madhe - ato muajt e pare ne emigrim!
Ore me zile - hm, perkedheljet e te dashurit
Dita perfekte - e djela, cdo e djele eshte dite bixhozi ne folezen time dhe trimit. Kercasin letrat e kercasin gotat e veres per qejf te tyre, e djela eshte dite e shenjte per grupin tone te vogel por te madh shoqeror!
Puna e pare - sekretare zyshes
Llastoj veteveten - me masazhe kineze. Dhe menderisht ndihesh shume e qetesuar!
Gjeja e fundit qe kam blere - nje shishe uje.
Filmi i preferuar - Gone With the Wind dhe Udhetimet e Cufos
Frymezimi - nuk eshte e percaktuar, cdokush dhe cdogje ne nje moment dhe rrethane te caktuar mund te me frymezojne rreth dickaje.
Jeta ime - shumellojshmeri, si ngjyrat e ylberit!
__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|